E hene, 09.12.2024, 12:50 PM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Edhe pak për Nora Gashin

E shtune, 26.12.2009, 07:22 PM


EDHE PAK PER NORA GASHIN - REPLIKË  DIREKTE

Nga Selim Hasanaj

Njeni me nenshkrimin Podguri kishte shkrue koment në shkrimin tim të botuar sot në ZSH dhe ai shkurtimisht ta kishte sqarue se cka shkruej unë dhe cilat janë mendimet e mia. Ai i kishte quejt  të drejta dhe unë u gëzova, jo pse dikush më perkrahu , por per faktin se pash se megjithate paska shqiptarë që nuk po mujkam ti fus në atë torishten e GOMARVE.
Ti zonjë apo zonjushë e besa në mos kjofsh edhe shok ( zotri nuk mund të jesh me ato mend që i paske) kishe ba nji koment, kishe ba edhe sygjerime per mue se ku të drejtohem per tu sherue. Një tjeter komentues preferon të njejten gjë. Ani unë nuk ju nxa per të madhe, as ty as ati. Po si tua shof per të madhe perderisa shof se cfar niveli të ngritjes së vetdijes dhe të intelegjences keni. Dy të verber hanin përshesh në të njejten pjatë dhe njani i pisket tjetrit; pse po i shtjen nga dy lugë nji pas tjetres në gojë?! Tjetri i pergjigjet; po ku po më shef se cka po bajë?! Paj po nisem nga vetja ime sepse po i ha vetë. Si pergjigje per ofendimin tand po ta servojë këtë fjalë të popullit.
Edhe në shkrimin tim SHQIPTARI DHE PRRALLA E GOMARIT kishe reague me ofendime. Këtë e bënë edhe në këtë këtu. Dakord, ama a bënë të ta bajë një pyetje, ku e gjete ti bash veten masi po reklamohesh si e zoja, si intelektuale, si analiste, si patriote dhe atdhedashëse në shkrimet e mia. Unë asnjiherë nuk të kamë shtie në torishten e gomarve. Aty paske hy vet dhe nga aty po paraqitesh. Unë nuk të kamë pergojue Ty, as ata të tjeret që po pllasin nga e njejta torishtë sepse unë nuk di kush jeni, nuk më keni pas gja borqë dhe nuk e kisha asnjë arsye me pas punë me juve. Unë i kamë thirrë publikishtë (dhe jo tinza e me nofka e pseudonime sikur bani juve zakonisht) gomar ata njerëz që andrrojnë si gomari per ditë ma të mira , që në nji anë nuk kanë bukë per ta ngi barkun e në anen tjeter e kanë ba inatin ma të madhë se Stambollin dhe ta lodhin koken me lavde per dofar komandanta lufte, me dofarë gjeneral, me dofarë patriota, me dofarë heronjë e po ti pyesish ma shumë  ata nuk dijnë të thojnë asgja pos atyne prrallave që mbi dhjet vite i perserisin si refrene dhe të cilat i kanë mësue permendësh.
Juve dhe soji i juve më akuzoni si njeri që urren UCk-në. Po jua sqarojë edhe njëherë. Unë urrejë vetem organizmat fantazma, organizmat e vetkrijuara, vetreklamuera, sepse unë jamë i lindur shqiptarë dhe pikrisht në një krahinë ku padyshim akoma ka shumë gjak të paster pelazgo-iliro-dardan , por jamë kalitë neper katrahurat e jetës neper kohen që kalova në kulturen prendimore tue fillue nga fillm vitet e 70-ta të shek. të kaluar dhe tani mbi dy dekada në Skandinavi. Unë sado që gjithmonë duhej të punoja dhe fitoja para per të mujtë me mbijetue unë dhe prindet e familja ime, megjithate ZOTI ati i qofsha falë më pajisi me aftësin e të menduarit real, të sinqertë dhe me ato mendime unë gjithmonë në kohen që kalova jashta kultures dhe tradites sime kombëtare , pra në jeten time mergimtare, panderpre jamë mundue të mësojë ato që ishin pozitive te popujt dhe kulturat tjera, ato që ishin ma moderne dhe ma të avansuara dhe ashtu i baja krahasimet me të njejtat në traditen, kulturen dhe zakonet e mia dhe shumë nga ato që i kisha trasheguese kur ma merrke mendja i zavendsoja me të rejat dhe ato ma të mirat. Kështu veprojë edhe sot. Meqense kjo asht një temë e gjatë per të cilen mund të shkruehet roman apo nji studjim i tër, unë po ti shkruej vetem dy raste që personalisht  i kamë perjetue në Kosovë në vitet e 80 të shek . të kaluar.
Rasti i parë  diku në dhjetor të vitit 1979. Posa isha këthye nga burgu në Dob Na Mirni në Slloveni dhe shkoja me autobus nga Peja per në fshatin Ramun ku kisha të fejuaren (sot zonjen time). Qendroja në këmb në autobus dhe diku aty kah fshati Cyshk shof një nxanës ( nxanës i thoshte vetes ai rrugaq) diku 16-18 vjeqar me nji thikë që prente mbështjellsin e karriges së autobusit ku ishte ulë. Nuk muj u durova, sepse pash se kishte edhe të tjerë që e shifnin se cka po bënë ai , por nuk i hante kujt palla. Ju afrova ngadal dhe ashtu but i thash: o djalosh i mirë, mos more , mos e shkatrro karrigen se në mos kush tjeter ti vet nuk do kesh ku ulesh neser, pastaj autobusi asht i joti , asht i popullit , edhe ti ke dhanë kontribut që kosovatransi ka pas para me e ble per me u sherbye neve, populli.... papritmas ngritet me atë thikë dhe sikur mos të isha i shpejt dhe pash qellimin e ti ai do të ma ngulke në gjoks thiken. Mos ta pershkruej se cka u bë pastaj se ai ma kurr në jetë nuk do i banë kujt sulm me thikë, por po e pershkruej se cka thanë të tjeret, burra të vjeter, të moshave të ndryshme, cka thanë edhe disa gra pasi e lash të shtrim në mes të autobusit, i mora thiken dhe e urrdhnova shoferin të na vozitë deri në polici. Në njifarë paralelje të policisë në Kliqinë, policia na mueren në pyetje. Ishin dy shqiptarë e një serb apo malazez. Po sikur udhtaret e autobusit edhe ata dy policet shqiptarë ma thanë troq, po pse e ke rreh njerin kështu, a fort ta nike ty palla per autobusin e derzhaves ( e shkrova këtë fjalë ashtu si ata e folshin). Po e them se sikur mos të ishte ai polici serb padyshim do më rrafshin policet shqiptarë. Disa vite kamë pas probleme ta perdor autobusin në atë relacion pas këti rasti derisa nuk u gjeten disa miq dhe u ba njifar pajtimi sipas tradites tonë të mjerë dhe primitive.
Rasti i dytë po në fshatin Cyshk. Ishte viti 1984 me sa më duket , kur pat ra mbi dy metra borë në Dukagjin. Kisha marr nji taksi nga Istogu dhe shkuam per ta marr zonjen time të cilen e kishte nxan moti i keq te familja e vetë në Ramun. Në këthim rruges derisa taksia shkonte në drejtim të Pejes del një veturë Golf nga rruga e Cyshkut dhe godet taksin tonë. Neve na shpeton bora e madhe në dyja anet e rruges per pa u rrotullue. Mirpo fëmija e mi djali tri vjeq dhe vajza bebe u tremben shumë dhe unë dola pak me nervozë jash nga taksia dhe ju drejtova me fjalë bukur fyese vozitsit të golfit. Ai u zverdhë, kerkojë falje dhe u paraqit se interesohet të dijë mos janë lendue fëmija. Pas disa minutave vrapojnë kater burra dhe vijnë pranë neve. Të shofish, vozitsi i golfit trimnohet, i thotë taksisë se ai nuk ka fajë, se nuk i paguan kurfar dami e fjalë të tjera fyese. Taksisti ishte një rugavas që e nifsha dhe ishte një trim i madhë dhe quhej Mustafë Osmanaj, dhe ky e luste shoferin të ja paguen tremijë dinar dhe të harrohet kjo punë pa shkue ma tutje. I kishte damtue taksin dhe ai normal e donte damshperblimin. Ec more i thoshte vozotsi i golfit,dhe pasonin fjalet tjera banale. Herë pas herë shpaloste sakon dhe tregonte një revole që e mbante në shok. Më hini në nerva, ju afrova ashtu i qetë, por me një ton të prem i thashë. Djalosh, a ke ndegjue ndonjiherë per Istref Sadikaj ( asht ky një udbash famkeq i anes së Istogut), po më tha vozitsi i golfit, e i thash, kapi keta kapadai vëllazen a cka i ke , futuni në kerr dhe drejt e para stacionit të policisë në Pejë, unë jamë Istref Sadikaj vet. Po ta shifshe trimin. U zverdh, më ra në gjunjë, mos të lutem shoku Istref, nuk asht vetura e ime, po të tregojë drejtë, nuk kamë as patent, as vetura nuk asht e regjistrueme fare, e ka sjell vëllau nga Gjermania. Pash zotin a banë mem falë dhe dneste si klysh trimi i para pak kohesh. Taksia z. Mustafë Osmanaj (të cilin shfrytzojë rastin dhe e pershendes sepse kurr ma nuk e kamë takue dhe nuk di per fatin e ti) mezi e mbante gazin, mu afrue dhe më tha hiqu tina, por jo unë ngula këmë dhe tek kur e qova para stacionit të policisë e fala dhe ai ja dha tremijë dinaret që i kerkonte Mustafa. Iku ai "trim" me mendimin se kishte të bajë me Istref Sadikaj.
Pra shoqe Nora Gashi , unë sado që kisha pas deshirë nuk mund të mburrem me ketë karakter tonin. Prente karrigen e autobusit, njeriu i rritur sa nji kali, dhe i dukej se bante trimni. Këshilla e ime i erdhi rand dhe më sulmojë me thikë. Kur e rraha mirë në vetmbrojtje kuptohet krejt të pranishmit kunder meje pse po më han palla per autobusin e DERZHAVES. (Serbisht kështu i thonë SHTETIT).
Ky tjetri, me veturë pa tabela, pa sigurim, pa patent shofer , del nga rruga ansore ku ai ka obligim ndalimi dhe derisa ishte vetem i urtë dhe i sjellshem, kur i erdhen vëllaznit dhe kusherinjet u ba trim. Kur ju prezentova si nji udbash ai ra per toke dhe po të doja e kisha shti të mi lpinte këpucët. Dhe cka tash. A kamë unë fajë që neve jemi mësue me e urrejt DERRZHAVEN, ama vetem kur mundemi dhe tinza se ashiqare kurr nuk guxojmë. Ashiqare neve jemi si qingja të butë. Jemi të eger me njani tjetrin.
Ti due unë njerzit që kanë këthye pushken shtetit dhe institucioneve të shtetit të vetë , institucione këto të zgjedhura në kohë okupimi. Jo kurren e kurres. Unë kamë mësue se ZOTI asht krijuesi, por ZOT në tokë asht LIGJI dhe ligji formohet nga institucionet dhe ato institucione janë të dala nga vota e popullit dhe per mue janë të shejta. Ata që i luftojnë ato institucione janë armiq, janë matrapaz, janë kriminel, janë tradhtarë, mafi e cka nuk janë. Institucionet e shteti luftohen vetem me votë dhe nese të zgjedhurit e popullit nuk punojnë per popullin ata duhet të luftohen me voten e po ati populli dhe të zgjidhen të tjeret. Kjo kurr nuk po ndodhë tek neve, nuk po ndodhë sepse neve kemi atë "KULTUREN" ku po ma ninë mue per DERZHAVEN. Ata që derzhava i shperblen nga pak me ndonjë kacidhe ( baba im thojke ; me ndonji ZALLOGË) janë budallenjë të ndegjueshem dhe shtojnë numrin e injorances sonë. Janë tmerr i vetvetes dhe i popullit të vetë.
. Pra unë nuk e urrej UCK-në sepse per mue Adem Jashari, Hamez Jashari,Sali Ceku, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani, Tahir Zemaj, Ahmet Krasniqi, Gani Geci, Ramush Haradinaj, Luan Haradinaj, Shkelzen Haradinaj, e dhejtra e qindra të tjerë luftetar të lirisë që u rreshtuen perkrah institucioneve dhe që respektonin shtetin e lidershipin e shtetit të vetë sado që ishte shtet i okupuar, i papranuar nderkombtarishtë, ai megjithate ishte shtet sepse të gjitha instancat e bashksisë nderkombtare, NATO, EU-ja, SHBA-ja etj pranonin dhe bisedonin me ato institucione sikur me organe dhe organizma shteti. Ishin pikrisht këta UCK-istat e LPK-së së mallkuar të ideologjisë enverostaliniste që panderpre e luftonin jo pushtetin e pushtuesit serb, por INSTITUCIONET E SHTETIT TË VETË. Unë nuk i due të tillët rrugaq. Dhe të tillët sot në mbi 90% janë në krye të shtetit të pavaur dhe të lirë të Kosovës.
Pikrisht per të sqarue se cilet janë këta njerzë unë bana dy shkrime rradhazi. Në këtë të dytin që u botue sot me qellim bana pershkrimin e liderve të dikurshem komunist per pes dekada të Kosovës dhe i krahasova me këta të sotmit të cilve populli GOMAR  jo vetem se po ju jap voten, por (ja si neve ketu) edhe populli po anmiqësohet me të tjeret që mendojnë ndryshe, që nuk pajtohen me ate që e kanë pas deri sot, por deshirojnë ndryshime.
Asesi nuk kamë nostalgji per të kaluaren dhe sistemin e vjeter sepse nga ai sistem kanë vujtë krejtë familja ime dhe unë ju kamë gëzue nder të paret ngordhjes së ti.
Ti shoqe Nora Gashi e thue se per ty janë të njejte¨si Hashim Thaqi si Fadil Hoxha. Unë nuk pajtohem aspak. Ky pohim i yti asht ashtu kuturu, dhe deshmonë se ti nuk e njef apo nuk don ta njohish as historinë as të verteten.
Per mue ky krahasim asht i dhimshem dhe i padrejtë. Unë nuk do merrem (sado që di shumë per biografinë e Fadil Hoxhes) dhe ate e kamë mësue nga bashveprimtaret e ti si ta zamë nga i ndjeri Sytki Hoxha, i cili kishte axhe Mehmet Hoxhen por nuk deshronte as emrin me ja permend, ndersa per Fadilin kishte fjalet ma të mira , dhe po ta thamë se ato ishin aq shumë të argumentuara dhe me fakte sa unë i kamë besue dhe aq ma shumë i kamë besue kur kamë ndegjue se si per Fadil Hoxhen ka folë mirë edhe njeriu që disa herë i kishte nxanë priten per ta vra Fadilin por pa sukses. Heren e fundit kur ma në fund e nxan ai befasohet nga nji reagim e Fadil Hoxhes dhe me pushkë në dorë i del para dhe i thotë: o Fadil Hoxha, ja aty isha i mshefur dhe doja të të vras. Ti bane këtë gjest dhe po e shof se qenke shqiptarë i mirë, më falë që kamë mendue met vra. I jep doren dhe i tregon kush ishte dhe largohet nga ai vend. Ishte kjo ngjarje diku në rreth të Vushtrrihut kur antikomunisti dhe luftetari patriot trimi me za Aziz Zhilivoda kishte dal ta vras Fadil Hoxhen , por pikrisht në vend priten ndodhë dicka që Azizi bindet se Fadil Hoxha asht shqiptarë i mirë , del nga prita dhe pasi flet me te largohet. Edhe këtë ndodhi ma ka tregue para pes-gjasht viteve djali i Aziz Zhilivodës në Falkenberg të Suedisë z. Shaip Zhilivoda. Ati i kishte tregue Azizi kur ky ishte takue pas disa dekadave me te në Shqipni.
Cilat janë veprat e mira deri sod të Hashim Thaqit dhe banditve të ti?! Nuk ka asnjë. Ka vetem ndersakamca, intriga, vrasje misterioze, tradhti, korrupcion, vjedhje, kerrcnime , plaqkitje etj, etj. Asht krim të krahasohet Hashim rrugaqi me Fadil Hoxhen. Tek e fundit të dyt ishin KOMUNIST por dallimi asht se Hashimi asht komunist sherbtorë i tjeterkujt, ndersa Fadili u tregue diplomat, derisa arriti ta qetsojë situaten pas mospranimi të Rezolutes së Bujanit, arriti ngadal por sigurt të ndertojë institucionet e popullit dhe ato nga dal por sigurt ishin ose baheshin institucione shqiptare dhe serbet e malazezet menjanoheshin me mjeshtri, arriti të arsimojë popullin , të ndertojë Kosovën dhe të avancojë statusin e saj kuptohet së bashklu me popullin.Dhe sikur Fadil Hoxha mos të arrinte ta qetsojë situaten sado që ishte e dhimshme sepse kishin ndodhë maskra të tmerrshme, padyshim se do të ndodhin edhe ma shumë tmerre e besa mund edhe të na zhduknin fare tue na vra një nga një. Tito perkrahej edhe nga Enver Hoxha në atë kohë. Brigadat shqiptare vepronin krah per krah me falangat e Zyfer Musiqit në Drenicë kunder Shaban Palluzhes dhe popullit të Drenicës.
Personalisht jamë i bindur dhe e thamë publikisht se po ta kishim sot një Fadil Hoxhë në vend të Hashim Thaqit , apo një Kaqusha Jashar, Azem Vllas, Iljaz Kurtesh etj etj ,Kosova do lulzonte dhe padyshim do ishte pjesë e liberalizimit të vizave së bashku me fqinjet tjerë sllav. Hashim Thaqi dhe Fatmir dhe banditet e ti enverostalinist deshten qantat me para që u futen nga Serbia në Medare në veren e vitit 1999 menjiherë pas luftes , me ato para larguen Dr. Rexhep Bojen nga kreu i BIKUT , dhe tue emnue Naim Ternaven ndertuen xhamija e tash pse reagojmë kur Evropa nuk na shef se egzistojmë. Kush mbet jasht këti liberalizimi?! Tri shtetet islame; Bosna, Shqipëria dhe Kosova.
Në Kosovën provincë autonome , të okupuar që pushtetin e kishte Fadil Hoxha, Iljaz Kurteshi, Kaqusha Jashari, Azem Vllasi etj ishte privilegj me dal në pension sepse pensioni ishte i madhë sa nuk dije si me e hargjue. Ishte kënaqësi me qenë mësues, arsimtarë, profesor. Sepse pagat e këtyne njerzve që ushtrojnë profesionin e shejtë ishin të mira dhe mësuesi me zell shkonte në shollë per ti mësue nxansat. Ishte privilegj dhe ishe njeri i respektuar pe qenë mjek, mos të flasë se paga e mjekut ishte ma e madhe se edhe e vetë Fadil Hoxhes. Sot mjeksia shtë mjerim, arsimi e shkolla poashtu. Hashim krimineli i qeras mësuesit gjithandej neper Kosovë me darka , fakt ky që e pava vetë me sytë e mi gjatë veres. Edhe Naim Ternava qeras me iftare rrugve dhe trotuareve. A nuk janë kampanjon këta të dy?! Nuk asht rastësi që kanë veprime të njejta. Ndersa shtypi para disa ditve shkruen se si Hashimi i ka shperblye me nga 15.000 euro ekstra ministrat dhe zavends ministrat e vetë kriminel poashtu sikur Hashimi vetë.
Ka edhe shumë e shumë shoqe Nora Gashi që kisha me i shkrue , por unë po e mbyll me kaq. Ti mbajë mendimet tua per veti dhe më lejo mue ti thamë ato të mijat sepse kështu e thotë nji ligj një e drejtë neper krejtë boten pos tek neve shqiptaret dhe bota tjeter islame dhe ai asht LIGJI MBI TË DREJTEN E SHPREHJES.


(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora