Mendime
Blerina Gjoka: PPSH–PS; Bijtë e baballarëve...
E merkure, 23.12.2009, 03:27 PM
PPSH–PS; Bijtë e baballarëve...
Nga Blerina Gjoka
A është koiçidencë?! Një numër i konsiderueshëm i deputetëve të rinj të Partisë Socialiste kanë lidhje gjaku me ish-funksionarë të lartë të regjimit komunist. Post-akuzave dhe kundërakuzave me zanafillë tek prejardhja familjare ose tek lidhjet e tjera të punës apo farefisit që njëra palë apo tjera ka pasur me komunizmin, ka disa të vërteta të qarta. Sot në kupolën e partisë më të madhe opozitare janë bijtë e baballarëve... që shumë shpejt u ngjitën në karrierën politike ndoshta jo vetëm prej dëshirës e aftësive të tyre, por duke ndjekur rrugën e shtruar më parë nga baballarët apo gjyshërit e tyre. A është koiçidencë apo mos po mbahet gjallë akoma në dejet e partisë që rinisi një jetë të re pas vitit 1991, gjaku dhe fryma e partisë së vjetër që ndërtoi një nga pushtetet diktatoriale më të egra në Evropë?! Bashkë me Partinë e Punës janë ngulitur në mendjen e njerëzve dhe njerëzit që e bënë këtë parti aq të tmerrshme, njerëzit që vunë në zbatimin projektin ogurzi të shpëlarjes së trurit, spiunimit, internimit e pushkatimit të qindra-mijëra shqiptarëve. Emra e mbiemra që u duk sikur u rrëzuan në kapërcyell të vitit 1990 bashkë me bustin e qoftëlargut, por që në të vërtetë vazhdojnë të mbushin faqet e gazetave me bëmat e gjëmat e bëra në atë kohë. Në kohën e re që pasoi pas shembjes së busteve, ata gjetën secili një strehë për të qëndruar në heshtje, koha e tyre kishte perënduar. Por mesa duket jo. Në PS-në, që vendosi të qëndrojë më këmbë me struktura dhe një numër funksionarësh të trashëguar nga partia mëmë, kanë gjetur derën hapur fëmijët e tyre, mbesat, nipërit e dhëndrit. Duket si një amanet i çuar në vend...
Ata janë të rinj, të kollarisur e të shkolluar, flasin për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe për ekonominë e tregut. Janë mbledhur të gjithë pranë familjes socialiste, ku vetëm 20 vjet më parë kanë qenë baballarët e gjyshërit e tyre. Ndërkohë që kësaj partie iu desh 20 vjet që të tentojë të bëjë distancimin nga e kaluara e saj me fjalë dhe të bëjë simbole të saj atë çfarë tentoi t’i zhbënte para 20 vitesh.
Po kush janë djemtë e vajzat që vijnë nga familjet e njohura komuniste?
I pari në radhë është pikërisht Edi Rama, kryetari i ri i partisë, babai i të cilit, Kristaq Rama, ka qenë anëtar i Komitetit Qendror dhe anëtar i presidiumit të Kuvendit Popullor dhe për fat të keq emri i tij është shënuar e zeza mbi të bardhë në vendimin për pushkatimin më makabër të diktaturës, të poetit Havzi Nela. Vetëm pak ditë më parë dolën në dritë këto dokumente, e familja e këtij poeti, historia e të cilit do të mjaftonte për të përshkruar gjithë tmerrin e mbjellë nga diktatura komuniste, i kërkoi Ramës që të kërkonte falje në emër të të atit. Por në vend të faljes, Rama foli për dhjetorin e demokracisë, duke tentuar ta bëjë pjesë të PS-së. Tendenca e Ramës për t’iu kthyer së shkuarës së partisë në një qasje të re, atë të një partie që ka brenda vetes merita, për atë çfarë ndodhi në vitin ’90, filloi që në fushatën elektorale të qershorit. Por ai nuk i ka shpëtuar dot kontradiktës që mbart në vetvete kjo gjë, në një kohë kur ka në kupolën rozë e në krahun e tij të djathtë njerëz që i kanë shërbyer sistemit, e po ashtu ka marrë për dore në parti bijtë e nipërit e baballarëve të sistemit. Rama ngjiti në tribunën e “Qytetit Studenti” Gramoz Ruçin, ministrin e Brendshëm të fundit të sistemit të kalbur që dha shpirt në ‘90-‘91 prej uraganit studentor që kërkonte demokraci. Rama thotë se atë dhjetor të ‘90-ës nuk mund ta privatizojë Berisha dhe PD-ja, madje dhe flet për tesera partie të kundërshtarëve, por nuk ka bërë as distancimin më të vogël nga i ati i tij biologjik, apo nga etërit politikë të PS-së. Ai s’ka kërkuar akoma falje për atë firmë të të atit të tij dhe s’ka kërkuar akoma falje për krimet e etërve PS-së.
Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, sekretar i parë i partisë në disa rrethe, prej disa vitesh militon në PS, duke mbajtur në qeverisjet socialiste dhe poste të rëndësishme, si ai i ministrit të Brendshëm. Ndërkohë një nga prurjet e reja në këtë parti është Ditmir Bushati, i biri i Sulejman Bushatit, sekretarit të Komitetit të Partisë në Shkodër, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së. Bushati duket se është një nga njerëzit më të afërt të Ramës dhe një këshillues i tij sidomos në çështjet ndërkombëtare. Pasi një eksperiencë pune në Ministrinë e Integrimit dhe angazhimit në një OJQ po për këto çështje, Bushati po bën atë që në fakt i ati s’e ka çuar kurrë ndërmend, flet për Perëndimin, atë që i ati e njeh si “Perëndimi kapitalist”. Por nuk është aspak një ose dy koiçidenca, pasi një tjetër njeri i afërt i Ramës dhe deputete e re e PS-së, Ledi Shamku (Enkelejda Shkreli) është mbesa e Hamit Shamkut, anëtar i Komitetit Qendror. Shamku u katapultua direkt në organet drejtuese të partisë pas ardhjes së Ramës dhe ka një hapësirë të madhe për qëndrime politike, kryesisht për çështjet e arsimit. Ilir Beqja, një tjetër deputet i ri në listën socialiste, është i biri i Hamdi Beqës, anëtar i Komitetit Qendror. Fidel Ylli, nipi i Karaman Yllit, sekretar partie dhe ministër Arsimi në kohën e diktaturës ka ardhur në PS si pjesë e botës së biznesit, por duket se lidhja më e fortë me partinë është ajo që i vjen nga tradita familjare. E ndërkaq, meqë po flasim për “nepotizëm partiak”, nuk mund të lëmë jashtë as dhëndurët. Alfred Dalipi, deputet i Korçës, është dhëndri i Llambi Gegpriftit, kandidat i Byrosë Politike. Por në listën e re të Ramës vjen dhe një lidhje me të shkuarën e afërt të PS-së. Largimi i Servet Pëllumbit nga kjo parti që në vitin 2005 duket se s’ka qenë i plotë, pasi ai kishte menduar t’i hapte rrugën mbesës së tij për karrierë politike brenda familjes. Olta Xhaxhka, një nga vajzat e reja që Rama vuri në listat e kandidatëve për deputetë, është pikërisht mbesa e profesorit të PS-së, i cili ishte një prej funksionarëve të PPSH-së që mbajti më tej poste të larta drejtuese në parti dhe në ekzekutiv gjatë qeverisjes së socialistëve. Ashtu si Pëllumbi ka dhe shumë të tjerë në PS që vijnë nga administrata e mëparshme e Partisë së Punës. Gramoz Ruçi, sekretar partie në Tepelenë, ministri i fundit i diktaturës komuniste në vitet ‘90-‘91, Namik Dokle, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, Valentina Leskaj, ndihmëse e Vito Kapos, kryeredaktore e revistës “Shqiptarja”, Fatmir Xhafaj, sekretar i rinisë komuniste, janë disa nga ata që vazhduan karrierën politike me partinë ku ishin.
Pse bijtë e baballarëve?!
Në botën e re ku të gjithë rendëm të jetonim pas dhjetorit ‘90, të gjithë duhet të ishin të barabartë. Të gjithë duhej të ishin të lirë. Por a duhej harruar e fshirë e kaluara sikur të mos ishte, sikur të mos kish ndodhur asgjë?! BBC fliste pak ditë më parë për histori të dhimbshme të hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit në Rumani. Njerëz që zbulonin veten në ca letra kobzeza të shkruara nga ata që iu survejonin jetën dhe familjen. Njerëz që zbulonin vrasësit e babait apo të nënës dhe autorin e gjëmave që kishin përjetuar nën regjimin e Çausheskut. Gjithkush mund të hynte në ato korridore të zymta të Sigurimit të Shtetit komunist e të shihte çfarë kishte gatuar për të e për familjen e tyre ai sistem i tmerrshëm. E ndërkaq pas 20 vitesh, kur përballemi në kafenë pranë shtëpisë me ata që na kanë shitur jetën, nuk dimë se kush ka qenë i keqi dhe kush i miri. Në Shqipëri vazhdojnë të mos hapen dosjet e të mos dihet e vërteta e plotë e hidhur për komunizmin, ku të rinjtë e sotëm që presin të lëvizin pa viza në Evropën e ëndërruar të njohin historinë e familjes së tyre. Në mënyrë që çdokush të dijë se nga babai i kujt është persekutuar e vrarë babai i tij.
Bijtë
Edi Rama, i biri i Kristaq Ramës, anëtar i Komitetit Qendror dhe anëtar i presidiumit të Kuvendit Popullor
• Dashamir Peza, i biri i Myslym Pezës, mbante disa poste të larta në shtetin komunist
• Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, sekretar i parë i partisë
• Ditmir Bushati, i biri i Sulejman Bushatit, sekretarit të Komitetit të Partisë në Shkodër, anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së
• Ledi Shamku (Enkelejda Shkreli), mbesa e Hamit Shamkut, anëtar i Komitetit Qendror
• Ilir Beqja, i biri i Hamdi Beqës anëtar i Komitetit Qendror
• Fidel Ylli, nipi i Karaman Yllit, sekretar partie, ministër Arsimi
• Alfred Dalipi, dhëndri i Llambi Gegpriftit, kandidat i Byrosë Politike
• Qemal Minxhozi, i biri i sekretarit të parë të partisë në rrethin Mat
• Olta Xhaçka, mbesa e Servet Pëllumbit

Komentoni
Artikuj te tjere
Selim Hasanaj: Shqiptari dhe përrallat e gomarit
Blerim Uka: Nuk e kam kritikuar Kanunin por i kam bërë analizë kritike
Mustafaj: Ju tregoj te pathenat e Dhjetorit '90
Mexhid Yvejsi: Prejardhja e babadimrit
Engjëll Koliqi: Të rilindim në të mirëfilltën dashuri
Skender Korça: Elektorati i zgjedhjeve të 15 Nëntorit, pret vendimet e KQZ me ankth sikurse koalicioni qeveritar
Ilir Dardani: Kafaz
Fritz Radovani: Eshtnat e At Gjergj Fishtës janë në Rëmaj!...
Naser Aliu: Pampers shtetet
Kalosh Çeliku: K?rc?nime anonime
Minella Aleksi: "Kadare", si serbet po perdorin Rexhep Qosen
Eshref Ymeri: Neokomun(social)istët e përçarjes së madhe
Faik Krasniqi: Kosova mbetet e izoluar
Tërnoci Press: Me referendum kundër referendumit…!
Deli Smaka: Pse jemi kaq te pafat?
Dibran Demaku: Njëherë Qosja pat thënë...
Murat Gecaj: Mirënjohja, virtyt i çmuar i njerëzve të kulturuar (Tungjatjeta Arsim Halili!)
Blerim Uka: Si duhej ta vrisja Ilirin sipas Kanunit
Zef Ndrecaj: Letër drejtuar Kadri Manit
Basir Collaku: Si e genjen Baze i II, Bazen e I