Mendime
Blerim Uka: Nuk e kam kritikuar Kanunin por i kam bërë analizë kritike
E marte, 22.12.2009, 08:56 PM
Nuk e kam kritikuar Kanunin por i kam bërë analizë kritike
Nga Blerim Uka
Ky është shkrimi i shtatë dhe i fundit i analizës sime kritike ndaj Kanunit. Siç jam shprehur që në fillim, interesi im është të dalë në sheh se a merret Kanuni si pretekst për të nxitur konflikte dhe se a e favorizon ajo vepër (folklor ose ligje) psikologjine e konflikteve të gjakmarrjes.
Ideja për një analizë të tillë më ka lindur kur xhahxhai i babait tim e mori Kanunin si pretekst për të nxjerrë në sipërfaqe një gjakmarrje nga një konflikt i vjetër.
Në çdo shkrim jam referuar në paragrafet e Kanunit dhe e kam dhënë adresën ku e kam botuar Kanunin në mënyrë që lexuesi të mund të vërtetojë atë që them. Edhe tani e jap të njëjtën adresë: http://www.kanuniilekedukagjinit.blogspot.com
Meqë jemi ende në këtë temë, t’i shohim edhe disa paragrafe të Kanunit:
§.887. Çmimi i jetës së nierit âsht nji, si per të mirin si edhè per të keqin.
Këtu askush nuk mund të thotë se vrasësi, për shembëll, nuk i ka pasur të gjitha kapacitetet të mendojë apo ka qenë i çmendur. Edhe po të jetë i tillë, familja prap bie në gjak.
§.911. Po erdh kush me m'i dhânë zjarré shpis, a ksollës, a tbanit, un e prita edhè e vrava, î karn gjakun.
§.915. Të hypi kush në qafé, edhèpse jânë dy duer per nji krye, po e vrave, i ké gjakun.
Këto dy paragrafe i ngjajnë njëri tjetrit. Sipas Kanunit, nuk ka vrasje në vetëmbrojtje. Patjetër, çdo vrasje duhet të shpie në gjakmarrje.
§.946. Po hîni kush në shpi të kuej e, porsà t'a vjerrë pushken në krrabë, i kputet rrypi, shkrepë pushka edhè vret ndonji të shpis a kedo, i zoti i pushkës bien në gjak.
Këtu kuptohet qartë se, sipas Kanunit, nuk ka vrasje aksidentale. Çdo konflikt e ka si qëllim ultim gjakmarrjen.
Në një shoqëri normale bashkohore, në rastet që kodifikojnë këto 4 paragrafe, dënimet ulen sepse vrasja është bërë nga një njeri i çmendur, në vetëmbrojtje apo aksidentalisht. Nuk mund të thuhet se Kanuni i ka bërë kodifikimet e mësipërme për të parandaluar vrasjen. Mjafton të shikohet tërësia e veprës dhe të konstatohet se nxitja e konfliktit ndodhet gjithkund në Kanun, jovetëm në rastë spektakulare për të cilat kam folur ne shkrimet e mëparshme por edhe aty ku dyshohet më së paku. T’i shohim disa raste të tilla:
Besa, e nxit konfliktin. Sipas mentalitetit kanunor është negative të mos i besosh dikujt dhe kjo gjë e zbeh idenë e masave preventive të konfliktit. Për shembëll, në ditët tona, i jepni dikujt në besë, apo ia huazoni, një shumë të hollash. Huamarrësi mund të mendojë se në një të ardhme të afërt do të ketë të holla, siç dëshiron të ketë çdokush. Vjen vadja, pritet besa, fillon konflikti. Kështu ka ndodhur tradicionalisht, kështu ndodh edhe sot. Pra, po nuk deshët që dikush t’ju presë në besë mos i besoni. Kanuni nuk ka forcë ligjore sot dhe nuk është i novojshëm të respektohet në dëm të interesave tuaja. Jipni adresën e bankës atij që ju kërkon të holla hua! Banka, për shembëll, i ka kriteret e veta të analizës... e tjera.
Barjta e armëve ka favorizuar dhe e favorizon konfliktin edhe sot. Nuk është e nevojshme të jetë njeriu gjeni për ta kuptuar një gjë të tillë. Shikoni këtë :
§.1114. Burrat e dheut në kuvend rriin t'armatisun.
Sot deputetët e trojeve shqiptare nuk shkojnë në kuvent të armatosur (sa keq që nuk respektohet tradita !) por ndoshta keni parë edhe ju si unë disa qyrrana në dasmë apo në vende tjera publike që kanë dëshirë të tregojnë sheshit armën e zjarrit dhe shtënë pa menduar se zhurma e armës është e pakëndshme për veshët, se mund të plagoset apo ta vrahet dikush.
Në një shoqëri të civilizuar, menjehërë të pranishmit do ta fotografonin qyrranin dhe do të vinte policia sikur ta kishte dërguar Zoti. Qyrrani i armatosur nuk do ta dinte fare se kush e ka denoncuar. Fundi i fundit, të gjithë të pranishmit në tubim do ta kallëzonin.
Në shoqërinë tonë, ende nuk është zhvilluar refleksi që qyrrani i armatosur të kallëzohet në polici spontanisht edhepse nuk jemi shumë mbrapa në fushën e telefonave celularë me aparat fotografik të integruar në të. Mendoj se refleksi i denoncimit duhet të zhvillohet në të mirë të mirëqenies së shoqërisë.
Së paku, herën e ardhshme, kur të shihni një qyrran i cili mburret me armën e tij në dasmë apo në një tubim tjetër publik, e dini ku e ka burimin apo traditën fenomeni i tillë: në paragrafin 1114 të Kanunit i cili posa u citua.
Mikpritja nxit frustracione në familje që mund të çojë dhe në konflikt. Në fillim të studimeve në Amerikë, më duhej të shkoja në shtëpinë e dikujt për të marrë diçka. Si ma hapi derën amerikani, unë isha i programuar nga psikologjia e Kanunit të futesha brenda. I zoti i shtëpisë nuk ma lëshoi rrugën në prag të derës por ma dha atë që duhej t’ma jipte dhe më përshëndeti sjellshëm e krejt normalisht para se ta mbyllte derën e të vazhdonte aktivitetin me familjen e tij, punën e tij, të bënte dashuri apo gjithçka tjetër me interesante për të sesa t’më priste mua.
Në botën e Kanunit, deshët s’deshët, egziston presioni që ta fusni brenda atë që vjen te dera e t’i jipni ushqim edhe nëse nuk keni mjaft për fëmijët tuaj. Pastaj, miku ka të drejtë të gjykojë në mënyrë legjitime, sipas Kanunit, se a e keni pritur mirë apo jo. Në raste të tilla, nuk ju shkon mendja ta vrisni mikun me gjithë Kanunin që vjen në shtëpi pa e ftuar dhe ju pengon rehatinë dhe lumturinë famljare? Tregojeni të vërtetën! Nganjëherë, vrasja vjen nga ideja e vrasjes, siç ndërtohet godina më e madhe nga një ide e ndërtimit të godinës më të madhe.
Në të njëjtën mënyrë, manipulimet psikologjike si burrëria, trimeria, krenaria… e nxisin konfliktin. Kanuni i ngrit aq lart këto gjëra (cilësi apo të meta) deri në shenjtërim saqë mendja e pazgjuar nuk ka as më të voglin dyshim se janë elemente të nxitjes së konfliktit.
Bëhet pyetja: Pse e bën Kanuni këtë gjë?
Për të dhënë përgjigen nuk do të referohemi në romanin “Prilli i thyer” ku thuhet se një ditë pa vrasje ishte ditë varfërie për kullën e Oroshit, por përgjigjen do ta gjejmë në Kanun:
§.957. Per çdo vrasë: 6 qese per gjak, 100 desh e 1 kà giobë Flamurit e 500 grosh derës së Giomarkut t'Oroshit (per Mirditë).
Një bashkatdhetare universitare, pasiqë e kishte lexuar artikullin tim të katërt (Kanuni...i Lekë Dukagjinit ?!) ku analizoj fjalët “kafe”, “duhan” e “pushkë” si argumente se Kanuni nuk është i Lekë Dukagjinit, më sugjeroi në një shkrim në adresën time personale, se meqë shqiptarët e ngrisin lart kultin e personit duhej kritikuar Dera e Gjonmarkajve të Oroshit e cila dikur e ka kontrolluar Kanunin. Sipas saj, po t’i dinin shqiptarët dhe ndërkombëtarët dy gjëra do të zbehej Kanuni dhe nuk do të vriste më shqiptarë. Së pari, gjoja se Gjon Markagjoni e paska krijuar Republikën e Mirëditës me ndihmën e jugosllavëve në dëm të interesave kombëtare; së dyti, gjoja se ky i fundit paska qenë komandant SS, do të thotë komandant nazist.
Menjëherë i thashë në përgjigje se unë nuk merrem me gjëra të tilla. Përlyerja e imazhit të individëve, as nuk ka qenë as nuk do të jetë kurrë pjesë e analizës sime. Sipas meje, kritikat e tilla drejtuar ndyerjes së imazhit të personave dhe të familjeve janë të nivelit të ulët dhe nuk ndreqin asgjë. Kulla e Oroshit apo Dera e Gjonmarkajve nuk ka në ditët tona asnjë fuqi egzekutive dhe si e tillë ajo familje nuk mund të zihet në gojë për të keq kur bëhet fjalë për gjakmarrjet që ndodhin në ditët e sotme në trojet shqiptare.
Në të kundërtën, ma merr mendja se Kanuni si i tillë ka fuqi reference. Është legjitime që kur një shtetas e vëren një fenomen shoqëror siç është bartja e armëve apo gjakmarrja, të përpiqet të gjejë burimin e një mentaliteti të tillë me qëllim fenomenet e tila të eliminohen më lehtë e më shpejt nga shoqëria.
Siç e kam thënë në shkrimet e mëparshme, kur xhahai i babait tim e deklaroi gjakmarrjen, e lexova me kujdes Kanunin. Paragrafi i cili më ka destabilizuar dhe më destabilizon më së shumëti në Kanun, duke e lidhur me rastin konkret të familjes, është ky që vijon.
§.967. Kpucët a opangat e shkuesit perbahen prej 500 groshësh.
Ketë paragraf e kam cituar tashmë në shkrimin tim paraprak. Mendoj se ndërhyrësit nuk mund të jenë askush tjetër përveç policia, gykata, psikologër, kriminalistët... Ndërhyrësit e jashtëm mund të pranohen vetëm ata të tipit apo të nivelit të Anton Çetës i cili ka bërë pajtime masive të gjaqeve (pa interes monetar) në Kosovë.
Besoj se është i nevojshëm një ligj bashkohor ku dhënia e të hollave për gjakmarrje nga shtëpia e vrasësit, përcjellja e të hollave për gjakmarrje nga ndërmjetësuesit apo marrja e të hollave për gjakmarrje nga shtëpia e të vrarit të dënohen në të njëjtin nivel si trafikimi me qenie njerëzore. Ndoshta, nervi i gjakmarrjes nuk është nderi port të hollat...
I lë të hapura pyetjet që vijojnë dhe mendoj se nuk meritojnë përgjigje naive: Cili është roli i ndërmjetesuesve apo pajtimtarëve në gjakmarjen e ditëve tona? A kanë ata interesa direkte apo indirekte monetare? A është në interesin e tyre që të vazhdozhdojë apo të çrrjënjoset gjakmarrja?
Shoqëria shqiptarë është e shkolluar. Në ditët tona, nuk merren më si ligje thëniet e pleqve nëpër oda, qofshin ata prindër apo të afërm. Të rralla janë ato familje në trojet shqiptare që nuk kanë dikënd sadopak të shkolluar. Vetë fakti apo gjesti i shkuarjes në shkollë është argument kundër psikologjisë së vjetër. Edhe pleqtë analfabetë e dinë se kur shkon dikush në shkollë, ai e bën atë mundim për të mësuar diçka që nuk mësohet në odë apo në një dhomë tjetër të shtëpisë. Jam shumë optimist se shumë shpejt vetëdijësimi dhe shkollimi i masave të gjera të popullit do të sjell stabilitet në trojet shqiptare qoftë në aspektin shoqëror apo në atë ekonomik.
Meqë ra fjala te ekonomia, kur po përgatitesha të shkoja për studime në Amerikë e takova një mik, malësor si unë, i cili posa kthehej në Shqipëri nga Evropa Perëndimore ku kishte mbaruar studimet në bujqësi. I entuziasmuar me ide të reja për shoqërinë shqiptare më tha se se jo vetëm që ishte i kënaqur dhe krenar me diplomën që e kishte marrë por edhe se kishte mësuar kush ka qenë Parmentier.
Në fillim nuk më bëri përshtypje ajo që më tha por më vonë e mësova se çka donte të thoshte.
Me t’u kthyer në atdhe, paralelisht punës në një shoqëri shtetërore, miku im e ka hapur si aneks të shtëpisë në një dhomë të errët. Që në pranverën e parë ka mblellur patate në gjysmën e një are ku tradicionalisht mbillej gruri e nganjëherë edhe misri . Gjysma a arës i ka dhënë dhjetëra herë në sasi më shumë patate se që do i jepte e tërë ara grurë. I ka futur patatet nëpër kuti druri apo në thasë dhe i ka vendosur nëpër rafte (disa dërrasa të thjeshta) në dhomën e errët. Familja ka konsumuar patate si ushqim kryesor tërë vitin dhe pjesën tjetër e ka shitur duke fituar më shumë se rroga me diplomë universiteti, pa llogaritur këtu kursimet e familjes për ushqim. Dihet se harxhimi më i madh i familjes shqiptare, sidomos në Malësinë time, është ushqimi.
Fqinjtë dhe rrethi në fillim mendonin se familja në fjalë e kishte ndryshuar gjendjen ekonomike sepse e kisshte pasur një djalë në botën e jashtme. Shpejt e kanë kuptuar të gjithë se djali i familjes nuk ka qenë në botën e jashtme për të holla por për të studjuar. Ajo që i ka ndryshuar familjes gjendjen ekonomike (e padyshim edhe atë sociale) është mësimi që ka marrë gjatë studimeve. Nga ai mësim është duke përfituar sot tërë fshati. Gradualisht, shpresoj se do të përfitojë edhe rrethi me i gjerë deri te kombi mbarë.
I bindur se kjo përvojë është e dobishme për publikun shqiptar, i thashë miku në fjalë që të shkruante për për idenë që e kishte trashëguar nga monsieur Parmentier. Meqë mikut tim nuk i pëlqen të shkruajë (as unë nuk e dija se më pëlqente të shkruaja para se ta bëja analizën time kritike të Kanunit) vendosa ta hapja një sajt në adresën http://parmentiershqiptar.blogspot.com ku kam vendosur tashmë disa fotografi patatesh e ushqimesh me patate. Që sot do ta filloj një shkrim i cili do ta mbajë titullin: A na duhet një Parmentier shqiptar?

Komentoni
Artikuj te tjere
Mustafaj: Ju tregoj te pathenat e Dhjetorit '90
Mexhid Yvejsi: Prejardhja e babadimrit
Engjëll Koliqi: Të rilindim në të mirëfilltën dashuri
Skender Korça: Elektorati i zgjedhjeve të 15 Nëntorit, pret vendimet e KQZ me ankth sikurse koalicioni qeveritar
Ilir Dardani: Kafaz
Fritz Radovani: Eshtnat e At Gjergj Fishtës janë në Rëmaj!...
Naser Aliu: Pampers shtetet
Kalosh Çeliku: K?rc?nime anonime
Minella Aleksi: "Kadare", si serbet po perdorin Rexhep Qosen
Eshref Ymeri: Neokomun(social)istët e përçarjes së madhe
Faik Krasniqi: Kosova mbetet e izoluar
Tërnoci Press: Me referendum kundër referendumit…!
Deli Smaka: Pse jemi kaq te pafat?
Dibran Demaku: Njëherë Qosja pat thënë...
Murat Gecaj: Mirënjohja, virtyt i çmuar i njerëzve të kulturuar (Tungjatjeta Arsim Halili!)
Blerim Uka: Si duhej ta vrisja Ilirin sipas Kanunit
Zef Ndrecaj: Letër drejtuar Kadri Manit
Basir Collaku: Si e genjen Baze i II, Bazen e I
Naser Aliu: Antikonformizmi i Kokëdhimës, biznesi dhe shteti
Mirela Bogdani: Demokracia duhet të funksionojë mbi transparencën dhe meritokracinë