E merkure, 23.10.2024, 04:22 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Njëherë Qosja pat thënë...

E enjte, 17.12.2009, 10:56 PM


NJËHERË QOSJA PAT THËNË…

Nga Dibran Demaku

Të shkruash sot për akademik Rexhep Qosjen ,për një pjesë (të madhe) të lexuesit shqiptarë ke bërë herezinë më të madhe.Ndërkaq për një pjesë (të vogël) sikur i ke bërë nderë.Andaj në këtë polarizim kaq të madh për dhe kundër tij,vërtetë nuk di se çfarë të thotë ai që shkruan.Sepse për akademikun tonë është shkruar dhe është thënë aq shumë,aq shumë…
Megjithate autori i këtyre rreshtave,pa dashur që Qosjen as ta akuzojë dhe as ta lëvdërojë,vendosi që t`i thotë pak fjalë për te.
Akademik Rexhep Qosjen ne studentët e Letërsisë shqiptare e kemi pasur Ligjërues të lëndës „Hyrje në Estetikë“. Në lëndën në fjalë përveq tjerash flitej edhe për të madhërishmen apo madhështoren.Në një rast profesori ynë ,duke ligjëruar për të madhërishmen si fenomen në mënyrë që ta konkretizonte sa më mirë pat thënë:“I madhërishëm është edhe Homeini,i cili që nga Parisi dhe pastaj në vendin e tij e realizoi revolucionin Islamik.Nga një largësi kaq e madhe fizike ai e bindi popullin iranian që të fillonte revolucionin Islamik,i cili përfundoi me fitore.Ky njeri është i madhërishëm!“(Fjali në interpretim të lirë,por gjithnjë sipas ligjëratës së profesorit tonë).Ne studentër si të rinj që ishim,atëherë edhe e idealizonim profesorin tonë dhe në njëfarë mënyre edhe ai vetë ne na dukej i madhërishëm!
Pastaj kur e botoi librin e tij me titull“Morfologjia e një fushate“ne studentët e tij e pyetëm se çfarë donte të arrinte me atë libër?Ai në librin në fjalë mirrej me autorët e jo me veprimtarinë e tyre letraro-artistike.Andaj një libër i tillë ishte i pazakonshëm në kohën kur u shkrua dhe i tillë mbetët edhe sot.Në atë libër akademik Regjep Qosja grindet me të gjithë e si për çudi i akuzonë që të gjithë!Mbase me atë rast ka menduar se është i gjithëdijshëm!Tjetër supozim nuk mund të nxirret pasi të jetë lexuar ai libër!?
Lind pyetja se pse i shkrova këto radhë dhe çfarë desha të them me to?
Unë mendoj se tek akademik Rexhep Qosja që nga fillimi i është shfaqur mania e të qenit i Pari në letrat shqipe.Ai gati në të gjithë veprimtarinë letraro-artistike,e sidomos në fushën e kritikës letrare mundohet që vetën ta paraqes si një Njësh,si i vetëm.Duke ëndërruar për vete vetëm vendin e Njëshit,të Parit,ai të tjerët i denigron,i ulë sa ma poshtë që të jetë e mundur!
Mendoj se një qëllim të tillë e ka edhe ndaj Kadaresë.Duke e denigruar veprimtarinë letrare kadareane ai në mendje e ka idenë se duke e luftuar një të Madh,metest vetë më i Madh!
Për ta ilustruar këtë që u tha pak më lartë po i përdorim sërish fjalët e tij që i pat thënë në një rast për Kadarenë,(gjithnjë duke i interpretuar thëniet e tij në formë të lirë):
Kur nga fundi i vitit 1990,Ismail Kadare,kërkoi dhe mori azil politik në Paris të Francës,për elitën intelektuale si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë ,ishte diçka e jashtëzakonshme!Siç duket kurrë në jetën e tyre nuk kishin menduar se mund të ndodhte një gjë e tillë!Andaj shumë nga intelektualët shqiptarë ,si në Shqipëri ashtu edhe nëKosovë,një pjesë prej tyre filluan ta gjykonin veprimin e Kadaresë!Ndërkaq një pjesë e tyre,kush i zëshëm e kush në heshtje e tumirnin zgjidhjen e Kadaresë!
Ato ditë nëpër gazeta të ndryshme filloi të shkruhej gjithçka.Për dhe kundër.Edhe në programe të ndryshme të radiove dhe televizioneve.intelektual të ndryshëm flisnin për dhe kundër.
Në një intervistë që ato ditë i pat dhënë  radios”Zëri i amerikës”,akademik Rexhep Qosja në mes tjerash pat thënë:”Kur e dëgjova lajmin,fryma m`u ndal në fyt!(Duket se ishte i habitur apo nuk pajtohej me aktin e Kadaresë).”Ndërkaq sa i përket asaj se a duhet ta gjykojmë apo ta tumirim aktin e Kadaresë,në këtë rast mund të them vetëm kaq:Për ta gjykuar apo për ta përkrahur aktin e Kadaresë,ai që e gjykon apo ai që e përkrahë atë akt,duhet të jetë i barabartë me Kadarenë.Ose së paku afër lartësisë së tij!Dhe meqë ne asnjëri nuk jemi në lartësinë e tij,as nuk mund ta gjykojmë  e as ta tumirim.Kadareja i madh e dim ë së miri se si ka vepruar!”.Ishte kjo një shprehje respekti apo diçka tjetër ndaj Kadaresë,e di vetë Rexhep Qosja.Vetëm se ai gjuajtjet e tij i bënë gjithmonë kundër Majave.Sepse është i vetëdijshëm( e mbase edhe i vetë mashtruar) se duke i goditur Majat,ai dhe vetëm ai do të mbetët Maja,apo Njëshi në historinë e letërsisë shiptare!
Dhe krejt në fund do të dëshiroja që këto mendime që i shpreha në këtë shkrim,të ishin të gabuara.


(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora