Mendime
I. Egriu: Përkujtojmë 42-vjetorin e tërmetit katastrofal të Dibrës me rrethinë
E diele, 13.12.2009, 08:58 PM
![]() |
DIBRA`67 |
Ishte ditë e enjte, kurse, tik-taku i orës u ndal në 8 e 25 min.
Sot, më 30 nëntor’09 u mbushen plot 42 vjet nga dita kur një tërmet 9 shkallë i fuqishëm e kaploi Dibrën e Madhe me rrethinë, Dibrën ku ndodhet Kështjella e dytë e prisit tonë legjendar-Skënderbeu, Dibrën e Iljaz Pashë Qokut, kryetarin e parë të Lidhjes së Prizrenit, Dibrën e Suf Xhelilit e Seidi Najdenit, të Ramiz Dacit e Hoxhollit dhe Dibrën e shumë trimave e heronjve të tjerë që ranë fli në alltarin e lirisë.
Të gjithë dibranëve u është ngulitur thellë në kujtesë ajo ditë e llahtarshme plot trishtim e lemeri. Ishte ditë e enjte, ditë feste. Saktësisht, në ora 8-të e 25 min. të mëngjesit, një dridhje e fuqishme e përshkoi Dibrën me rrethinë. Në ato çaste s’dinim se ç’po ndodh! Lëkundje e fuqishme e tokës! Humbje e ekuilibrit! Britma, vrapime, ulurime e ofshama!
O Zot, ç’ndodhi kështu ! –Secili përpiqej
të shpëtojë i gjallë. Plasaritje të mureve
dhe derdhje të shtëpive, thyerje xhamash,
shkapërderdhje orendish, ndërsa nga
dridhjet e fuqishme,tik-taku i orës u ndal
në orën 8-të e 25 min.

webmaster@liriakombtare.com
Në ato çaste bashkë me Skënder Selën e Naim Dacin u gjendëm në Studion radio“Dibrës“ që të dërgojmë një urim me rastin e diplomimit në Shkollën e Lartë Pedagogjike. Dikush bërtiti me të madhe:-Ikni!-Largojuni!-Askush s’dinte se ç’ndodh. Atëherë, vetëtimthi vrapova shkallëve tatëpjetë.Papritmas, nga shpejtësia u rrëxova, dhe, duke u rrokullisë u gjënda në fund të shkallëve. Një dhëmbje të fortë ndjeva në këmbën e majtë, të cilën, meqë e pata të thyer, s’mundesha ta lëviz fare. Nga droja se do më zë muri, rrëshqanas dola jasht.
Ç’me pa!-Dibrën legjendare, me ato rrugë të pastra dhe godina të vogla dhe të rregulluara bukur e kish mbuluar pluhuri në të katër anët.Asgjë s’mund të shikoje nga pluhuri i madh. Ashtu duke çaluar, nisa në drejtim të rrugës kryesore të qytetit. Në të djathtë vërej godinën e Federatës gjysëm të rrënuar për tokë. Kudo derdhje, kudo shkatërime, kudo rrëmujë dhe në të gjitha anët mbretëronte qetësi. Pas ca çastesh dëgjoheshin refrene:-A jeni gjallë, a jeni gjallë!?
Rruga nga Shtëpia e Pionierëve ku ish vendosur radio-emisioni ”Dibra” deri te shtëpia ime ishte rreth katërqind metra. Ecja vetëm me një këmbë, kurse rruga më dukej tepër e gjatë. Në ato çaste traumatike, i cvilitur, i trishtuar dhe i zhytur thellë në mendime,vërejta mijëra dibranë, të cilët vërshonin turma-turma nëpër rrugë e qytetit dhe, me vrap ishin drejtuar tek më të afërmit e tyre që të mësojnë se ç’ndodhi me fatin e tyre. Në fëtyrën çdo qytetari pasqyrohej një dhe huti e papërshkruar.Në ato çaste dëgjohej vetëm një refren:
-A jeni gjallë, a jeni gjallë!?-Ndërsa askush s’pyeste për rrënimin e godinave dhe dëmtimin e orendive shtëpiake.
Të parin që e takova me të dalur në rrugë qe kapiteni dhe lojtari më i shquar i ekipit futbolistik”Korabi”, patrioti i ndjerë, Muhamer Ballanca-Muja, i cili, porsa më vërejti në atë gjendje, menjëherit m’u lëshua në përqafim e më tha:-A je gjallë!?-Por, ç’ke në këmbë, ç’të ka gjetur?-Gjallë jam Mujë, gjallë-shpëtova!-Unë tha ai, vrapoj të shohë se çka ndodhur me të afërmit e mi në lagjen Manazjarr, por së pari do të ndihmoj Ty që të të përcjell deri në shtëpi se kështu s’ke se si të arrish me një këmbë!-Jo, Mujë, të falemnderit, por dhe ti je i brengosur për të afërmit e tu, dëshirosh të dëgjojsh se çka ndodhur me jetën e tyre, andaj mund të shkojsh, ndërsa unë do arrij dalë nga dalë.
Jo,kursesi, unë do të përcjell deri te kinemaja e mandej vazhdo.-Ashtu dhe u bë. Më rroku për krahu dhe më përcolli deri në vendin e caktuar dhe shkoi.
S’i bëra as dy hapa kur paprtmas më doli përpara shoku im i ndjerë dhe shumë i dashur,
Triumf Turkeshi, nipi i Eqrem Qabejt, përndryshe atdhetar i shquar, i cili gjithmonë ishte
ferrë në sy për Sigurimin e atëhershëm monist. Ai gjat çdo manifestimi thirrej në polici dhe mbahem me ditë të tëra.Më përqafoi ngrohtë e më pyeti:-Ç’ke Imi, çka të ka ndodhur kështu?!-Asgjë Tufi,asgjë-kryesorja shpëtova!-Atëherë s’e zgjati shumë, më rroku për krahu dhe nisëm dalë nga dalë së bashku. Sa miq e të njohur takoja rrugës, me keqardhje më pyesnin se ç’ndodhi me mua.-Përgjigja ime ishte:-gjallë jam, gjallë, por s’di se çka ndodhur me fëmijët dhe prindërit e mij. Në ndëkohë, në rrugën „Liman Kaba“, së bashku meTufin, e takuam edhe ish futbolistin e shquar të „Korabit“, poashtu atdhedashës-Luan Camin, i cili vraponte të mësojë se çka ndodhur me motrën e tij, Fatbardhën dhe fëmijët e saj.
U ofruam pranë shtëpisë sime. Ç’me pa, muret për rreth shtëpisë derdhur për tokë dhe, akoma pa u avit te dera kujtova se të gjithë anëtarët e familjes ndodhen nën gërmadha. Në hyrje të shtëpisë, pranë derës më prisnin shokët e mij të ngushtë-Mentor Sefedini, Azis Azis Kërluku, Sami Gorenca, Petrit Dibra dhe Edip Sela, të cilët kishin ardhur që të marrin vesht se çka ndodhur me mua dhe familjen time.Ata, porsa më panë bërtitën me gëzim:
-Ja ku vjen Imi gjallë e shëndoshë dhe u lëshuan ë përqafim. Mandej, shikimin e përqëndrova ne mes të shtëpisë ku ishin grumbulluar tërë anëtarët e familjes dhe farefisi i ngushtë të cilët ishin brengosë së tepërmi për vonesën time dhe, me britma e lotë në sy brohoritën:
-A je gjallë?Po, po gjallë e shëndoshë jam!-Po ju, a jeni të gjithë në numër shëndoshë e
mirë?-Po, u përgjigjën njëzëri të gjithë.-Ç’ke në këmbë, çka të ka gjetë?- Asgjë, asgjë do të kalojë. Kësaj i thonë fat në fatkeqësi.
Viktimat:-S’kaloi as një orë pas tërmetit, kur vetetimthi u përhap lajmi se nga tërë ajo dridhje e fuqishme e tokës, falë elektricistit hero dibran -Shuip Kobeci, i cili në atë kohë ndodhej në Centralin elektrik të qytetit, duke dashtë të shpëtojë djegien e shtëpive të dibra nëve dhe, duke mos parashikuar rrezikun e jetës që i kanosej, në shpejtësi, ndërpreu rymën elektrike dhe ra fli për të shpëtuar Dibrën e Madhe dhe qytetarët e saj, për të mos vdekur kurrë. Për këtë trimëri dhe heroizëm që tregoi heroi Shuip kobeci, këngëtari i mirënjohur dibran, Haxhi Maqëllara i thurri këngë.Andaj, Dibra ia ka borxh Shuipit që t’ia ngre një përmendore. Të gjithë dibranët me pietet të thellë pranuan lajmin e idhur për vetësakrifikimin e heroit Shuip Kobeci, i cili lë pas dy djem të bukur, bujar e të vyeshëm, të cilët sot pas 40 vjetësh kanë krijuar familjet e tyre. Poashtu, me pikëllim u bë e ditur vdekja e djalit 9 vjeç e fizarmonistit të Shoqërisë së përmendur dibrane ”Liman Kaba”, patriotit Eshtref Çutra.Mirëpo,mbi të gjitha damet e mëdha materiale që ndodhën, në tërë Dibrën me rrethinë pati vetëm katër viktima, kurse secili dibran thoshte:-patëm fat në fatkeqësi, sepse, 30
nëntori ishte ditë pushimi dhe nxënësit s’ndodhën nëpër shkollat e tyre.
Dibranet, falenderojne ish kryetarin dhe atdhetarin e ndjere, z. Sali Bajra!
Ndihmat e para:-Një prverbë popullore thotë:-Mos të lashtë Zoti pa tëndin! Kjo thënie u bë realitet me rastin e tërmetit.Njeriu i parë, i cili në emër të kaçanikasve ia ofroi ndihmat e para në Dibër qe ish krytari trim e patriot-Sali Bajra, të cilin dibranët e quanin engjëll.Ai, në orët e pasditës erdhi vetë në Dibër dhe, para shtëpisë së ish kryetarit të ndjerë dibran, Ismailhaki Mullau, i ndali kamionët me miell, batanie e ushqime dhe iu drejtue popullatës dibrane me këto fjalë:-Cdo familje dibrane është e mirë se ardhur në gjirin e familjeve tona. Pra, ju presim të na vini, me bukë, krypë e zemër. Si tha ashtu dhe u bë. Shumë familje dibrane me muaj të tëra u strehuan në kaçanik. Atë mirësi që ua bëri dibranëve ish kryetari i Kaçanikut, popullsia e kësaj treve s’do ta harroj kurrë.
Pas ndihmave të para që i solli atdhetari i ndjerë legjendar-Sali Bajra, filluan të vijnë dhe ndihma të tjera. Shumica e dibranëve mendonin se tani e ka radhën edhe Dibra, sikurse Shkupi të rindërtohet siç duhet, sepse Dibrën gjithmonë e trajtonin si zorrë qorre të ish Jugosllavisë.
Fillimisht, për shtëpitë e dëmtuara rëndë u ndanë ndihmat e para prej 500 mijë dinarësh. Dikush e shfrytëzoi këtë të drejtë e dikush jo. Megjithë se gjysma e shtëpisë sime u rrënua plotësisht për tokë, unë atë të drejtë nuk e shfrytëzova, sepse, siç më thuhej në vendimin e Komisionit se, gjatë asaj kohe paskam pasë qenë i punësuar si mësues në komunën e Gostivarit dhe s’paskam pasë të drejtë t’i shfrytëzoj; por vetëm se më mundësohej që të huazoj kredit në shumë prej 1 milion e 500 mijë dinarësh. Si më urdhëruan ashtu dhe u bë..me ato të holla ndërtova një strofull sa me e mbuluar fëmijët e mi kokën, sepse kështu shkruhej në ligjin e Komisionit për shpërndarrjen e ndihmave. Dhe sot e kësaj dite më është ngulitur thellë në kujtesë paraqitja e robaqepësit dibran, A. S, i cili, pak kohë pas tërmetit m’u drejtua me këto fjalë:”Imi, ti koxha prof. kurse shtëpinë e ke si kasolle, pse s’e ndërtosh një më të mirë”?!-Përgjegja ime qe:-Po, e vërtetë është se ne mësuesit jetojmë në kushte të tilla, por
jemi të mëdhenj në shpirt. Gjatë pushimit veror isha në vendlindjen time të dashur dhe pas dy dekada flejta në strofullën time të ngrohtë.
Zhgënjimi i dibranëve
Edhe pse Dibrës i arritën mjaft ndihma si nga brenda, poashtu edhe nga jasht, përsëri, Dibra-zorra qorre, siç e quanin pushtetmbajtësit, mbeti njashtu siç ishte, ndërsa, se çka ndodhi me ndihmat, kush i shrytëzoi dhe kah i zhdukën, më së miri e dijë ata që ishin në pushtet, pra kolltukxhinjtë e asaj kohe dhe, ashtu siç dërgoheshin, ktheheshin prap nga kishin ardhur d. m. th. në drejtim të Shkupit.
Emeruesi i përbashkët i gjithë atyre ndihmave që ia ofruan Dibrës, qe vetëm se ndërtimi i Pallatit të Kulturës në Dibër, të cilin, maqedonomëdhenjtë e pagëzuan me emrin”Skopje”-”Shkupi”.
Gëzuar kremtet e Nëntorit!
Malme-Suedi Me nderime: Ibrahim Egriu
Falm. biligoa për këtë shkrim të Ars. Ibrahim Egriu për përkujtim të tërmetit të Dibrës
Si më kujtohet mua ajo kohë nga mosha 12 vjeçare që isha .
Më kujtohet se në vitin 1963 shkoi tërmet në Shkup .
Mbasi isha fëmij edhe nuk disha ku me dit se çka mbi tërmetin ,përveç asaj që kisha dëgjuar nga prindërit dhe më të vjetrit - shkurt e shqip dridhje toke . Po si e qysh ,as që ia kisha idenë .
Mbasi Nëntori koinçidon me mbjellejt vjeshtore ( grunë, elb,tërshërë ,thekën ),unë iu bashkova atë mëngjes pak si me zor vëllaut të madh për në fushë - ara ku ai do mbillte grurin në vendin e quajtur '' fusha e sherit '' ( fusha e qytetit ) mu tek '' Vori i Hasimes '' .Largë nga qyteti diku nja 2.5 Km . Prej ku Dibra shihet si në pëllëmbë të dorës.E kam fjalën për Dibrën e vjetër ,se qyteti atë kohë më tepër ishte i shtrirë mu në rrënxë të malit Deshat ,e jo në fushë siç u zgjërua mandej pas tërmetit .
Sapo kishte filluar vëllau të lëshon farën e grrurit ( mbjellën ) ,unë isha ulur në karocën e kuajve dhe shiqoja vëllaun e madh duke punuar .
Atë ditë ishte një ditë e vërejtur ,bënte edhe pak si freskët .
Kur ja pa prit e pa kujtuar filloi karoca e kuajve të lëvizën vetë ,sa para aq dhe mbrapa ,jo ku me dit se sa ,por luante koxha si mirë ) .
Vëllau i madh bërtiti me të madhe TËRMET .
Në atë moment nga qyteti vjen një ulurimë e madhe dhe shurdhuese sa nga zërat e nejrëzve duke piskatur e uluruar si në kor ,sa nga shkatrimi i shtëpive .
Poashtu në të njetën kohë Dibrën e kaploi një si mjegull hesapi ,që u çua shum shum larë ( gati baras me lartësinë e malit Deshat ) që ndoshta ishte pluhuri i shtëpive që rrëxoheshin .
Vëllau i madh ,liroi kujat nga pllugu dhe më thiri që ti ndihmoj e ti vendosim në karocë e të hikim për në shtëpi e të shohim se a janë gjallë familjarët e tjerë ,po edhe çka ka mbetëur nga shtëpia ,se shtëpinë e kishim pak sa ti vjetër .
Vellai i drejtonte kujat si me qenë i çakërdisur .
Kur u afruam afër qytetit ( tek shtëpia e zjarfiksave -si ndërtesa e fundit e qytetit atëherë në atë anë ) çka me parë , njerzit grumbuj grumbuj ,dilin nga shtëpitë dhe rrugët e vendoseshin nëpër livadhet dhe arat përeth qytetit .Atë kohë në anën e majtë të rugës ,prej tek gjygji e deri poshtë tek shpiletransi nuk kishte shtëpia . Ndërsa në anën e djathtë të rugës , ai boshllëku mes kërlieve dhe spitalit veç sa kishte filluar të ndërtohen shtëpi - si Refik Axhialili e Abdul Vojnika ndër të parët ,madej Amet ostreni ( baba i Gëzim Ostrenit ) e kështu me radhë .
Rruga e tanishme ( mes gjygjit dhe shpiletransit ) ishte rrugë kambësore që lidhte arat për të punuar e që të shumtën mbilleshin duhan e jonxhë.
Për mua ishte experiencë e re ,diçka që llogjika ime nuk e kapte .
Arijmë para portës sonë ,e shohim shëtpinë ajo ishte në këmbë ,vëllau i madh ofshami njëherë , dhe tha ishalla familjarët janë mirë .
Me vrap ,ai hyri mbrenda e unë mbas tij ( sikur e imitoja ) ,çka të shohim e gjithë familja ishte në bafçe ( obor ) se kishim obor shum të madh .
Mandej në oborin tonë i vendosën çadrat edhe pesë familje të kojshive ,dhe ashtu jetuam diku për nja dy muaj sëbashu .
Familiarët që të gjithë ishin mirë ,poashtu edhe dy barijtë e dhenve .
Kur çka të shohim ,Pojata ( parahyrja ) e shtëpisë ishte rëxuar ,por fat i madh që nuk e kishte tërhequr shtëpinë dhe dëmtuar familjarët.
Baba ( ndjesë pastë ) tregonte se kishin qenur duke ngrënë mëngjes kur kishte rënë tërmeti, dhe në dridhjen e parë kishin vrapuar jashtë duke lënë sofrën shtruar .
Në hapin e fundit jasht hapsirës së pojatës ,pojata kishte rënë .
S'thonë kot ,jetëgjatë nuk bëhet jetë shkurt.
Mandej filluan vizitat në kojshillëk, e nëpër farefis se a mos kishte kush dëm në njerëz ,se për ata materiale as nuk i shkonte njeriu ndërment të pyet apo ankohet.
Shkollat u mbyllën për një periudhë dy javore nëse nuk gaboj .
Atë kohë shkolla ishte tek fabrika e qilimave ,gjegjësisht në ata lokale mandej u vendos fabrika e qelqit '' Kristal ''
Ishte objekt i vjetër, i patën vendosur disa druna ( shtylla ) për ta mbajtur që të mos rëzohet, mandej e renovuan pak a shum .
Në atë shkollë mësuam edhe dy vjetë të tjera në ata kushte , e mandej kaluam në shkollën e re tek livadhi i Qernanicës ,ku edhe Ars. Ibrahim Egriu filloi vitin e parë të punon si arsimtar ( objekti shkollor për të cilën është e ngjitur salla e sporteve e shkollës ) ,se ajo pjesa e gjatë ( karshi stacionit të autobusëve u ndërtu më vonë ) .
Solidariteti ,shpirtëmadhësia dhe njerzillëku Shqiptar edhe ata ditë e tregoi vetën me të vërtet .
Më kujtohet si sot ,që vinin njerëz nga Kosova e vendet e tjera shqiptare për të marrë dibranë për me kaluar dimirin nën strehë e në të ngrohtë .Kjo sjellje e shqiptarëve nuk shiheshte mirë nga pushteti atë kohë .Saqë ,edhe pyetnin :- hë, a erdhi kush të ju marrë.
Prej nga ishin e kush ishin ??!!!!!!!!!!!
Tek ne dhe farefisi im erdhi një Kërçovar Zot. Sali Ramadani ( një shok studimesh i axhës tim dhe na afroi strehim në Kërçovë gjegjësisht në Zajas e tek Zajazasit e tjerë për 20 familje komplet .
Të tanët iu falmderuan për gjestin human ,por ne nuk mund të largoheshim shkaku i blektorisë .Po pra Shuip Kobeci ,ra për të shpëtuar Dibrën . Lavdi i qoftë ! Axhës tim i lindi djal ato ditë, dhe ai për nder të sakrifikicës së Shuip Kobecit e pagëzoi lehonën e tij me emrin Shuip .
Për sa iu takon ndihmave , nuk dij shum mbasi kam qenë i vogël ,por një gjë e dij ,se ata të Shkupit si me më eksperiencë në kësi rasti ( pasi kishin kaluar nëpër ate rrugë dy vite para nesh ,do ken treguar zhdërvjellësitë e veta ) e kur kihet parasysh edhe ajo se Dibra është mbi 90% Shqiptare .
Nga ndihmat mbaj mend se derdhnin batanie, tesha të mbajtura , e disa ushqime të konzervuar dhe ate jo gjithkujt .
Familjes tonë nuk i dhanë as edhe një gram sheqer sa për ilaç ( se lera më ndihma të tjera ) ,me pretendimin se ishim të pasur ( pra kishim tokë, dhenë, lopë ,kuaj e tjera ) .
Më kujtohet njëherë u revoltova ,dhe Baba ( ndjesë pastë ) më tha :-Mos u inatos, shyqyr që nuk jemi për ndihma dhe ishalla kur nuk do e bini vetën të ndihmoheni .Se nga ndihmat nuk jetohet ,por jetohet nga puna .
Sipas thanë e thashave të atëhershme ,ai tërmet në Peshkopi patë bërë dëme edhe më të mëdha se në Dibër të Madhe
Ishalla Dibra nuk e përjeton më një rast të tillë .
Ars. Imi, keni rrespektet e mia .
Komentoni
Artikuj te tjere
Deli Smaka: Zgjedhjet në Kosovë
Sadik Krasniqi: Nazim Bllaca eshte vetem maja e Aisbergut
Teki Dervishi: Armiq klanorë, apo kundërshtarë politikë?
Fazli Hajdaraj: Shkurorëzimi i LDK-së - imperativ i kohës
Agron Tufa: Historia e çunit të gjatë, që nuk e pranonte “Tuç”-in
Kastriot Myftaraj: Natali Klejer nuk bën shkencë, por agresion për eliminimin e kombit shqiptar nga historia
Faik Krasniqi: Martesa per dashuri apo interes
Ramiz Dërmaku: Premis e unitetit të mërgatës është gjaku dhe geni shqiptar
Agron Tufa: Ah, sikur t’ju vija edhe një herë në rresht!
Reagim i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
Blendi Fevziu: Çfarë është 8 Dhjetori
Agim Gashi: Njerz, kujdes nga shtrigat!
Neki Lulaj: Dhembja rëndon për të vrarët e pafajshëm
Agim Vuniqi: Kosovës i duhet përkrahja e Xhaxhës Sam
Kastriot Myftaraj: Eliminimi i Skënderbeut- parakushti i teorisë së Natali Klejer
Gani Geci: I përgjigjem njëfarë Muharrem Xhemajlit!
Xun Çetta: Përballja me pasojat e ish-UDB-së dhe ish-SHIK-un në Kosovë
Faik Krasniqi: Fshehja e gjurmeve
Blendi Fevziu: Cfare solli Levizja Dhjetori '90
Alma Lama: Hapja e kutisë së Pandoras