Mendime
Faik Krasniqi: Martesa per dashuri apo interes
E premte, 11.12.2009, 07:18 PM
Nga Faik Krasniqi
Ne kete periudhe te pas luftes ne Kosove,cdo vajze ka liste te vecante te kritereve qe duhet ti plotesoje princi potencal i endrrave te tyre.
Shumica e femrave tek ne e paramendojne princin e tyre edhe me gjendje te mire financiare,me veture superluksoze,ville te bukur etj etj.
Me pare nese femrat kane preferuar njeriun e enderrave te tyre personalitet te forte,kurse gjendja financiare nuk kishte rendesi.Tani gjithcka ka ndryshuar .Per shumicen e femrave,koha e kaloresve mbi kale te bardhe ka kaluar.
Per vajzat,princi i endrrave te tyre ,duhet te jete i bukur,i urte,romantik,por mbi te gjitha te jete i pasur.
Nese sot nje mashkull ka buxhet te ulet,shansat e tyre per te joshur nje femer,per nje lidhje serioze ,qofte edhe martese,jane minimale.
Kjo dukuri qe po ndodhe eshte jo e mire, por ketu ka ndikim edha papunesia e madhe qe po mbreteron ne Kosove.Mjerisht shume te reja po martohen ne perendim te cilet as qe i kane pare ndonjehere,dhe as qe dine se kush jane me te vertete ,e ne shume raste vetem permes ndonje foto apo video kasete.
Martesat me letra ose per rregullimin e dokumentave jane shume te shpeshta ,por nuk duhet anashkaluar edhe ndarjet apo deshtimet qe behen sipas kesaj.
Kjo behet per shkak se nuk e njohin njeri tjetrin, nuk jane te sinqerte me ate qe kan bere,dhe nuk jane te denje ta vazhdojne jeten.
Sipas mendimit tim per me marre nje vendim per tu martuar apo per te pasur nje lidhje serioze me dike duhet pike se pari njohur njeri tjetrin,dhe pa dyshim duhet me qene te sinqerte ne nje lidhje.
Martesa eshte e shenjte dhe behet nje here ne jete dhe pergjithmone, ndaj nese eshte e shenjte duhet te behet per dashuri.Dashuria eshte baza e nje martese te shenjte dhe e nje familje te shenjte. Te martohesh per dokumenta, per pasuri apo per gjera te tjera eshte nje cmenduri dhe shkaterrim jete.Por kete gje shume femra te reja ne Kosove,akoma nuk e kane kuptuar,dhe fatkeqesisht per hir te pasurise,po martohen edhe me burra ne moshe te thyer,qe mund te jene edhe baballaret e tyre ne baze te moshes.
Dashuria per interes nuk zgjate aq gjate nese personi qe eshte mashtruar me nje qe e kerkon vetem interesin e kupton qellimin.Atehere hasin ne konflikte dhe vije deri tek ndarja.Eshte veshtire te mbahet nje martese qe eshte bere ne baze te interesit dhe dredhirave.Interesi i perbashket i nje cifti duhet te jete krijimi i nje familje te shendoshe,dhe jo ana materiale.
Komentoni
Artikuj te tjere
Ramiz Dërmaku: Premis e unitetit të mërgatës është gjaku dhe geni shqiptar
Agron Tufa: Ah, sikur t’ju vija edhe një herë në rresht!
Reagim i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
Blendi Fevziu: Çfarë është 8 Dhjetori
Agim Gashi: Njerz, kujdes nga shtrigat!
Neki Lulaj: Dhembja rëndon për të vrarët e pafajshëm
Agim Vuniqi: Kosovës i duhet përkrahja e Xhaxhës Sam
Kastriot Myftaraj: Eliminimi i Skënderbeut- parakushti i teorisë së Natali Klejer
Gani Geci: I përgjigjem njëfarë Muharrem Xhemajlit!
Xun Çetta: Përballja me pasojat e ish-UDB-së dhe ish-SHIK-un në Kosovë
Faik Krasniqi: Fshehja e gjurmeve
Blendi Fevziu: Cfare solli Levizja Dhjetori '90
Alma Lama: Hapja e kutisë së Pandoras
Eduard M. Dilo: A humbi shqiptarizmi në sketerrën komuniste
Enver Bytyçi: Luti, Limaj dhe Kadri Veseli
Mazllum Saneja: Poezia moderne polake (IX)
Blerim Çoçaj: Shansi i shpresës
Naser Aliu: Misionari i fundit i R. Alisë
Fritz Radovani: Presidentat ma të qelbun të Evropës
Faik Krasniqi: ''Bac u kry''