E shtune, 03.05.2025, 01:09 PM (GMT+1)

Mendime

Eduard M. Dilo: A humbi shqiptarizmi në sketerrën komuniste

E hene, 07.12.2009, 08:54 PM


A HUMBI SHQIPTARIZMI NE SKETERREN KOMUNISTE

Nga Eduard M. Dilo

I deleguari i komitetit qendror ne festimin e pervjetorit te Brig. 8-te Sulmuese P.K., ju drejtua shokut te tij te luftes Dh.Mandilit me nje ton kercenues: " ke marre pjese ne varrimin e Margaritit ti".

Dhimitri e pa drejt ne sy ish shokun e tij te feminise,  bashkeluftetarin qe luftonin ne nje llogore ne vitet e luftes por tani te diferencuar : P. ne krye te nomenklatures partiake e shteterore, Dhimitri cmobilizuar nga radhet e ushtrise dhe puntor ne kooperativen bujqesore.

Mos me shiko ne sy i foli rende-rende i deleguari ,partia eshte vigjilente.

Po shoku P.ju pergjigj Dhimitri i vendosur, percolla mesuesin ne banesen e fundit. Ju nuk na kini mesuar te respektojme mesuesin vazhdoi ai me nje ton te qete.

I deleguari e pa dhe njehere ne fytyre, i ktheu shpatullat dhe u ngjit per ne tribune.

Ish partizani i Brig. 8-te S. mbeti atje ne rresht mes shokesh ,krenar per veprimin qe kish kryer .

Disa duar nga prapa i rrahen shpatullat por ai shikonte perpara ngulur syte tek ish shoku i tij ne tribune.

Sa i vogel i dukej,sa ishte tjetersuar.

Familjaret mbanin mbi supe arkivolin e Qirjakos dhe te heshtur ecnin ne rruget bosh te fshatit.

Ne shkallet e shtepise kultures nje turme njerezish po degjonin tingujt e nje kenge revolucionare te atyre viteve qe shperndanin autoparlantet e qendres se zerit.

          Stavro Pina ,nje burre krenar hodhi syte nga turma si per ti pare se cilet ishen dhe me nje ze kumbues foli: "do ta mbaj dhe une Qirjakon".

                   I vuri supin arkivolit dhe me hap te vendosur eci bashke me familjaret.Turma e njerezve me shpejtesi u fut brenda ne shtepine e kultures dhe aurtopalanti pushoi tingujt revolucionare .".... kjo eshte shpata qe u rri tek koka...".  Dikush terhoqi kabllin nga rrembimi i futjes brenda apo me dashje ?...

Kortezhi i pakte ecte i heshtur drejt vorrezave me njeriun e tyre te dashur mbi supe.

Une , nxenes gjimnazi ne ato vite ,me arkivolin mbi supe mendohesha : kaq i madh eshte xhaxhai im sa percillet ne vorreza vetem nga familjaret ?

Ish punonjesi  M.P. te Brendeshme, I. D. , ne inspektimin qe bente ne birucat e hetusise te burgut ne kalane e Gjirokastres ne Maj te vitit 1970,mbeti i shtangur ne nje nga qelite e kesaj hetusie.

Po si je katandisur keshtu more Koco - i u drejtua shokut te tij te viteve studenteske,shokut te tij te luftes qe kishte ndihmuar pa rezeva per clirimin e vendit.

Te pyesesh shoket e tu qe ke ne krah - ju pergjigj Kocua. Ish kryetari M.K.dhe shefi kriminel (se i zhdukjes se krimeve nuk mund te quhet) .V.T. e shikuan si bisha te egersuara.

Ne qoftese te lirojme i tha I..i ,do te jesh Kocua i luftes qe ndihmove levizjen pa rezerva ?

Jo une ,por asnje nga keta qe kaloni ne keto biruca nuk eshte me ju i tha Kocua ish shokut te tij. Te nesermen ish hetuesi H.P.e mori ne hetim dhe i njoftoi mbylljen e procesit hetimor.

Nje moment na tregonte Kocua mu afua prane me dosjen hetimore para syve dhe me tha: lexo Koco cilet jane ata qe kane deklaruar per ty . Une i lidhur kembe e duar ne karriken e betonuar ne mur lexova deklaratat me emrat dhe firmat e spiuneve te fshehte vazhdoi  Kocua.  

Pas pak hetuesi shkeli butonin e ziles dhe polici i sherbimit e shoqeroi per ne qeli.

  Ish oficeri i sigurimit te udheheqjes A.C.arrestuar dhe denuar me burgim per "veprimtari armiqesore"ne intervisten dhene ne vitet e demokracise kujton me tmerr torturat qe i beheshin atij dhe ish personaliteteve te larta qeveritare te asaj kohe ,nga hetuesi S.K., ministri H.I. etj por do te kujtoje me dashamiresi dhe hetuesin B.C.qe nuk i vuri asnjehere dore ose hetuesin me emer Flamur qe ne fshehtesi i jepte ushqim te prangosurit duar e kembe.

   Kam qene prezent ne dyert e kampit te Spacit ku kisha vajtur bashke me xhaxhane tim per te takuar xhaxhane tjeter qe kishem ne burg.Nderkohe qe neve prisnim per te takuar njeriun tone ,u hap dera e hekurt e burgut dhe nje polic trupmadh shtyti gjithe egersi nje burre te moshuar ,thatim ku ne gjithe qenien e tij pasqyrohej tmerri qe kishte kaluar ne jete. I sapodali u ul ne ledhin e rruges dhe nxorri nga canta ngjyre kafe nje pale kepuce e po mundohesh ti vishte.

Te vogla i ke i tha xhaxhai im. I ri isha kur me arrestuan ,u rrita dhe u plaka burgjeve foli i sapodali.          Xhaxhai mori disa ushqime nga canta qe kishem marre me vehte per xhaxhane dhe ja dha.

Pas kundershtimit te pare ,ai i mori dhe e falenderoi .U largua duke na pershendetur.

Isha nxenes ne vitin e pare te gjimnazit "J.Kilica" ne Fier. Sapo kishte filluar viti i ri shkollor.

Nje nga ato mengjezet e zakoneshme kur neve si nxenes rreshtoheshim sipas klasave ne oborrin e shkolles dhe mesuesit e drejtori ne krye te shkalleve ndodhi nje e papritur.

     Drejtori i shkolles G. B. flet emrin tim dhe me urdheron te ngjitem ne krah te tyre.Pastaj gjithe arrogance me drejtohet: E.D.,biri i armikut te klases M.D. qe asnjehere spati triske fronti qe nga dita e clirimit e deri sa vdiq ,qe jeten e shkoi burgjeve si i denuar politik perjashtohesh nga shkolla.

      Jashte armiku nga radhet tona foli ai me nje ze te cjerre dhe nisi te duartrokiste.Per cudi ishen shume te pakte nga mesuesit qe duartrokiten ndersa pjesa dermuese e nxenesve reagoi : E...in e duam ne mes tone, eshte shoku yne. Une hodha nje shikim miqesor nga gjimnazistet rreshtuar ne oborrin e shkolles.

      Ej mor ti ,ketej nga une shiko mu kanos drejtori dhe me kapi nga kemisha e androsur.   Rrobat e pakta qe kishem ne shtepi na i kishen marre punonjesit e permbarimit kur na denuan xhaxhane.

 Une u ktheva drejt tij dhe e pashe ne menyre pyetese. Jashte armik me bertiti i egersuar.

Dy pika loti rrodhen ne faqet e mia te njoma dhe ula koken.  Nje dritherime ndjeva ne trup dhe mu duk sikur bota po permbysej.  E..i,eja mes nesh me fole shoket dhe shoqet e klases.

Ai me dha deftesen e klases se tete  dhe me urdheroi te largohesha nga shkolla ndryshe do te me arrestonin. Dola jashte shkolles ,une femija i parritur me baba te vdekur e xhaxha ne Spac,me nje deftese te kl. tete  ne duar pa ditur se ku te veja. Por per hir te se vertetes asnjehere nuk u ndodha vetem.

Pas dy ditesh me nderhyrjen shokeve te vellait tim Xhovasar  Cakmaxhian dhe Agim Polovina ne ate kohe mesus ne gjimnazin "Q.Stafa"u rregjistrova ne gjimnazin "Partizani"ku nendrejtori  Fredi Nasi shoku i vellait tim priti me kenaqesi kerkesen qe ju be dhe me mbajti shume afer gjate viteve te shkolles.

Kam qene puntor furnizimi ne turizmin e Fierit.  Po furrnizonja me mall banakun e barit te ketij turizmi .      Shikimi i u ndal tek nje plak i dukur por i katandisur skelet.

   Ishte ish gjenerali Nexhip Vincani,shoku i luftes i dajos tim Pano Xhamballo, i sapoliruar nga burgu ne ate kohe kur kolera komuniste po jepte shpirt.   Xha Nexhipi i fola une dhe e perqafova me dashuri ate burre qe me kishte futur ne pune dhe kishte ndihmuar nenen dhe vellezerit e mi "te mbetur lakuriq ne mes te uqerve".    Me se doni t'ju qiras i thashe dhe i shterngonja duart. Ike bir i xhaxhit me peshperiti ngadale xha Nexhipi se keta qe kam rreth vehtes te futin tya atje ku kishen mua.

E perqafova dhe njehere ate luftetar trim qe luftoi krah per krah me dajon tim dhe u largova.    "Koha e madhe" e sketerres komuniste.

I rreshtova keto grimca jete lexuesh i dashur per te mbrojtur tezen se shiptarizmi nuk humbi ne sketerren komuniste.  C'do te thote shqiptarizem?  Trimeri ,ndershmeri, bese.  Le te ruajme ne kujtesen tone c'ka na lidh me njeri tjetrin, te bashkojme fort duart per te mbajtur lart flamurin tone. 


(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx