E diele, 04.05.2025, 01:42 AM (GMT+1)

Mendime

Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan, rreth acarimit të situatës politike në Shqipëri

E shtune, 05.12.2009, 07:00 PM


Shoqata Fronti i Bashkuar Shqiptaro-Amerikan, si dhe  Diaspora jone ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, po perciellin me vemendje te madhe dhe keqardhje,ngjarjet e koheve te fundit ne Shqiperi dhe jane teper te shqetsuara,per situaten e renduar qe po kalone aktualisht vend yne, qysh pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit 2009. Problemet e shumta,qe u vrejten ne kete proces zgjedhor,si dhe te metat e dobesite,qe u konstatuan gjate ketyre votimeve,treguan edhe nje here qart,se ne Shqiperi nuk po realizohen akoma zgjedhje te qeta,te ndershme dhe te drejta e sipas standarteve nderkombtare qe  kerkone   koha dhe demokracia eshte ende larg, e pa konsoliduar dhe e brishte. Keto parregullsi serioze e te papranueshme per nje shoqeri demokratike,qe flasin dukshem edhe per abuzime me voten e popullit, çuan drejt per se drejti ne acarimin e marredhenieve midis dy partive kryesore, asaj Demokratike ne pushtet dhe Partise Socialiste ne opozite, mosnjohjen e zgjedhjeve te reja, bojkotimin e Parlamentit dhe perkeqsimin e klimes politike ne vend.

            Kerkesat e vazhdueshme dhe te drejta te Partise Socialiste dhe aleateve te saj,per te hapur nje pjese te kutive te votimit,rinumruar votat dhe bere transparent procesin zgjedhor atje ku ka dyshime, kane hasur ne rezistencen e prere te Partise Demokratike,e cila e kundershtone kategorikisht nje veprim te till,duke nxierre perpara  si tabu justifikuese vendimin e nje gjykate,qe i ndalone gjoja rreptesisht nga ana ligjore procedura te tilla. Mungesa e vullnetit te mire,deshires dhe predispozicionit te lidereve tane politik, per tu marre vesh dhe bashkpunuar ngusht midis tyre, si vellezer e shqiptar dhe perfaqsues te popullit te vet, ne zgjidhjen e ketij problem kaq te mprefte, madhor e me interesa jetike per kombin tone, si dhe bajraktarizmi i shfrenuar mesjetar, i ka vendosur ata ne pozicione e qendrime jo normale, duke u pare me armiqesi dhe si kundershtare te papajtueshem.

            Kjo fryme intolerance,e nisur thjeshte per interesa personale e grupi,i ka nxitur ata qe te ndermarrin edhe veprime ekstreme, teper te nxituara e gabuara, duke sulmuar dhe fyer me ashpersi njeri-tjetrin, nepermjet nje fjalori te ulet e cinik, i cili nuk duhet te perdoret as nga qytetar te thjeshte te shoqerise tone demokratike ne kohen qe jetojme. Qendrimi i vendosur i Partise Socialiste ne pretendimet e saj per fallsifikim votash e manipulim zgjedhjesh ne disa zona, si dhe mos plotesimi i kerkesave  nga pushtetaret e mazhorances rreth ketij problemi, ka bere qe ajo ti drejtohet elektoratit te vet, ne rrethe e shkalle kombtare dhe e ka ngritur ate ne demonstrata masive e paqesore, te cilat mund te behen shkak per konfrontime e gjakderdhje ne Shqiperi. Kjo situate e tensionuar eshte bere mjaft  kritike dhe mund te shkoj drejt eskalimit te saj, duke u shndrruar edhe ne nje konflikt civil  e vella-vrases, i ngjashem me tragjedine e zeze te vitit 1997, i cili mund te vere ne pikpyetje edhe egzistencen e shtetit shqiptar.

            Keto ngjarje te irrituara, kane prishur imazhin dhe ulur prestigjin e Shqiperise ne bote,duke demtuar keshtu jo vetem interesat e popullit tone,por edhe te shqiptareve ne Mal te Zi, Serbi, Maqedoni, Greqi e tj, si dhe ato te bashkekombesve tane ne shtetin e ri te Kosoves ,e cila ndodhet ne procesin gjyqsor nderkombtar te Hages, qe kane ngritur okupatoret serb kunder Pavaresise se Kosoves. Nje situate e tille eshte ne favor dhe po i sherbene vetem klaneve te caktuara,shoviniste e antishqiptare ne Beograd, Cetinje, Shkup, Athine, Moske e tjere, te cilet na kane vrare, masakruar  e terrorizuar vazhdimisht neper shekuj,duke na grabitur me force e dhune me shume se shtatedhjete perqind te trojeve tona dhe ndare e coptuar ne pese shtete. Ne keto momente kaq delikate ne  u bejme apel te gjitheve e  vecanrisht  lidereve  tane politik,qe ti therresin  llogjikes, ulin tensionin e gjakrat dhe te bashkpunojne sinqerisht e vellazerisht midis tyre, pavarsisht nga bindjet politike e perkatsis partiake, pasi  me te huajet (grek, apo sllav) ata dine te sillen mire e urte, i bejne shok, miq e vellezer  dhe i respektojne me nje servilizem te tepruar e te panevojshem. Ata duhet te largohen urgjent nga keto aventura destabilizuese qe mund te na çojne ne gremine, e te kthehen nga e mbara, duke shkuar drejt vellazerimit, zhvillimit, perparimit, demokracise dhe integrimit europian, sepse kane ne dore fatet e shqiptareve e te kombit dhe jane te detyruar qe tu sherbejne vetem interesave te tyre, neqoftese duan te rrine ulur ne keto karrike e poste te larta qe u ka besuar elektorati.

            E kemi per detyre dhe e ndjejme si obligim atdhetar,qe tu themi hapur edhe disa pseudoliderve politik, amoral e teper te djallezuar, te cilet nuk e kane per gje fare, per ta lene e braktisur Shqiperine ne mes te flakeve dhe per  t’ja mbathur neper buzuqet greke, qebaptoret turko-arabe dhe kabarete sllavo-barbare, qe te kene kujdes, se po bejne pazare e lojna teper te rrezikshme pas shpine dhe po i hedhin zjarrit  benzine, per te perfituar sa me shume per vete nga kjo situate e ndere, duke shumefishuar milionat e dollareve te tyre, te vena me vjedhje, korrupsion, kontrabande e krime te tjera ne kurriz te popullit te varfer shqiptar, i cili nuk do t’ua fale kurr nje spekullim te tille.

            Duke e  pare me syrin kritik kerkesen e opozites per hapjen e nje pjese te kutive te votimit, ku pretendohet se fshihen parregullsite, si dhe numrimin  e votave te tyre, e cila mund te qetesoje e stabilizoje situaten ,ne e shikojme ate si  nje veprim te nevojshem e normal dhe e konsiderojme mjafte te drejte e parimor, qe duhet ta bejme te gjithe se bashku e me kujdes edhe ne qoftse ekzistone ndonje barriere  shabllone e formale ligjore per kete çeshtje,qe nuk i sherben askujt dhe behet pengese per te fuqizuar drejtesine, demokracine  dhe shtetin ligjor ne  vendin tone. Te nisur gjithmone nga qellimi i mire dhe pa marre anen e askujt force politike,ne i  bejme thirrje Presidentit, Parlamentit, Qeverise, lidereve  politike te partive  shqiptare dhe drejtueseve te institucioneve te ndryshme te shtetit,q e ti dalin zot vendit dhe te japin kontributin e tyre imediat, duke perdorur tere aftesite, mundesite dhe kompetencat qe u njehe  ligji, funksioni e detyra per nxitjen e frymes se mirkuptimit e te bashkpunimit, shendoshjen e gjendjes dhe nxjerrjen  urgjentisht te vendit nga kriza e ngerçi politik,ne te cilin eshte futur prej disa muajesh.

Këshilli Drejtues: Themi J. Tushe, Pashko Rr. Camaj, New York  03. 12. 2009.

(Zgjodhi për shtyp: Baki Ymeri (Bukuresht)


(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx