E diele, 04.05.2025, 01:38 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Ata qe diten flasin, dhe naten vrasin

E premte, 04.12.2009, 07:42 PM


Ata qe diten flasin, dhe naten vrasin

Nga Faik Krasniqi

Paralajmerimet e Eulexit te bera nje muaj me pare,qe brenda dy muajve dote beje arrestimin e rreth 800 personave,perfshire ketu edhe figura eminente nga skena politike ne Kosove,te involvuar ne korrupsion dhe ne krim te organizuar,kane shume te perbashket me ngjarjen e diteve te fundit''Rastin Bllaca'',qe dridhi skenen politike ne Kosove dhe tronditi opinionin mbareshqiptar.Hiti medial i diteve te fundit Nazim Bllaca,mund te jete befasi per qytetaret e Kosoves,por jo edhe per Prokurorine dhe Policine.Vetem pak metra larg stacionit te Policise dhe institucioneve me te lartate vendit,Kuvendit dhe Qeverise se Kosoves,Nazim Bllaca nje ish-pjesetari SHIK-ut dhe profesor i gjeografise ,deklaron publikisht te jete i perfshirene se paku 17 vrasje,kercenime,rrahje te njerezve e deri te shantazhetnga me te ndryshmet te ushtruara ndaj tyre.Bllaca,si epror te tij deklaron te kene qene ,Azem Syla,Xhavit Haliti,Kadri Veseli,Shpresim Uka etj ,prej te cileve eshte urdheruar se kushduhet te ekzekutohet.Ai madje,per keto vrasje makabre qe kane bere strukturat e SHIK-utne Kosove,permend edhe zv.Ministrin e Brendshem, Fatmir Xhelilin dhe Ministrine Financave, Ahmet Shalen,shumica prej tyre tashme anetar te PDK-se.Kryeministri Thaci ka filluar tashme te shqetesohet,dhe ka arsye te shqetesohet,sepse njerezit e lartepermundur jane anetar te partise se tij.Per shume emra qe i permend Bllaca,per opinionin ne Kosove kane qene te ditura,por doren ne zemer ,per disa prej tyre kurre nuk kisha besuar qe mund te jenete perfshire ne vrasje ,dhe ne krim te organizuar.A kane dicka te perbashket vrasja e Bardhyl Ajetit ,Bekim Kastratit ,Xhemail Mustafes,Shefki Popoves,Enver Malokut etj,me keto vrasje qe i permend Bllaca,po po ,une themlirisht qe edhe keta jane vrare nga strukturat e SHIK-ut.''Rasti Bllaca'' eshte vetem fillimi i zbulimit te te gjithe aktoreve dhe skenaristevete dhjetera e qindra vrasjeve per motive politike,qe kane ndodhur ne Kosoven epasluftes,qe akoma nuk jane ndriquar(Qe padyshim do te dalin te jene te perfshieredhe peshqit e medhenje,qe mbajne poste te larta shteterore dhe partiake).Ky eshte shansi me i mire ,qe njehere e pergjithmone te zbardhen vrasjet e pasluftes,sepse te vraret po kerkojne drejtesi,ngase tash e sa vite qe jane vrare nuk po mundte prehen te qete.Eshte casti i pershtatshem qe te mbyllet njehere e mire ky kapitull i dhimbshem per familjarete viktimave,dhe ata qe jane pergjegjes per keto vrasje te pandriquara te marrin ate qee meritojne ,qofshin ata edhe kreret me te larte te shtetit dhe te partive politike ne Kosove.Ata qe vrane nuk guxojne te shetisin lirshem neper Kosove,apo te mbajne poste neper institucione te Kosoves,por te ndjeken dhe te ndeshkohen per krimet qe i kane bere.Deri sa keta kriminele nuk e marrin ate qe meritojne,ne Kosove krimi i organizuar do te lulezoje edhe me tej,dhe vrasjet me motive politike edhe ne te ardhmen nuk do te mungojne.


(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx