Mendime
Ksenofon M. Dilo: Pushtetari i djeshëm: ''C'bën ti more!''...Po i sotmi?!
E marte, 01.12.2009, 08:53 PM

“C’BEN TI MORE! “…
PO I SOTMI ?!
Nga Ksenofon M. Dilo
“…Njerëzit më fat-keq që kam njohur-më tha një ditë një plak i mënçur sheperjot- janë ata, që s’kanë respekt për tjetrin,pra dhe për vehten; janë ata që nuk çlirohen dot prej asaj “dhurate”,që na kanë lënë sunduesit e qëmotshëm … prej trashëgimit të tyre të rëndë…
Këta janë shumë të zënë me vet-vehten . C’farë kënaqësie gjëjnë kur nuk komunikojnë me të tjerë,me botën rreth tyre,…nuk e di?!... heshti pak dhe…ngriti zërin : Këta duhet të jenë ,sipas meje, të pastolisur me ndonjë mënçuri…, se,të kesh respekt për tjetrin,do të thotë të kesh respekt për personin tënd, për reputacionin tënd.
Edhe ndër pushtetarët, sidomos ata që s’kanë gjykim të pavarur kur kanë të bëjnë me popullin , duke menduar se,populli duhet t’u shërbejë atyre dhe jo të kundërtën-harrijnë e bëhen fodullë. Dhe,qysh né fytyrë njihen : nuk u sheh as mirësjellje,as gjallëri,as sinqeritet dhe as zgjuarësi..”
Kish të drejtë. Kultura e qytetërimit fillon prej zëmrës dhe drejtohet prej arësyes.
Ata që prodhojnë modele të tilla sjelljesh-si më foli ai sheperjot-né fakt kanë shkaktuar dhe shkaktojnë zinxhirin e gjatë të sëmundjeve morale të mjedisit. Konsiderojnë njerëzit si numra të parëndësishëm që i përdorin gjatë jetës …
Ke pasur i dashur lexues, ndonjëherë të bësh me nonjë ,që është përpjekur qëllimisht të të bëjë të ndihesh i pa rëndësishëm ?
Si jeni ndjerë para atij personi ?
…I paduruar është ! Sa hap gojën, të trumbullon zorrët !
I zë frymën bisedës. Bile edhe kur të përshëndet rrugës…, i vrejtur,zërin e trash dhe tërë zyrtarizëm…tipike fjalët e tij :
-“C’bën ti more ?!”
Përshëndetje pozante kjo! Origjinal né shprehje të mendimit !
Me gjithë atë respekt që ka për trurin e vet,se si i thonë një fjale ”mendimi nuk ka doganë”…kush e njeh ka për të qeshur me të madhe-sa e dëgjon “zotërinë”!.. Bëhet si ta njohish nga zëri , kush flet..,e jepet mundësia të shikosh mos është – né trajektore të brumbujve…
..Hiqet.. sikur nuk e di dhe vetë ai ,kuptimin e fjalise:…”ç’ben ti more”?!.. se, emri yt i parëndësishëm për të..Nuk ta zë emrin fare né gojë…
Kujton kjo, i vulos personalitetin,këtij brumbulli të vjetër,që helmon vetë karjerën që ka marrë.Po… njeriu ka lindur të jetojë i lirë,me dinjitet,i lirë brënda vehtes tij dhe jeton vetëm një herë.
Qëllimisht ky gjëmbac né mishin njerëzor,largon- kështu butësinë, dhëmbshurinë,përulësinë e mëndjes,shpirtmadhësinë,dashamirësinë … e, do ta shohi tjetrin si skllav..
I grabit gëzimin…
Kjo ..plagos shumë. . .
Fodulli,kënaqet , përdor metodën e njollosjes publike të tjetrit.
Lëndon dikë tërthorazi ,e né mënyrë të pandjejshme…,i shkelmos pasurinë më të madhe né dashurinë për jetën: p e r s o n a l i t e t i n nj e r ë z o r , kur duhet, ç’do ditë e më tepër të jetojmë e të ushtrojmë v i r t y t e t sh q i p t a r e , të rrezatojmë dritën e tyre tek ç’do njeri. Me to, marrin përgjigje dhe sfidat jo njerëzore të sotme…
Mjerani , harron , kështu s’ka respekt për vehten dhe ,si pasojë :
mikun ka shumë të ngjarë t’a kthejë né armik se,miqësia na flet nga respekti, dashuria për njeri – tjetrin.
Nuk mund të jemi mik me një shpirt pa vlerë!Respekti,një lidhje e gjallë midis dy vetave. Jo për të qënë thjesht një n u m u r ! Jemi aktorë të shoqërisë, degë e pjestarë né baçen e saj. Do njeriu të shoh respekt, dashuri.
Vjen njeriu né jetë,për gjëra të larta e s’do të përzihet nga plehrat e mizorisë , do të mirën e vërtetë , respektin që është dhe rrugë e paqes. Me të drejtë thuhet: “më mirë një gabim me mirësjellje,se bamirësi pa mirësjellje. “
Mëndjemadhësia ,kombinuar me shpërfillje arrogante,të bashkuara me cilësinë e tij themelore- s e r v i l i z m i n para eprorit , largojnë nga shokët,nga të afërmit po,dhe nga Perëndia .Harron ky,që është njeri e duhet të ndiet si njeri . Nis e i ngrëh krye egoizmi, vesi shton fuqinë e tij vepruese.. i vë njollë dhe miqësisë .
Tani,i vendosur të pasurohet,edhe pse rrëmbimi i pasurisë tjetrit do të thotë të lësh tjetrin pa bukën e gojës! ”E drejta për të : -si ajo e afrikanit të djeshëm- t’ja marri lopën tjetrit. E pa drejtë kur, çohen e i marrin lopën e tij” .... “Dém” per Shqipërinë të mos e” mbajë “né pëllëmbë të dorës,këtë njeri!!! ..
Sot,jeta e këtij internacionalistit-kthyer né imperialist,është rob e kontradiktave për pasuri. Zagali(zekthi) i ka hyrë mafiozit ramizist për gëzim e veç harbon me vrapin që ka marrë…për ku ?..nuk e di …veç dalngadalë po e gryen gangrena që eshtë simbol i shpërbërjes sé mendimit por,dhe i shpyrtit. Dhe,..na ..lëvdon se,respektohen të drejtat e njeriut,e pa i hyrë gjëmb né këmbë ...kur, më keq s’kish për tu trajtuar i persekutuari nga drejtësia në vrasjen më makabre né tranzicion né Leusë të Përmetit… I zë frymën atdhetarizmit,si me vallen makabre që u hoq né Sheper …Drejtësia qëndron né llogore të vjetra, kërkon të mbulojë me gur varri dhe virtytet shqiptare.
Mbetet ndërgjegja te ai ,vetëm një fjalë goje.Arroganca mafioze pajtohet me një elegancë të madhe me drejtësinë që vret drejtësinë, i zë frymën sé vërtetës,të drejtës! E, katandisur drejtësia-azil padrejtësie !
Thoni, cila ndërgjegje demokratike mund ta pranojë këtë?!..
Jetë ,pa kurrfarë qëllimi,pa ideal, rron për të bërë hije né toke. Gjallëron çnjerëzorja, dhe e bën njeriun –shtazë.. ,si qëntë né zorrë ju turrën mafiozë ramizistë pasurisë të këtij vëndi.Elbete,ka hapur horizont Ramizi:”pasuria na takon neve.. të sekuestruarve dhe të shpronësuarve,do tu japim nga një kartë né dorë,që ju njihet prona,por asnjëherë nuk do t’iua japim , né forma të ndryshme do ti ngatërrojmë njeri-me tjetrin…Të zbatohet rotacioni né gjykata” …
Sheshazi ,vazdimësi luftë e klasave…Spekullimi moral – modë ! S’kryen detyrën plotësisht me kompetencë që,kryesore për të né rrymën e jetes . As që duhet të dijë : “Të kujtojë tjetrin para vehtes tij” , dhuratën aq te mrekullushme që na bën aq të lumtur kur dimë, që e meritojmë “Grindje”(!)…Ne harresë lënë të persekutuarve politikë që janë dhe kraharori i Demokracisë ! Né tre kënd-vështrimet e mundëshme për ta -tu jepet e drejtat, t’u kenë frikën,ose ti injorojnë; e para përjashtohet .
Eshtë.. i okupuar.. vështron hundën dhe hundën e tij dhe si të përçap e përtyp fjalë të reja e moderne ; né mes tyre”morale e moralitete”! Si kurr-kush tjetër - shikon mirë e kjartë interesin e vet...
Fatkeqi lë mënjanë udhën e dashurisë që kurrë nuk dështon,sa ,dhe
kataklizmat e luftës sé klasave përballoi . Po… hundën e hundën e tij kujton e kujton!..
O pushtetar ! Lëre mor kryeneç të qetë hundën ku e ke,ë mos vështro vetëm për shtim pasurie,..C’ka gëzon,nuk të qetëson…
Më kot lodhesh në fjalorin e ri ,që po na dhuron ..dhe, tërë kuptimin fjalës po ja ndryshon : Hajdut(!)-ish pronari.. I ndershmi- pronari i ri(!) .. Engjëll - kriminelin…. Viktimen-kriminel(!).. E.. drejtësia tretet si- né një gotë me ujë-një luge sheqer !! Kulmi i rrumpallave politike të kohës sonë!
Lëmshi i jetës, ngatërruar kështu solli shumë sëmundje né jetën shqiptare. Ndjeshëm sidomos, u ndje né drejtësi…S’ka faj..,“Të drejtat e njeriut janë diçka e brëndëshme dhe mund të abuzohet”porosit shoku Ramiz! Ai,që interesin e përbashkët,e mori për ideal,e bëri mjet për qëllime të tjera,dhe e mira e përbashkët mbeti pluhur syve.Nuk pytet as për ligj,nder e moral e ndiqet një udhë fatale pa kujtuar ku do dalim me këto gatime “demokratike” Harron që njeriu,populli me sa rron pa ajër, aq mund të rrojë pa drejtësi.
Dhe,dihet ai që shikon vetëm interesin e vet ,zyrën e drejtësisë minon,nuk lufton dot për idealet kombëtare ….Jetën e vëndit e bën rob të antagonizmave ! e shëmton,e bën qole të grindjeve e vrasjeve..e ,vet harbon sa mundet....për lakmi të reja..
Veç, njeriu sa të jetë Njeri , si sytë e ballit,do te vërteten e priret fuqishëm prej të mirave morale…Populli kërkon e i duhet sot: DREJTESI, PAQE dhe DASHURI . ATDHEU MBI TE GJITHA. Sillu e vepro që të triumfojë harmonia né jetë e shoqëri.Hiq dorë-edhe pse të është lënë e lirë arma e ligësisë: gënjeshtra , shpifja, mashtrimi se,po çnjerëzohesh!.
Ji i thjeshtë, gojëmjaltë, i ëmbël nga buzëqeshjet,me ballë të pastër nga qetësia e brëndëshme .Trego me bukurinë e mendimit dhe të veprimit se,jeta ka domethënien e vet- MODEST !
Lëre mor kryeneç hundën të qetë ku e ke,mos rrah gjoksin po,hap sytë të kesh respekt për veten,dëno krimin,mos tjeterso vyrtytet shqiptare ,që gjithë na i kanë zili.
Bota s’është as e krimbave as botë e ndyrësisë po ,e burrave,ji Njeri . Bëj të mundur të shihen né jetën shoqerore virtytet shqiptare dhe të prekët me dorë kulmi i çatisë së njerëzores, zëmra bujare që është altar therorie për të mirën e tjetrit e të Mëmëdheut.
Kjo është dhe kulturë e vërtetë njerëzore,që rrisim nderin kombit ,nëpër të cilën futemi né radhen e popujve të qytetëruar e na bën të shikojmë fatin e lumtërine e SHQIPERISE né të nesërmen.
Komentoni
Artikuj te tjere
Ferit Ramadani: Kongresi i Manastirit - Konvencionaizmi i unitetit
Baki Ymeri: Kosova dhe antiamerikanizmi i zonjushes Elena Basescu
Faik Krasniqi: Kush dhe pse e vrane Bardhyl Ajetin
Sami Repishti: Letër për ish të përndjekurit politikë grevistë të urisë
Edmond Tupja: Homo mitingus
Selim Hasanaj: Kapercatjet trishtuese të humbësve të zgjedhjeve lokale në Kosovë
Blerim Uka: Kanuni… i Lekë Dukagjinit ?!
Blerim Rrecaj: Pak fjalë për festimin e 28 Nëntorit të sivjetmë
Zenun Rexhep: Letër e hapur Halil Matoshit
Ilir Dardani: Shqiptaret, ky komb pa dinjitet!
Fritz Radovani: Njeriu ka Fëtyrë... por, ka edhe...!
Shaban Peraj: Lapsi
Agron Tufa: Filozofia e furgonave
Asllan Dibrani: Mesazh për festën e flamurit, 28 Nëntorin...
Naser Aliu: Lukashenko ante portas!
Hysen Ibrahimi: E vetmja e drejtë e z. Edi Rama në Shqipëri duhet të jet vet drejtësia
Blerim Uka: “Prilli i thyer” në frëngjisht: Një gabim përkthimi ose pikpamjeje?
Rexhep Kastrati: Pas kuvendit të LDK-së
Andre de Nesnera: Analistët komentojnë mbi kredibilitetin e gjykatës së Hagës në çështjen e Karaxhiçit
Zef Ndrecaj: Vlorë , vjeshtë e tretë, 1912