Mendime
Zef Ndrecaj: Vlorë , vjeshtë e tretë, 1912
E premte, 27.11.2009, 08:56 PM
Vlorë , vjeshtë e tretë, 1912
Këtu ne Vlorë po e shpallim mvetesin e Shqipërisë.
Pra Shqipëria te behet e lirë dhe e mosvarne.
Nga Zef Ndrecaj
Janë këto fjalët e plakut te Vlorës (68) Ismail Qemalit cili
beri një mori përpjekjesh qe nga Stambolli, Bukureshti dhe vende tjera te
Evropës qe te gjej mbështetje për pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Mbështetje ai
mori nga ministri i jashtëm i qeveris Austro-Hungareze Leopold Graf Berchthold
i cili pos mbështetjes , nga Triesta delegateve ju veri ne dispozicion anijen
Austriake me te cilën u nis për ne Durrës.
Ter kësaj i paraprini mbledhja me atdhetaret qe për qeshtejen
Shqiptare vepronin ne Bukuresht. Mbledhja u mbajt ne hotelin Kontinental me 5
dhe 11 nëntor 1912 ku njeherit u zgjodhën edhe delegate qe do ta përfaqësonin.
Me 21 Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi me delegatet
tjerë mbërrin ne Durrës. Ndonëse Durrësi ende mbahej nga forcat Turke , ai u
ndesh ne probleme edhe ne portin i cili kontrollohej nga flota
Greke. Njeherit edhe kryebashjaku i Durrësit Mytes Arifi nuk e mbështeti
ardhjen e Ismail Qemajlit dhe delegateve ne Vlorë. Po ashtu kundërshtim te
madhe beri edhe despoti Ortodoks Jakovi. Por Ismail Qemali me ter përkushtimin
e tij as qe hiqte dore nga shpallja e Mvetesis se Shqipërisë. Ai vendosi qe kjo
te behej ne Vlorë edhe pse rrugët detare ishin te bllokuara nga forcat Greke.
Dhe pikërisht me 23 nëntor u nis për ne Vlorë ne një rruge shumë te vështir dhe
po thuaj te pa kalueshme.
Ngritja e flamurit u be ne Shtëpinë (Sarajet e Vlorajt)
pikërisht ne 15 ,15 min dhe akti përfundimtar u nënshkrua nga 40 delegat prej
43 sa ishin te pranishëm. Tekstin e deklaratës se pavarësisë e punoi Luigj
Gurakuqi ndërsa proces verbalin e mbledhjes e mbajti Lek Noqi.
Ja flamuri ja shqiponja dy krenare , po e shpallim mvetesin e
Shqipërisë këtu ne Vlorë 28 nëntor 1912. Shqipëria te behet e lirë dhe e
mosvarne . E gëzofshi pra ketë dite te madhe.
Instancat qe pruan deri ne shpalljen e Pavarësisë ishin
kurorëzimi i luftës se fundit kundër pushtuesit Turk dhe sidomos lufta e
Malësisë se madhe (1910-12) dhe Prijësit Dedë Gjo Lulit, Idriz Seferit, Isa
Boletinit etj. Por shtytje ne ketë drejtim kishin ber edhe popujt te cilët
tashme kishin te formuara shtetet nacionale ,si Bullgaria, Serbia Greqia
e qe tani ne veçanti Serbia dhe Greqia pretendonin territore Shqiptare qe
mendonin ti paraqitnin si territore te mbetura nga pushtimi Turk. Prandaj
Ismail Qemali edhe e kishte menduar ketë punë mirë dhe me çdo kusht do ti
paraprinte asaj qe këta pushtues ti paralajmëroi se ato nuk ishin asfare territoresh
Turke por Shqiptare qe kishin Zot. Kjo beri qe ne disa vende para se te hynin
pushtuesit Serb dhe Grek flamuri te ngrihej dite me par. Kështu flamuri psh. ne
Durrës u ngrit me 26 nëntor ,27 ne Kavajë etj. Me shkurt ditën e aktit historik
te shpalljes Shqipëria ishte e pushtuar edhe nga Turku, edhe nga Greku dhe
Serbi qe veç kishte vër ne pushtim Kavajën dhe pretendonin Tiranën.
Kurorë mbi Kurorë atë dite nuk ishte vetëm Vlora ,por Vlorë e
atyre ditëve ishte edhe Tirana, edhe Shkodra. Vlorë ishte Elbasani Korça, Vlorë
Peja , Prishtina dhe Gjakova. Vlorë Shkupi, Tetova, Vlorë Presheva dhe
Kumanova. Vlorë e atyre ditëve ishte e ter Malësia , Qameria dhe Kosova.
Kështu thenjen e Prijësit te luftës se Malësisë Dedë Gjo Lulit
,i cili kur muar flamurin për ta vendos ne maje te Deqiqit kishte then ? Burra Shqiptar ne shkofsha përpara me ndiqni, nu kthefsha
me vritni? . Tani Ismail
Qemali me ngritjen e flamurit e jetësonte përgjithmonë me shpalljen e Mvetesis
se Shqipërisë.
Edhe pse Ismail Qemali trokiti ne shumë dyer te mëdha , ai
mbështetjen e vërtet e gjeti ne kombin e tij, ne një grushte burrash atdhetaresh
te cilët ishin te gateshem te shkrinin çdo gjë nga vetja për rilindjen e
Shtetit Shqiptar. Prandaj pjesë e pandarë e përpjekjeve te Ismail Qemalit ku
shpreh mllefin e tij ndaj shteteve qe nuk e mbështeten është edhe thenja :
- Fati
i Popujve te vegjël , tragjedi e dyerve te mëdha
Por shpallja e Pavarësisë se Shqipërisë , nuk është e tera ,
nga se mu asaj dite lindi edhe një fjalë e Ismail Qemalit, Plakut, atdhetarit
dhe patriotit te denjët. Aty veçmas lindi Sekreti i asaj dite qe ndoshta Ismail
Qemali me ca delegat e kishte ruajtur me xhelozi. Është kjo 28 nëntori (nëntori
i par ) -dita e lindjes se heroit me te madh Kombëtar dhe Shkabës dy krenare ?Gjergj Kastriotit ?Skënderbeut (1405) ,qe nderi i kësaj dite për ter kombin ishte
një madhëri.
Por qëllimi i këtij shkrimi tim është jo vetëm qe te ju
rikujtoi atë ditë madhështore ,dhe aktit te cungimit te me pastajmë , te Shqipërisë
Londoneze , por te ju rikujtoi një fjalë ne veçanti.
Gjumi është i mirë për fëmijët ,por jo për Popujt ,sepse
Populli qe flenë vdes.
Prandaj mu ne ketë fjali gjendet ter misteri i triumfit
por ndoshta edhe i humbjes se popullit Shqiptar dhe popujve te robëruar ne
përgjithësi. Nëntori tret i Adem Jasharit është mu ky amanet
dhe kjo vazhdimësi sepse Zoti kishte dhen qe 28 nëntori te jetë edhe datëlindja
e tij.
Kjo thenje është apel qe medoemos duhet ta bartim brez pas
brezi dhe ta ruajmë me xhelozi.
Kjo është një herit amaneti Ismail Qemalit dhe i Vlorës
heroike por edhe e te gjitha luftërave dhe gjakut te derdhur për liri.
Ne kurrë nuk duhet te pushoim për deri sa trojet
Shqiptare te jen te lira dhe ne një shtet etnik.
Po paraqes thenjen e një autori se si shprehet kur Kosova (një
pjesë e kombit ishte ne Robëri) :
Dhe Demosi gjithnjë duhet te godas, te godas deri ne goditjen përfundimtare
? Lirin:
Ketë ja kemi me borxh Kombit, gjakut te tij qe sakrifikoi
për liri ,qe nga koha e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ,dhe te gjitha
gjeneratave deri ne flijimin përfundimtar te fundit te heroit ton kombëtar Adem
Jasharit.
Prandaj tek Shqiptaret gjatë historisë, te ngrihesh ne moshën
70 vjeçare, ta marrish flamurin dhe te flijosh çdo gjë sikur është rasti me
Dedë Gjo Lulin, Ismail Qemalin, Shaban Palluzhen , Shaban Jasharin ,nuk është
risi ,por është një veçanti , është kurajë , trimëri dhe me tepër se trimëri.
Andej duke ju dëshiruar urimet me te përzemërta për festen
e 28 nëntorit ? ditës se
mvetesis, ditës se flamurit ,te këtij populli kaq te përvuajtur dhe
kaq heroik ne te gjitha kohërat , na mbetet :
Qe fëmijëve tan , dhe fëmijëve te fëmijëve tan, brezave qe do
te vinë, te ju lamë amanet , qe kurrë mos te pushojnë me te gjitha mundësit qe
ju jep koha dhe jeta, qe ta jetësojnë ditën ton te shenjet Kombëtare, ata te
bashkimit Kombëtar,te tokës se lar me gjak, deri ne jetësimin përfundimtar -
ata te Shtetit ton Shqiptar.
Dhashte Zoti qe ky popull ti realizojë aspiratat e tij Etnike dhe Kombëtare.