E enjte, 01.05.2025, 08:54 PM (GMT+1)

Mendime

Eduard M. Dilo: Dita e Shenjtë e Flamurit

E premte, 27.11.2009, 08:33 PM


DITA E SHENJTE E FLAMURIT, DITE QE DO TE KUJTOHET PERHERE ME DASHURI E GEZIM NGA POPULLI SHQIPTAR

Nga Eduard M. Dilo

Te gjithe Shqiptareve  sot u qesh e u shndrit fytyra  kete dite Engjell te mbare kombit tone!

Esht Dita e Shenjte 28- Nentori, qe nuk na kujton vetem Shpalljen e Pamvaresise nga roberia 500-t vjecare e Turqise, me 1912, por na kujton gjithashtu ngritjen e flamurit dhe nga Skenderbeu yne legjendar ne Krujen e bekuar , ne 28 Nentorin e vitit 1443 .

E s’kemi si te mos krenohemi ne per kete dite aq te bukur , aq te kendeshme ,aq diellore e kuptim-plote, dite simbol kjo qe na kujton gjithe martiret e kombit, qe i falen gjene me te shtrenjte atdheut, jeten e tyre!

Esht ai gjak qe ka vaditur nder shekuj token tone arbnore, per ta mbajtur te qeruar, te paster , te bukur ashtu sic na i fali Zoti. Eshte gjaku i atyre martireve te shumte kombetare qe nder shekuj do te ngelet pishtar drite per brezat qe vine.

E kemi te shenjte flamurin, e kemi te bukur e te vecante me shkaben dykrenore , qe esht e lindur per te jetuar vetem e lire.

Nder vite kjo dite do te kujtohet me dashuri e madheshti, si dita simbolike e bashkimit , e dashurise , e krenarise qe kurre s’na ka munguar!

Trimat shqipetare , autoktone sa vete njerezimi ne trojet e tyre, te bashkuar , te gjithe nje ze, nje trup , nje mendje firmosen nen udheheqjen e diplomatit te shquar, burrit te urte e te mire ISMAIL QEMALI, aktin final te shpalljes se mevehtesise , te shkeputjes nga Turqia . Kemi ne dore nje fjalim te Atdhetarit ILIA DILO SHEPERI, mbajtur me 1920, para popullit te Gjinokastres , qe ka vlera historike per permbajten e tij. Per kenaqesine e lexuesve , po e riprodhojme kete fjalim te zjarrte duke ju uruar te gjitheve  :GEZUAR  DITEN E SHENJTE TE FLAMURIT!

DITA E FLAMURIT

Shqiperia divine, Dheu klasik i trimerise, kremton sot nje nga me te shenjtat dite te historise se saj kombetare;Diten e Rilindjes e te pagezimit ne jeten e re te Lirise! Diten e venies mbi krye te kurores se Indipendences!
Pas peseqind vjet jete t'ashpert te roberise dhe ne nje kohe tragjike , kur arushet e Ballkanit u versulen t'a shuajne pa meshire gjallerine e kombit shqiptar , ne orizontin e Shqiperise ndriti Ylli i Mengjezit , mbi Kathedralin e Vlores shkrepetiti Diell'i Lirise! U ngreh Flamuri madheshtor i Skenderbeut dhe Perendia e Lirise se Kombeve dekretoi shpetimin e Shqiperise!
Ajo e drejte e shenjte q'u a ka falur natyra kombeve te botes ju njojt edhe kombit t'one qe ruan karakterin dhe traditat e Ilireve, ju dha edhe poullit t'one heroik qe ka vaditur me gjak gjithe Sinisine Ballkanike dhe, se fundi, per t'u shpetuar dyndjeve te valeve te barbareve, gjate shekujve, ka qene shternguar te lere Alltarin e Atdheut te vet dhe te kaperceje male e dete dhe te perhapet neper gremina te huaja.

Ne kete vend legjendar, qe esht shkretuar dendur nga katalkizmat e luftrave te parreshtura dhe mbi germadhat e 70 qyteteve te bukura bere paje e zjarrit legjoneve romane, vajtojne zogjte sot e kesaj dite!
Te tera keto ngjarje , te gjitha keto tragjedita kane vleften e kujtimit te nalte, te heroizmes shqiptare. Deshmojne theroresite e pashembellta te fisit arbnor. Pasqyrojne jeten morale te stergjysherve dhe udheheqin shpirtin e energjise e te therorise se brezit t'one te ri.
Ja! Kjo esht dita simbolike ne te cilen kombi shqiptar hyn ne rradhet e popujve te lire dhe ze vendin qe i perket historise se tij.
Traditat e mbetura nga Pellasget e Mitollogjise, trimeri e trasheguar nga stergjysherit t'ane , permenden sot ne kronollogjine e qyteterimit.
Himni i Indipedences t'one kendohet neper oborret e kombeve te rinj te lire.
Te Deum-i i paradisit te Fese s'one meshohet sot neper Kishrat e botes ideale!
Na pershendetin , na pergezojne , na urojne kombet e lire!Na kane zili e na falen poujt qe perpiqen te harrijne nje dite te bardhe!
Ideali qe kane enderruar stergjysherit , ay ideal i shenjte qe kane profetizuar heronjte , protagonistet e luftrave te lirise s'one , u realizua sot! Qellimi i nalte per te cilin kane luftuar ata burrerisht neper malet e ashpert dhe kane derdhur gjakun e vlefshem te tyre : u harrit, u krye!
Intrigat e huaja dhe komedite e mbrendeshme qe u lojten nje kohe mbi kurrizin e Atdheut nuk e lane popullin shqiptar te jetonte i lumtur ne keto tete vjetet e para te jetes se re. Krijuan nje situate te rende dhe rrezikuan njement teresine dhe Indipendencen e Atdheut.
Gjate ketyre koheve te veshtira dualle ne shesh apostoj te rreme duke predikuar ungjillin magjik te nje bese fatale. Nje maqavelizme qe synonte t'i mesonte popullit shqiptar disiplinen e skllaverise dhe te ckeputte nga trup' i shtrenjte i Atdheut vendin me te shenjte:VLOREN bujare qe e ka falur natyra per te qene vend i pelegrinazhit te Shqipetarevet.
Forca ideale , energjia virgjine dhe patriotizmi i nalte i popullit shqiptar i kapercyen , gjithe rreziqet qe kercenonin Atdheun.
Dita e 28 Nendorit 1920 esht e para qe kremton sot plot enthusiazme Shqiperia redente , sbukuruar nga Stili gjer ne Shkoder me trendafile dafine Mblidhuni bijt e Shqiperise perpara ketij Alltari te madh t'Atdheut !Faluni ! Perunjuni perpara ketij Senotafi te shenjte! Adhuroni shpirtrat e Deshmorevet! Dhe lavduroni kete dite madheshtore!
Gezohuni o Shqiptare t'arratisur ne cdo ane te botes. Kendoni ju zogjt'e bukur qe fluturoni ne qiellin e Shqiperise ! Lulezoni ju fusha! Gjemoni ju male! Bucitni ju , lumenje dhe dete te Shqiperise! Bekonani ju o Deshmoret e shenjt t'Atdheut ! Kurajo , durim dhe shprese , Ti o Shqiperia irredente!


(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx