Mendime
Flet Zëvëndëkryeminitri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta
E hene, 23.11.2009, 02:02 PM

Nga Albert Zholi
Dje në Hotel Tirana, u organizua Konferenca “Regjimi pa Viza për Shqipërinë – Hapat e Fundit”, fryt i bashkëpunimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI) me qendër në Bruksel dhe Lëvizjes Evropiane në Shqipëri (EMA).Në këtë Konferencë morën pjesë Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta, Ministrja e Integrimit znj. Majlinda Bregu, Shefi i Delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri Ambasadori Helmuth Lohan si dhe Ambsadorë të vendeve anëtare të BE-së dhe të rajonit të akredituar në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta theksoi dëshirën e tij që kjo Konferencë të shënonte një pikënisje të re, më bashkëpunuese, më angazhuese dhe më frytdhënëse në marrëdhënien e Ministrisë së Punëve të Jashtme me institucionet e pavarura, përfaqësuesit e shoqërisë civile, medias, grupeve të biznesit, studentëve, etj, duke i vendosur të gjithë faktorët nën emëruesin e përbashkët të përshpejtimit të proçesit integrues të vendit në Bashkimin Evropian. Pas Konferncës ekskluzivisht për Telegraf me z. Ilir Meta Zhvilluam këtë bisedë
Z. Meta, në konferncë, (ashtu si në shumë konferenca të tjera) u theksua se janë hapat e fundit për regjimin e vizave. Por këto hapa, a do të kenë një limit, një datë, muaj, tre mujor, gjashtë mujor apo vit qe shqiptaret te mos rropaten per nje vize?
Ashti sicc theksuan përfaqsuesit e ESI dhe të EMA, Shqipëria kohët e fundit ka bërë hapa përpara për përmbushjen e standarteve për heqjen e regjimit të vizave. Në këtë konteks, mbeten ende detyra që duhen realizuar dhe nuk mund të thuhet një datë egzakte. Ajo që mund të them unë është se regjimi I vizave për Shqipërinë do të hiqet në fund të vitit 2010. Pra ne jemi pikërisht në hapat e fundit për përmbushjen e standarteve. Jemi futur në një rrugë pa kthim dhe me një koohë që do të jetë e kënaqshme për shtetasit tanë. Qeveria po punon seriozisht për përmbushjen e standarteve. Një nga detyrat kryesore është blloku nr 3, pra lufta kundër krimit të organizuar dhe lufta korrupsionit. Tashmë dihet se ne po marrim masat e duhura në këtë drejtim.
Janë 19 vjet demokraci, ku shqiptarët janë i vetmi vend në botë që kanë ndruar 4 herë pasaportat dhe megjithatë mbetën dyerve të ambasadave për një vizë. Të gjitha kanë një kosto..
Eshtë e vërtetë. Por duhet të kihet parasysh se ndryshimi i tyre është bërë në përputhje me zhvillimet politike në vend. Pasaportat janë dokumenti bazë për lëvizje dhe ato duan elementë të sigurisë së lartë. Heqja e regjimit të vizave kërkon dhe standarte në këtë drejtim. Kjo është një strategji që ka të bëjë me kontrollin, sistemin kompjuterik të paisjes, në forcimin e bashkëpunimit mes agjencive të zbatimit të ligjit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përdorimin e teknologjisë së re në pikat e kalimit kufitar, instalimi dhe funksionimi i MEMEX në 12 drejtoritë e policisë në qarqe (sicc e thashë në fjalën time)
Ne jemi njëkohësisht vendi i parë në botë për emigracion për frymë të popullsisë. Me heqjen e regjimit të vizave, qeveria shqiptare a ka përcaktuar një strategji për realizimin e bashkimeve familjare të prindërve me fëmijët që janë emigrantë në vendet e BE-së, vende të cilat nuk kanë politika emigratore të unifikuara (Franca, Anglia, Gjermania, Hollanda, Spanja, etj…}?
Heqja e regjimit të vizave është hapi i parë që ndërmer qeveria për lëvizjen e lirë të të gjithë shtetasve dhe për takimin e tyre me fëmijët. Në vijimësi ne do të përcaktojmë dhe planifikojmë strategji të detajuara për biseda ndërmjet qeverive (pra qeverisë sonë dhe atyre ku kemi emigrantë), të cilat në kushtet e ccdo vendi do të bëjmë të mundur realizimin e këtij shqetësimi për shtetasit tanë. Por sicc thashë le të jetë heqja e regjimit të vizave hapi I parë, ku ccdo prind do të ketë mundësinë të takojë fëmijët. Më vonë do të vijnë dhe kërkesat e tyre. Sicc e thatë dhe ju në pyetje vende të ndryshme kanë politika të ndryshme emigratore. Dhe ne kemi emigrantë në shumë vende. Ky process është I gjatë dhe ka shumë të panjohura që ne do të mundohemi ti realizojmë hap pas hapi me proceset e tjera të integrimit në Evropë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Bekim Rexhepi: Pushteti prej letre nuk mund të quhet ndryshe veçse i djegur!...
Blendi Fevziu: Opozita, po më pas?
Blerim Uka: Shko në Shqipëri dhe bleje një grua!
Henri Çili: Mesazhe problematike nga protesta
Ramiz Dërmaku: Trimi legjendar Skenderbe, do të vij edhe tek ju
Xhevat Rexhaj: A ka më Lidhje Demokratike të Kosovës
Blerim Rrecaj: Paszgjedhjeve ftesë për zgjidhje
Kim Mehmeti: Arabizimi i gazetarisë shqiptare
Kiço Blushi: Faji, ky kopil që përherë na mbetet në derë
Ilir Dardani: Baze, Taci dhe Gazetari
Ilir Sefaj: Klan Kosova - shembull i një televizioni të dobët
Selim Hasanaj: Ata erdhen si pushtues
Naser Aliu: Zgjedhjet në Kosovë
Kalosh Çeliku: Intelektuali i rrejshëm
Blendi Gashi: Sa shqiptarë ndodhen në burgjet serbe?
Xhavit Dalloshi: Votoni për kosovarizmin! - Votoni për multietnicitetin!
Abdullah Prapashtica: Muret e Berlinit në Kosovë, regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhje ilegale
Faik Krasniqi: Liberalizimi i vizave, loje me pingpong
Fatos Lubonja: Liri e medias apo liri e shprehjes?
Reagim nga Lidhja Demokratike e Dardanisë - Dega në Suedi