Mendime
Xhevat Rexhaj: A ka më Lidhje Demokratike të Kosovës
E premte, 20.11.2009, 08:11 PM

Në vitet e fundit të shekullit të kaluar në trojet shqiptare lindi një fenomen dhe një mrekulli e llojit të vet, u formua LDK në krye me inteleigjencen, popullin dhe Liderin historik Presidentin Ibrahim Rugova. Ky moment ishte i papërshkruar për shqiptarët në përgjithësi sepse as në shtetin tonë amë nuk kishte ende parti të formuar demokratike. Të tërat pas këtij evenimenti dihen dhe janë pjesë e pandarë e historisë së Republikës së Kosovës në veqanti e e popullit shqiptarë në përgjithësi.
Nga e tëra u krijua baza për të patur sot shtetin e dytë shqiptarë në botë, po si rrodhi historiati i këtyre 3 shkronjave aq të dashuar të miliona shqiptarëve.
Parti e fortë me njerëz të dalluar dhe me çindra mijëra aktivista në tërë rruzullin tokësor, filozofi e shëndoshë kombëtare, universitet i moralit dhe i dashurisë në mes shqiptarëve dhe themel i pavarësisë së Kosovës. Shumë agjenci spiunazhi, shumë njerëz të profileve të ndryshme nga miqësia e Serbisë, shumë shtet, shumë liderë dhe shumë bashibuzuk edhe shqipfolës me vite u munduan ta shembin këtë kala edhe nga jashtë por edhe nga brenda, të gjitha u shkuan huq dhe LDKja edhe pas lufte jetonte dhe ishte e fortë kishte më shumë se 80% të popullatës fitinte zgjedhjet dhe forconte pozitat e Kosovës në njohjen e pavarësisë nga miqët tanë. Dikue si për inat të miliona shqiptarëve na ndodhi një fatkeqësi kombëtare, Presidenti ynë i Madh u sëmur dhe ndërroi jetë. Ishte zi kombëtare dhe pikëllim i madh dhe shi mu në ditët e zisë shumë njerëz pyetnin veten athua a do të mbahet kjo kala nga burrat dhe gratë LDKiste, pra nga bashkëpunëtorët e Rugovës e fortë edhe në të ardhmen. Të gjithë e dëshironim këtë dhe besonim se do të ketë vazhdimësi dhe ruajtje të strukturës partiake dhe të antarësisë dhe simpatizuesve.
Për fat të keq apo fatkeqësishtë menjëhere filloi termeti brenda LDKsë apo thjeshtë thënë brenda të uriturve dhe të të shiturve tjeterkah, filloi fillimi i shkatërrimit të një madhështie. Dy njerëz me klanet e tyre shpartalluan dhe vranë krijesen më të ndritur që kishte lindur kombi shqiptarë, e përgjakën dhe e katandisen për toke, LDKistët qanin dhe merziteshin sikur të ju humbte ndonjë pjesë e trupit ndersa të tjerët që ishin bashkëpjesmarrës në pole të ndryshme fërkonin duartë dhe pinin qaj rusi e hanin kikirika sepse rakin nuk e pijnë... dhe përgatiteshin që të mbledhin të mirat që u ofroheshin atyre.

Pra pas Kuvendit të mbrapshtë të VI na lindi një LD e Dardanisë dhe shumë menduam se LDKja do të vazhdoi dhe do të forcohet dhe se shumica e të shkuarve do të kthehen në shtëpinë e vjetër por ja që ai që themeloi shtëoinë e re e nadu atë me një parti tjetër që si për inat të LDKsë edhe ajo është përkrahëse e partisë së madhe në pushtet dhe se edhe ky lideri i shtëpisë së re i bëri ofertë PDKsë që të jenë bashkë kur dihet se AKR edhe pse në opozitë është përkrahëse e PDKsë.
Që “ vakia” të mos përfundoi me kaq u deshen të mbahen zgjedhjet lokale dhe të shihet se ku është realishtë LDKja e vërtet se u pa që LDDja shkoi tjeterkah, majtas. Fushata ishte interesante kandidati për Prishtinën me fjalorin e tij kontra Thaqi dhe kontar Qeveri ktheu në shtëpin e vjetër shumë ldkistë dhe fitoi bindshëm, por fatkeqësishtë në nivel të Republikës Lidhja Demokratike e Kosovës thuaj se u shua terësishtë si parti me organizim të mirfilltë në tërë teritorin dhe brenda terë kufijve të shtetit, pra duhet bthenë haptas tani më Lidhja Demokratike e Kosovës e lindi një mini parti të llojit të vetë; Lidhjen Demokratike të Llapit( thenë të drejtën ju lumtë prishtinalive dhe llapjanëve që e mbajnë ende antarësin) por dikush është fajtorë që tani më kemi një parti në një pjesë të teritorit të Kosovës se të jemi real Lidhje Demokratike të Kosovës nuk ka më-fatkeqësishtë- e shkatërruan vetë ldkistat për karrika pushteti dhe marri të tjera.
Prandaj në histori dikur do të shkruhet se ishte LDK u kriju LDD dhe polli LDLLapi.
Por mbetet një shpresë të rinjët vizionit t e LDKsë së athershme së bashku me Isa Mustafën ta shkallmojnë dhe ta shkatërrojnë koalicionin qeveritar dhe të mbahen zgjedhjet e LDKsë së vërtet se ndryshe nuk ka çka të pillet tjeter.
Shkruar nga mllefi i madh
Xhevat Rexhaj
Komentoni
Artikuj te tjere
Blerim Rrecaj: Paszgjedhjeve ftesë për zgjidhje
Kim Mehmeti: Arabizimi i gazetarisë shqiptare
Kiço Blushi: Faji, ky kopil që përherë na mbetet në derë
Ilir Dardani: Baze, Taci dhe Gazetari
Ilir Sefaj: Klan Kosova - shembull i një televizioni të dobët
Selim Hasanaj: Ata erdhen si pushtues
Naser Aliu: Zgjedhjet në Kosovë
Kalosh Çeliku: Intelektuali i rrejshëm
Blendi Gashi: Sa shqiptarë ndodhen në burgjet serbe?
Xhavit Dalloshi: Votoni për kosovarizmin! - Votoni për multietnicitetin!
Abdullah Prapashtica: Muret e Berlinit në Kosovë, regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhje ilegale
Faik Krasniqi: Liberalizimi i vizave, loje me pingpong
Fatos Lubonja: Liri e medias apo liri e shprehjes?
Reagim nga Lidhja Demokratike e Dardanisë - Dega në Suedi
Halit Elshani: Intervistë me Rexhep Shaban Rugova në Pejë
Henri Çili: Duhet drejtësi proporcionale për Taçin!
Ilir Dardani: Eshte mire te jesh serb ne Serbi, Europe, por...sidomos ne Dardani!
Kastriot Myftaraj: A do të kërkojë falje Presidenti ditën e përkujtimit të viktimave të terrorit komunist
Agron Tufa: Zinxhirët e ndryshkur të Kohës sonë
Leke Pervizi: Tregoni solidaritetin tuej ndaj atyre qe u masakruan