Mendime
Naser Aliu: Zgjedhjet në Kosovë
E shtune, 14.11.2009, 09:00 PM

Nga Naser Aliu
1. Kur dëgjon premtimet e politikanëve në Kosovë dhe kandidatëve, mund lirisht të thuhet se Kosova menjëherë pas zgjedhjeve, menjëherë të nesërmen, sapo të zbardhet, do të bëhet më e pasur se Kuvajti, do të ketë papunësi më të vogël se Zvicra, do të bëhet më stabile se Lihtenshtajni dhe, më e fortë se SHBA-ja...Natyrisht se populli po pret me ethe përfundimin zgjedhjeve: Parajsa ante portas! Hape derën Kosovë: pasurinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mesin tuaj...
2. Nëse ju thonë se do të investojnë 150 € milion në një qytet, pyetni pse nuk i investuan deri tani dhe nga vjen ky kapital…Origjina e kapitalit është shumë më me rëndësi se sa sjellja e tij në Kosovë...
3. Ata që ju thonë se do t´i krijojnë dhjetë mijë vende të punës mos i merrni seriozisht, dhjetë mijë nuk i krijon një politikan as në Gjermani. Dhjetëra mijëra vende te punës sot nuk janë në gjendje t´i krijojnë as koncernet...Të vërtetën mund ta zbuloni nëse nga 10.000 hiqni katër zero. Vetëm ky vend i punës me votën tuaj është i sigurt, zerot tjera janë zero, si gjithmonë, hiç, asgjë...
4. Kutitë mos i mbyllni kurrë me ngjitës nga Shqipëria: hapja e tyre eventuale kërkon ekspert që i mungojnë Ballkanit dhe Europës…
5. Nëse qeveritarët e sotëm ju thonë se dhjetëra shtete do ta njohin Kosovën, atëherë mos harroni premtime dhe lobimet në New York, ku kapardiseshin me dhjetëra njohje të reja. Njohjet nuk pati nga diplomacia kosovare, por nga presioni perëndimor; dëmi në ekonominë kosovare: biletat e avionëve dhe hotelet...
6. Gazetarëve: kujdes gjatë raportimit. Në Ballkan mund të të dërgojnë në pushime dimërore në spital, nëse nxjerrë të palarat e biznesmenëve dhe politikanëve. Mos i beso shumë vertikalitetit tënd, ata me prova të tregojnë se sa ora mund të bëhesh horizontal...
7. Votoni ju lutem qeveritaret dhe deputetet e njëjte, jini pragmatik si në Shqipëri, me kryeministër të përjetshëm; mund të supozohet se kanë vjedhur mjaft dhe nuk kane nevoje më. Nëse vijnë të rinjtë, mund të supozohet se janë të varfër dhe, ndoshta duhet të ndërtojnë shtëpi e të punësojnë dikë…Sepse pasurinë nuk ua sjellin ata, pasurinë e gjejnë ne mesin tuaj dhe prej aty e marrin dhe e zhvendosin prej xhepi në xhep.
8. Se a punon për popullin politikani, shikoni makinën e tij zyrtare. Nëse posedon një makinë si kancelarja gjermane, atëherë nuk është diçka në rregull. Ekonomia jonë mund të financojë politikan si Gandi, por jo si Obama...
Komentoni
Artikuj te tjere
Kalosh Çeliku: Intelektuali i rrejshëm
Blendi Gashi: Sa shqiptarë ndodhen në burgjet serbe?
Xhavit Dalloshi: Votoni për kosovarizmin! - Votoni për multietnicitetin!
Abdullah Prapashtica: Muret e Berlinit në Kosovë, regjistrimi i popullsisë dhe zgjedhje ilegale
Faik Krasniqi: Liberalizimi i vizave, loje me pingpong
Fatos Lubonja: Liri e medias apo liri e shprehjes?
Reagim nga Lidhja Demokratike e Dardanisë - Dega në Suedi
Halit Elshani: Intervistë me Rexhep Shaban Rugova në Pejë
Henri Çili: Duhet drejtësi proporcionale për Taçin!
Ilir Dardani: Eshte mire te jesh serb ne Serbi, Europe, por...sidomos ne Dardani!
Kastriot Myftaraj: A do të kërkojë falje Presidenti ditën e përkujtimit të viktimave të terrorit komunist
Agron Tufa: Zinxhirët e ndryshkur të Kohës sonë
Leke Pervizi: Tregoni solidaritetin tuej ndaj atyre qe u masakruan
Isa Mulaj: Përgjigje akuzave të pabaza të Selim Hasanajt
Faik Krasniqi: Mos voto
Selim Hasanaj: Nuk pajtohem me gazetarin Rrustem Rugovën, as me asnji nga Rugovajt e Cerrcës
Halit Bogaj: Serbët lidhur me Kosovën
Shaban Peraj: Morali që na ka humbur
Asllan Dibrani: Sheshi Nënë Tereza në Prishtinë në kalldrëme pas derdhjes së miliona eurosh
Besnik Prishtina: Dëshmitar, autor dhe viktimë e intrigave të veta