E diele, 28.04.2024, 08:07 AM (GMT+1)

Mendime

Isa Mulaj: Përgjigje akuzave të pabaza të Selim Hasanajt

E merkure, 11.11.2009, 08:25 PM


Reagim kundër shpifarakut të verbër Selim Hasanaj

Nga Isa Mulaj

Rastësisht dikush më dërgoj një e-mail dhe më njëftoj për fyerjet që Selim Hasanaj i paska drejtuar kundër meje dhe një armate të tërë të cilët nuk më interesojnë, lidhur me Ibrahim Rugovën. Se ku dreqi i paska gjetur ato botime të mia për Ibrahim Rugovën, le të del ky publikisht dhe të na tregoj. Medova mos është botuar ndonjë shkrim në emër timin në faqen zemrashqiptare.net dhe me gjithë mundin nuk gjeta gjë. Për cilat shkrime e ki fjalën, o Selim Hasani? Pse kap njerëz për goje pa kurrfarë nevoje? A t’ka thanë dreqi a i biri, apo kushdoqftë se unë kam këtë mendim për Rugovën, për ty, Klintonin, Putinin, apo kushdo qoftë nepër botë?! Unë kur dua, mendimet i shfaqi publikisht në formë të shkruar, i dërgoj për botim edhe këtu në ZSH, e ti mund të komentosh artikujt e mi, mundesh me i lavdëru, me i sha, e çka të duash. Më këto që paske shkruar kundër meje, nuk e di a t’u paskan shtihuar natën, ditën, apo të dyja së bashku. Kjo tregon se ty të mungon kultura elementare në debate kur i quan njerëzit “hulumtues intrigant”, kacafytesh me njerëz dhe shkëmben fyerje me ta shkaku i temës. Pikërisht këto që ke thënë ti janë intriga. Këtë unë po e bazoj në dy shkrime që i ke botuar në ZSH. Ti në cilat shkrime të mia në ZSH apo në ndonjë faqe tjetër po bazohesh kur në mesin e asaj armate me të cilët ti ke hy në polemikë me fyen mua?

Ti vazhdo me shkëmbimin e fyerjeve me të gjithë ata që i ke përmendur, me nofka e origjinale, si të duash. Por të lutem mos kap për goje dhe mos më drejto fyerje të natyrës personale, sepse nuk të ka hije aspak si burrë plak që je. Unë s’kam kurrfarë problemi me asnjë nofkë që paraqitet. Edhe ti mund të lirohesh nga sulmet e tyre, e ndoshta ata do të liroheshin me sulmet tua nëse ti respekton etikën e komunikimit. Ti shumë nofka i ke pas aleat e tash po ankohesh kundër tyre. Disa prej tyre, si për shembull Kushtrim Janina, në fund doli të të quaj ty Selim si “qen serb” pas kërcënimit tuaj me fjalët: “Ta dijë Kushtrim Janina se ka punë me Selim Hasanaj”. Shihet se të dyve u ka munguar etika elementare e komunikimit. Ky Kushtrim Janina edhe mua më drejtohej. Por unë ia ktheva përgjigjen si duhet dhe si njeri dhe e neutralizova, çka do të thotë se të kam bërë një të mirë shumë të madhe edhe ty ndaj të cilës tash ti po tregohesh bukëpërmyst e shpifarak i verbër. Këtë nuk po ta them në bazë të thashethemeve të dreqit e t’birit, o Selim Hasani. Po ta them në bazë të shkrimit që ia kam drejtuar Kushtrim Janinës, atij që ty të kishte quajtur “qen serb” ose pasardhës të tyre. Shkrimin e ke me poshtë në një adresë interneti. Lexoje me vëmendje se a ka fyerje aty kundër Kushtrim Janinës. Kërkoj nga lexuesit tjerë ta lexojnë si duhet dhe t’i tregojnë Selimit si duhet komunikuar me njerëz, le të jenë ata me nofka e pa nofka.

Nëse unë kam këtë apo atë mendim për Rugovën, Klintonin, Putinin, macen e minin, atë ta postoj në ZSH për komentin tuaj dhe të gjithë të te interesuarve, o Selim Hasani. Nuk ke nevojë të më kapësh për goje deri sa t’ia dërgoj ZSH-së shkrimet. Ki durim deri atëherë e mos m’u turr me shpifje e denigrime. Nuk është punë për ty çka mendoj unë për Rugovën, Klintonin, Putinin, macën e minin. Ti merru me temat e mos shaj njerëz palidhje si mua, se ato kërcënime verbale kundër njerëzve që nuk kanë mendimin tënd kanë qenë karakteristikë e Stalinit, Hitlerit e disa tjerëve, por tash kanë vdekur, ngordhur, cofur, apo si të duash ti t’i emërtojsh. Ka përenduar ajo kohë e imponimit të mendimeve me terror, o Selim Hasani. Po më vie me të vërtetë shumë keq prej teje që ti ende nuk e paske kuptuar këtë dhe po mundohesh të bëhesh më Stalin se Stalini e më Hitler se Hitleri, ani kundër kujt? Kundër një miku që e mbronte nga ata që e quanin “qen serb”, se Selimit të shkretë i mungonte qasja konstruktiviste.

Me respekt dhe lexim të këndshëm nga adresa e internetit në vijim:

http://lajme.dervina.com/archive/2474-2395:787/PO-PO-E-VERTETE%E2%80%A6Mercenarizmi-cinik-ne-Kosove-plus-MERCENARI-ANONIM-KUSHTRIM-JANINA.htm

P.S. Lexuesve u kërkoj falje për ndonjë gabim drejtshkrimor që ka mundur të përvidhet në shkrimin e mësipërm nga shpejtësia e shkrimit.


(Vota: 37 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora