E diele, 28.04.2024, 06:16 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Një lajm i njohur për Kosovën

E diele, 08.11.2009, 08:02 PM


Një lajm i njohur për Kosovën

Nga Blerim Rrecaj

Në Kosovë megjithatë jetohet. Dhe secili e ka tregimin e tij në mënyrën e vet. Askush nuk jemi në e nën lëkurë të tjetrit dhe halledertet sa janë të ndryshme po aq kanë edhe ngjashmëri. Nuk vërehen aq ndryshime për të mirë megjithatë njoh, e njohim shumë njerëz të mirë e që në njëfarë mënyre të kuptojnë dhe edhe ta zgjasin dorën edhe me buzëqeshje e fjalë të mira. Ka dëshpërime e pakënaqësira por të shoqëruara me shpresë. Ka edhe mosbesim se ndokush mund të ndryshoj gjërat për të mirë. Ka edhe dyshime për pothuajse gjithçka. Ka edhe mjaft tregje rrobash, automjetesh, kafshësh në të cilat shiten lloj-lloj gjërash, por edhe qendra të mëdha tregtare dhe supermarkete të mëdhenj. Ka dashnorë, të fejuar e të martuar të cilët shpeshherë i hallakat, ua prish disponimin, e i zhyt nëpër valët e depresionit mungesa e prespektivës dhe mungesa e parasë. Sheh fëmijë edhe nëpër parkingje kompleksesh banesore me duar mbrapa, e here-herë të vetmuar duke medituar sikur të ishin pleq. Aktivitetet sportive kanë ngelur dhe sallat e mbyllura ku kryesisht mblidhen grupe shokësh për të lozur futboll. Kur jemi te futbolli ai shikohet me të madhe nëpër televizione jo vetëm nga ata që luajnë bastore. Në Kosovë ka shumë taksistë në të bardhë e në të kuqe, në të zezë desha të them. Ka shumë lypës dhe shumë kafiteri. Shumë këngëtar dhe shumë gazetarë. Gazetat me shumicë botojnë shkrime nga ata që gazetarinë nuk e kanë profesion. Në Kosovë flitet me të madhe se shefat u kënaqën e punëtorët po vuajnë të zitë e ullirit. Dhe vazhdojnë kontrastet.Në Kosovë ka kompani të sigurimeve dhe punëtorët e këtyre kompanive janë të pasiguruar. Në Kosovë ka ndeshje mes veturash në komunikacion, dhe nëse këto janë të lehta bëhen edhe marrëveshje për dëmet, kush kujt duhet t’i paguaj dhe në shumicën e rasteve sherret nuk mungojnë. Në Kosovë ka shumë automjete dhe telefona mobilë që mezi “mbushen” për të folur. Në Kosovë ka shumë studentë por edhe shumë universitete private, por kurrë më shumë nuk është vënë më shumë pikëpyetja për dijen. Në Kosovë ka shumë mendime se ne si individualistë dallohemi ndërsa kemi ngecur gjithnjë sa i përket organizimit. Në Kosovë themi se punët janë bërë lëmsh që s’mund t’ia gjejmë fijen. Në Kosovë ka asi që u lakmojnë politikanëve dhe asi që thonë se politikanët me company nuk i gëzojnë të mirat materiale. Në Kosovë pritjet e gjata e burokratike vazhdojnë për ne qytetarët e saj, por asgjë s’bëhet as për mërgimtarët. Në Kosovë ka e mund të ketë kështu edhe njerëz si unë, të cilët kur nuk kanë çfarë të bëjnë shkruajnë kështu sa për t’u marrë me diç. Ah, Kosovë, Kosovë edhe po të dua nuk mundem të të marr inat, sepse kjo edhe mund të mos ketë kuptim…por sikurse shumë të tjerë them se të dua ndryshe…


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora