Mendime
Halit Bogaj: Palestina
E shtune, 07.11.2009, 08:23 PM

Nga Halit Bogaj
Palestina përherë ishte dhe është në zemrat tona.Emri i saj ishte dhe është sinonim lirie.Ne jemi rritur duke u lutur vazhdimisht për të dhe për daljen e saj nga robëria aq e gjatë dhe vuajtjet e parreshtura që i përjetoi populli palestinez.Palestina e rrethuar me shtete arabe sikur qëllimisht ishte lënë anash nga fushëveprimi i interesimit të tyre dhe sot ne kemi iluzione kur themi ‘’Përse arabët nuk na pranuan si shtet’’ kur e dimë fare mrë se ata nuk bënë kurrë asgjë për Palestinën e tyre dhe lirinë e saj!Vërtet është për t’u çuditur por kur hedhim një shikim prapa do ta shohom se ata/arabët/kurrë s’e patën gajle për Palestinën, andaj nuk brengosen fare as për ne!
Por ajo që vërtet më shtyri ta shkruaj këtë shkrim është irritimi im kur një ditë krejt papritur në Beograd kishte shkuar Mahmut Abas, i cili, me fjalët që i fliste kundër nesh na ngjante në serbët e Bosnjes, Malit të Zi e pse jo edhe në ata të Serbisë!Në pyetjen e Tadiqit se’’A e përkrahte Serbinë në kufijt e saj ndërkombëtar’’ai mjeran ishte shprehur pozitivisht, pa pasur lidhje me krye çka fliste por donte t’ia bënte çejfin nikoçirit të tij çetnik!Vërtet në ato çaste e shava njëqind herë dhe e kujtova kohën kur më kishte lotuar zemra qindra e qindra herë për robërinë e Palestnës, edhepse ato ndjenja i ndjej edhe sot, pa marrë parasysh se Mahmuti e bëri bërllog atë ditë, duke ia mbajtur anën një politike akoma të çmendur e cila nuk del dot nga lëvozhga e dehjes së saj hegjemoniste.Abazi pra u bë serb i njejtë me Tadiqin dhe Jeremiqin dhe içat e tjerë dhe kushedi pse, mbase i shkreti mendonte se Tadiqi do t’i ndihmonte te Mubaraku/si nesvrstan/ apo tek nëna Rusi dhe Kina fashizoide që i vret vëllezërit tanë muslimanë nëpër rrugët dhe fshatrat ku jetojnë ata!Pra Mahmut Abas hyri në’’Shirikollën serbe’’ ashtu si edhe Fidel gërxhuli dhe Çavezii, të cilët, pa i pyetur askush por për inat të Amerikës, e përkrahën Serbinë, duke e arsyetuar gjenocidin e saj ndaj shqiptarëve të Kosovës!Abas ashtu siç nuk kishte fare fuqi, ishte bërë shumë qesharak në Beograd i cili e arsyetonte një regjim i cili nuk mund të heqë kurrë dorë nga pretendimet e tij ogurzeza por të cilat kanë mbetur përherë iluzone të perënduara, e që para disa muajve ua tha haptazi edhe Franca ‘’Se Serbia nuk mund të inkadrohet në Bashkimin evropian pa gjetur forma bashkëpunimi me Kosovën’’, natyrisht duke e respektuar sovranitetin e vendit tonë, të pranuar ndërkombëtarisht.Me këtë edhe shuhen shpresat e Jeremiqit se nuk do të ketë kushtëzime të tjera për Serbinë të cilit si duket i është lagur baroti!
Prandaj Mahmut Abasi vetëm sa u korit dhe e humbi simpatinë e të gjithë shqiptarëve të cilët janë faktor ballkanik dhe mbase në një ditë të afërme do t’i nevojiten edhe Palestinës shum më tepër se Serbia e urryer nga mbarë bota demokratike e cila asesi nuk mund të çlirohet nga demoni i së kaluarës i cili ka hyrë thellë dhe ka mbetur i paprekur në vetëdijen dhe ndërdijen kolektive gjakpirëse serbe .Mahmut Abas në një ditë të afërme do ta ketë për nder të kontaktojë me faktorin e pakapërcayer shqiptar i cili është duke u forcuar ditaditës me demokracinë e tij shpirtërore dhe me rrugëtimin e tij drejt një të ardhmeje sa më të ndritur dhe të sigurtë.
Nëse nuk është çdehur nga vizita në Beograd, e ftojmë që të mbledhë mend dhe të merret me gjëra më të rëndësishme se koketimi me një regjim të paprmirësuar dhe akoma i dehur nga e kaluara e tij e egërsuar, liderët e të cilit e kanë mbushur Hagën plot me kriminelë lufte e tani/së fundit/ atje shkoi/e dërguan/ edhe xhelati i qindra mijrave boshnjakëve –Radovan Karaxhiqi i cili ishte fshehur si lepuri në një bodrum të errët serb në cilësinë e një mjeku gënjeshtar me emrin Simë Babiqi!
Këtë shkrim e shkrova nga shkaku se asnjëherë nuk kisha menduar se do të na tradhtonte Palestina e cila kishte një fat të njejtë historik me ne por ja që po ndodhka edhe kjo zezëditë.Këtë shkrim e shkrova edhe në shenjë pezmi për ta treguar faktin se fati i saj dhe i Kosovës ishin’’Sikur ta ndash një mollë përgjysmë’’.
Komentoni
Artikuj te tjere
Fritz Radovani: Berlin, 9 nandor 1989...!
Ilir Sefaj: Mbi kritikën! - qasje
Albin Kurti: Çasti i demokracisë
Ksenofon M. Dilo: Akoma drejtësisë i duhet heshtja
Edmond Arizaj: Liria e Fyerjes
Jonida Azizaj: Dhune fizike apo dhune verbale? Kush do e mbroje te verteten?
Ilir Dardani: Vdekja me emrin Kallashnikov
Dibran Demaku: Shpifjet dhe denigrimet
Kalosh Çeliku: Lufta e trurit me b-në e madhe të shtypit
Dibran Demaku: Në shërbim të djallit
Blerim Rrecaj: Për lirinë e gazetarëve dhe për lirinë e shtypësve
Gazetarët, jo vetëm këmbëzbathur!
Isa Mulaj: Ditëzia e vonuar dhe koincidenca me trafikantët serbë të drogës
Mentor Kikia: Liria e fjalës dhe fenomeni Mero Baze
Besnik Prishtina: LPK dhe AKSH përsëri në këmbë!
Agim Bacelli: Mbrojtja e Kadaresë është mbrojtje e Demokracisë
Aleksander Frangaj: Rrihet shpifesi me i madh i medias shqiptare
Gëzim Mekuli: Letër e hapur drejtuar dy Presidentëve Shqiptarë
Faik Krasniqi: Tendencat e Matoshit, per krijimin e kombit ''kosovar''
Xhevat Rexhaj: Të dilet - medoemos të dilet në zgjedhje me 15 nëntor