Mendime
Aleksander Frangaj: Rrihet shpifesi me i madh i medias shqiptare
E merkure, 04.11.2009, 08:31 PM

Nga Aleksander Frangaj
"Do perfundonte nje dite ne ndonje hundelesh". Krahas deklaratave te zakonshme ne kesi rastesh, dje, jo vetem une apo koleget e mi, por edhe miqte e tij, kane degjuar te perseritet shprehja e mesiperme. Rrahja e Mero Bazes, u denua dje nga Presidenti i Republikes, nga kryeministri, Zv.Kryeministri, Kryetari i opozites, nga shoqatat e medias si dhe nga Ambasadori amerikan. Te gjithe e denuan formalisht aktin brutal. Edhe une e denova dhe e denoj kete sjellje te pahijshme, qe nuk duhet t'i ndodhe jo nje gazetari, por kujtdo qytetari mbi toke. Kete nuk e them formalisht, por e perseris, askujt nuk ia deshiroj nje denim te tille. Por nuk mund te rri pa permendur edhe komentet e akoma me shume njerezve te tjere se "Mero Baze e kishte bere hak". Nuk mund te rri pa thene nje te vertete, qe shume si une dje kane degjuar. Mero Baze nuk u rrah per shkak te detyres si gazetar, por u rrah per shkak te sjelljes si shpifes. Bamir Topi e denoi aktin e rrahjes, por jam i bindur qe i jane kujtuar shpifjet e Meros kunder tij dhe familjes se tij. Sali Berisha e denoi dhunen, por nuk besoj se i ka harruar shpifjet kunder tij, gruas se tij, vajzes se tij, djalit te tij. Ilir Meta u solidarizua me te tjeret, kunder veprimit te dhunshem, por iu kujtuan shqetesimet e Monikes per shpifjet e Mero Bazes. Edi Rama e denoi fort rrahjen e njeriut te "fjales se lire", por jam plotesisht i bindur se njeherazi i eshte kujtuar shpifja e ndyre e Mero Bazes, per djalin e tij. Po ashtu edhe politikanet e tjere, Fatos Nano, Gramoz Ruci, Namik Dokle, Spartak Ngjela, Pandeli Majko, Lulzim Basha, Flamur Noka, Genc Pollo, Nard Ndoka, Tritan Shehu, Dashamir Shehi Mesila Doda, Besnik Mustafaj, Bujar Leskaj, Ben Blushi, Erion Brace, Arben Malaj, Erion Veliaj e shume te tjere, te majte e te djathte kane kujtuar shpifjet per ta apo per grate e tyre. Por jo vetem politikanet, jane vene ne mendime dje. Edhe koleget e tij qe i rrinin prane. Ylli Rakipi e Andi Bushati, Sokol Balla e Rudina Xhunga, Skender Minxhozi e Ilir Babaramo, Andi Bejtja e Enkel Demi, Alfred Peza e Ylli Ndroqi, Eni Vasili e Mira Meksi, Remzi Lani e Petrit Beci, Tan Dulaku e Agim Nesho, Anila Basha e Carlo Bollino, Mustafa Nano e Andrea Stefani Blendi Fevziu e Fatos Lubonja, e sigurisht une, personazhi i perditshem i shpifjeve dhe trillimeve te uleta te tij, dje kemi ndjere keqardhje per ngjarjen ndaj nje qytetari, por pa dashje kjo rrahje na ka risjelle ne mendje gjithsecilit, kujt me shume e kujt me pak, dhimbjet qe i kane shkaktuar ne familje e ne personalitet, shpifjet e kesaj monstre te shtypit apo medias shqiptare, te paspluralizmit. Nuk me del komplet gazeta te permend gjithe emrat e politikaneve, gazetareve, biznesmeneve apo qytetareve, ndaj te cileve ka shpifur ky "hero i fjales se lire". Nuk ka asnje shqiptare apo shqiptar personazh publik, brenda e jashte kufijve, qe te mos jete share apo fyer, qe te mos jete sperkatur me helmin dhe balten e ketij njeriu, qe pretendon se ben detyren si gazetar, kur shpif per ta. Sigurisht, shume miq kembengulen te mos merrem me kete shpifes, dhe aq me pak ne nje dite te tille. Ndoshta kane patur te drejte. Une kete gje kam bere prej shume kohesh. E kam barazuar me zero dhe nuk i jam pergjigjur shpifjeve dhe fyerjeve te tij ndaj meje, ndaj familjes sime te gjalle, por edhe ndaj babait tim te vdekur qe ne vitin 1979. Kete kane bere e bejne shume si une, por kur degjoja dje deklarata pas deklaratash qe jo vetem denonin aktin e Tacit apo badigardeve te tij, por e konsideronin dhune ndaj fjales se lire, nuk munda t'i rezistoj edhe une misionit te fjales se lire: Te them qe e denoj kategorikisht rrahjen e gazetarit Mero Baze, por te them edhe ate qe askush nuk e tha publikisht por vetem neper dhembe: Qe ai eshte njekohesisht dhe kampioni i shpifesit dhe turpi i fjales se lire ne Shqiperi e ne treva shqiptare.
Komentoni
Artikuj te tjere
Gëzim Mekuli: Letër e hapur drejtuar dy Presidentëve Shqiptarë
Faik Krasniqi: Tendencat e Matoshit, per krijimin e kombit ''kosovar''
Xhevat Rexhaj: Të dilet - medoemos të dilet në zgjedhje me 15 nëntor
Gani Mehmeti: Vushtrria, më afër me Amerikën sesa me Prishtinën!
Sabile Keçmezi-Basha: Gratë në fushatë
Zef Mulaj: Kufinjtë e Shqipërisë nuk janë produkt ''gradash shkencore e ushtarake''
Blerim Rrecaj: Endërr politike me sy hapur
Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!
Selim Hasanaj: Mashtrimet me tru akademik
Shaban Peraj: “Haberin” z. Muhamet Nika në reagimin- “Sa poshtë paska rënë Shabani”
Faik Krasniqi: Martesa me djallin
Jeta e Re: Dhjetë gafa të një diletanti
Kushtrim Kastrioti: U zbulua shtriga antishqiptare Tano Shejtan Turku
Selim Hasanaj: Pushtetarët e Kosovës kriminelë të paturpshëm
Arbën Xhaferi: Sfida Osmane
Agim Vuniqi: Asamblea komunale e Tuzit, preokupim i shqiptaro-amerikanëve
Isa Mulaj: Thirrje mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare për distancim publik nga shpifarakët UDBasho-çetnik dhe islamistët ekstrem
Baki Ymeri: Provokime antiamerikane të spiunazhit rus në Ballkan
Sami Islami: Përvjetori i RTK-së dhe anashkalimi i traditës televizive
Faik Krasniqi: Pse duhet bojkotuar zgjedhjet lokale?