E merkure, 01.05.2024, 12:15 PM (GMT+1)

Mendime

Agim Vuniqi: Asamblea komunale e Tuzit, preokupim i shqiptaro-amerikanëve

E shtune, 31.10.2009, 02:15 PM


Asamblea komunale e Tuzit, preokupim i shqiptaro-amerikanëve

Në shënimin:Çfarë u tha në DuBois, Pennsylvania; ku u bashkuan malësorët e Amerikës.(Video…http://www.albdream s.net/Emigrantet /979.html) dhe në dokumentarin përcjellës, po hapet një dritare e re e informimit vizuel, me kohë, dhe po shënohet një sukses i ri i web faqes www.albdreams. net, të cilën e udhëheqë Rush Dragu, në fushën e informimit masiv- elektronik. Tash e tutje, lexuesit, analistët, publicistët po e kanë më lehtë të dalin me opinionet e tyre për ngjarjet e rëndësishme në diasporë, aty ku jetojnë ata, duke mos harruar për asnjë moment preokupimet e qytetarëve shqiptarë, bashkëqytetarët, dhe vendet prej nga nga vijnë ata. Kështu duke shfrytëzuar kreativitetin dhe inciativën e lirë qytetarët shqiptarë po avansojnë, më shpejt, më përpara, sesa institucionet përgjegjëse, të zgjedhura nga vota e popullit, të paguar, për të përfaqësuar dhe udhëhequr ata.

Nga Agim Vuniqi

Ngjarjet politike që po zhvillohen në Mal të Zi dhe historia e marrëdhënieve shqiptaro-malaziase tash janë më relaksuese se që ishin përpara, fal kontributit të madhë të shqiptarëve të cilët ndihmuan Malin e Zi në jetësimin e shtetësisë së saj dhe ndarjen nga binomi nacional serbo-malazias. Këto marrëdhënie shpeshherë të tensionuara nuk janë vetëm politike por edhe ekzistenciale, janë të ndërlidhura kryekëputë me e të drejtat njerëzore të komunitetit shqiptarë atje.

Nganjëherë këto raporte janë treguar të shpërfaqura poqëse janë shtruar në rrafshin fqinjësorë, por shpeshherë janë treguar të rënda kur janë prekur interesat etnike, gjuhësore, zakonore etj.; pra relaksimi i raporteve ndëretnike është edhe parakusht për realizimin e të drejtave të garantuara të njeriut në përputhje me Deklaratën Univerzale për të drejtat e njeriut por edhe nga benefitet në vendimarrje, që mundëson pushteti lokal; e drejta e vëtqeverisjes është njëra ndër shtyllat kyçe të pushtetit lokal, e drejtë e cila duhet realizohet me te drejtën e ushtrimit të vendimarrjes në pushtein lokal, aty ku jetojnë me shumicë shqiptarët. Sa ishte për t'u lavdëruar pushteti qendror në kohën kur Kosova përjetonte momentet më të vështira të ekzistencës së saj, kur rajoni sharrojë në luftërat e përgjakshme të dominimit serb në Ish Jugosllavi, ashtu edhe mund të kritikohet pushteti aktual i drejtuar nga Gjukanoviqi, i cili e realizoi ëndrrën e Cetinjes, për shtetësi, edhe me ndihmën e votave shqiptare. Kriticizmi politik ndaj pushtetit qendror mund të jetë po aq i ashpër sa edhe ndaj utopizimit politik të subjekteve politike shqiptare, të cilat nuk po e përqojnë drejt fjalën e qytetarit në parlamentin malazias. Poashtu pushteti qendror është për t'u gjykuar edhe për rastin e akuzimit të pabazë të shqiptarëve "për terrorizëm", dy nga ata shtetas amerikanë, ngase aktiviteti i tyre ishte më tepër retorikë, rebelues dhe politikë se sa fizik. Shqetësimet e tyre të ngritura, që në fazën e parë pas referendumit malazias për shtetësi, u treguan të sakta, ngaqë pushteti u tregua mospërfillës ndaj të drejtave të shqiptarëve atje, duke mos ua garantuar as minimumin e të drejtave të premtuara gjatë fushatës pompoze për shtetësinë ë Mailt të Zi, projekt i cili u ralizua edhe me votën e shqiptarëve në vend, por edhe të atyre që jetojnë në diasporë.

Pikëpamjet politike të shqiptarëve nuk janë të ndara nga ato të popullatës shumicë atje, kur është në pyetje liberalizimi i vizave, nënshkrimi i marrëveshjes së stabilizim asocimit, apo edhe i inkuadrimit të Malit të Zi në strukturat tjera ndërkombëtare, evro-atlantike, për të harruar më pastaj faktin që të tëra këto benefite janë të përbashkëta, për të gjithë qytetarët në Mal të Zi, janë të përbashkëta ngase janë të ndërlidhura ngusht edhe me realizimn e të drejtave të plota të popullatës pakicë shqiptare, në Mal të ZI, e drejtë ekskluzive e udhëheqjes së pushtetit lokal në zonat e përziera me shumicë shqiptare, si në gjyqësi, në polici, arsim, shëndetësi, kulturë etj.

Po në këtë frymë u mbajtë edhe takimi i organizuar në DuBois, Pensilvani dhe është njëri ndër takimet më të rëndësishme të unifikimit të shoqatave atdhetare... , në Amerikë, që është një sinjal shpresëdhënës për riorganizimin e ri të diasporës shqiptare në Amerikë, si një qëllim i përbashkët shqiptarë në përputhje me realitetin e ri politik në Amerikë, në përgjithësi, dhe interesin e shqiptarëve në veçanti, kudo. Këtë konferencë e udhëhoqi Gjergj Ivezaj, aktualisht kryetar i Shoqatës "Malësia e Madhe" me seli në Michigan. Çështjet e shtruara ishin shumë domethënëse, sigurisht që mendimet ishin të përqëndruara për një Mal të Zi, modern dhe tjetërfare, në kuadër të të cilit do të ketë vend edhe për një komunë të banuar me shumicë shqiptare; a do ta ketë emrin ajo asamble komunale e Malësisë apo komuna e Tuzit, nuk është edhe aq me rëndësi, sa do të ishin të rëndësishme kompetencat e saj politike dhe zhvillimore, duke marrë parasysh gatishmërinë e qytetarëve shqiptaro-amerikanë të këtyre trevave, për të ndihmuar materialisht. Konferenca e mbajtur, edhepse ishte e konceptuar ngusht, përfshiu edhe çështje të karakterit gjithëshqiptarë, arriti suksesin e dëshiruar dhe plotësojë shpresat e shumë bashkatdhetarëve, të cilët u joshën nga videoinqizimet e "AlbDreans.net". Çështja e komunës së Tuzit apo të Malësisë shtron domosdon e bashkëpunimit, në drejtim të harmonizimit të qendrimeve të përbashkëta për të jetësuar realizimin e komunës, jo vetëm si projekt politik, por si nevojë e domosdoshme e realizimit të të drejtave të shqiptareve në Mal te Zi, konform Kushtetutës dhe ligjeve përkatëse të Malit te Zi, që kanë të bëjnë me procesin e decentralizimit si ecuri normale e proceseve integruese dhe e demokratizimit shoqëror. Problemet që u shtruan ishin shumë domethënëse, edhe pse nuk pritej diçka spektakulare nga ky tubim, arsyetojë përgatitjen dhe mbajtjen e tij, edhe per faktin se u prekën çështje shumë konkrete; të kontakteve me zyret e kongresmenëve dhe senatoreve amerikane si: Leven, Piters dhe Engel. Tubimi ishte vazhdimësi e kontakteve të mëhershme të përfaqësuesve të shoqatave, ndër ta avokat dhe politikolog të njohur, në rrethin ku jetojnë, e më gjërë. Ata paraqitën edhe mangësitë e caktuara të deputetëve përfaqësues në Parlamentin malazias.Të zgjedhurit si përfaqësues të shqiptareve ne Mal te Zi, nuk arsyetuan besimin dhe mandatin e fituar nga votat shqiptare deri me tash, edhe për shkak të mos aktivizimit- moskrijimit të klubit të deputetëve shqiptarë, për të koordinuar angazhimet e tyre konform kërkesave të elektoratit në Tuz, e më gjërë. Nuk është ky problemi i vetëm qe i mundonte pjesëmarrësit, sa ishte edhe komuna e Ulqinit, zonë turistike me interes, jo vetëm per Malin e Zi, por edhe për shqiptarët, veçmas, komunë e cila nuk realizon benefite që i takojnë si zonë e rëndësishme turistike, por edhe si grumbulluese e taksave në nivel qendror, ndërsa hargjuese shumë e vogël në krahasim me mjetet e grumbulluara, dmth., vërehet nje diskriminim i theksuar i pushtetit qendror ndaj Ulqinit si në fushën investive poashtu edhe në atë të punësimit. Meqenëse shifrat tregojnë se në Mal të Zi jetojne shqiptarë, më shumë se 7 perqind të popullatës së përgjithshme, atëherë rrjedhimisht edhe punësimi në sektorin e gjyqësisë, por edhe në sektoret tjera te pushtetit qendror dhe lokal do të duhej të jet më e lart se përfundi 1 përqindshi, tash, që është një argument më shumë në morinë e argumenteve tjera për defaktorizim të plotë të faktorit politik shqiptarë, jo vetëm me fajin e qeverisë malazeze sa edhe me mos harmonizimin e qëndrimeve të përbashkëta të deputetëve shqiptarë, të cilët në parlamentin malazez nuk po përqojnë kërkesat politke te shqiptarëve, por më teper po kujdesen per komoditetin partiak, qe eshte nje nder mangesitë e shumta te partive politike shqiptare. në tërë hapësirën politike ku jetojnë shqiptarët.


(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora