E marte, 30.04.2024, 09:18 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Agim Rexhaj jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Degës së LDD-së për New York

E premte, 30.10.2009, 08:52 PM


Lexues i nderuem i zemrashqiptare.net
Sot në posten time elektronike mora këtë leter të cilen po e dergojë per ta publikue ashtu në origjinalë këtu në ZSH jo per tjeter pos per faktin se kjo leter asht domethanse dhe e vlefshme per mue dhe per mendimet që unë i kamë per komplet lidershipin shtetnor dhe partiak pa dallim atje në vendlindjen tonë në Kosovë.
Asht ba ma shumë se nji vitë e disa muej kur po sikur z. Agim Rexhaj tani edhe unë pata dhanë dorheqëje nga posti i Kryetarit të Degës së LDD-së per Norvegji, degë kjo të cilen e pata formue me shumë entuziazem së bashku me z. Enver Seferi që tani asht ushtrues i detyres së Kryetarit të saj.
Unë po marr rrezikun per qortim nga zoti Agim Rexhaj sepse nuk e kamë pyet per të drejten e publikimit të letresë së ti dergue Kryetarit të LDD-së z. Nexhat Daci, leter kjo të cilen me respekt i Madhi Shqiptarë, Burri Agim Rexhaj ma dergon edhe mue. Pra këtë publikim e bajë vetë pa e pyet askend dhe këtë e ceku per faktin që mos të mundet dikush nga langojt e Nexhat Dacit të manipulojë dhe spekulojë me z. Agim Rexhaj per publikimin e kësaj dorheqëje të ti nga posti i Kryetarit të Degës së LDD-së  . Pra pergjegjësin e publikimit e marr unë mbi vete sepse e bana vetë.
Lexues i nderuem, popull i dashtun dhe i shumvuejtun shqiptarë i Dardanisë Martire.
Dorheqja e ime nuk ka mund të jet aq e bujshme per opinionin sepse Selim Hasanaj nuk asht asgja ma shumë se sa nji mergimtarë i thjeshtë që zemren dhe shpirtin e ka prore në tokat e Dardanisë, që krejt cka ka po të jetë nevoja do ja falke asaj toke. Ama të largohet nga LDD-ja nji njeri i kalibrit të Zotit Agim Rexhaj dhe ate ta bajë në mënyren demostrative per njeriun normal ky veprim asht domethanës, asht fanar i drites per ti ik territ në të cilin terr neve masat popullore jemi fut vet me shpresen se Dardania e lirë tash ka njerzit e vetë dhe ata njerz duhet perkrah që ta udhëheqin atdheun drejt zhvillimit dhe prosperitetit, drejtë rrugës evroprendimore, rrugë kjo e trasueme me gjakun e brezave pergjatë historisë, rrugë kjo e ndriqueme me angazhimin profetik të liderve neper breza tue fillue nga Gjergj Kastrioti, Lekë Dukagjini, Pjeter Bogdani, Haxhi Zeka,Hasan Prishtina, Shaban Palluzha, Marie Shllaku, Ymer Berisha, Gjon Sereqi, Ndue Perlleshi, Ahmet Nuhi, Tal Kurteshi e deri te koha e re dhe Dr. Ibrahim Rugova e Adem Jashari me shokë të armes dhe pendes.
Ky ishte qellimi i popullit që ju rrok punës per garen e demokracisë , tue krijue shumsi idesh dhe mendimesh per ta ndertue atdheun. Por cka ndodhi dhe cka po ndodhë?! Nga nji Levizje Kombëtare LDK-ja e dr. Rugovës ngadalë u shkaperderdhë dhe nga gjini i saj duelen shumë krijesa të quejtuna Parti Politike dhe kjo shkaperderdhje ndodhi pikrisht pse anmiku sllav kishte arrit ta fus KRIMBIN E TEJES në trungun e LDK-së. Pas shumë ndamjesh , kur Zoti ne na denojë dhe e muer pranë vetes Dr. Ibrahim Rugovën, subjekti i Ti politik u nda edhe nji herë per të perjetue tronditje fatale. U krijue tash LDD-ja.
Sot atdheu ka shumë parti, janë diku mbi 40 soshë sipas disa shkrimeve.  11 mijë KM katror tokë dhe diku 2 milion e gjysem njerz me mbi 40 parti, fakt ky që tregon se në c`hallë asht Dardania. Unë per veten time jamë bind se sod apo ma mirë me thanë që nga 21 janari i vitit 2006 në Dardani ( Kosovë ) janë këto "PARTI" (jo)politike: LDK-ja, subjekt i llapjanve me orientim fetar dhe aspak kombëtarë, por që mbahet gjallë tue e mashtrue votuesin tue perdor emnin e Dr. Ibrahim Rugovës si dhe si duket tue e detyrue ti bahet MASKOTË këti subjekti edhe vetë familja e Dr. Ibrahim Rugovës vetem sa per ti marr votat e votuesit të vertetë RUGOVIAN.
PDK-ja parti kjo tipike e rrugaqrisë analfabete drenicare ( jo e Drenicasve të vertetë dhe patriot) e cila në bashkpunim me LDK e llapjanve mbushi hapsinat e Atdheut me minare xhamijash dhe si shperblim i kanë mbush xhepat e vetë me dinarin e rublen serbo ruse që ju shperndahet nga pederastet arab.
AKR-ja, parti kjo e biznismenve dhe pisnismenve që Zot dhe atdhe e njohin vetem paranë.
AAK-ja parti e nji lideri jo edhe aq të lakmueshem per shkak të nji të kalueme të quditshme me veprime arbitrare në kohen e luftes, por edhe me disa akuza të randa per krime dhe mafiozllaqe. Publikisht asht pendue per shumcka lideri i saj dhe po të mos ishin disa individ me veprimet e tyne kjo parti ndoshta edhe do vlente të votohet. Megjithate janë largë asaj cka popullit dhe atdheut i duhet.
LDD-ja , parti e re e dalë nga mashtrimi AKADEMIK  që i bani opinionit mbarshqiptarë me trunin e tij mashtrues të permasave akademike interesagjiu i paskrupullt, njeriu ma perfid se edhe vetë Rexhep Qosja, akademik Nexhat Daci i cili sikurse llapjani Fatmir Sejdiu që mashtron popullin me emnin e Dr. Ibrahim Rugovës edhe ky perdorë këtë emen per ti marr votat. Ky njeri asht nji mashtrues , nji intrigash i lig dhe nji njeri bastard që per interesin e parasë do e shitke edhe gruen e vetë e jo ma njerzit që e perkrahen, e ndihmuen, e ngriten dhe i dhanë emen. Fatmirësishtë atë emen vetë ky mjeran e perbalti. Nji shembull. Kandidon per prefekt në Pejë njeriun e komunës së Klinës. Pra kandidon z. Elmi Berisha në vend që ta kandidojë njeriun e Pejes, njeriun që gjatë viteve 80-ta të shek. të kaluem kur ishte nji nga lideret e organizates punuese UTVA në Pejë, stoikisht i pat qendrue klanit proserb të Morinve të Loxhes të cilet ishin manipulue nga kusherini i tyne Rrahmon Morina. Zoti Agim Rexhaj stoikisht i pat qendrue edhe presionit të Dik Vasiqit e të Beqir Hotit dhe derisa u shperngull në SHBA ishte shtyllë e kombit dhe shqiptarizmit per Pejen. Edhe në SHBA patrioti Agim Rexhaj ishte shtylla ma e fortë dhe njeriu ma besnik, ma kyq i të gjitha rrjedhave të periudhes gadi dy dekada të Dr. Ibrahim Rugovës dhe lobimit per Kosovën në Amerikë. Ama z. Agim Rexhaj nuk i falë asgja faqeziut Nexhat Dacit, këtë e bani Elmi Berisha dhe Daci e shperblen me kandidimin per Prefektin e Pejes. Do e shof Elmi Berisha se do e djeg Daci ashtu sikur shumë tjerë që i dogj deri sot. Ikun njerzit e menqem nga organizmat mafioz dhe nga flliqnitë e flliqanave. Të gjitha partitë politike në Kosovë per bindjen time janë të tilla. Mirë ja bane miku bashkvendasi dhe idoli im i pavdekshmi Agim Rexhaj.

Të perqafojë si vëlla nga Sarpsborgu i largët.
Selim Hasanaj
Norvegji
   
___________
From: ***@aol.com
Date: Fri, 30 Oct 2009 09:10:39 -0400
Subject: Doreheqje nga posti i Kryetarit të Degës së LDD-se per New York me Rrethe
To: selimhasanaj@hotmail.com

New York,  29 Tetor 2009
Dega e Lidhjes Demokratike të Dardanisë për New York me Rrethe,
Në vëmendje të Akademik Dacit dhe Kryesisë Qendrore të LDD-së, Prishtinë

Në letrën e datës 15 shtator 2009, të dërguar juve dhe Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, në fjalinë e saj të fundit thuhet: “I nderuari zoti Kryetar, e nderuara Kryesi, ju informojmë se nëse vazhdon praktika e këtillë e injorimit dhe e shkeljes së vullnetit politik të Degës së LDD-së për New York me Rrethe, kjo Degë, përkundër dëshirës e vullnetit tonë, rrezikon të shuhet. Ne, edhe njëherë ua shprehim vullnetin tonë për komunikime e bashkëpunim të frytshëm në frymën e interesave tona të përbashkëta partiake e, mbi të gjitha, kombëtare.”

Ndërkaq, nga ajo kohë e deri më sot, ju, krahas veprimeve dhe sjelljeve të tjera politike të papranueshme për frymën e Degës së LDD-së për New York me Rrethe, keni vazhduar të kultivoni qëndrime të tjera të papranueshme për frymën e Degës sonë, qëndrime këto të cilat, në thelb, janë në kundërshtim me frymën, me statusin dhe programin e LDD-së dhe, mbi të gjitha, në kundërshtim të plotë me frymën dhe filozofinë rugoviane të komunikimeve e të qëndrimeve demokratike. Para se t’ua përkujtoj se sjellja dhe qëndrimi juaj politik ka vazhduar të shfaqet si sjellje dhe qëndrim arbitrar, vetëm dua t’ua them se vullneti ynë i mirë politik e kombëtar, se durimi dhe qëndrimi ynë konstruktiv politik, sipas të gjitha gjasave, është keqkuptuar dhe është keqtrajtuar nga ju.

Akademik Daci, ai qëndrimi juaj, i shfaqur gjatë vizitës suaj të fundit në SHBA, ai deklarimi juaj në po këtë vizitë se juve ju ka bekuar Zoti me trurin e me mendjen, që, siç pohonit, ua ka dhënë me shumicë, dhe se, ajo që keni nevojë të merrni nga ne janë vetëm paratë, qëndrim ky i trajtuar me maturi e me durim nga shumica e Degës sonë dhe nga unë, këto kohët e fundit i shoqëruar edhe nga qëndrime të tjera politikisht e kombëtarisht të pamatura e të dëmshme, ka arritur nivelin e papranueshëm politik. Lidhur me këtë, por duke mos dashur t’i nxjerrim jashtë problemet  e tjera të brendshme lidhur me sjelljen dhe qëndrimet tuaja, një pjesë të të cilave ua kemi shprehur në letrën e 15 shtatorit të këtij viti, vetëm ju themi se ne, me aq sa na ka dhënë Zoti, e Zoti kurrë nuk jep pak, kemi dhënë me sinqeritet, me durim, me dashuri e me përkushtim për atdheun në të gjitha rrafshet, edhe nga mendja,
edhe nga energjia, edhe nga xhepi, edhe nga koha e edhe nga gjithçka tjetër që kemi pasur, sepse kemi konsideruar e konsiderojmë se atdheu, Kosova e shqiptarizma ka nevojë për gjithçka që është e mbarë.

Akademik Daci, në fund të tekstit të kësaj dorëheqjeje nga pozita e Kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë për New York me Rrethe,  ua përkujtojmë se fryma juaj e komunikimit, frymë kjo e cila është në kundërshtim me mendimin demokratik, se qëndrimi juaj arbitrar lidhur me proceset e vendimmarrjes, i cili mohon pluralitetin e qëndrimeve, konsensusin dhe lirinë e vendimit politik, e rrudhin hapësirën dhe mundësinë e veprimit dhe të qëndrimi të frytshëm politik e kombëtar. Së këndejmi, duke mos dashur të jemi në shërbim të arbitraritetit politik e partiak të individit, por të programit partiak, politik e kombëtar, duke mos dashur të jemi në shërbim të mentalitetit i cili refuzon frymën demokratike të komunikimeve, të bashkëpunimeve e të veprimeve të përgjegjshme, ua them se dorëheqja ime nga pozita e Kryetarit të Degës së LDD-së për New York me Rrethe është e parevokueshme.

Me respekt,
Agim RREXHAJ


(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora