E premte, 02.05.2025, 12:38 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Reagim kundërshkrimit tendencioz të Halil Matoshit për kryeministrin e Shqipërisë

E shtune, 10.10.2009, 07:50 PM


Reagim kundërshkrimit tendencioz të Halil Matoshit për kryeministrin e Shqipërisë zotin Sali Berishën

Mesazhet folklorike nga vizita e Berishës na lënë jashtë Evropës  

Reagim kundër Analistit Halil Matoshit

Nga Asllan Dibrani

Zotëri analist Halil Matoshi, Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha  gëzon një simpati të kosovarët  duke u mbështetur në gjuhën e argumenteve që ndriquan në të gjithë sferat e hapsirës shqiptare,  argumentoj vetën  si një politikan i pa krahasueshëm në reformat  dhe ndryshimet që i bëri Shqipërisë, një politikan siq është Berisha në sinjalet e një lideri të vetëm të kombit  është shumë e natyrëshme që shqiptarët e Kosovës  kanë shprehur emocionet e veta  edhe rrugëve të kosovës siq thuani ju si një tribun duke e pritur   me dhurata dhe  dekorime etj. Jehoi me një reflektim të fuqishëm prezenca e viztës së Sali Berishës në Kosovë  duke i përmbushur  vyrtytet e një patrioti ,burrshteti,intelektuali,shkenctari dhe një arkitekti  ma të  spikatur dhe ma të merituar i  kauzës shqiptare siç ceku edhe kryeministri i Kosovës  zoti Hashim Thaqi  në deklaratën e tij pranë  mediëave.Zoti  analist Halil Matoshi në çdo vend të botës  universiteti  është  çerdhja e vetëdijës ku  pregaditën kuadro  të shkencës, kulturës, artit politikë etj ,me një fjalë është koka e trupit të   çdo populli prandaj edhe Universitetin e Prishtinës  e rangojë si të këtillë,ku baza thmelore e  prishëjes së themeleve të ish Jugosllavisë ,pikërisht këtu u fillua  në Universitetin tonë të Prishtinë,prandaj  zoti Berisha pikrisht nga  ky Universitet  u dekorua për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në Arsim dhe Shkencë edhe për çështjen shqiptare, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka marrë titullin më të lartë që ndan Universiteti i Prishtinës - “Doctor Honoris Causa”.Zoti analist  sipas jush Universiteti  i Prishtinës  duhet të gjykohet  për këtë gjest  qe ju bë  Dr. Sali Berishës një nderë, me një pritëje madhështore  duke e vlerësuar  me figurat ma të ndritëshme,duke e krahasuar edhe me figura ndërkombëtare  qe vetëm njerëzve të kalibrit të tij  janë dekoruar ma parë nga Universiteti i Prishtinës.

Për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë për çështjen shqiptare e në veçanti për Kosovën e pavarur e demokratike, presidenti Fatmir Sejdiu,  dekoroj kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën me“Medaljen e Artë të Lirisë”.Kryeministri i Shqipërisë  u nderua edhe me  një mirënjohje" Qytetar nderi i qytetit të Prizrenit" në qytetin  historik të Prizrenit një qytet që la gjurmët e veta   në interesin kombëtar.Dr. Berisha pos  suazave  të kornizës shqiptare  me dhjetra mirënjohje ,dekorime  dhe falmnderime mori edhe nga popujt tjerë  të arenës ndëkombëtare.

Kryeministri Berisha e pranoi këtë medalje pas një fjalimi që mbajti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne. Ai tha se “Medalja e lirisë” përbënë një akt krenarie, për të gjithë kontributin që qytetarët e Kosovës kanë dhënë për lirinë e kombit, për lirinë e rajonit dhe më gjerë.Pastaj  zoti analist edhe këtë gjest sipas teje duhet të gjykohet sepse zoti Berisha pos elektoratit në zgjedhëjet në Shqipëri që i fitoj  ky po del  vetvetiu nje tribunë  kombëtar dhe një lider  i moderuar e jo siq e quani ju në formë cinike një politikan tip veriu, ku  ju bëni një ndasi krahinore, sepse ai dha maksimumin e një intelektuali në proprcion me rrethanat e sistemit shoqëror që trashigoj Shqipëria pas sistemit komunist,

 Dr.Sali Berisha vlersohet si politikan i suksesëshëm pas aq kunderthënjeve te mbarëvajtjes së zhvillimeve në Shqipëri.Ju zotëri Matoshi i vlerësoni emocionet e atdhedashurisë të theksuara pranë publikut kosovar nga Berisha për çështje kombtare si folklor, prap eshtë gabim i juaj se Berisha është një promotorr i zhvillimit të Shqipërisë një kohësisht edhe i zhvillimit të Kosovës vetëm më rrugën që solli deri në Kosovë nga Durrës, ai bëri një kryevepër për kombin shqiptar.

Ndikoj në fushën ekonomike, politike dhe kulturore në të dy anët e kufirit.Për dobësitë e qeverive tona në Kosovë ,për korrupscionin dhe keqmenagjimin Berisha nuk mbanë përgjegjësi ,ai arriti ta ndali korrupcionin dhe  bëri reforma të mëdha në Shqipëri.

I arrestoj  grupet  kriminale anembanë botës që kryen vepra kriminale në Shqipëri.Zoti analist ti gjykoje mosfunksionimin e gjendëjes politike dhe juridike në Kosovë që para syve tu sillën vërdallë hajnat ,korrupcioni dhe kriminelët dhe e zvarrisin sovranitetin dhe integritetin e Kosovës drejt integrimit në arenën  ndërkombëtare,dhe  hecjes përpara sipas propozimeve të njerëzve me pikëpamje kombëtare siç eshtë Zoti Sali Berisha.Sa i perket deklaratave të zozit Berisha që ju kanë tremb aq shumë juve  që po mbesim jashtë Evropës mos u merakos se kjo politikë evropiane na ndau në 5-6 shtete në Ballkan!

Politika ndër kombëtare që është duke e ndjekur  Berisha me stafin e vet janë  të arritura të pa mohushme  se ne saje të politikë së Berishes sot Shqipëria u radhit në shtetet ma të fuqishme në kuadrin e Natos ,shtete me një siguri të plotë ndërkombëtare.  
Mardhënjet me fqinjët siç theksoni zoti analist sipas jush duhet ti pëmirësojmë me Malin e Zi dhe me Maqedoninë po si mund të pëmirësohen mardhënjet me këto shtete pa kurfar kushtzimi paraprak që vëllezërit tanë nuk i gëzojnë të drejtat elementare në këto shtete si rast konkret Maqedonia artificiale  pa as një element nacional të shtetësisë ,  as sllavë kompleht,as bullgarë kompleht as grekë  kompleht  me një  "nacionalitet " asnjëjs dhe të dyshimt,me  një histori 60 vjeçare e themeluar me rastin e themelimit të ish Jugosllavisë pas luftës së dytë botërore, e sot ta cenon preiardhjen tënde si komb ndër ma të lashtit e rajonit. Si more zotëri Matoshi sipas jush rrjedh mendimi që t'ju kërkojmë edhe falje fyerjet që na u bënë botërisht para pak ditësh nga Enciklopedia sllavomaqedane  duke e  nxitur provokimin ma të rënd  të destabilizimit  në rajon.Zoti Berisha poenat ma të mëdhaja që i perfiton si politikan  është se nuk  rrin qingj  pran  faktorit ndërkombëtar as kukull kur është në pyetje  interesi kombëtar  siç ishte  rasti  i shprehur gjatë kësajë vizite se“Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të ndryshme, por një komb. Nuk ka askund dy kombe shqiptare, dy kombe serbe dy kombe kroate etj. Por, ato nuk janë vende të huaja dhe ky koncept duhet të largohet, jemi vëllezër”të një gjaku ,kulture  dhe gjuhe .Boll ma që ta luajm  rolin  vetëm duke u mbrojtur  pran fqinjve sllav me agresivitetin e tyre  erdhi ngushtimi i trojeve shqiptare besoj se e din edhe ti dhe çdo  shqiptar!Zoti Halili  këto  koncepte  dhe qëndrime të lidershipit shqiptar   i  trembin vetëm zyrtarët e  Rusisë dhe të Serbisë siq quan  pluhr këto ditë  pë vizitën e Sali Berishës në Kosovë e jo kurrësesi miqët tanë amerikan  dhe shtetet aleate që e njohën pavarësinë e Kosovës.


(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx