E diele, 28.04.2024, 08:57 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Mbramje letrare e boshnjakëve në Sarpsborg...

E marte, 06.10.2009, 06:22 PM


MBRAMJE LETRARE E BOSHNJAKVE NË SARPSBORG NË PERVJETOR TË SHKRIMTARIT NORVEGJEZ KNUT HAMSUN DHE MENDIME PER ISMAIL KADAREN

Nga Selim Hasanaj

Këtu në Sarpsborg asht nji grup i konsiderueshem i mergimtarve boshnjak. Sikur neper të gjitha grupet e minoritetetve të mergimtarve edhe këta janë të shtresave të ndryshme. Unë personalisht sado që nji pjesë të madhe të jetës time e kamë ba së bashku me boshnjak, pra ishte koha e jetes sime stuentore kur dhe punoja në Lubjanë të Slovenisë dhe kur në vendet e punës kisha kolegë boshnjak, megjithate asnjiherë nuk kamë pas ndonji simpati per këtë popull që per bindjen time asht i pa identitet kombtarë cka e banë edhe popull pa identitet apo percaktim fetar. I thash këto sepse sado që në dy dekadat e fundit shumcka ka ndryshue dhe sod Sarajeva dhe qytetet tjera të Bosnes dhe Hercegovines i ngjajnë Teheranit apo Riadit, prap se sprap njeriu i kujdesëshem nese i percjel me vemendje boshnjaket do shef se ata imitojnë islamizem se në realitet janë dicka tjeter e cka janë nuk do e elaborojë tash ketu, por e them shkurt se janë grup njerzish me identitet kombëtarë të humbun ndersa identiteti fetar si popull musliman nuk u shkon sepse teper gjatë ata janë shtyp dhe asimilue per ta formue kombin artificial JUGOSLLAV. Këta kanë vetem identitet shtetnor, pra janë shtetas të nji teritori me sovranitet dhe kufinjë të caktuem e të pavarun.
E bana qellimisht këtë rezyme të shkurter per boshnjaket sepse kamë ndermend të bajë nji krahasim mes këtyne dhe shqiptarve.
Në mesin e boshnjakve këtu unë kamë nji mik të mirë i cili në realitet asht i lindun në nji teritor dikur shqiptarë dhe edhe ai vet ka rranjë dhe origjinë shqiptare. Pra kamë fjalen per zotni Uzeir Bukviq i lindun në Bjelopole të Sanxhakut. Ky asht nji gazetar, reporter, rezhiser filmi, shkrimtarë dhe publicist i njoftun dhe me nji fjalë asht nji intelektual i mirfilltë me të cilin asht kënaqësi të takohesh sepse asht njeri i gjithanshem, asht mik i mirë dhe i sinqertë dhe gjithmonë gjen dicka të re per të të rrefye sa herë që e takon. Asht nji enciklopedi në vete. Ky zotni në bashkveprim me disa miq të vetë këtë vit organizojë mbramje letrare të boshnjakve në 150 vjetorin e shkrimtarit të madhë norvegjez me renome botnore Knut Hamsun. Nji grup prej disa krijuesish boshnjak udhtuen neper qytetet Trondhajm, Bergen, Oslo dhe mbramë me 05.10.2009 ishin edhe në Sarpsborg ku organizuen me shumë sukses mbramje letrare të krijuesve boshnjak.
As ky informim nuk asht qellimi i shkrimit tim këtu.
Unë po shkruej dhe jamë i indinjuem dhe i deshpruem në popullin tim, pra në minoritetin shqiptarë në Norvegji si dhe në pergjithsi në të gjithë shqiptaret.
Neve ishim në këtë shtet kur grupe të refugjatve boshnjak erdhen në Norvegji. Neve ishim perkthyesit e tyne gjatë sistemimit të tyne në jeten norvegjeze. Sod këta njerz sado që ma naltë i deklarova ( per bindjen time) të paidentitet, megjithate këta denjsishtë po demostrojnë identitet dhe kulturë, po demostrojnë dhe prezentojnë vlera dhe nuk asht qudi se sod neper qytetet norvegjeze pothuej nuk ka institucion ku nuk asht i punsuem nji boshnjak. Neve shqiptaret askund, dhe asgja.
Mbramja letrare e mbramshme më la pershtypje me nji organizim të jashtzakonshem këtë mbramje musafire ishte edhe Ambasadorja e Bosnes dhe Hercegovinës në Norvegji e cila mbajti nji fjalë rasti dhe i pershendeti të pranishmit. Në këtë mbramje letrare  veq prezentimeve të veprave të krijuesve të shumt ishte prezent edhe artisti i kangëve tipike boshnjake të ashtuquejtuna sevdalinke z. Arif Allajbegoviq i cili i mahniti të pranishmit me gitaren e tij dhe me zanin e tij fantastik. Mosha nuk kishte lanë gjurmë te ky artist.
Aty me veprat e veta prezentuen këta krijues: z. Meho Barakoviq, poet ky me disa dhjetra vepra dhe i perkthyem në disa gjuhë. Z. Dino Prohiq nji krijues i ri i cili kishte dy vepra letrare të botueme. Z. Enes Topalloviq, nji poet i mrekullueshem dhe nji njeri me shpirt krijuesi. Z. Vehid Guniq, nji gazetar dhe shkrimtar i njohun i cili ka 37 vepra të zhanreve të ndryshme letrare, dhe miku im z. Uzeir Bukviq i cili nga koha e qendrimit të ti këtu në Norvegji ka botue dy romane dhe mbram e bani prezentimin e tyne.
Krejt këto të dhana po i shkruej jo pse po du ti bahem informator lexuesit të zemrashqiptare.net se cka kanë ba boshnjaket sepse kjo atyne nuk ju intereson, unë thjeshtë po due të dalë te nji temë e cila ka dy dekada që pamëshirshem perplaset neper faqet e gazetave tona, neper faqet e blogave të ndryshem dhe edhe neper seminare deri edhe në ndeja të kafeve. E kamë fjalen per shkrimtarin shqiptarë të permasave botnore z.Ismail Kadare.
Në këtë mbramjen letrare të boshnjakve në fjalen e saj pershendetse ambasadorja e Bosnes dhe Hercegovinës ( nuk ja mbajta mend emnin) mes tjerash gjatë fjalimit të saj per krijuesit nga Bosna permend dhe mburret me nobelistin Ivo Andriq.
Gazetari dhe shkrimtari Vehid Guniq, ma vonë poashtu per tu mburr tek norvegjezet ai vec Ivo Andriqit si nobelist , permend edhe nji nobelist kroat në lamin e kimsë të cilit edhe i kishte kushtue nji veper letrare, por ai permend (tue e potencue se ishte shqiptare e lindun në Shkup) edhe Nanë Terezen si nobeliste.
Unë që isha aty së bashku me mikeshen e familjes time zonjen Lisbeth Johanson, dhe që isha prezent per hir të kurreshtjes dhe mikut Uzeir Bukviq, mbeta i befasuem nga ato që i tha zonja Ambasadore dhe shkrimtari Vehid Guniq.
Aty per aty më shkojë mendja te elaborati famkeq i Vasa Qubrilloviqit dhe Ivo Andriqit per gjenocidin që parashofshin per boshnjaket musliman dhe per shqiptaret musliman në trojet e veta ethnike por tash të okupume nga nji krijesë artificiale që quhej Jugosllavi. Si shqiptarë me natyren e rrebelit dhe idhnak intimisht e shava edhe amabsadoren edhe z. Vehid Guniq.
Ama kur mu kujtuen shkrimet e Rexhep Qosjes dhe të langojve të tij si dhe shkrimet e shumë shqiptarve tjerë kunder Ismail Kadares, kur mu kujtuen faktet se saherë që vjen koha e prezentimeve per kandidaturë per cmimin Nobel per letersi dalin si urithat mas shiut nëper livadhe dhe ngrejnë kryet kuca dhe bolluca dhe shkruejn e shkarravitin gjithcka tue udhëheq kampanje per ta pengue kandidaturen e këti shkrimtari të madhë me permasa botnore.
Dakord, per momentin po dakordohem me të gjithë ( veq Rexhep Qosjes se me te nuk pajtohem kurr dhe per asgja), i paska sherbye Kadare sistemit të Enver Hoxhes, paska sulmue Gjergj Fishten, paska ik per ta shpetue kokën dhe paska lanë popullin në huti e sa e sa akuza tjera që i mveshen me e pa të drejtë këti gjeniu të letrave. Ama a nuk po del kjo se sipas këtyne mendjeve po u dashka të vriten i gjithë populli shqiptarë që per pes dekada jetojë dhe votojë, ndertojë dhe shkatrrojë mirë dhe keq gjithcka në Shqipni?! A mos po mendojnë ata që po lobojnë kunder Ismail Kadares se historia e kombit duhet të startojë të shkruhet dhe adhurohet vetem pasi ta fshijmë egzistencen e dy tri gjeneratave të popullit tonë dhe atë histori ta fillojmë së shkruemi nga dita që anti Kadare-ve ju lindi inati kunder Kadares. Per mos me e zgjatë unë per veten time e them se sonte pas atyne fjalve dhe prezentimeve me mburrje të ambasadores së Bosnes dhe Hercegovines ( muslimank me emen dhe mbiemen) dhe të shkrimtarit Vehid Gunic per nobelistet e hapsines gjeografike të (sikur i thanë ata) Ballkanit, ku mes tjerve nobelist permenden me respekt edhe Ivo Andriqin, nuk kamë fjet tanë naten. Mendja më shkonte gjithandej dhe panderpre mendoja: A KA NJERI SHQIPTARË QË E DOJNË SHQIPTARET?! Nuk e gjeta asnji. Gjergj Kastrioti HERO jo veq kombtarë por edhe nderkombtarë dhe edhe mas gjasht shekujsh të vdekjes së ti shahet nga shqiptaret. Neve e shajmë ndersa komshit mundohen ta pervetsojnë dhe bajnë të vetin. Nana Tereze humaniste e nderueme dhe respektueme nga krejtë bota, e Lumnueme dhe e shpallne e Shejtë, shahet në format ma të poshtra nga shqiptaret. Ibrahim Rugova njeriu që u respektue nga të gjithë lideret ma me renome të botës dhe njeriu që i vuni themelet e shtetit të Dardanisë shahet në mënyrat ma pise nga shqiptaret. Shqiptaret, ky popull arkaik, me traditë dhe kulturë, me "trimni e histori të pakrahasueshme me asnji popull", pra me tipare këto që njani tjetrit ja shurdhin veshet derisa pijnë qaj rusi dhe derisa fllucpatin menza e raki neper kafene gjithandej po dalin se krejt cka e thonë e thonë se e kanë mesue permendsh brezë mas brezi dhe se vetem këto refrene "patriotike" u  lanë per trashegim brezave të ardhshem. Po del se shqiptarin e VRET E BUKURA dhe e CMEND E VERTETA. Po del se shqiptari asht nën nivelin e boshnjakut, pra nen nivelin e Hases dhe Huses personazhe këto të batutave perqeshes antiboshnjake.
Per tu mburr para vendasve norvegjez, per ti demostrue vlera norvegjezit boshnjakja dhe boshnjaku perdorin mjeshtrisht edhe reputacionin dhe emnin e anmikut të tyne të perbetuem Ivo Andriqit, perdorin edhe nobelist kroat dhe humanisten shqiptare , ndersa neve që e kemi atë fatë dhe ajo nobeliste asht e jona, neve që e kemi edhe Ferid Muratin nobelist në vend që të lobojmë dhe ta bajmë edhe nji nobelist tjeter neve lobojmë që ai mos të kandidojë.
Jamë shumë i bindun se mergata shqiptare këtu në Suedi, Norvegji dhe Danimarkë do mjaftonte të angazhohet që Ismail Kadare ta fitonte cmimin Nobel. Unë i pyes anti njerzit e Kadares. Cili shkrimtar tjeter shqiptarë pos Ismail Kadares ka shansa ta marr cmimin Nobel? Gjene nji dhe hajde pra ta harrojmë Kadaren dhe ta kandidojmë atë tjetrin. Unë mendojë se nuk ka randsi kush asht ai, por me randsi asht të kemi nobelist. E themë se në letersi pos Ismail Kadares ashkush tjeter nga neve per momentin nuk ka shansa. Andaj i ftojë të gjithë ata ( pos Rexhep Qosjes se ai nuk ka mend) që kundershtojnë Ismail Kadaren ti thirrin mendjes dhe arsyes dhe njiherë e pergjithmonë ta nderpresin kampanjen anti Ismail Kadare. Me gjithë gabimet që padyshim i ka ba Ismail Kadare asht i vetmi krijues shqiptarë që tash ma veq ka ba emen ne mbarë botën dhe neve me emnin dhe vepren e ti duhet të mburremi dhe jemi krenar e jo ta shajm, dhe jo ti urrejm dhe shantazhojmë atë emen dhe ato vepra të këti gjeniu të letrave të shkrueme.
Ua mora lakmi boshnjakve per menqunin e tyne ku per të perfitue respekt dhe simpati edhe anmikun e vetë ma të madh e pervetsojnë. Neve nuk kemi nevojë per pervetsime. Neve e kemi GJENIUN dhe ai do mbetet i tillë dhe amblemë e jonä vetem nese neve e lajmë rahat e nuk e shajmë.
Dhe edhe nji gja sado që Ismail Kadare ka mohue dikur vepren e Gjergj Fishtes ( per cka ka kerkue falje ma vonë) ai nuk ka arrit ta zhduk atë veper as at emen. Gjergj Fishta mbet kreu i poetit patriot, mbet kreu i atdhetarizmit të  njeriut .Mbet SHTYLLË E KOMBIT. Ismail Kadare ka pas sulmue dikur edhe dr. Ibrahim Rugoven dhe edhe per këtë kerkojë falje dhe në fund duel perkrahsi ma i fortë i Rugovës. Unë mendojë se vetem njrzit e mëdhenjë kur punojnë ndodhë që edhe gabojnë, por nese ata kerkojnë falje per gabimet e deshmojnë madhështinë e tyne. Padyshim Ismail Kadare e deshmojë edhe se asht njeri i madhë. Por edhe mos të kishte kerkue falje Fishtes dhe Rugoves ata prap do ishin ata që i banë veprat per të kjen. Dhe Kadares do i mbetej vetem koria. Kjo vlen edhe tash per Ismail Kadaren kur sulmohet nga shumë anë dhe jo gjithëher nga njerz të nivelit. Të nivelit Kadare janë të pakt sod në mesin e shqiptarve.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
06.10.2009


(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora