E premte, 02.05.2025, 08:21 PM (GMT+1)

Mendime

Baki Ymeri: Çapaçulja e Puçalenit, apo: Kur gënjeshtrës i bien brekët

E shtune, 03.10.2009, 11:11 PM


B. Ymeri (student në Vienë)
B. Ymeri (student në Vienë)
Çapaçulja e Puçalenit, apo: Kur gënjeshtrës i bien brekët


Nga Baki Ymeri

Përshesh politik, provincionalizëm, hipokrizi, pandjeshmëri dhe papërgjegjshmëri. Mendime të ngrysura, kujtime të krisura dhe gënjeshtra me bisht. Kur gënjeshtra mbetet pa brekë del sheshit e vërteta se majmuni punon për lekë. Autori i “Kujtimeve” është  një gënjeshtar i prekur nga paranoja ballkanike e grandomanisë, një ves i keq nga i cili vuajnë gjithë kundërshtarët e demokracisë. Shqiptari që leh kundër shqiptarit ende i ka lakmi lekët e diasporës. Thonë se botimin e gënjeshtrave të këtij butaku ballkanik kundër shqiptarëve të dëshmuar për atdhedashuri e ka financuar Xhemil Zeqiri me 1.000 euro, edhepse nuk besojmë që Xhemili të dijë gjë, ngase ai jeton në Danimarkë, ndërsa autori jeton në Çarshi të Epër dhe Sokak të Poshtër, atje ku patriotin e bëjnë idiot dhe idiotin patriot. Kujt t’i besosh më parë, Bedri Sinanit, Sllobodan Matevskit, Zaim Beqirit të Puçalenit apo Rëzvan Vonkut të Bukureshtit që e shpalli autorin e këtij shkrimi "irredentist shqiptar që i grish gjithë shqiptarët e botës për krijimin e Shqipërisë së Madhe" (Cronica Romana, 28 shkurt 2001), duke kërkuar që qeveria rumune të marrë masa kundër meje! Edhe njëri edhe tjetri plasojnë gënjeshtra kundër të tjerëve për t’ia rritur namin vetvetes. Ku qëndron puna!
Puna qëndron te një varg gabimesh që ndërlidhen me cënimin e prestigjit të njeriut. Gabimi i parë fillon në faqen e dytë, atje ku përmendet bashkëshortja e një historiani shqiptar, emrin e së cilës e ka vënë për të shitur çallam, pa dijeninë e saj. Thonë se pas redakturës së librit fshihet emri i papërmendur i një enveristi të dëbuar nga trojet e demokracisë, dhe thonë se kontribut për botimin e librit ka dhënë edhe çuni i një udbashi që merr pension nga Beogradi (!). Thonë më tej se shqiptarët e prekur nga flatrat e engjëllit e kanë bojkotuar promovimin. Pse? Ngase e kanë ditur paraprakisht se Zaim Beqiri e bën mizën buallicë dhe kërkon lesh në lëvore veshë duke e kultivuar shpifjen si instrument intrigash për përçarje dhe mosbesim. I nderuar mik, na shkruan një dashamir: “Dëshira ime ka qenë dhe mbetet pengimi i dezinformatave që lidhen me ty. Sidoqoftë, asnjë dezinformatë nuk mund ta zbehë respektin që kam për ty” (Bardhyl Mahmuti). Dezinformatat e këtij miku të mykur i dimë para se të dalë libri nga shtypi, ngase Zoti na ka pajisur me energji nukleare për shpartallimin e propagandave antishqiptare.
Në bazë të shkrimeve tona prezente edhe në google.com mund të verifikohet e vërteta se “Zaim Beqiri e qindra atdhetarët të tjerë dënohen me burg të rëndë nga autoritetet pansllaviste të Shkupit për ngritjen e flamurit kombëtar në Tetovë.” Këtë e kemi thënë dikurë, por koha nxjerr në pah anën tjetër të medaljes se më kot ka ndenjur në burg derisa i bie të mirës me shqelm, derisa gënjen dhe rend si një qen pas djersës së mërgimtarëve tanë për t’ia sponsorizuar “Kujtimet” e krisura me një varg gënjeshtrash alla/zaimiste për alimentimin e pulave të Puçalenit. E dinë fare mirë marksist/leninistët se shqiptari digjet për komb dhe atdhe, se shqiptari derdh djersën e ballit dhe shkrin pasurinë për t’ia ngritur shtëpinë me bazen bacit Zaim, bacit Rexhep dhe bacit Adem. I pari s’e meriton ndërsa i treti e meriton ngase nuk merret me thashethemet e çarshisë por din t’i bëjë balëë Serbisë. Sipas Minella Aleksit, një shqiptar i ditur ka thënë se shqiptarin e vret e bukura. Kështu ngjet edhe me Çapaçulen e Puçalenit. Mos vallë duhet ta injorojmë gjalin e las Ajvaz dhe t’i ngrejmë përmendore Zaimit në Puçovllas, pyet Kika i Malës te Përroi Hallës. Sot mund të themi se lavdia e një shqiptari i pëlcet shpirtin një shqiptari tjetër. Çapaçulja nuk ka lidhje as me bukurinë dhe as me atdhedashurinë.  Të jesh atdhetar i lindur dhe të veprosh tërë jetën, kudo dhe kurëdo në shërbim të shqiptarizmi, don të thotë të jesh engjëll.
Kështu i patëm shkruar Bardhyl Mahmutit para dy muajsh, duke shtuar se ate që jemi duke e bërë ne, që nga demonstratat e Tetovës (1968) e deri në këto çaste (2009), për afirmimin e kombit shqiptar në përmasa kombëtare e ndërkombëtare, nuk e ka bërë as Zaimi dhe askush tjetër në ato troje, “ndaj të lutem printoje këtë letër dhe epja babait tënd ta botojë si dokument në ballinën e librit të Zaimit i cili gënjen, gënjen dhe gënjen. Janë do gjëra që zotrote nuk i di ngase je më i ri se ne.” Është e vërtetë se shumëkush prej nesh kemi gabime që jemi duke i përmirësuar me punë, por kurrë nuk mund të përmirësohen lehjet e çapaçules kundër Sali Berishës apo autorit të këtij shkrimi. Agron Tufa shkruan për Komplekset e Kopilit, edhepse sintagmën Kopilat e Kombit e kam permendur qysh para 15 vitesh në shkrimet e mia kundër atyre që na turperojnë në botë. Një nga këta kopila me përvoje socialiste për denigrimin e vlerave shqiptare të demokracisë ështe edhe tovarish Kopi Kyçyku, nxirrës letrash, fondator i revistës Haemus (alias Haje Musë!), perkthyes, llapaqen dhe batakçi. Tani na del në sqenë edhe një batakçi tjetër që shkruan një libër me trillime fantasmagorike kundër shqiptarit që i ka ofruar mikpritje. Po të ish mamaja ime gjallë do të t’ia priste shkurt/e/shqip: Haram të qoftë shkolla! Të ndotish faqet e librit me fjalë pise (si “mut” etj.) siç vepron Zaimi, don të thotë të jesh dështak, butak dhe halabak.
Thonë se Zaimi e përmend Demir Seferin për të keq dhe Muzafer Demirin për të mirë, edhepse, edhe njëri edhe tjetri ishin më të sinqertë se Çapaçulja e Puçalenit që e qelbte ekologjinë e dhomës nga duhma e çarapëve të palarë. Fragmentet ku ai permend data dhe genjeshtra si pasojë e fantazisë së tij të sëmurë, nuk kanë të bëjnë me të vërtetën. Ne nuk patëm kohë t’i kundërvihemi para se të dalë libri nga shtypi, por gjetëm kohë për t'ia tërhequr vërejtjen përmes recensentit të vet që t’i mënjanojë shpifjet dhe gënjeshtrat kundër nesh. Ku mund t’i bindish (k)akademikët e Shkupit t’i mënjanojnë shpifjet antishqiptare nga Enciklopedia, apo kokëfortësinë e mushkës ballkanike t’i mënjanojë intrigat nga “Kujtimet” e lindura si një fëmije i gjymtë! Fjalën e kemi për librin e shokut Zaim, si pasojë e të cilit ende nuk e kemi ndër mend të dalim në ring me një serë të vërtetash që do t'ia zbehin “vlerën” si autor, si drejtor dhe si bashkëpunëtor i shërbimeve të fshehta të djallit. E para, se babai i tij, stalinist i përbetuar në kohën e Rankoviqit, e ka spiunuar babain tim te komandiri i "milicisë" në Veshallë (1946), e dyta, se një familjar i tij ka qenë "njeriu" besnik i kryeshefit të policisë politike në Tetovë, dhe e treta, se Çapaçulja e Puçalenit ka qenë instrument i (pa)vetëtdijshëm i krijimit të një grupi patriotik me fotografinë e Enver Hosxhës, sipas direktivave të UDB-es. (Ka dhe më)

Post Scriptum

I nderuari Baki, E lexova këtë tekst dhe të them të drejtën se sikur pak m'u duk e mjegulluar sikur ta lexoja tërë këtë libër, ndonëse e kam të qartë se për çfarë bëhet fjalë. Nuk ke nevojë të shqetësohesh aspak, sepse unë imtimisht, nga ajo që lexova  në dokumentat e gjyqit që i kishe skanuar, e vërteta është absolutisht në anën tënde. Dua të them se unë u befasova për të kaluarën tënde, përkatësisht për përndjekjet policore që t'i paskan bërë, ndaj tani, edhe më shumë më ngrohet zemra që të kam mik. Prandaj, të them edhe një herë nuk ke nevojë të shqetësohesh dhe të bëhesh pre e një myku, e një sajese të një intriganti. Të tilla botime, beso se më nuk pinë ujë, sepse që moti jemi "ngopur" me këso pamflete. Aq shumë është nëpërkëmbur nocioni patriot, sa që nganjëherë më vjen të them se më i lumtur do të isha sikur dikush të më thotë tradhëtar, se sa patriot. Ndaj edhe ky botim, beso, se nuk ka jetëgjatësi, sepse, ta them me bindje qind për qind, përmbajtjes së saj askush nuk do t'i besojë. Nuk do t'i besojë sepse, opnioni shqiptar, ai i vërteti, ai që duhet ta dijë, e di se kush je ti dhe kush është Zaim Beqiri, të cilit ia kam dëgjuar vetëm emrin. Nuk e meriton ai që t'i përgjigjesh këtij pamfleti, sepse do t'i bësh shërbim të madh, do t'ia promovosh librin dhe do ta shtosh kurreshtjen e njerëzve që ta lexojnë. Ai nuk e meriton përgjigjen tënde.
Mos harxho energji që t'i përgjigjesh shpifjeve. Bagazhi yt është me tonë i rëndë, sepse ke kontribuar e kontribon për shqiptarizmin, ndërkaq për Zaimin nuk kam dëgjuar të ketë bërë diçka të veçantë. Nuk ke nevojë që t'i përgjigjesh të pavërtetës, shpifjes, sepse është e kotë. Ndërkaq, atë që ai e ka shkruar i qoftë për nder atij, por një ditë kur do t'i kujtohet e vërteta, gjithsesi do ta brejë ndërgjegja, ndonëse do të jetë vonë. Por ai thjeshtë do të jetë problem i tij dhe vetëm i tij. Duesh t'i qëndrosh besnik arsyes dhe të vërtetës, e cila është në art, në letërsi, në produktet magjike shpirtërore. Kjo është madhështia ndonëse, shpesh edhe duhet sakrifikuar, siç me siguri ke sakrifikuar edhe ti. Ndaj, miqësisht do ta kisha shprehur një këshiilë. Leje atë njeri dhe atë botim të tij pa vlerë, se ai e ka të garantuar harresën! Ku është harresa është edhe pluhuri, por edhe rrjetat e marimangës, por edhe lagështia, myku, kundërmimi i keq. Kjo është e vërteta e asaj që ty të mundon. Ti e di atë thënie të shenjtë të Jezu Krishtit: "O At! Faljua fajin se nuk janë të vetëdijshëm çfarë bëjnë". Qofsh i uruar dhe me shëndet të mirë për vepra të reja. Sh. H. (30/09/09)
I ndjekur nga UDB-a
I ndjekur nga UDB-a
Bakiu me flamurin e Rumanise ne balle duke e mbrojtur Kosoven ne Bukuresht (31 mars 1999)
Bakiu me flamurin e Rumanise ne balle duke e mbrojtur Kosoven ne Bukuresht (31 mars 1999)
6 vjet burg te rende pse kerkonte te drejta te barabarta per shqiptaret e Maqedonise
6 vjet burg te rende pse kerkonte te drejta te barabarta per shqiptaret e Maqedonise



(Vota: 13 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx