E shtune, 03.05.2025, 12:07 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Kombi ''Kosovar''

E merkure, 30.09.2009, 11:03 PM


Kombi ''Kosovar''                           

Nga Faik Krasniqi
 
Mbreme ne oret e vona te nates, ndoqa ne TV TopChannel, emisionin e gazetarit Alban Dudushi, me temen ''Kosovar apo Shqiptar''.
Ne kete emision per te debatuar rretha kesaj teme, ishin te ftuar analistet e njohur  nga Kosova, Halil Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu,qe njeheresh njihen edhe si ithtar te flakte per krijimin e kombit ''Kosovar'', analisti i njohur nga Shqiperia, Adri Nurellari ,si dhe disa analist dhe analiste te tjere,nga Shqiperia dhe Kosova. Debati ishte mjaft i nxehte ndermjet analisteve te lartepermendur,dhe  me se shumti me la pershtypje analisti Adri Nurellari, qe polemizonte ashper me Matoshin dhe Spahiun, kunder idese se tyre per krijimin e kombit ''Kosovar'', qe padyshim ishin sulme me se te arsyeshme qe benin kunder tyre edhe analistet e tjere, por edhe udheheqesi i ketij emisioni Alban Dudushi.
Alamet analista si' Halil Matoshi dhe Nexhmedin Spahiu,bashke me shume analist te tjere nga Kosova,qe po tentojne ta krijojne kombin e ri ''Kosovar'',me ose pa dashjen e tyre,po behen perkrahes te idese se Rankovicit,per shkombetarizimin e shqiptareve te Kosoves,dhe krijimin e kombit ''Kosovar''.
Keta naive qe jane angazhuar me te madhe per krijimin e dickaje qe eshte artificiale,nuk kane llogaritur qe me krijimin e kombit''Kosovar'',automatikisht po behet edhe shkombetarizimi klasik i shqiptareve ne Maqedoni,nga shqiptar ne maqedonas,shqiptaret ne Mal te zi,nga shqiptar ne malazez,si dhe shqiptaret ne Lugine te Presheves,nga shqiptar ne serb.
Me kujtohet ne emisionin''OPINION'' te Blendi Fevziut,ish-lideri i PDSH-se,Arber Xhaferi pate thene,ne Shqiperi thone jane shqiptar,ne Kosove-kosovar,kurse ne (shqiptaret) ne Maqedoni,cka dreqin jemi.Une personalisht gjithmone e kam ndier veten te ofenduar,kur vellezerit e mi nga Shqiperia,me quajshin ''kosovar'',por sa te ofenduar ndihen shqiptaret ne Maqedoni,Mal te zi dhe Lugine te Presheves,duke i quajtur ,maqedonas,malazez dhe serb.
Kam hasur shpesh te lexoje ne gazetat e Shqiperise,ku shkruanin,shkrimtari dhe publicisti maqedonas, Kim Mehmeti,dhe po ta lexon nje i huaj keto shkrime naive ne gazeta,cfare do te mendoje per z.Kim Mehmetin,se a eshte shqiptar apo maqedonas,natyrisht qe do te mendoje se eshte maqedonas,dhe me keto budallalleqe po shkombetarizojme intelektualet tane,dhe pjesen shqiptare qe jetojne jashte kufinjeve te Shqiperise.
Keta analiste qe me te madhe po angazhohen per t'ju krijuar nje identitet te ri kombetar rreth 3 milion shqiptareve ne Kosove,duhet ta dine nga pervojat ne te kaluaren,me krijimin e kombeve artificiale,sepse ato kombe te tilla ashtu si krijohen me vone edhe zhduken.
Rastin konkret e kemi kombin ''maqedonas'',te krijuar si komb pas Luftes se Dyte Boterore nga TITO,dhe sot ju ka humbur rruga ne oborr,ku nga shume shtete fqinje po ju mohohet identiteti i tyre kombetar, i krijuar artificialisht, dhe kjo mund te ndodhe edhe me ne me vone, qe te kemi probleme me identitetin tone kombetar, si maqedonasit dhe disa kombe te tjera artificiale.


(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx