Mendime
Selim Hasanaj: Lisi nga Rugova që u qëndrojë furtunave
E hene, 28.09.2009, 10:26 PM
![]() |
Selim Hasanaj |
Nga Selim Hasanaj
Këtë herë per lexuesin e zemrashqiptare.net do shkruej pjesë nga libri im monografik të cilin e pregatis me vite dhe disa pjesë nga ai liber (akoma i pabotuem) do i shkruej herë pas here në ZSH. Per hir të respektit të veqant dhe per hirë se këtë njeri gjithmonë e kam dasht e respektue sepse te ky njeri kamë gjetë intlektualin e mirfilltë shqiptarë, kamë gjetë këshilltarin dhe burrin e menqem të traditës shqiptare, kamë gjetë trimin dhe encilkopedinë e palexueme dhe të panjoftun shkak që me vite më shtyni ti bahem mik dhe mos ti ndahem në ndeja , muhabete, mbledhi të traditave si darsma, kryeshnoshje etj, etj sado që unë isha moshatar me djalin e ti. Ma shumë kohë kalova me këtë burr se me moshataret e mi pergjat tanë jetës.
Libri im i ardhshem ndoshta do ta ketë titullin: ISTOGASIT NEPER SHEKUJ apo dicka kështu të ngjajshem sepse asht nji MONOGRAFI per burrat e Istogut dhe rrethines, pra fshatnave perr rreth Istogut të cilet lanë gjurmë në historinë e asaj që sod brezat e ri e gëzojnë në Istog.
Këto shkrime po i fillojë me z. ALI RRUSTË RUGOVA, pra me nji biografi të shkurt per këtë burr të Podgurit që rranjet i ka në zemren e bjeshkve të Rugovës.
Ali Rrustë Rugova lindi me 10.11.1926 në fshatin Cerrcë të Istogut. Asht djalë i trimit Rrustë Sadria dhe nip i Sadri Elezit të Rugovës, derë kjo patriotike rugovase e cila brez pas brezi dha burra të kombit, dhe trima e luftëtarë derisa në fundshekullin e kaluem KOMBIT SHQIPTARË i dha BIRIN E VETË MA TË MADHË TË SHEKUJVE DR. IBRAHIM UKË RUGOVA, axhë i të cilit asht Ali Rr. Rugova.
![]() |
Ali Rr. Rugova |
Me 31.12.1946 kur definitivisht terhiqen Brigadat e Ushtrisë Shqiptare dhe Kosova mbetet nen Jugosllavi, komesari Osman Sinani me lotë në sy i thotë se Kosova mbet dhe kjo nuk clirohet as nga Shqipnia as nga askush, por asht ngushlluese se juve po mbeteni në KOSOVË e jo në Jugosllavi, andaj jua la amanet, shitni shtepi e ara dhe shkollohuni se vetem kështu clirohet Kosova.
Ali Rr. Rugova tregon se lufta e kësaj brigade bahej kunder cetnikve, kur kapitullon rezistenca e Shaban Palluzhes shumica e luftetarve të Shabanit futen në Brigaden e Tretë të Shqipnisë. Ndersa tutje tregon se si komandanti i Brigades së Pestë të ushtrisë shqiptare Haredin Gjinushi lidhet me cetniket dhe OZNEN. Ky ishte baba i Skender Gjinushit, politikanit të sotshem shqiptarë gjegjësishtë Kryetar i Partisë Social Demokrate dhe ish Kryetar i Parlamentit shqiptarë në kohen e ceverisë së Fatos Nano.
Ali Rr. Rugova tregon se si në Shterrpcë të Ferizajt cetniko-partizanet kishin formulue lista per likuidime shqiptaresh. Në atë listë per likuidim pervec tjerve, Aliu njef Deli Llullakun , nji bashkfshtar të vetin. Komisari i Brigades së Tretë të USH, Osman Sinani i kundershton ato lista dhe ju thotë cetnikve se duhet të pritet formimi i Këshillave Nacional të cilet do të mirren me vlersime dhe gjykime të personave e asesi nuk asht e drejtë të veprohet në këso forma. Kjo brigadë nga Prilli- maj 1945 shtabin e kishte në Vushtrri, dhe nga këtu shkon në Maqedoni , në Prespë dhe Manastir.
Pas kësaj Ali Rr. Rugova demobilizohet dhe këthehet në familjen e vetë në Cerrcë. Me 10.12.1952 komandanti i UDB-së Kerrstë Tushi dergon kuririn e vet per ta thirrë Ali Rugoven që ta takojë K. Tushin saktsishtë në ora 12.00. Në zyre të komandantit të UDBsë shte edhe njifar Stanisllavi, mbiemni e të cilit tash Aliu e ka harrue. Aty ata i spjegojnë Ali Rr. Rugovës se si ju kanë vra baba Rrustë Sadri Rugova, vëllau Ukë Rrustë Rugova, axha etj. dhe i ofrojnë poste dhe para per ta ba bashkpuntorë, por ky burr rugovas nuk pranon, me këtë rast komandanti Kerrstë Tushi i bie shpullë dhe tue e sha e perzan jasht, por edhe tue mos harrue ta kerrcnojë se nji ditë do ta psojë edhe ai sikur baba dhe i vëllai.
Këtë ndodhi e mëson patrioti Sadik Ali dhe i thotë Aliut që mos të del në Istog me bicikletë dhe sa ma pak të duket jasht shtepisë. Poashtu Mehmet Shoshi kur ndegjon per rastin dhe kerrcnimet që i janë ba Aliut nga komandanti i UDB-së , ai reagon dhe ma Kerrstë Tushi nuk e nguc.
![]() |
Selim Hasanaj dhe Ali Rr. Rugova |
Gjatë kësaj kohe Ali Rr. Rugova i perkushtohet me ndershmenin ma të madhe punës tue dhanë gjithcka mundte per ta ndihmue qytetarin e vete pa dallim kombi, por veqanrisht ishte i preokupuem që ta ndihmojë qytetari shqiptarë i cili kishte dal nga lufta i varfen dhe i rraskapitun me shumë plagë në shpirt. Ato plagë i kishte edhe ai vet andaj pa hezitim ai bahet nji autoparlant i të drejtave qytetare të shqiptarve në Istog si dhe ndihmonte e perkrahte gjithandej me forcat dhe mundësitë që i kishte. Veq kësaj ai kishte edhe familjen e vetë të ngusht , por i kishte krejt familjen RUGOVA që me arsye i kishin syt nga Ai. Bante gjithcka që djemt dhe vajzat të shkollohen. Asht porosia e Aliut që bankave të shkollës nuk ju ndanë nipat dhe mbesat e ti ku shumë nga ta u banë emna të merituem të lamive të ndryshme në Kosovë. Rrustem Rugova me motren Kumrie Rugova mbaruen fakultete,Selmon Kadri Rugova mbaroi fakultetin, i shkollojë dy vajzat e veta dhe të gjasht djemet e vetë të cilet kryen fakultete të ndryshme dhe sod janë gjithandej në sherbim të popullit dhe atdheut, por mbi të gjithë Ibrahim Ukë Rugova me porositë e axhes Ali jo vetem se u ba doktor i shkencave albanologjike, por Ai arriti të bahet Lider dhe udhëheqës shpirtnor i shqiptarve dhe President Legjendë i Kosovës.
Me 1965 në tri votime radhazi fiton dhe zgjidhet Kryeshef i Administrates së Pergjithshme të Komunës së Istogut. Duhet cek se per tu zgjedh kishte perkrahjen e madhe të miqve dhe bashveprimtarve; Mujë Hajzeri, Haxhi Verbiqi, Ahmet Balaj, Jashar Hajzeraj, Sokol Zeqiraj etj, etj.
Posti i cili ju besue ishte post me randësi dhe ndyshe quhej Kryeshef i Komunes. Ali Rr. Rugova pergjat kohes së mandatit të vetë në këtë post dhe së bashku edhe me personat e naltpermendun si dhe të nji burri të madhë të kësaj treve z. Sadri Kabashi, pastaj Ramë Ademaj etj, bani punë madhore. Ai ndau bursa per shkolime të shqiptarve nëper shkolla të mesme të nalta dhe fakultete. Dinte se cilat kuadro i nevojiteshin treves së Istogut dhe kështu dergon nxansat e shkelqyeshem per shkollime në universitetet jasht Kosovës si në
Baci Ali sikur e kamë thirrë gjithmon dhe kështu me respekt e thrret i gjithë Istogu, si Kryeshef i Komunes punojë per pesë vite, nga ky post kalon në vendin e punës si sekretar per shendetsi në Banjë, ku ishte drejtoria per këtë resor per komunen e Istogut, dhe nga këtu kalon në Kryesinë e sherbimeve të Kuvendit të komunës së Istogut ku punojë shumë vite se bashku me Elez Z. Selmanaj deri sa u pensionue.
Sod baci Ali asht nji pensionist, nji gjysh i shumë nipave dhe mbesave dhe nji personalitet i respektuem në Istog dhe rrethinë e besa edhe gjithandej nëper Kosovë.
![]() |
Ali Rr. Rugova (ulur Dhe Sadri Kabashi) |
![]() |
Bjeshka e Rugoves |
Selim M. Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
28.09.2009
Komentoni
Artikuj te tjere
FBKSH-AKSH: Reagim ndaj enciklopedisë maqedonase
Agim Vuniqi: Rri drejt e fol shtremt
Gëzim Mekuli: Pse kaq shumë manipulime e propagandë ne mediet shqipe?
Selim Hasanaj: Plackitje spektakulare në Stokholm të Suedisë, plasciktsit serb
Rexhep Kastrati: Shpërfytyrimi moral dhe politik i zevzekëve të akademik Dacit
Uk Lushi: Mbi të menduarit dhe dyshimin
Përparim Hysi: Delikate, kur do ta "qërosh qepën?!"
Visar Gashi: Rexhep Qosja
Selim Hasanaj: E vërteta e argumentueme, libra monumental me vlera historike të Jusuf Buxhovit
Zef Mulaj: Kur studiusit pesojne ''mutacione'' politike
Blendi Fevziu: Nuk ka një, por dy Maqedoni!
Kostaq Xoxa: Një skandal i panevojshëm, që duhej shmangur nga autorët e tij
Kalosh Çeliku: Ra ''Makedonska Enciklopedija'' dhe i nxorri ''patriotët e vonuar në sipërfaqe
Fjalë mortore me rastin e Vdekjes së Qemajl D. Morinës
Abas Fejzullahi: Mbi 150 vite propaganda sllave kundër shqiptarëve
Këshilli për Integrimin e Shqiptarëve të Kosovës Lindore: Kumtesë (+ Platforma)
Visar Gashi: Koshtunica
Arben Kallamata: Hapet Muaji i Sulmeve Kundër Kadaresë
Rush Dragu: Përse ''bojkotojen'' malsorët koncertet e shqiptarve?!
?Besnik Prishtina: Kombet? artificiale nuk kanë as të kaluar as të ardhme të vet!