Mendime
?Besnik Prishtina: Kombet? artificiale nuk kanë as të kaluar as të ardhme të vet!
E enjte, 24.09.2009, 06:45 PM
Kombet? artificiale
nuk kanë as të kaluar as të ardhme të vet!
REAGIM: Në shkrimin e Halil Matoshit me titull: Hipokrizia e një proteste Koha Ditore, 16 shtator 2009, është investuar shumë kohë dhe nuk është thënë asgjë.
Nga Besnik Prishtina
Kapitullimi i Serbisë në Kosovë në 1999 ishte hap i madh dhe njerëzit menduan se erdhi liria. Se ajo vërtetë do të përjetësohet kur të shkojnë ushtritë e policitë e huaja nga vendi i ynë. Por, Popullit ton ju mohua e drejta të vendos vet për jetën e vet. Kaluan 10 vite dhe filluan të bijën maskat. Po shihet çart skenari për zhdukjen një kombi në emër të krijimi të një ?kombi të ri?.
Pas përfundimit të luftës së armatosur në vitin 1999 shumica dërmuese e popullsisë ra në amullin e çlirimit provizor. Politikanët ishin hutuar dhe jetonin në muajin e mjalti pasi u kurorëzuan me BE në Rambuje, dhe krekoseshin se ato e sollën NATO-ën në vendin ton. Pavarësisht se forcat e huaja e çarmatosën UÇK dhe e shkatërruan armatimin e saj, pavarësisht se u uzurpua dhe plaçkit ekonomin jon nacionale dhe e fundosën në privatizim, pavarësisht se vendi i ynë u shndërrua në burg kolektiv të vizave të BE.
Si duket se edhe në kohërat e kaluara ardhja e Perandorisë Osmane është përjetua si çlirim, sepse para saj kishte kapitullua Serbia e Car Dushanit, që pa dyshim se ka qen edhe ma mizore si Serbia e Car Sllobodanit. Këtë amulli të çlirimit provizor populli i ynë e kishte përjetua edhe kur Boshti Nazist e okupoi vendin tone duke e shkatërrua Mbretërinë Jugosllave. Edhe atëherë, si tani, vendi i ynë i nda në zonat Italiane, Bullgare e Gjermane dhe edhe atëherë baballarët e Ballit Kombëtar krekoseshin se kanë bërë mrekullinë duke u bërë aleat të nazizmit. Pas Luftës së dytë Botërore këtë krekosje për kësi mrekullirash e demonstronin komunistët e Fadil Hoxhës duke u bërë aleatë të stalinizmit e titizmit. Përsëritja e këtyre gabimeve historike ishte dhe është e pa falshme.
Prandaj, ata që nisën rezistencën kundër sundimeve të huaja të tilla e patën shumë vështirë që ti mobilizojnë masat e ti vejnë në lëvizje për të rezistua kundër sundimeve të huaja. Megjithatë edhe pas vitit 1999 gjithmonë në vendin tonë u gjenden njerëz të vetëdijshëm e të ndërgjegjshëm që vazhduan rezistencën. Trakti i parë kundër sundimit kolonial të UNMIK-ut u shpërnda në po atë vite kur u instalua ky sundim diktatorial. Rezistencën e vazhduan Veteranët Invalid të UÇK dhe Unioni i Pavarur i Studentëve Shqiptar i mbështetur edhe nga Shoqata e të Burgosurve Politikë. Në krye të kësaj lëvizje të rezistencës i shqua emri i Vehbi Rafunës, atëherë Kryetar i Shoqatës së Invalidëve të UÇK. Pas ti nën hije vepronin veteranët e ilegales të 1981 qe ishin shquar edhe në luftën ilegale edhe në luftën e armatosur dhe që nuk ishin pajtua me politikën e kapitullimit në Rambuje. Tri vite rresht ata organizuan greva, protesta e demonstrata kundër fundosjes së Kosovës nën një sundim të ri kolonial e diktatorial të quajtur UNMIK.
Sundimi i UNMIK-ut i korruptoi dhe i vuri tëra kapacitete e Partive Politike dhe të agjenturave e organizatave ndërkombëtare që këtë lëvizje të e përçanin dhe shkatërronin.
Partitë Politike filluan me obstruksione të udhëheqësive në Shoqatat e dale nga UÇK dhe në mesin ish të burgosurve duk i korruptuar disa nga ata që të bëhen vasal dhe kështu i ndan nga populli. Ndërsa bashkë me Partitë Politike i bashkuan forcat edhe KFOR, OSBE dhe BE me tëra agjenturat e veta për të përça Unionin e Studentëve të Pavarur të Kosovës (që tani më vepronte si pjesë e Unionit të Studentëve Shqiptar). Kjo u bë me qellim që ta shkatërronin unitetin dhe të futnin përçarjen pluraliste partiake mes studenteve e emes rinisë shkollore, me qëllim që të e shuajnë rezistencën ndaj sundimit diktatorial të UNMIK-ut.
Kur ata me planet e errëta menduan se ia arritën qëllimit të vet, toka e Kosovës filloi të ndriçohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga format tjera te organizuara te rezistencës. Gjithnjë e me zëshëm po dëgjohet thirrja për bashkimin e tokave shqiptare. Por, ky qëllim nuk arrihet pa u bashkua forcat e organizuara. Vetëm kur të bashkohen këto forca populli do të rritë besimin dhe do të bashkohet rreth tyre. Prandaj dalja në protesta bashkërisht është rruga e bashkimit të këtyre forcave. Shqiperia nuk mundet të bashkohet pa u bashkua shqiptarët mes veti. Prandaj e përshëndes ketë hap ë Lëvizjes Vetëvendosje dhe tëra organizatave joqeveritare që veprojnë bashkërisht në inertes të atdheut dhe uroj që ata sa ma shpejt të bashkohen në një lëvizje unike.
Përkundrejt të respektit personal për lirinë e shprehjes të secilit, vlerësimet që ai i bën në shkrimin ti nuk qëndrojnë në as një pikë. Që nga themelimi i saj, as një forcë e organizuar politike në Kosovë nuk ka zhvilluar aktivitet më të denjë dhe më të efektshëm se sa Lëvizja Vetëvendosje në fushën e rezistencës ndaj këti sundimi kolonial i cili po instalohet në vendin ton tani e rresht 10 vite. Kosova është ? komb e shtete i pavarur dhe sovran? aq sa mund të thuhet se Prishtina ka deti. Iluzioni i Halil Matoshit dhe të tjerëve si ai, se shqiptaret munden të konvertohen në një komb m-nultietnik artificial kosovar me një shtet virtual me të cilin sundon Brukseli, ka me mbet përgjithmonë iluzion. ?Kombet? artificiale që nuk kanë te kaluarën e vet e ato nuk kanë as të ardhmen e vet. Procesi i konstituimit të Kombi Shqiptar është një proces i cili nuk po nis tani por ai ka fillua me Lidhjen e Prizrenit të 1878 dhe tani jemi duke shkuar në drejtim të finalizimit të ti. Kombet që janë të afta të krijojnë dhe mbajnë shtete dëshmojnë se e meritojnë të drejtën në VETËVENDOSJE. Përndryshe ato kombe që nuk janë të afta të krijojnë dhe mbajnë shtete kombëtare, ato konvertojnë në grupe etnike endacake që shkojnë nga një vend në tjetrin - si qergashët e mjerë të i cilët merre nëpër këmbë gjithkush. Athua këtë e do Halil Matoshi me sojin e vet për Kosovën?! Por, Populli i ynë derdhi shumë gjak që ti del vetes zotë. Lëvizja kombëtare dha shumë argumente gjatë gjithë historisë se kombi shqiptar e meriton të jetoj i pavarur, i barbarët dhe sovran mes popujve tjerë sovran. Në këtë Lëvizje janë shtresuar përvojat e tëra gjeneratave që nga ajo e Gjergj Kastriotit, e Abdyl Frasherit e Adem Demaçit, Adem Jasharit e deri te kjo e Albin Kurtit. Qëllimi i tëra gjeneratave ishte dhe mbete NJË SHTET NJË KOMB! Për atë sovranitet e për atë flamur jep jetën shqiptari - e jo për flamurin e Ahtisarit. Gjithashtu edhe të gjitha këto organizata tjera joqeveritare se cila në drejtim të vetin ka dhanë kontributin e vet të vlefshëm. Ata nuk duhet penguar por duhet përkrahur me tëra forcat materiale, shpirtërore e fizike që ato të afrohen e të bashkohen sa më par mes veti. Është e drejtë e secilit të e shpreh mendimin e vet, por jo të përhap tone dëshpëruese e pesimiste që pengojnë këto iniciativa për bashkimin e forcave në një lëvizje të fuqishme e cila do ti sjell ndryshimet historike. Pas qatipëve otoman erdhën qatipët titist-stalinist dhe tani ata po i zëvendësojnë qatipët e diktaturës sollansite. Por, karvani i lirisë do të ec rrugës së vet derisa në dritën e hanë do të vazhdoi kjo ulurima e qatipëve vasal kundër lirisë dhe bashkimit të shqiptarëve në një shtet!

Komentoni
Artikuj te tjere
LDMZ: Autoktoninë e shqiptarëve dhe historinë tonë nuk mund ta mohojë as enciklopedia maqedonase
Ejup Ceraja: Dy ngjarje të fundit që i shqetësojnë shqiptarët...
Halil Matoshi: Hipokrizia e një proteste
Xhevat Rexhaj: Gazetaria dhe pushteti në Kosovë
Selim Hasanaj: Femna shqiptare dhe e drejta e trashigimisë
Halit Bogaj: Vdekja e Millosheviçit
Faik Krasniqi: Enciklopedia Maqedonase tendence e ulet hegjemoniste,me prapavije te rrezikshme
Faik Miftari: Synimet e subjekteve politike në zgjedhjet lokale
Ilir Dardani: Shqiptaret, keta armiq te kombit shqiptar
Xhevat Rexhaj: Votimet lokale në Kosovë
Selim Hasanaj: Njoftim për lexuesin e zemrashqiptare.net
Shkëlzen Halimi: Cilat figura shqiptare i mungojnë “Enciklopedisë...”!
Helidon A. Shehu: Mjerimi i akademikut
Telegram ngushëllimi për familjen Morina
Bekim Rexhepi: Testim i lehtë i nonshalencës politike
Xhavit Shala: Mjerë Maqedonia me akademikët e saj!
Agron Tufa: Zhurmat dhe tërbimi
Blerim Gashi: Vrasje e Historisë
Blendi Fevziu: Turizmi, pasuria e vetme!
Agim Gadri: Urgjenca e kthimit të emërtimeve shqip në Shqipëri, bazuar në studimet e deritanishme historike