Mendime
Xhevat Rexhaj: Votimet lokale në Kosovë
E marte, 22.09.2009, 05:10 PM

Nga Xhevat Rexhaj
Shqiptarët me shekuj kanë pritur që të vij koha dhe të mund të shprehen lirshëm se kënd do ta kenë përfaqësues të interesave të tyre, do të thot përfaqësues të qytetarëve për të realizuar dëshirat dhe prirjet e tyre.
Kur bota përparimtare dhe demokratike i ofronte këto mundësi qytetarëve të vet, i gjithë kombi shqiptarë në dhe jashtë trojeve të veta përpëlitej me tortura, denigrime, burgosje, likuidime, përdhunosje e çka jo tjetër. Shqiptarët kudo kishin mendimin, angazhimin dhe detyrën imediate që një ditë të sillnin këtë të mirë pra votimin e lirë në trojet e tyre.Shqiptarët në Shqipëri “ votonin E. Hoxhën” afër 50 vite rreshtë, shqiptarët në ish Jugosllavi” e votonin Titon” 50 vite rreshtë dhe çfarë ndodhte, katandisja dhe varfëria shqiptare në të dy anët e kufirit, për ata t¨e Camërisë nuk guxohej të mendohej e lëre më të flitej fare. Ishin pra ato vite kur social-komunizmi bolshevik marshonte në trojet shqiptare me “ fitore marramendëse në çdo fushë të jetës”, ndersa popujtë sllavë përparonin edhepse nën komunizëm,por shqiptarët duhej fundosur ishte deviza e komunizmit me vëllazërim-bashkim.
Dekadat ecnin, por edhe shqiptarët punonin, sakrifikoheshin dhe nuk ipeshin për një të ardhme më të mirë e ajo fatmirësishtë filloi me dekada përpara me të burgosurit dhe me demonstratat prej 68,81 e deri te çfaqja triumfaliste e një Partie demokratike kombëtare të quajtur LDK, a cila pa kurrfarë frike polli platformën dhe programin e vetë do të thotë të shqiptarëve, vetëvendosje dhe nëse jo bashkim kombëtar me shtetin shqiptarë i cili pak pas formimit të LDK-së theu komunizmin enverist-ramizist dhe në skenë dolëm me miliona shqiptarë në krye me Dr. S. Berishën dhe A. Hajdarin për ti thënë bolshevizmit kthehu në Karpate se nuk je i yni.. Ishte pra momenti i 23 dhjetorit kur intelektualët shqiptarë të të gjitha trojeve shqiptare ia dhanë mandatin Njeriut të shekujve që të vazhdoi dhe të realizoi ëndrrën reale shqiptare, shtetin e Kosovës dhe bashkimin gradual shqiptarë nën një ombrellë. Të tjerat dihen se si rrodhën dhe sot kemi Republikën e Kosovës të pranuar formalishtë nga aleatët tanë e të shpallur qyshë me 2 Korrik dhe forcuar me 7 Shtator 1990.
Vitet rrodhën dhe tani më shqiptari si krejtë bota demokratike ka mundësin dhe fatin që të zgjedh dhe të zgjidhet si përfaqësues i qytetarëve të vet. Kjo është mrekulli sikur të kishim të bënim me një realitet vërtet demokratik, me një vetëdije dhe me një rezonancë vërtet demokratike për proceset në të cilat gjindemi sot si komb. Në Shqipëri gjërat kanë filluar të kthjellen, qytetraët janë vetëdijësuar dhe po votojnë ata që sjellin kombin përpara, që ndërtojnë infrastrukturën e përgjithshme dhe që mbrojnë interesat kombëtare edhe pse ende kemi njerëz në një subjekt partiak të cilët nuk po mund të çkurorizohen nga enverizmi komunist dëmbëres për kombin në përgjithësi e për shtetasit në veqanti, por ama shteti shqiptarë tani më në NATO është duke hedhur shtat demokratik me një kompetencë të fortë kombëtare.
Po shteti dhe shtetasit më të ri në rruzullin tokësor si po sillen tani më pas formëzimit të pavarësisë. Vitet e pas luftës ofruan mundësi votimesh, qytetarët me shumicë dërmuese dilnin në votime dhe votonin subjektin e preferuar dhe Njeriun e preferuar vite me radh se ishin të sigurtë në programin dhe vetëdijen e tyre. Kohërat ndryshuan dhe ndodhi e papritura, Njeriu i kombit shkoi në amshim e subjekti i tij filloi fundosjen, me apo pa vetëdije mbetet të dihet më vonë nga historia. Në votimet e fundit dalja e qytetarëve ishte dikund afër 40% ,dhe me këtë skena qeveritare pësoi ndryshime dhe afrime jo natyrore mes subjekteve, përpara shumë divergjuese dhe konfliktuale. Pushteti u krijua por me marrjen e pushtetit filloi të duket në pah komunizmi dhe diktati pushtetar. Qytetarët të interesuar për një të ardhme më të mirë filluan të hamenden nëse vërtet kemi pushtet me kondita demokratike apo kemi pushtet për tu pasuaruar. Me kohë filloi puna për përgatitjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, si për inat të qytetarëve dhe për qefi të pushtetarëve ato u caktuan në një muaj me ditë të shkurtër e me natë të gjatë ku pos të ftohtit nuk do jetë as interesi i votuesve për të dal te kutitë. Kjo dikujtë i konvenoi duke ditut realitetin se votuesit e dikujtë janë vërtet të kujdesshëm dhe fanatikë dhe do jenë para kutive, këtyre dikush edhe ua mundësoi këtë duke ditur se ata të tijët nuk do dalin në votime...
Pra në Republikëne Kosovës me 15 Nëntor do të ketë votime, qytetarët ftohen dhe do superftohen nepër tubime promovuese( këso mega tubimesh në shtetet demokratike nuk organizohen se kushtojnë shumë euro), për të votuar për akcilën parti e sidomos për liderë të përhershëm. Votuesit dhe qytetarët do bombardohen edhe nga mjetet e informimit me turlifarë kandidatësh të cilët kanë marr pjesë në të gjitha zgjedhjet e kaluar dhe kanë humbur por janë ende në krye të listave-pa koment. Sigurishtë që kandidatët, besohet asnjëri prej tyre nuk kanë ekipe profesionale dhe plane konkrete për qytetet, pra për të mirën e qytetarëve por do të thirren në liderë, në luftë dhe në paqe. E votuesi me 15 nëntorë ku do jetë’
Në bazë të relacioneve dhe realitet të tanishëm shumica e qytetarëve do jetë indiferente, shumica fatkeqësishtë do jetë atë ditë duke përcjellur TV dhe duke bërë” muhabete”, shumica pra do të thot paj dihet se kush fiton e une nuk po dal fare, harrojnë se pamarr parasysh përditshmërin e drejta e qytetarit të cilën me shekuj e kemi kërkuar është ajo që me votën e vet të kontribuoi në të ardhmën e vetë dhe të qytetit të vetë në veqanti e shtetit në përgjithësi. Andaj ndoshta nga një kend mund të kuptohen ata që nuk do dalin, se kanë për të votuar fytyra të njejta, pa asnjë bagazh të madh referencash, të pareformuar dhe të papërgatitur për periudhën që jetohet. Por nga ana tjetër është gabim nëse nuk dalin sepse kështu u japin mundësi kuazi patriotëve, kuazi intelektualëve dhe kuazi profesionistëve që parp të mbjellin pushtetin e tyre dhe të mbushin gjepat e tyre. Kjo vërehet nga numri i madh i shqiptarëve që e mësyen Prishtinën pa qenë kurr përpara në të dhe ndertuan vila e u bënë milionerë, nëse këtyre u ka shkuar kështu gjerë më sot athere votuesi e ka mundësin që të tjerëve mos tu bëj një sherbim të tillë për të ardhmën. Kosova ka nevoi për njerëz të komjuterit, të dijes së shekullit 21 dhe të vetëdijësimit demokratik me theks të veqantë njerëz që e dinë zanatin e tyre për të mirë të qytetarëve e jo të gjepit tyre.
Në këto votime fatkeqësishtë do ofrohet mundësia e vjedhjeve të votave( brenda në Kosovë po se po) por fatkeqësishtë votat e mërgimtarëve do të vidhen hapur nga koalicioni i tanishëm pushtetarë( njëri më shumë e tjetri më pak), se duke ditur transparencen kosovare tjetër as nuk pritet.
Pra me 15 nëntor do të shihet se athua qytetari kosovar ka krijuar një pasqyrë të vërtet për ata që do i zgjedh në 4 vitet e ardhme për ndryshe do jetë dikur vonë të thuhet, ai na morën në qafë duke vjedhur e duke bërë kriminalitet të ndryshëm
Nëse votohen programet konkrete që përcillen me mundësi realizimi athere ecja është e mbarë, nëse votohen liderët-mozomokeq-., se kosova ka patur vetëm një Liderë, të tjerët janë lideruca të vetlideruar.
Komentoni
Artikuj te tjere
Selim Hasanaj: Njoftim për lexuesin e zemrashqiptare.net
Shkëlzen Halimi: Cilat figura shqiptare i mungojnë “Enciklopedisë...”!
Helidon A. Shehu: Mjerimi i akademikut
Telegram ngushëllimi për familjen Morina
Bekim Rexhepi: Testim i lehtë i nonshalencës politike
Xhavit Shala: Mjerë Maqedonia me akademikët e saj!
Agron Tufa: Zhurmat dhe tërbimi
Blerim Gashi: Vrasje e Historisë
Blendi Fevziu: Turizmi, pasuria e vetme!
Agim Gadri: Urgjenca e kthimit të emërtimeve shqip në Shqipëri, bazuar në studimet e deritanishme historike
Faik Krasniqi: Bac su kry, por po te rrejne
Rexhep Kastrati: Me Adem, Milazim e Astrit, RTK-ja nuk bëhet e pavarur...
Asllan Dibrani: Intervistë me zëvendësministrin e Transporteve dhe Telekomunikacionit të Kosovës zotin Adem Grabovci
Shkëlzen Halimi: Enciklopedia e marrive
Isa Mulaj: Dy probleme të infrastrukturës rrugore në Prishtinë dhe...
Ilir Dardani: Dy fjale per poetet qe mbushin hambare me poezi
Xhevat Rexhaj: Mërgimtarët shqiptarë nuk janë loparë e tarrakopxhinjë
Faik Krasniqi: Mrekullite dhe anomalite e Bregdetit Shqiptar
Ali Rexhepi: Ta ndajmë shapin nga sheqeri!
Rrustem Rugova: Unë nuk e caktova statusin e dëshmorëve