E merkure, 30.04.2025, 05:26 AM (GMT+1)

Mendime

Telegram ngushëllimi për familjen Morina

E marte, 22.09.2009, 03:31 PM


Me hidhërim të thellë mësuam për shuarjen fizike të shokut dhe bashkëpunëtorit tonë  shumëvjeçar Qemajl Morina. Familjes, miqve,shokëve dhe dashamirëve u shprehim ngushëllimet tona te sinqerta për këtë humbje të ndjeshme.
Zoti Qemajl Morina u angazhua herët në veprimtarinë kombëtare në Gjermani. Kontributi i tij i dhënë në shërbim të Atdheut  është i shumanshëm, duke filluar nga mobilizimi i mërgatës  në mjedisin ku jetonte e vepronte dhe gjer tendihmesa faktike ekonomike për Kosovën dhe Shqipërinë në ditët e tyre më të vështira.
Duke iu besuar detyra me përgjegjësin e arkatarit për Kirchheim-Teck, landi i Baden-Württembergut, zoti Qemajl Morina shkelqeu për forcen organizuese, duke e justifikuar plotësisht besimin e dhënë nga bashkatdhetarët.
Zoti Qemajl Morina nuk është kufizuar vetëm në përmbushjen e përgjegjësive partiake. Me themelimin e Fondit Qeveritar ai  është emëruar në krye të komisionit drejtues lokal për përmbushjen e obligimeve  financiare karshi Atdheut tonë Kosovës. Këtë detyrë e kreu me sukses, duke i shtuar arkës shtetërore shumë qindra mijëra marka , duke u cilësuar si zona më e suksesshme në nivel Gjermanie, madje edhe diaspore.
 Puna e aktivit ku punoi zoti Qemajl Morina, është vlerësuar nga Dega në Gjermani si dhe Qendra në Prishtinë.
 Shuarja e parakohëme e shokut dhe bashkëpunëtorit tonë Qemajl Morina është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për shoqërinë tonë, ku ai vazhdonte të punonte e kontribuonte për të mirën e kombit, për shtetin tonë Kosovën.
Ne përkulemi me nderim e respekt para veprës dhe kujtimit të mikut tonë të mirë Qemajl Morina.

Në emër të bashkëveprimtarëve të Zotit Qemajl Morina nga Gjermania;
                                          

Hafiz GAGICA, ish-kryetar i Degës të LDK-së në Gjermani.

Xhafer LECI,  ish kryetar i Aktivit të LDK-së në Kirchheim Teck të Gjermanisë.

Gjermani,më 22 shtator 2009


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx