Me hidhërim të thellë mësuam për shuarjen fizike të shokut dhe bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçar Qemajl Morina. Familjes, miqve,shokëve dhe dashamirëve u shprehim ngushëllimet tona te sinqerta për këtë humbje të ndjeshme.
Zoti Qemajl Morina u angazhua herët në veprimtarinë kombëtare në Gjermani. Kontributi i tij i dhënë në shërbim të Atdheut është i shumanshëm, duke filluar nga mobilizimi i mërgatës në mjedisin ku jetonte e vepronte dhe gjer tendihmesa faktike ekonomike për Kosovën dhe Shqipërinë në ditët e tyre më të vështira.
Duke iu besuar detyra me përgjegjësin e arkatarit për Kirchheim-Teck, landi i Baden-Württembergut, zoti Qemajl Morina shkelqeu për forcen organizuese, duke e justifikuar plotësisht besimin e dhënë nga bashkatdhetarët.
Zoti Qemajl Morina nuk është kufizuar vetëm në përmbushjen e përgjegjësive partiake. Me themelimin e Fondit Qeveritar ai është emëruar në krye të komisionit drejtues lokal për përmbushjen e obligimeve financiare karshi Atdheut tonë Kosovës. Këtë detyrë e kreu me sukses, duke i shtuar arkës shtetërore shumë qindra mijëra marka , duke u cilësuar si zona më e suksesshme në nivel Gjermanie, madje edhe diaspore.
Puna e aktivit ku punoi zoti Qemajl Morina, është vlerësuar nga Dega në Gjermani si dhe Qendra në Prishtinë.
Shuarja e parakohëme e shokut dhe bashkëpunëtorit tonë Qemajl Morina është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por edhe për shoqërinë tonë, ku ai vazhdonte të punonte e kontribuonte për të mirën e kombit, për shtetin tonë Kosovën.
Ne përkulemi me nderim e respekt para veprës dhe kujtimit të mikut tonë të mirë Qemajl Morina.
Në emër të bashkëveprimtarëve të Zotit Qemajl Morina nga Gjermania;
Hafiz GAGICA, ish-kryetar i Degës të LDK-së në Gjermani.
Xhafer LECI, ish kryetar i Aktivit të LDK-së në Kirchheim Teck të Gjermanisë.
Gjermani,më 22 shtator 2009