E merkure, 30.04.2025, 05:32 AM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Enciklopedia Maqedonase tendence e ulet hegjemoniste,me prapavije te rrezikshme

E merkure, 23.09.2009, 07:37 PM


Enciklopedia Maqedonase tendence e ulet hegjemoniste,me prapavije te rrezikshme

Nga Faik Krasniqi
 
Nje fjale e urte popullore thote''I qeshuri te qeshe''.Me te vertete nje komb i shpikur si sllavomaqedonasit(bullgaret),te bejne ENCIKLOPEDI kunder neve(Shqiptareve),nuk eshte vetem inati, por eshte edhe per te qeshur.
PJESE NGA ENCIKLOPEDIA MAQEDONASE;
 
''Shqiptaret ne Maqedoni kane ardhur nga Shqiperia Veriore.Ata kane kolonizuar viset ne Maqedoni ne shekullin XVI(16),duke i debuar nga shtepite e tyre.Vershimin e tyre drejt Maqedonise e ka mundesuar Ali Pashe Tepelena.Shteti i pate shqiptar eshte formuar nga Gjermania fashiste,e cila kufijte e ketij shteti i zgjeroi ne rajonet e Maqedonise.Akademia e Maqedonise,ne pjesen per shqiptaret,perdor termat''Arbanasi'',''Arnaute'',''Shqiptari'',me interpretimin se shqiptaret jane njerez te ardhur nga malet,njerez malore...''
Keto jane vetem disa pjese te shkeputura per shqiptaret nga ENCIKLOPEDIA e re Maqedonase,e botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve te Maqedonise,dhe e financuar nga shteti Maqedonas.
 
Berja publike e asaj qe zihej ne kuzhinen e Institucionit qe e quan veten Akademi e Shkencave dhe e Arteve te Maqedonise(ASHAM),mund te kete cuditur vetem ata qe mendojne se bartja e titujve shkencor mjafton per t'ju qasur objektivisht te kaluares.
Qe nga krijimi i Maqedonise,ne perfundim te luftes se dyte Boterore,si surrogat i gatuar ne kuzhinen komuniste te Beogradit,nje numer individesh qe bartnin tituj shkencor ne krijimin e identitetit Maqedonas.
Ky surrogat politik e etnik u krijua mbi territore te uzurpuara shqiptare,bullgare e greke dhe duke uzurpuar komponente te identitetit kulturor dhe historik te popullit shqiptar,popullit bullgar dhe popullit grek.Te gjithe ata qe e njohin historine e Ballkanit  e dine fare mire se ne keto hapesira vetem nje popull e nderroi tri here identitetin e vete;deri ne vitin 1940 identifikohej si serb,nga viti 1941deri ne vitin 1944 si bullgar,e pas vitit 1945 si maqedonas.
Nga kalemxhinjte e quajtur akademike te ketij surrogati politik e etnik qe per pese vjet tri here nderroi identitetin e vete,nuk mund te pritet objektivitet shkencor por vetem hajdukllek i territoreve,kultures dhe historise se popujve te tjere.Qytetaret e Maqedonise,nga ky Institucion i larte shteteror,i financuar me parate te gjithe qytetareve te Maqedonise,marrin projekte te cilat nuk e ndertojne shtetin,por e shkaterrojne shtetin.
Ky projekt i ngjan projektit te viteve 80' te ish- Jugosllavise te Cubrilovicit.Fatkeqesisht,ky projekt nuk prodhon miq,por tek Shqiptaret tenton te prodhoje armiq te vendit.Studiuesit Maqedonas duket se nuk kane nxjerre mesime nga e kaluara e hidhur e afert,kur dokumente te ngjashme pseudoshkencore te akademikeve serbe u perdoren prej ultra-nacionalisteve e shovinisteve per pergatitjen e fushatave,konflikteve dhe spastrimit etnik ne ish-Jugosllavi,duke frymezuar keshtu edhe gjenocidin kunder shqiptareve te Kosoves,dhe revoltat e armatosura te shqiptareve te Maqedonise.
Akademiket Maqedonas po deshmojne se demokracine e shohin si nje rrezik,e jo si nje projekt zhvillimi dhe lirie qyteteruese.
Per cudi deri me tash nuk pame ndonje reagim zyrtar ndaj Enciklopedise Maqedonase,as nga qeveria e Kosoves dhe as nga qeveria e Shqiperise,pervec nje reagimi te ''bute'' te kryeministrit te Kosoves Hashim Thaqi,Akademise se Shkencave te Kosoves, nga disa OJQ dhe nga disa analiste.
Pas botimit te Enciklopedise Maqedonase,te Shqiptaret ne pergjithesi po ndihet frustrim i madh,dhe kane filluar te nxehen gjakrat,dhe padyshim qe maqedonasit me kete Enciklopedi kunder Shqiptareve,vete po luajne me zjarrin sikur po kerkojne nje raund te 2 te luftimeve si ne vitin 2001.
Prandaj,sic e kam cekur edhe ne artikullin''NDARJA E MAQEDONISE DO TE JETE E PASHMANGSHME'',per t'i mbrojtur interesat e shqiptareve ne Maqedoni,Shqiperia si anetare e Natos me te drejte veto,duhet ta perdore veton e saj kunder Maqedonise,Kosova t'i bojkotoje mallrat maqedonase,BDI te dale nga koalicioni qeveritar,partite politike shqiptare ne Maqedoni t'i prishin koalicionet ne nivel lokal me partite maqedonase,si dhe popullata Shqiptare ne Maqedoni t'i bojktojne institucionet shteterore te Maqedonise.
Nese ne Shqiptaret veprojme keshtu,atehere do te shuanim orekset hegjemoniste te maqedonasve.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx