Mendime
Halit Bogaj: Vdekja e Millosheviçit
E merkure, 23.09.2009, 08:09 PM

Shkruar disa vite më parë
Nga Halit Bogaj
Të gjithë analistët dhe njerëzit që merren me politikë janë të mendimit se vdekja e tij ishte një humbje e madhe për Gjyqin e Hagës ngase ka mbetur pa u dënuar krimineli më i madh pas luftës së Dytë botërore i cili, jo vetëm që i filloi tri lufta në teritoret ish jugosllave, por i shkaktoi me qindra mijra viktima të popujve të ndryshëm të këtij nënqielli.
Satrapi vdiq por vdekja e tij nuk i përmbushi ëndrrat e shumta të familjarëve të ndryshëm të cilët pas vrasjes së anëtarëve të tyre nga ana e regjimit çmendurak serb kishin shpresa të mëdha se kryekrimineli do të gjykohej në Hagë, ashtu siç e kishte merituar.Ai jo vetëm që nuk u gjykua por shkoi në atë jetë me një bindje të vetë megalomane se popujt e tjerë dhe Bashkësia ndërkombëtare ishin fajtorët kryesorë që i ishin lëshur në qafë Serbisë së vogël për t’ ia zvogëluar edhe mëtej teritoret asaj!Këto dhe shumë çmendi të tilla serbe ishin propaganda kryesore disavjeçare e pushtetit fashizoid serb i cili ishte produkt i drejtpërdrejtë i një përpjekjeje të gjatë serbe që pas dekadave nën pushtetin titoist ta sillnin në pushtet një maniak siç ishte Millosheviqi dhe t’i zbatonin metodat e tyre të njohura gjatë historisë së përgjakshme të ushtruara ndaj popujve të pambrojtur..Një politikë e tillë shfarosëse filloi të zbatohej në përpikmëri edhe nga ana e Millosheviqit i cili nuk lente të zezë pa bërë mbi popullin tonë të stërvuajtur nga krimet serbe.Millosheviqi pa fije turpi dhe pa asnjë frikë i bëri të gjitha ato veprime të cilat i dimë të gjithë dhe më në fund shkoi edhe deri atje për ta dëbuar përfundimisht këtë popull nga trojet e veta shekullore.Pikërisht aty i doli hardall, siç thotë populli ynë i urtë , ngase mbi forcat e tij qëndronte një makineri tjetër shumëfish më e fuqishme e cila i tha mjaft politikës së tij të egër dhe të padurueshme edhe për vetë Bashkësinë ndërkombëtare me të cilën Millosheviqi deri në ato çaste luante si macja me miun.Erdhi pra edhe ajo ditë e famshme dhe historike kur satrapi që dukej i pathyer filloi të frikësohej sa mundej dhe i tërhoqi forcat e veta ushtarake dhe policore nga Kosova, për të përfunduar edhe në Hagë ngase edhe ata që ishin rreth tij nuk kishin kah t’ ia mbanin.E lidhën si qenin dhe e dërguan atje ku qysh moti e kishte vendin.Haga e pranoi një krimiinel të madh por i dha tepër hapësirë që ai të fryhej edhe mëtej dhe të mbetej’’një faktor i madh’’ i cili dukej se nuk ndiente frikë nga asgjë, madje as nga ajo Gjykatë që ishte duke ia prerë rrobet për ta dënuar, sigurisht me burg të përjetshëm.
Pas arrestimit të tij në Beograd dhe dërgimit në Hagë, shqiptarët ishin shumë të gëzuar për një përfundim të tillë aq të dëshiruar, ngase atje ishte dërguar personi më antinjerëzor i 60 viteve të fundit i cili nuk donte ta shihte askend mbi këtë tokë përveç popullit të tij, duke ua bërë të tjerëve jetën ferr.Dërgimi i tij në Hagë bëri jehonë të madhe në mbarë botën dhe ashtu i lidhur me pranga shikohej nëpër të gjitha televizionet e Globit tokësor.Edhe bota merrte frymë më lirisht ngase në Hagë kishte arritur një dictator i vogël ballkanik që kishte shkaktuar aq shumë luftra..
Paraqitja e tij para organeve të drejtësisë, akoma tregonte një mendjemadhësi të paparë dhe lente përshtypje se kinse nuk është bërë asgjë dhe se ai ka pasur të drejtë t’i mbronte ish teritoret serbe dhe se të gjithë të tjerët që luftonin për lirinë e tyre ishin ‘’terroristë’’!!!Ai vazhdonte t’i mbronte qëllimet e veta’’historike’’ se kinse bota qenka lëshuar mbi serbët si skifteri dhe nuk i lënkan të jetuakan ata në tokat e tyre!!!Ai lente edhe përshtypjen se nuk po lodhej fare me atë që po ndodhte rreth tij por kur i erdhi fundi i paraqitjeve të tij mendjemëdha dhe kur duhej t’i shqiptohej dënimi pas katër vitesh, natyrisht se iu ngushtua rrethi dhe e kapi një mërzi e madhe e cila do t’ia hante shpirtin ngase si të jetonte në qeli ai i cili i kishte burgosur mijra shqiptarë vetëm pse i kërkonin të drejtat e veta legjitime dhe i kishte vrarë qindra mijra me masakrat më të tmerrshme që i kishte parë ndonjëherë njerëzimi.Ta kujtojmë vetëm rastin e Reçakut se si përpiqej ta mbulonte para syve të botës por atë e vuri në lëvizje të diplomacisë botërore i madhi Viliam Voker të cilin Shesheli dukej se e kishte dëbuar nga Kosova por Voker i pati thënë:’’Do të kthehem, por në një detyrë tjetër’’të cilën e mori vesh çetniku pas tërheqjes së forcave të veta nga Kosova dhe kur Vokeri njëmend erdhi tek ne në Kosovën e çliruar.
Gjatë paraqitjeve të satrapit në gjykatore njeriu nganjëherë krijonte përshtypjen se ai vërtet po tallej me Trupin gjykues duke ironizuar me ta sikur të ishte në ndonjë mbledhje të SPS-it dhe duke i pyetur dëshmitarët sikur të ishte vetë prokuror!
Kasapi ballkanik dukej se akoma nuk e kishte të qartë se në çfarë vendi ishte dhe çka do të bëhej me fatin e tij të mëtejmë.
Nganjëherë na shkonte mendja se ai ishte i droguar dhe nuk e kuptonte se ku gjendej, por e vërteta ishte krejtësisht tjetër- ai gjendej në Hagë- atje ku ia kishin kënduar këngën arushanat e NATO-s që e detyruan të ikte si pulë e nduktë nga Kosova.Ishte pikërisht aty ku e kishte vendin e tij si shpërblim për të gjitha krimet e bëra ndaj njerëzimit në emër të krijesës së tij imagjinare’’Serbia e madhe’’ me të cilën do të realiozohej ëndrra e kahmotshme morbide e politikës nacionalshoviniste serbe ndaj popujve të tjerë jo serbë.Mjerisht ajo ëndërr vazhdon edhe sot dhe është cimentuar thellë në ndërdijen e ndryshkur serbe, deri në përfundimin e plotë ashtu siç kishte përfunduar edhe vozhdi i tyre në një greminë si të atij personazhit të verbër nga një satirë e Radoje Domanoviqit.Kur populli e kishte hetuar se ai kishte qenë i verbër ishte bërë vonë dhe të gjithë ata së bashku kishin rënë në greminë me prijësin e tyre të verbër.
Të tillë ishin edhe serbët me Millosheviqin të cilit i ndihmuan që të krijohej miti i tij gënjeshtar, duke e krahasuar atë me një car Llazar të ri, sidomos atëherë kur erdhi në Gazimestan me një milion serbë të tjerë të dehur dhe të prirur për të pirë gjak shqiptari, siç vepruan shpeshherë gjatë traditës së tyre..Kasapi hyri në një rrugë pa kokë por ishte mjaft e çuditshme sesi mbarë populli i tij i shkonte prapa një hiene të tillë!!!Kjo si duket ishte në gjenet e tyre që të gjithë të jenë me mendime të njejta kundër të gjithë të tjerëve.Ai dhe populli serb i frustruar nga nacinalizmi i shfrenuar dhe urrejtja ndaj të gjithë të tjerëve, shkuan aq larg, sa të kujtonin se vërtet ishin një popull i zgjedhur nga Perëndia dhe veten e quanin, në mënyrë fort qesharake’’Popull qiellor’’, që demek, përveç tyre nuk paska të tjerë më afër Zotit, bile njëri ka pasë thënë’’ Na serbët jemi populli më i bukur në botë’’!!!!, e që del se edhe Zoti kur i ka krijuar i ka skalitur për mrekulli duke i hijeshuar sa s’ ka më!Dhe për të qenë marria e tyre më e madhe, ata u besonin gjërave të tilla ngase , siç pati thënë edhe Babai i tyre ideologjik, Dobrica Qosiqi, ‘’Serbët kanë prirje që t’u besojnë rrenave të veta dhe t’i pranojnë sit ë vërteta’’.
Ata i besonin edhe një anomalie tjetër ‘’Se kinse të gjithë të tjerët ishin kundër tyre dhe se bëhej komplot ndërkombëtar ndaj serbizmit’’, duke mos e parë veten kurrë se sa gjakatarë t’ mëdhenj ishin!.
Pas rikujtimit të të gjitha këtyre mendimeve fëmijënore serbe, njeriu thotë se atyre u ka shkuar larg rruga e zgjedhur dhe njëmend do të ishte fort mirë që Kasapi mos të vdiste nga vdekja natyrale por të dënohej në mënyrë të merituar për të gjitha ato që ua ka bërë njerëzve dhe popujve.
Vdekja e tij e kishte hidhëruar shumë edhe kryeminstrin Vojisllav Koshtunica i cili, si edhe të gjithë pjestarët e tjerë të këtij ‘’populli qiellor’’ e kishte idhull Millosheviqin.Prandaj të gjithë ata që mendojnë se Sebia është bërë shtet demokratik, është mirë vetëm t’i shohin dhe t’ i kuptojnë deklaratat e zyrtarëve aktualë serbë të cilët akoma vuajnë për kasapin dhe epokën e tij të tmerrshme.Me rastin e vdekjse së tij mësuam edhe një sihariç nga radikali kryesor sheshelian/Tiomisllav Nikoloq/ i cili tha Haga duhet të jape përgjegjësuii për vdekjen e Sllobodanit se demek ata e kanë vrarë!!!Ja pra edhe një marifet tjetër morbid i tyre!!!.
Pandjeshmëria e tij njerëzore ishte në nivel të një maniaku të pashpirtë i cili edhe masakrat ndaj shqiptarëve i quante’’simulim’’, ose civilët e vrarë/ku kishte edhe fëmijë dhe pleq/, i konsideronte ‘’terroristë’’, ngase gjuha nuk mund t’ ia thoshte ushtarë të UÇK-së, ashtu siç nuk munden as sot serbët ta quajnë Kosovën me emrin siç e quan mbarë bota por e quajnë’’Kosovo i Metohija’’.
Komentoni
Artikuj te tjere
Faik Krasniqi: Enciklopedia Maqedonase tendence e ulet hegjemoniste,me prapavije te rrezikshme
Faik Miftari: Synimet e subjekteve politike në zgjedhjet lokale
Ilir Dardani: Shqiptaret, keta armiq te kombit shqiptar
Xhevat Rexhaj: Votimet lokale në Kosovë
Selim Hasanaj: Njoftim për lexuesin e zemrashqiptare.net
Shkëlzen Halimi: Cilat figura shqiptare i mungojnë “Enciklopedisë...”!
Helidon A. Shehu: Mjerimi i akademikut
Telegram ngushëllimi për familjen Morina
Bekim Rexhepi: Testim i lehtë i nonshalencës politike
Xhavit Shala: Mjerë Maqedonia me akademikët e saj!
Agron Tufa: Zhurmat dhe tërbimi
Blerim Gashi: Vrasje e Historisë
Blendi Fevziu: Turizmi, pasuria e vetme!
Agim Gadri: Urgjenca e kthimit të emërtimeve shqip në Shqipëri, bazuar në studimet e deritanishme historike
Faik Krasniqi: Bac su kry, por po te rrejne
Rexhep Kastrati: Me Adem, Milazim e Astrit, RTK-ja nuk bëhet e pavarur...
Asllan Dibrani: Intervistë me zëvendësministrin e Transporteve dhe Telekomunikacionit të Kosovës zotin Adem Grabovci
Shkëlzen Halimi: Enciklopedia e marrive
Isa Mulaj: Dy probleme të infrastrukturës rrugore në Prishtinë dhe...
Ilir Dardani: Dy fjale per poetet qe mbushin hambare me poezi