E merkure, 30.04.2025, 05:03 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Femna shqiptare dhe e drejta e trashigimisë

E merkure, 23.09.2009, 08:35 PM


FEMNA SHQIPTARE DHE E DREJTA E TRASHIGIMISË

Nga Selim Hasanaj

Para pak qastesh sot me 23.09.2009 në televizionin KTV ishte nji program në të cilin ishte musafire zonja Vjollca Krasniqi sociologe ku debatohej per të drejten e trashegimisë së femnes te neve shqiptaret si komb , por me theks të veqantë në Kosovë.
Kishte mundësi edhe per kyqje të publikut me telefonata dhe mue pikrisht opinioni i disa telefonuesve më nxiti të bajë këtë shkrim në lidhje me temen. Thanë të drejten unë nuk percjella programin nga fillimi i ti , por per aq sa ndegjova po e thamë këtu opinionin tim. Më banë pershtypje dy telefonata, nji e nji shqipfolsi islamist nga Jashanica e Klinës dhe nji e nji zonje nga Prishtina. Po e komentojë pak at nga Jashanica. Ky njeri që u paraqit me emen e mbiemen, me nji vrull dhe mllef fillojë të komentojë sa as nderhymjet e moderatores së programit nuk i ndegjonte, nga e para ai fillojë ti jap vrejtje parafolsit telefonues, moderatores per temen e zgjedhun dhe thoshte se duhet dit se Kosova ka nji mentalitet, cfar mentaliteti ka dhe pa hezitim ai fillojë të predikojë nasihat po sikur hoxhallaret nga Kurani. Ai me disa nderhymje të moderatores në fund tha se sipas kuranit dy motra marrin hise sa nji vëlla, apo dy vajza sa nji djalë. U thirr efendia në Kuranin , por me ato pak fjalë e deshmojë se ai kurr nuk i ka lexue ato ligje të së drejtes trashegimore në Kuran. Na predikojë rrenat që ai i ka ndegjue dhe që perditë i ndegjon nga trushperlamsit e shumt islamist që sot janë gjithandej neper Dardani dhe trojet tjera ethnike shqiptare.
Telefonuesja nga Prishtina ishte nji zonjë që dukej të ishte diku e moshes afer pleqnisë, së paku kështu mund të gjykohej nga komenti që ajo e bani. Kjo per shkakun se asht vet femen, nuk ja bante zemra të thotë si ai parafolsi nga Jashanica se femna nuk ka hise trashegimie dhe per ta zbut ate ma vonë në dy me nji në favor të mashkullit trashegimtar, por kjo me nji ngatrrim fjalesh thoshte se femna duhet të ketë të drejtë trashigimie, por jo sa mashkulli, me perqindje disi sipas marrveshjes dhe i ngatrronte punët. Por e permirsojë kur në fund tha se duhet kjo të rregullohet me ligje të shtetit.
Dy telefonatat e fundit ishin nji burr nga Prizreni dhe nji grue nga Mitrovica. Prizrenasi tha se ka dy banesa dhe dy dyqane. Ka dy fëmi, djalë dhe vajzë dhe qysh tash sado që ata janë të mitun, ai u ka nda barabart secilit nda nji banesë dhe nji dyqan. Zonja nga Mitrovica tregojë rastin e saj personal dhe tha se ka trashegue nga prindet 39 hektar tokë, janë 10 fëmijë dhe ajo e ka marr hisen e vet të trashegimisë. Zonja ishte e drejtë, konkrete dhe kishte mendim pozitiv per të drejten e femnes, por megjithate në diskutimin e saj vërehej doza e frigës se ajo në nji mënyrë ose tjeter padyshim do jet e perbuzun apo si thotë populli e bame me gisht, në mos nga vëllaznit me siguri nga rrethi. Kësaj ajo i frigohej dhe këtë e shprehte kur thoshte se ajo edhepse e ka marr hisen e vetë ajo i don ata vëllaznit e saj. Edhe unë si kjo mitrovicasja po i tregojë disa shembuj në farefisin tim ku tema e trashegimisë asht ba shkak per thashë e thana dhe edhe ngatrresa dhe nji rast edhe vrasje e dyfisht bile dhe ate në mënyren misterioze, dhjet vite e ma teper nuk dihet as vrasësi as ku janë kufomat. Do e sqarojë këtë pastaj, por të shkojë me radhë.
Axha i nanës time nga Prekalla e Istogut kurr nuk i fali Zoti fëmi. Ai në pleqni adaptojë nji djalë të braktisun dhe sod ai djalë asht rrit, asht shkollue dhe ka krijue familje dhe kujdeset per baben e vetë( jo biologjik) shumë ma mirë se sa kujdeset vëllau im Ibrahimi në Ludwigshafen të Gjermanisë per nanen tonë Zyhran dhe per të u kujdes per te ai dhe bashkshortja e ti marrin nga disa qindra euro në muaj nga shteti gjerman. Ndersa jetimin e adoptuem te axha Ahmet nuk e paguen askush per kujdesin që i banë ati.
Nji dajë i babës tim i martuem i cili jetojë së bashku me gruen e vetë mbi 40 vite në Gjermani, aty u pensionuen dhe me parat e kursyeme në mergim si pensionist këthehet në Pejë ku blen nji shtepi , e renovon dhe rregullon ate per qef dhe vendos ta perfundojë jeten aty si pensionist së bashku me gruen e vetë, por vendos edhe ta adaptojë nji fëmijë. Bahet kijameti. I gjuhen në shpinë motrat. Nuk ke nevojë me adaptue ti fëmijë e ai pastaj me e hanger pasuninë tande, atë pasuni ti duhet me jua lanë trashegim motrave dhe fëmijve tanë i thonë ato.
Rast tjeter kamë rastin e axhes së babës tim bacit Fetë. Ky kishte vetem nji fëmi vajzë. Ajo e martueme në nji lagje të fshatit tonë dhe fëmiun e parë të saj Hazirin baci Fetë e merr dhe e adapton bilogikisht por jo edhe me dokumente e formalitete tjera. Neve gjithmonë i kemi thanë Haziri i Fetës. Ai sod jeton si trashegimtar i prones së gjyshit të vetë dhe ka krijue familje dhe per neve dajat e ti kjo asht normale dhe asnjiherë askush nuk ka folë asnji fjalë.
Rasti i katert asht rasti i dajes tim Elez Kuklecit nga Prekalla. Ky njeri i pafatë martohet per të dyten herë në pleqni të vetë me nji grue ma të re se ai dhe ju lindin dy vajza. Nga martesa e parë nuk kishte trashegimtar.Ishte kjo në fillim të viteve 90 të shek. të kaluem. Kishte banesë në Prishtinë në Lakrishte dhe punonte si shef i sherbimeve galvanizuese në Fabriken e Amortizatorve. Në fshat kishte pasuni trasheguese nga baba por edhe vetë kishte ble mbi nji hektar tokë nga nji serb i cili shperngulet per Serbi. Kusherinjet e ti të afert cmenden nga inati kur ky martohet, por disi qetsohen kur Elezit nuk i falë Zoti djalë. Na met toka e këti qeni neve thoshin ata, vajzat e thejnë qafen e martohen dhe toka na jet neve. Ku guxon dhandrri me ardhë në token e vëllaut tonë , me na shkerdhye binë dhe me na marr token?! Këso llafesh ndegjoheshin në atë koder të mallkueme të lagjes së Bajram Hasanve( familje Kukleci e Isniqit) në Prekallë. Dhe këto kerrcnime u banë realitet. Me 13 korrik 1999 posa vjen nga Prishtina, (pasi ishte këthye nga Stankovci ) dhe shkon per të pa a i ka shpetue shtepia nga lufta në fshat, Elez Mushak Kukleci së bashku me bashkshorten Raze Kukleci zhduket pa shenjë dhe sot e asaj dite nuk dihet per fatin e tyne. Dy vajzat jetime të moshes 13 dhe 9 vjeq u rriten të vetmueme në Prishtinë.
Qellimisht ceka rastet e naltpermenduna per ta elaborue pak me at mundësinë time temen shumë të qellueme të TV KOHA sot në mengjes.
Asht per të ardh keq kur njeriu ndegjon se si flitet tek populli ynë per tema shumë delikate dhe të ndishme. Flasin njerzit dhe arsytohen gjithmon me ligjet kuranore, të sheiratit, të tradites apo të Kanunit të Lekë Dukagjinit. Fatkeqësia asht se ata që flasin kurr nuk i kanë lexue as Kuranin as Kanunin. Ata flasin thanë trup, PALLAVRA. Por me pallavrat e tyne ata shekuj me radhë kanë diskriminue njerz dhe janë ba shkatarë të qindra e mijra vrasjeve, ngatrresave dhe tragjedive familjare. Unë nuk po due të futem tash në elaborimet e asaj se cka thonë Kurani apo Kanuni në lidhje me temen sepse nuk jamë njohes i saj as kompetent per të folë, unë desha ta thamë mendimin tim që asht i lidhun me temen dhe i cili më shqetson mue qe sa kohë tani. Se femna nuk ka drejtë në hise trasheguese në pasunin e prindve shifet qart se popullit tonë shqiptarë ju ngulit nga ligjet e Sheiratit dhe Kuranit. Unë mendojë se edhe Kanuni në mos në qastet kur asht shkrue dhe perpilue së paku ma vonë asht ndikue me të madhe nga Kurani per temen në fjalë. Dhe as kjo nuk asht qellimi i këti shkrimi që po bajë.
Diskutimi i efendiut nga Jashanica sot permes telefonit, mue më trishtojë sepse më bindi se tendencat per trushperlamje të popullates shqiptare dhe investimet per ta ba shqiptarin, MUSLIMAN - ISLAMIST po korrin suksese. Si ky efendi jashanicas neper Dardani dhe gjithandej trojeve tona ke me mija. Unë frigohem se po vazhdojë kështu nuk do vonojë dhe do kemi tema në TV-të tona edhe per ate se a asht normal me u martue me kusherinat si: vajzen e axhes, të dajes, tezes, halles etj. etj. Dhe dita kur ato tema do diskutohen nuk asht shumë larg, dhe kur ajo të vi padyshim do dalin lugeten si ky Jashanicasi dhe do i arsyetojnë martesat e tilla incestuoze me ligjet e Kuranit të cilin ata që po flasin kurr nuk e kanë lexue as nuk e lexojnë. Ata vetem janë autoparlant të misionarve antishqiptarë që paguhen nga Serbia dhe shtetet tjera sllave. Dhe tash bajë pyetjen, a nuk asht ora pesë në dymbdhjet që institucionet tona shtetnore të reagojnë ashper dhe ti sqarojnë gjanat?! A nuk asht koha që institucionet e shtetit të Dardanisë tu thonë STOP pisllaqeve të tilla diskriminuese, antinjerzore dhe antihumane me të cilat neve diskriminojmë dhe me të cilat bahemi vandal të pamëshirshem kunder nanave tona, kunder motrave tona, kunder vajzave tona dhe kunder grave tona. Dardania ka ligje, ato ligje duhet të futen në veprim dhe Dardania duhet ta bajë sa ma shpejt edhe nji ligj. Ta bajë ligjin që parashef denime drakonike per të gjithë ata që mbrenda teritorit të Dardanisë dhe kunder qytetarit të Dardanisë perdorin ligjet tjera cfardo qofshin ato, fetare apo tradicionale e kanunore. Kur thash fetare mendojë në të gjitha fetë dhe sektet e tyne.
Jetojë në Norvegji, por asnji ligj kishtar këtu nuk asht në fuqi, asnji ligj arkaik nga koha e vikingve apo e ODINIT këtu nuk asht në fuqi, këtu janë ligjet e shtetit të cilat ligje kanë bazë KUSHTETUTEN E SHTETIT dhe me ato ligje funksionon jeta dhe perditshmenia e lumtun per cka edhe Norvegjia asht shteti ma i sigurt per të jetue në botë. Po të kishim pas këtu ligje kishtare apo zakonore padyshim se neve minoritetet nga mbarë bota këtu do e kishim pas jeten të pamundun.
Andaj mendojë se shteti SEKULAR APO LAIK  i Dardanisë duhet ti fut në jetë sa ma parë ligjet e veta kushtetuese dhe me ato ligje tia perkujtojë Naim Ternaves se në shkollat e Dardanisë nuk mund të ketë landë fetare: Nuk mund të ketë landë fetare sepse në radhë të parë këte e ndalonë Kushtetuta e Dardanisë, por në radhë të dytë nuk mund të ketë landë shkollore fetare sepse Dardania asht shtet i krijuem me ecje shkallë shkallë dhe nen diktatin e organizmave nderkombëtarë pa ndihmen e të cilve kurr nuk do bahej shtet. Ata kanë vendos që Dardania ( per mue padrejtsishtë, por... )të jetë shtet multietnik, dhe nese futet landa fetare në programet shkollore atëherë duhet të futet kjo edhe per serbet dhe minoritetet tjera. A nuk asht pikrishtë kjo ajo që Serbia po perdorë si kartë të fundit në lojë per ta pengue rritjen dhe zhvillimin e Dardanisë? Po pa dyshim se po. Serbia don ta paraqes popullin e Dardanisë si popull musliman dhe don ta mbush Dardaninë me xhamija e kisha serbe dhe kështu do e zhduk kombin shqiptarë.
Dhe per fund ti këthehem temes . Unë mendojë se femna ka hise në trashegiminë barabart me mashkullin pa marr parasysh rethanat. Trashegimia asht trashegimi dhe ate njeriu e krijon si të mirë jetese per veti dhe per pasardhësit e vetë dhe pasardhes të njeriut janë femijet e ti pa dallim gjinie. Këtu nuk ka ligje as fetare as kanunore që kanë të drejtë. Këtu duhet të perdoret logjika e drejtësisë dhe ligjet shtetnore moderne e jo ato të para 1000 apo 2000 viteve.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
23.09.2009


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx