E shtune, 03.05.2025, 04:13 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Patrioti që i tha Jo rrugës së Anadollit

E marte, 29.09.2009, 10:01 PM


Selim Hasanaj
Selim Hasanaj
PATRIOTI QË I THA JO RRUGËS SË ANADOLLIT


Nga Selim Hasanaj

Trojeve të shqipeve anmiq të pamëshirshem tue perdor metodat ma barbare neper shekuj ja ndoqen zogjet e saj, per ti shpernda ata neper të kater anet e botës. Ishin pesë shekuj pushtim turko-osman që per shkaqe të vazalitetit dhe aleancave të ndryshme të intereseve gjeostrategjike per pushtime dhe eksploatime të tokave të hueja, ua la duer e lira pushtuesve të maparshem serbosllav dhe thue se ishte pak vet pushtimi osman, neve pamëshirë na kishin pushtue dhe na sundonin edhe serbet, bulgaret, greket, malazezet etj, popuj që me ushtritë e tyne mizore ushtruen terror sistematik në popullin autokton shqiptarë, në këta bijë shqipesh që në lashtësi nifeshin si pellazg dhe ilir.
Kallogjer, popa dhe andart mizorisht sundonin dhe rrjepnin lëkurat e shqiptarve tue i ngarkue ata me llojëllojë taksash dhe veq këtyne populli shqiptarë taksat dhe haraqin duhej pague edhe pushtuesit turko-osman. Mëkati i shqiptarve autokton që ishin në këto troje që kur asht krijue planeti tokë, ishte se ata ishin bijë të Zeusit të Dodones dhe se nuk pranonin të ndrrojnë besim dhe traditë. Ata me xhelozi ruenin besimin që kishin dhe traditat e tyne të lashta.
Kështu pergjatë historisë janë të njoftuna kontratat , marrveshjet, aleancat, traktatet etj, etj, në mes sulltanve turq dhe mitropolitve ortodoks serb, grek, rus, e bizantin, në dam të popullit shqiptarë. Janë të njoftuna masakrat e shumta që ju banë këti populli vetem pse ruente me xhelozi besimin e vet katolik dhe kultivonte me kënaqësi traditat e kulturen e vetë të lashtë. Janë të njoftuna detyrimet per shperngulje nga trojet e tyne dhe tkurrja e atyne trojeve per të mbet ma në fund nji grusht dheu i ulun me gjak, që tek në fundshekullin e 20 dhe fillim të ati 21 do bahen dy shtete shqiptare, Shqipnia dhe Dardania.
Pra per mos me u zgjatë dhe per mos me kalue nga tema unë do shkruej pak per kohen e shpernguljeve të mes shekullit 20, gjegjësishtë ato të sundimit komunist të Dardanisë nga pushteti pushtues i nji federate popujsh sllav që u quejt Jugosllavi dhe që per pesë dekada sundojë mizorisht popullin shqiptarë në trojet e veta ethnike.
Historia njef marrveshtjen e liderit komunist jugoslav, kroatit Josip Broz Tito dhe liderve të shtetit turk në Split e cila marrveshtje u quejt MARRVESHTJE  XHENTELMENESH , me c`rast ishte nenshkrue kontrata per shperngulljen e 400.000 shqiptarve nga trojet e veta të Dardanisë dhe viseve tjera shqiptare per në shkretinat e Anadollit turk per ti popullzue ato dhe per ta shpraz krijesen artificiale Jugosllavinë nga elementi shqiptarë.
Per tu realizue nji kontratë e tillë duheshin metoda, dhe ato ishin të sofistikueme, bahej presion, ushtrohej dhunë, kleri musliman shqiptarë panderpre ushtronte presion mbi popullin me propaganden e vetë antishqiptare tue ua pershkrue Anadollin dhe shkretinat e ti si parajsë. Ministri i mbrendhsem i Jugosllavisë dhe njikohësishtë njeriu i dytë në hierarkinë e shtetit, serbi cetnik Aleksander Rankoviq filloj aksionin per mbledhjen e armve kunder popullit shqiptarë dhe kështu me këto metoda cnjerzore dhe mizore me këtë gjenocid shtetnor dhe klerikal islam deri diku u realizue plani i Titos me krenet e Turqisë. Rrugen per në Turqi per të mos u këthye kurr ma në trojet e veta, per tu asimilue dhe zhduk e mueren disa qindra mijra shqiptarë.
Nimon Musë Blakaj
Nimon Musë Blakaj
Ishte viti 1968 dhe per shkaqe të naltpermenduna edhe nga Istogu dhe rrethina akoma shpernguleshin familje të tana per në Turqi. Nga Istogu atë rrugë mori familja e patriotit Musë Blakaj, por vendimit të familjes, gjegjësisht vendimit të babës Musë ju kundervy stoikisht djali i ti patrioti Nimon Musë Blakaj. Me muej të tanë Nimoni si nji i ri që andrronte të shkollohej dhe të jeton i lirë dhe i lumtun në trojet e veta të lashta stergjyshore, shpenzojë energji dhe mund per ta bind babën Musë që mos ta marr rrugen e Anadollit.

Musë Blakaj i kishte hallet e veta dhe as ai nuk lëshonte pe nga plani i ti, ato plane ndoshta i biri Nimoni nuk i kuptonte. Musë Blakaj ishte lodhë dhe rraskapit nga mizoritë e pushtetit pushtues serbosllav, ishte lodhë dhe rraskapit nga zullumi dhe provokimet e fqinjve serb të Lugut në Istog, ishte lodhë dhe rraskapit edhe nga nderskamcat dhe intrigat e shqipfolsve komshi të cilet nuk ishin të pakt dhe të cilet gjithëherë permes klerit islam kanë raportue dhe kurdisë trillime në polici kunder patriotve shqiptarë. Nimon Musë Blakaj padyshim nuk i dinte të gjitha këto sepse ishte situatë kur baba as të birit nuk guxonte ti tregojë dicka. Musa vendos të shperngulet, por Nimoni i thotë JOOOOO këti hapi dhe vendos i vetem fillikat të mbetet në truellin e vetë.
Iku familja dhe ai mbet vetem, i ri dhe me shpirt të plagosun ai i vazhdon shkollimet dhe krahas kësaj per asnji ditë nuk e ndal aktivitetin per ta këthye familjen e vet nga Turqia. Dhe ai arrin që së pari ta këthej vëllaun Malushin e pastaj me vitin 1971 edhe krejtë familjen.
Nimon Musë Blakaj lindi me 30.01.1945 në Istog. Shkollen fillore e kryen në Istog. Normalen e kryen dy vite në Istog e të tjerat në Pejë. Kishte pas fatin dhe këtë me krenari gjithëherë e thotë se kishte qen shok klase me Dr. Ibrahim Rugoven që ma vonë do bahet Njeri legjendë e kombit shqiptarë. Nimoni në vitin shkollor 1967/1968 punsohet si mësues në fshatin Sine. Nga vit 1968-1970 e kryen me sukses Shkollen e Naltë të edukates fizike. Në vitin 1970/1971 fillon punën si Profesor i edukates fizike në Gjimnazin " Vëllaznit Ribar" në Istog. Kështu quhej gjimnazi atëherë ndersa tani mbanë emnin e Heroit të popullit HAXHI ZEKA. Në vitin 1979 me korrespondencë e regjistron Fakultetin e Kultures Fizike në Sarajevë, por per shkak të kushteve të vështira nderpret atje shkollimin dhe këthehet që ma vonë të diplomojë në Kulturen Fizike në Universitetin e Prishtinës me vitin 1987.
Unë kamë pas fatin dhe isha nxanës i Profesorit Nimon Musë Blakaj. Ishim gjenerata e vitit 1970-1974 e gjimnazistve dhe klasa në të cilen isha unë ishte nji nder klasat ma të mira ndoshta në historinë e këti Gjimnazi. Aty shok klase kisha veq tjerve edhe këta nxansa që ma vonë u banë emna në Istog dhe ma larg.  Po fillojë me radhë,nxansi (tani i ndjeri) Dr. Xhelal Shatri, ky ishte nji gjeni i cili keru gjimnazin kater vite per dy vite dhe poashtu edhe fakultetin e mjeksisë në afat rekord, specializojë dhe u ba mjeku ma i ri i asaj kohe në Kosovë. Vdic tragjikisht në nji aksident trafiku në afersi të Istogut në fillim të viteve 80-ta.
Prof. Xhevat Syla, shkrimtar e poet i mirnjohun i Dardanisë, Dr. Haki Zeneli, mjek i zoti dhe personalitet i mrekullueshem dhe i dashtun per të gjithë istogasit, Ismet Mustafa, nji burr me nji karakter të fortë dhe nji patriot i mrekullueshem, Hazbi Bajraj poashtu patriot dhe aktivist i qashtjes kombëtare permes LDK-së që nga themelimi i saj e deri sot. Pastaj isha unë si nxanës i shkelqyeshem, ishte Selmon Blakaj, Hatmone Curri, Gjylë Hasanaj, i ndjeri Gani Blakaj, Sanie Rugova, indjeri Rifat Balaj, Fazli Balaj, Skender Behluli, Xhevat Demiraj, Tahir Hysenaj, Mehmet Llapi etj, etj që pothuej të gjithë me shumë suksese kryen fakultete dhe shkolla të nalta dhe sot janë shtylla të forta burrnije dhe kombëtare në vendet  ku jetojnë dhe punojnë.
Pra komplet kjo gjeneratë ishim nxansa të Profesor Nimon M. Blakaj dhe të profesorve e edukatorve patriot të tjerë si ; Xhemë Blakaj, Sadri Bujupi, Dr. Muhamet Shatri, Rasim Berdynaj, Prof. Ramë Bajramaj ( tani i ndjer), Prof. Ibrahim Shatri etj, etj. mesimdhanes të mrekullueshem të cilet nuk e kishin aspak lehtë punen dhe profesionin e shejtë që e ushtronin. Ata percilleshin hap pas hapi nga langojë të ndryshem të UDB-së dhe ndodhte që shumëherë të tillet edhe të ishin kolegë të Profesorve të nderuem si p.sh. ish mësimdhansi e ma vonë UDBASHI  famkeq Istref Zenuk Sadikaj nga Shushica.
Profesorin Nimon Musë Blakaj nxanësat e ti e kanë adhurue gjithmonë, ai njeri kishte dicka të veqant që nxansit i jepte vullnet per të mësue, dhe sado që ai ishte nji njeri i urtë dhe i butë, ai kishte dicka që nxansi e respektonte, dhe ajo dicka ishte autoriteti që e kishte krijue me punën e vetë të mësuesit , me qendrimin e vet patriotik dhe JON  e madhe shpernguljes per në Turqi, me qendrimet e veta burrnore dhe me karakterin e vetë tipik shqiptarë, ku ai qendronte stoik me nji moral të naltë njerzor dhe neve ish nxansat e ti e mbajmë mend të tillë dhe e respektojmë si të ishte ai prind i joni.
Tash mësuesi Nomon ( më pelqen ta thrras kështu) asht nji burr i shtyem pak në moshë, por mbahet si djalë i ri dhe veq punës në arsim ku i kanë mbet edhe pak vite deri në pension ai mban edhe nji kiosk gazetash me fitimin e të cilit jo veq se jeton vetë dhe zonja e ti por ai shkollojë dhe shkollon neper fakultete fëmijet e vetë , dhe sado që me mijra herë hasi në veshtirsi ai kurr ashtu sikur në kohen e pushteti pushtues jugosllav as tash kurr nuk ju perkul ndonji matrapazi partiak per të perfitue dicka per veti. Unë per qendrimin e ti të fortë dhe burrnor po e ceku se ai ishte nder të rrallet istogas që nuk shkoj në darken e pregaditun në hotel restorantin TROFTA per puntoret e arsimit të komunes së Istogut nga kryeministri Hashim Thaqi dhe ministri i arsimit Enver Hoxhaj. Nuk shitem per nji darkë dhe nuk mashtrohem me perkdhelje falco më tha mësuesi Nimon gjatë veres sa rrinim bashk kur isha në pushime ne Istog.
Të falemnderit mësuesi i shumë gjeneratave. Zoti të bekoftë.
Me respekt ish nxanësi i juej

Selim M. Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
29.09.2009


(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx