E premte, 02.05.2025, 07:54 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Komunat do t'i fitojë - hajni i vogël ose i madh

E enjte, 01.10.2009, 09:11 PM


Komunat do t'i fitojë - hajni i vogël ose i madh

Nga Xhevat Rexhaj
 
Këtyre ditëve temë kryesore e të gjitha mjeteve të informimit është; zgjedhjet( realishtë duhet të thuhet votimet) lokale, pra për pushtet lokalë në Republikën e Kosovës. Një shtet me afër 2,5 milion banorë është mbërthyerë në zgerçin e asaj se kush duhet dhe kush mundë të fitoi në këto votime. Para elektorizmi veç ka filluarë, prehen shirita, përurohen objekte, përurohen fillim objekte, propozohen fillim projekte krejtë tani për një kohë 1 muajshe. Nga kjo shihet se shteti dhe pushteti afër dy vite kanë qendisur garnitura të mira dhe tani i kanë vendosur në treg dhe duhet të blihen nga qytetarët. Kjo është pasqyra e shtetit më të ri në botën e vjetër dhe në Evropën demokratike. Fatmirësishtë tani më qytetarit kosdovar iu dha mundësia që të tëra lajmet dhe ngjarjet të fokusohen në përurime dhe kuazi të kuptohet se nga paraja e shtetasve diçka edhe është investuar në Kosovë, pra diçka se shuma të caktuar kanë rrjedhur në dreka, darka dhe në tendere të caktuara.

Pesimist nuk duhet të jetë njeriu kurrë se nuk është e mbarë, por ama edhe optimistë të jesh në një realitet konfuz dhe të çoroditur nuk është as ashtu e mbarë. Të gjithë jemi të ndergjegjshëm besa edhe të vetëdijshëm se përditshmëria kosovare është ndryshe nga kravatat dhe limuzinat XHIPA të zinjë të të gjithë pushtetarëve të Kosovës. Askund në Evropë, pra askund në Evropë, pos në SHBA, pushtetarët dhe politikucat e ndryshëm nuk kanë xhipa luksozë, por në Kosovë janë realitet, kjo është si në komunizëm të Titos dhe Enverit kur komunistat kishin mercedesa e çka jo tjetër e populli kishte aty këtu bicikleta. Kur të kihet kjo parasysh athere vetvetiu rrjedh edhe përgjigja se këta politikanët tanë e kanë gjet edhe vendin se siç thotë populli” qysh ashtë vendi edhe kuvendi”, pra populli i ka shti vesdhët në lesh dhe vuan nga shumë të këqija diata ditës e nuk  guxon ose nuk donë që të del në shesh dhe të thotë stop se kështu nuk shkonë më. Por jo se  kuazi patriotët dhe disa OJQ ende merren me tema “ kombëtare” madhore dhe mashtrojnë popullin se kinse duhet demonstruar kundër të huajve, këta janë edhe bishta të pusghtetit se mamirë është të demonstrohet kundër korrupcionit, hajnisë, kriminaliutetit  të pushtetarëve dhe të kërkohet përgjegjësi për krijimin e klasës milionere të pas luftës në një shoqëri mizerie ku qytetari e vret veten se nuk ka asgjë.

Gjatë tërë fushatës para dhe zgjedhore në Gjermani asnjëhere nuk ke mundur të shohësh ndonjë perurim, asnjëhere kryetari i shtetit dhe kryeministreja nuk ishin në shpic lajme, për mediat gjermane më interesante është se çfarë po ndodh me krizën e konomike dhe sociale se sa kush ka ndertu një shkollë apo 2 km. Rrugë, kjo banë “ vaki” veq te ne shqiptarët. Në Gjermani dhe Zvicerr pushtetarët nuk i shfrytëzojnë automjetet për qështje private, bile as kryetarët e shtetve jo, në Kosovë çdo piolitikanuc ka një auto, një telefonë dhe në mundësi për të vjedhur  si të doi, dhe me euforizëm deklarohen se do të marrin pjesë në votimet e ardhshme.

Pra, mu këta do jenë tani më edhe bartësa të listave komunale, do jenë kandidatë për kryetarë dhe për parlamentarë lokalë.

Të gjithë këta tani e tutje do thirren në të kaluarën e tyre, do thirren në patriotizëm, në kombëtarizëm dhe në ndershmëri. Vizionet e tyre janë të po atilla të para shumë vitesh, shumi9ca nuk e dijnë një gjuhë të huaj, shumica nuk e dijnë se çka është dalja jashtë shtetit, shumica nuk e dijnë se çka është kompjuteri, shumica nuk kanë lidhje me udhëheqje demokratike por me brryla dhe me kërcënime e frikësime. Të tillët do të ofrojnë shumë për qytetatrët e tyre, krejtë me gojë, pa plane konkrete, se shqiptari politikan ka aftësi dhe referencë të fortë për pushtet, mendojnë këta të mjerë. Të gjithë do të thirren në liderët e tyre, dikush do të thirret në lëvizje paqësore, e shumica në luftë e që disa nuk e kanë parë as për s¨üe afërmi luftën se kanë ndejtur hoteleve të Shqipërisë e Maqedonisë dhe në botën e jashtme, e qytetari do ndalet e do të thotë, po ky more na ka çliru neve e do ja dha votën, tjetri do thotë këta janë pasardhës të Njeriut të madh dhe do ecin mirë, dikush do thotë ia dha votën këtij se ka shumë para e ndoshta na përparon e dikush do thotë ia dha votën akademikve se janë të menqur. Nga kjo fantazi  del se thuaja asnjë qytetarë nuk do e jap votën për, planin dhe projektin konkret për zhvillim të qytetit dhe për mirëqenje të qytetarit por do të flugen pas emrave të përveqëm të cilët ashtu e kështu kanë ndertuar pallate mega moderne në Prishtinë e të tillët para lufte ishin banues të fashatrave të ndryshme nepër shtëpi të vogla e të vjetra por ja që qytetari ua dha mundësin që në emër të tyre të jetojnë në luks e fëmijët të io dergojnë me përcjellje dhe atë në shkolla luksoze private për “ holivudian”, po a u ipet prapë këtyre vota , jo, nuk duhet dhe nuk guxohet, më mirë me ndergjegje të pastër se sa me marre.

Nga e gjithë kjo do të shihet se votat do i fitojnë hajnat dhe superhajnat, të nesërmen qytetarët do të thonë ; ai dikush është dashtë të fitoi, se na shqiptarët ende do vazhdojmë ta ngushëllojmë veten tone¨me atë fjalëne huaj barbare turke” ishalla”, e me ishalla do jemi anadoll demokratik.


(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx