Mendime
Engjëll Koliqi: Në kuvend
E enjte, 01.10.2009, 09:05 PM

- tregim nga realiteti ynë politik e parlamentar –
Shkruan: Engjëll KOLIQI
Të gjithë kishin ardhur, përveç Ditmirit. Do të bëhej një kuvend historik dhe do të merreshin vendime të rëndësishme. E hap mbledhjen kryesuesi: “Shoqe e shokë, zonja e zotërinj, motrae vëllezër – mirëseerdhët në këtë plenum të rëndësishëm! Sot do të merremi vesh dhe do t’i sjellim bashkë disa vendime të rëndësishme e historike, mirëpo pa lënduar intereset dhe ambicjet e aleatëve tanë. Duke i përfillur ata dhe intereset e paqes, ne duhet të jemi tolerantë dhe dorëlirë. Serbët le të flasin e le të veprojnë si të duan, maqedonasit le të shkruajnë ç’të duan. Ne, për hir të politikës dhe të rregullave demokratike ndërkombëtare duhet t’u themi “punë e mbarë”, të jemi tolerantë dhe të bëhemi si të verbër e si të shurdhër. Duhet të bëhemi sikur nuk kemi parë gjë dhe sikur nuk kemi dëgjuar gjë. Kështu jemi të këshilluar nga aleatët tanë të fortë euro-amerikanë, të cilët do t’i mbrojnë intereset tona dhe nuk do të lejojnë të pjellin skandale të mëdha e të rrezikshme në këto hapsira ballkanike.
Sapo ishte hapur diskutimi, fjalën e kërkon dhe e merr Rapushi, i cili i bie shkurt-shqip: “E dijmë tashmë të gjithë. Ju qeveritarët jeni të kurdisur nga qendrat vendosëse ndërkombëtare dhe nuk mund të flisni as të vendosni tjetër, pos atyre që ata u thonë e u lejojnë. Jemi të sigurtë se ata mbrojnë këtu më shumë intereset e atyre që bëjnë zhurmë, me arsyetimin për t’i evituar telashet... Që të mos e zgjas shumë, konkretisht propozoj që me fqinjtë sllavë të ndërpresim çdo bashkëpunim, përderisa ata nuk ndryshojnë rrënjësisht e nuk e njohin realitetin politik e historik të krijuar në këto hapsira, mbas shumë gjaku të pafajshëm të derdhur. Derisa ata nuk na njohin e nuk na respektojnë – të mos i njohim e të mos i respektojmë as ne. Le të ndërpresim me ta çdo bashkëpunim ekonomik e tregtar... gjithçka të bëhet reciproke”. Me një zgjuarsi oratorike e politike, Rrapushin e përkrahu Tradita, e cila ndër të tjera tha: “Rrapushi ka të drejtë plotësisht dhe duhet ta përkrahim të gjithë. Gjithçka, me të gjithë, do ta bëjmë, duke respektuar gjithmonë e plotësisht reciprocitetin”. Në këtë vazhdë përkrahjesh, pak më skeptik, fjalën e mori edhe Kushtrimi, i cili ndër të tjera tha: “Qeveritarët tanë dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore janë votuar nga populli dhe kanë vetëm mandatin t’i mbrojnë intereset e popullit. Ata duhet ta njohin varfërinë, siç e njeh ky popull dhe duhet t’i njohin e t’i respektojnë traditat tona të shenjta kombëtare. Nëse vazhdojmë të punojmë dhe të votojmë për interese dhe teke të bashkësisë ndërkombëtare, duke i përbuzur traditat tona kombëtare, atëherë le të deklarohemi haptas se nuk e njohim popullin dhe se... “.
Në sallë u dëgjuan shumë përshpëritje vesh më vesh e edhe zëra të lartë – pro et contra dhe dukej se po tensionohej atmosfera. Nuk vonoi shumë dhe kryesuesi e fton Fitimin ta marrë fjalën. Ai ndër të tjera tha: “Të dashur deputetë – zonja e zotërinj, para se të marrim vendime të rëndësishme, siç paralajmëroi kryesuesi, unë them le t’i ftojmë njëherë liderët e institucioneve tona dhe ata le të deklarohen solemnisht se me asnjë çmim nuk do të lejojnë anashkalimin e traditave dhe të intereseve të këtij populi, që në kolltuqet institucionale na kanë sjellë me votën e garantuar demokratike. Ata duhet t’ua shpjegojnë dhe t’ua argumentojnë partnerëve ndërkombëtarë shumë gjëra dhe kur ndërkombëtarët i kanë të qarta të gjitha, atëherë edhe ata do të lëshojnë pe dhe do të vëhen në anën e intereseve dhe të traditave tona popullore. Kjo nuk është një punë që nuk bëhet, vetëm se do trimëri, përkushtim, sinqeritet dhe dashuri për popullin dhe për traditat tona të shenjta kombëtare”.
Kryesuesi, duke mos gjetur tjetër rrugëdalje, i anullon diskutimet tjera, duke thënë: “Deputetë të nderuar. Duke pajtuar plotësisht me diskutimet dhe me këshillat e porositë paraprake, propozoj ta ndërpresim këtë seancë të Kuvendit. Them ta ndërpresim, sepse ata që duhet të deklarohen solemnisht, siç po kërkohet, nuk janë të pranishëm. Së shpejti Kryesia e Kuvendit do të caktojë ditën e vazhdimit të kësaj seance. Për atë ditë, bashkë me të gjithë ministrat, do i ftojmë edhe Kryeministrin dhe Presidentin e vendit tonë. Mbasi të deklarohen solemnisht, do t’i dëgjojmë diskutimet, këshillat dhe propozimet e të gjithëve dhe në fund do e marrim vendimin historik, ashtu siç e meriton populli ynë i vuajtur, por i paepur. Mirupafshim mbas pak ditësh”!
Athua do e presim vazhdimin e kësaj seance?!..
Komentoni
Artikuj te tjere
Lebit Murtishi: Në Kosovë diçka po ''zihet''
SHAIBK: Komunikatë
Faik Krasniqi: Kombi ''Kosovar''
Lebit Murtishi: Me shkas…
Lek Pervizi: Enciklopedia e Akademisë së Maqedonisë - Një provokim i qëllimshëm ndaj shqiptarëve
Hafiz Gagica: Një ditë në Berlin
Kërcënohet nga Xhihadi Islamik Gjon Keka
Blerim Rrecaj: Pikëpyetjet dhe krekosjet
Selim Hasanaj: Patrioti që i tha Jo rrugës së Anadollit
Blendi Fevziu: Histori e sajuar…
Adnan Abrashi: Ana pozitive e ashtuquajturës ''Enciklopedi Maqedone''
Selim Hasanaj: Lisi nga Rugova që u qëndrojë furtunave
FBKSH-AKSH: Reagim ndaj enciklopedisë maqedonase
Agim Vuniqi: Rri drejt e fol shtremt
Gëzim Mekuli: Pse kaq shumë manipulime e propagandë ne mediet shqipe?
Selim Hasanaj: Plackitje spektakulare në Stokholm të Suedisë, plasciktsit serb
Rexhep Kastrati: Shpërfytyrimi moral dhe politik i zevzekëve të akademik Dacit
Uk Lushi: Mbi të menduarit dhe dyshimin
Përparim Hysi: Delikate, kur do ta "qërosh qepën?!"
Visar Gashi: Rexhep Qosja