E premte, 02.05.2025, 07:58 PM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: Këshilli Nacional i Shqiptarëve

E shtune, 03.10.2009, 09:57 PM


Këshilli  Nacional  i  Shqiptarëve
             
Shkruan: Refik HASANI*

Shqiptarëve  nga Komuna  Medvegjës , Bujanoci dhe Preshevës  i duhet  një  Këshill Nacional . Vonesa e formimin të një  institucioni jashta dhe mbi partiak , është me i dëmshëm  për jetësimin e Referendumit të 1 e 2 mars 1992 . Zhagitja e hartimit të një Projekt-platforme  politike , si dispozita përfundimtare  për liri dhe të drejtat e popullatës shumicë nga Krahina shqiptare e mbetur nënë sundimin e Serbisë . Këshilli Nacional i shqiptarëve nuk i duhet as Serbisë , prandaj ai edhe nuk duhet të bëhet as për inati dhe as për hatër  të saj , por duhet të themelohet për mbrojtjen e dinjitetit të vet shqiptarëve në këto hapsira  .
Në hapsirat  e ish-ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi , i vetmi minoritet që nuk e ka të themeluar Këshillin Nacional janë shqiptarët  e mbetur nënë sundimin e Serbisë  . Përfaqësuesit e subjekteve politike në këtë rajon, ende si duket nuk e kanë kuptuar  që formimi i i këtij këshilli tashmë është vonuar së tepërmi .  Mosthemelimi i Këshillit Nacional është vonuar si rezultat i përçarjeve të partive politike shqiptare , është nevojë e kahmotshme , kërkesë e kohës  . Pranimit i disa subjekteve politike për kyçjen e tyre në Trupin Koordinues , nuk është dhe nuk mundë të jetë pengesë për fillimin e formimit të këtij Organizmi .  Pra, duhet bërë sa më parë  themelimi  i Këshllit i cili do t`i përfaqësoj interesat dhe kërkesat legjitime të popullit shqiptarë, të shprehur gjatë Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 . Popullata shumicë shqiptare në këto hapsira  , doli masovikisht në votime për përcaktimin plebishitarë dhe i thanë PO Referendumit , për autonomi  politiko-territoriale dhe me të drejtë bashkëngjitjes me Kosovën   . Ne mendojm se duhet  të inkuadrohen edhe qytetarët të cilët nuk janë të angazhuar politikisht . Në këtë Këshill , nuk duhet të përfaqësohen vetëm subjektet politike që veprojnë në këtë Krahinë , por edhe është i papranueshëm  sipas rregullores për pakica kombëtare,  nën ombrellën e Serbisë . Vonesa nuk duhet arsyetuar dhe është në duartë e shqiptarëve  . Prandaj ky Rajon ka të drejt , të inicoj dhe të shpallet me  Status Special dhe Kuvend të autonomisë sikur në vitin 1992 . Të mobilizohemi edhe më tepër të gjithë , të formojm dhe të arrijmë në këtë finale që Shqiptarët përmes Këshillit Nacional.  Do të mund të tejkalohen shumë probleme, të cilat nuk gjejnë dot zgjidhje në qeverisjen lokale të tri Komunave .  Formimi i këtij institucioni tepër me peshë do të jetë  ndër çështjet politike më prioritare . Pra, ne shqiptarët në vitet e 90-ta , duke organizur referendumin dhe ngritur kuvendin e Autonomisë për tri komuna , ku kemi  prir me aktivitete dhe organizime shumë të të rëndësishme në krahasim me disa etnitete të këtë pjesë të Europës  . Kurse tashmë ne shqiptarët kemi mbetur në gjysmë  , të disa proceseve  edhe pas organizimit të luftës së organzuar në vitin 2001  sepse është humbur kohë dhe energji mjaftë në formimin e Këshillit Nacional  .
                                                                 
Kush duhet ta përbëj Këshillin Nacional!

Ftesat për thirrjen e takimit të parë  të këtij Këshill duhet të nisen nga dhe nën patronatin e një personi jashta Partive Politike  . Duhet të tubohen të gjithë anëtarët , të hartojn dhe të nënshkrujn një deklaratë me shkrim dhe publike . Duhet të shprehin  gatishmërin e tyre për të nisur punën për datën e themelimit të këtij Këshilli .  Duhet parapar dhe nxjerrë në sheshë   procedurën konstituive që të krijohet një komision për themelimi të këtij mekanizmi shumë të nevojshëm  . Përmes së cilit shqiptarët e këtushëm do të flisnin me një gjuhë . Në  kët Këshill duhet të përfshihen njerëz të dëshmuar , me kapacitet intelektual, moral dhe politik , përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike duke menduar  për tërë shqiptarët pa dallim , jo vetëm në tri Komunat por edhe nga Beogradi e Serbia qendrore  , atdhetarë, intelektualë, ish-luftëtarë, të burgosurve politikë , organizata joqeveritare, shoqatave të dala nga lufta, si dhe përfaqësuesit e bashkësive islame  si dhe ndonjë veprimtarë   . Duhet të hyn me numër të barabartë  të  anëtarëve si dhe nga një përfaqësues të organizmave tjerë jopolitikë  . Kryesuesi i parë i këtij Këshillit duhet të jetë një person që është jashta politikës . Pastaj pasi të zgjedhet Kryetari , kryesia, sekretari  dhe Kuvendi  Nacional domosdo duhet të jetë funksional . Por nga dikush duhet të ndahet një fondë që të funksionoj ky këshill dhe të ketë zyrë dhe seli të veta . Para se të ndodh rendi apo ligji duhet pajtimi i palëve që të merren vesh për njërën apo tjetrën. Kjo duhet të përgatitet përmes një grupi punues që do ta emëronte Kuvendin , si një strukturë përfaqësuese  gjithëpërfshirëse .
                                                               
Si  duhet  të  funksionoj    Këshilli  Nacional!

Këshillit Nacional ka për detyrë të hartoj  qështjet fundamentale të shqiptarëve dhe të ngrisë  , shtroj dhe debatoj deri në miratimin e një platforme që do të jet obligative për të gjithë shqiptarët   .  Këshilli do të themelohet jashtë dispozitave ligjore Serbe në fuqi , nuk do të duhej të kufizohej vetëm në tri komunat:  Medvegjë , Bujanoc , Preshevë, por ai do të duhej patur mandat për tërë shqiptarët që jetojnë në Republikën e Serbisë  . Subjektet politike e di që e kanë shumë vështirë të ofrohen , por e vetmja rrugë është duhet të ecim përpara zvarritje e kohës nga politika . Sikur energjia e derdhur kot për ngritjen dhe funksionalizimit e trupit Koordinues do të orientohej dhe kanalizohej në drejtim për gjetjen e formës , shqyrtimit të  modaliteteve  të krijimit të një Këshilli Nacional gjërat do të ishin shumë më mirë .  Subjektet politike të shqiptarëve gabim pas gabimi popullin e kan  hutuar edhe më shumë duke mos qen unik jo vetëm rreth Trupit Koordinues por edhe pjesëmarrjes në zgjedhje nacionale të Serbisë dhe qështjeve kryesore që popullata ballafaqohen për çdo ditë . Ka shum argumente se serbët nuk janë gati të bashkëpunojnë me shqiptarët, dhe se gjitha proceset politike nga ana e Beogradit janë zhvilluar për të fituar në kohë dhe për ta penguar njoftimin , sensibilizimin dhe alarmimin e opinionit të mbrendshëm dhe të jashtëm që qështja e shqiptarëve nga tri Komunave nuk është zgjidhur , por pret për tu shtruar në tavolinën e bisedimeve .
                                                 
Çka  do  të  arrihej  me  forminin  e  Këshillit   Nacional

Këshilli Nacional do të angazhohet për të drejtat e popullatës që i takojnë një nacionaliteti ,  duhet të ishte avokat nacional, duke kërkuar dhe plotësuar të çarat e ligjit që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë e nacionalitetit që ju takojnë shqiptarëve . Do të jetë një zë  unik dhe shumë fuqishëm në aspektin  ndërkombëtarë . Sot është koha dhe momenti që të merren vendime të drejta, të arsyeshme , të qëndrueshme dhe afatgjata për statusin e shqiptarëve të ksaj Krahine . Ajo çka mundë të arrihet përmes këtij këshilli, padyshim se nuk mund të arrihet përmes institucioneve komunale dhe këtë duhet ta kenë parasysh këshilltarët shqiptarë të tri komunave . Do paraqitet programe për zhvillimin ekonomik  dhe pengesat e shumta në zhvillimin e vlerave të trashgimisë kulturoro-historike  të ksaja hapsire etnike shqiptare  .  Do  të lëvizte ,  do të intensifikonte por edhe do të kontrollonte punën e partive politike , do të lunte rolin e një urë lidhëse në mes të partive politike shqiptare, organizatave joqeveritare, atyre të dala nga lufta si dhe intelektualëve tjerë dhe me popullatën vendëse  .  Bashkërisht dhe nuk do të kishte hezitim me legjitimitet lidhur me nismat kapitale   . Kërkesat e këtij Këshilli do të mirren me bindje më të plotë  nga popullata  dhe faktori ndërkombtërë dhe do të realizohen më lehtë .   Do të ngritë qështjen e banorëve si kategori e të zhvendosurve të luftës dhe pagesën e dëmeve të luftës së fundit  . Duke u bazuar në këto fakte e shumë të tjera të cilat dihen, u bëjmë thirrje institucioneve të pushtetit lokal të tri komunave të mos bien nën ndikimin e lojërave të kujtdo qoftë në mënyrë që të mos dëmtohet e ardhmja e këti Rajoni  . Herë njëra parti politike e herë tjetra , po mundohen të bëjnë një platform politike , por kjo është më shumë për konsum të opinionit sesa realisht që ka diqka konkrete sepse ato projekte mund të  zbatojn vetëm si një platformë partiake e asgjë më shumë . Kjo më shumë  shprehet , para , gjatë dhe kur të caktohet data e  zgjedhjeve  për pushtetin  lokal për tri Komunat  .
 Apelojm te të gjithë qytetarët  shumicë të Krahinës son kudo që jetojn , punojn dhe veprojn , që të unifikojm  qëndrimet e subjekteve politike shqiptare , të asociacioneve dhe shoqatave joqeveritare , që së pari të thirret një konsultë nga ndonjë person me ndikim që të bisedohet shumë shtruar për formimin e Këshillit Nacional , në këtë institucion a-partiak . Vetëm me  unitet do të realizohen të drejtat  fundamentale , do të  kërkohet  , do të gjindet  qështja  që kërkon një zgjidhje të pranueshme  për  të drejtata në të gjitha aspektete që nga ato individuale deri të ato  kolektive për shqiptarët e ksaj hapsire etnike  shqiptare .

*Autori  është prof.  i Ekonomisë dhe publicist i pavarur  nga Malësia e  Bujanocit.                                                                                      


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx