Mendime
Agim Vuniqi: Më jep-të jap
E diele, 04.10.2009, 02:44 PM

Nga Agim Vuniqi
Klima e krijuar politike në popull se shteti do të zgjidhë problemet e grumbulluara, jo vetëm politike por edhe ato ekonomike, ishte uvertyrë e një realiteti të ri joreal, të bojkotit të përgjithshëm të minoritarëve serb, të udhëzuar nga qeveria serbe, gjë që vështirësonte në mënyrë të theksuar jetësimin praktik të projektit politik dhe kombëtar-shtetëror shumë domethënës, atë të pavarësisë praktike. Ballafaqimi me një situatë të re, që sigurisht po përjetohet rëndë, nga përballja e përditshme me frytet e Marrëveshjes së Ahtisaarit, e pranuar me pajtimin e vullnetshëm të palës shqiptare, ngadal po i rikthehet "normalitetit" të nevojshëm për të kuptuar të gjitha vështirësitë menagjuese me të cilat do të përballet e qeveria së Kosovës në t'ardhmen.
E mira së mirës do të ishte që të kryhen sa më shpejt "marifetet" kushtetuese për të përmbushur kriteret e shtetëzimit të Kosovës, në veriun e së cilës abuzohet gjuha shqipe, nuk repsektohet rregulli për mbishkrimet e lokaleve afariste edhe në gjuhën shqipe; valon vetëm flamuri serb, tregëtohet me dinarë dhe, ligjet që prodhohen nga Kuvendi i Kosovës nuk po janë aktive në anën tjetër të Ibrit? Në vend të ligjërimeve të stërngarkuara politike, sigurisht që më mirë do të ishte që edhe grupet e qytetarëve të japin propozime konkrete të zgjidhjes së problemeve të tyre për të kaluar edhe në procedurën e dëgjimit në komisionet dëgjimore, në t'ardhmen, fundja ia vlen të punohet për veten dhe për të ardhmen e vendit.
Problemeve të shumëta zhvillimore dhe të mirëqenies së qytetarëve edhe pse nuk janë të pakta, po i shtohen edhe problemet e natyrës politike-etnike, që shumë po e rëndojnë perspektivën e qytetarëve. Në këtë drejtim Serbia ka aktivizuar tërë potencialin diplomatik, por edhe atë subverziv-përpjekja për të njollosur luftën e drejtë të UÇK-së me përzierje në afera skandaloze të tregëtisë me organe trupore...Pastaj, dështojë edhe kërkesa e kreut serb për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetet që pranuan pavarësinë e Kosovës..., edhe marrja e hapave tjerë arbitrar për të penguar njohjet e reja ishte vetëm "prashitje në ujë", sepse Kosova kishte marrë bekimin nga BE dhe SHBA për të ndërtuar shtetin dhe se zgjidhje tjetër alternative nuk kishte.
Kosovës pra po i bëhet pranimi ndërkombëtarë "Diplomatic Recognition" . Eshtë çështje tjetër sa kanë kapacitet politik dhe diplomatik shqiptarët të kyqen në rrjedhat integruese në Evropë dhe në botë dhe, pa një plan konkret për të ardhmen e vendit, nuk ka edhe ndonjë perspektivë të qartë. Nëse qeveria pretendon që të ngulfat hapësirën e autonomisë institucionale të subjekteve tjera buxhetore sidomos të atyre ekonomike, përfshirë edhe kompanitë publike, atëherë vërtetë vendi po sharron në krizë të thellë. Tendencat për qeverisje centraliste kanë filluar të vërehen dukshëm, kjo nga shkaku se qeveria nuk ka ndonjë program të qartë për qeverisje. Kompanitë publike janë nën presion të vazhdueshëm, jo vetëm në realizimin e detyrave të parashtruara ditore javore, mujore.., por edhe nën diktatin e vazhdueshëm të ministrave. Si duket mungesa e eksperiencës menagjuese ka bërë të veten, në vend të avancimit të proceseve vërehet një ngadalsim i tepruar. Qeveria dhe ministritë përkatëse nuk janë të emruara për të udhëhequr ndërmarrjet, shkollat, spitalet, ato janë për të ndërtuar pakot ligjore që do të lehtësojnë dhe avansojnë marrëdhëniet ekonomike në vend. Deri më tash nuk ka pasur ndonjë fjalim të qartë të kryeministrit se cilët janë hapat që do të ndërmarr ai për të lëvizur ekonominë vendore nga vendi. Ka shumë çështje që janë lënë pas dore, nuk është qartësuar ende pronësia dhe, kush është titullar i vërtet i ndërmarrjeve publike, pyetja është a janë ato vërtetë shtetërore, nëse po, gjë që është evidente, meqë ato po i menagjon qeveria, atëherë po vërehet se qeverisja e ekonomisë në Kosovë është centraliste, për atë edhe politika kadrovike është dështake, e si atëherë po proklamohen partitë në pushtet se janë djathtiste! Edhe ato ndërmarrje të cilat jan të privatizuara janë në funksion të aparatit shtetëror, veç po shihet se shumë ndërmarrje të cilat janë regjistruar kanë qenë fiktive, qëllim parësorë i të cilave nuk ka qenë afarizmi i sukseshëm dhe zbutja e papunësisë, por partneiteti në pastrimin e parave dhe zhvillimi i aparatit korruptiv, duke u krijuar ndërmarrësit politik ndërmjetësues të cilët shfrytëzojnë lidhjet me pushtetin "deal, no deal", edhe gjatë procesit të privatizimit "më jep-të jap".
Nuk është arritur deri më tash gjë kur thuhet se auditimi ka gjetur shkelje procedurale në menagjim dhe pastaj të shtohet se ndaj tyre do të ngritet kallximi penal. Së pari duhet kuptuar se edhe ndërmarrjet publike, por edhe private, janë të detyruara të bëjnë auditimin e brendshëm tremujor (nëpër kuartale) dhe atë vjetor, për të pasur më të qartë afarizmin e ndërmarrjes. Kjo është esenciale edhe për politikën tatimore të vendit ngase është shumë më lehtë të përcillen ecuritë ekonomike në vend. Përveq kësaj kështu më lehtë mund të përcillen të gjitha subjektet tatim-paguese. Eshtë gabim i rëndë kur ndonjë person zyrtar intervenon në organizatat publike dhe përzihet në politikën kadrovike drejtpërsëdrejti, pavarësisht nga pozita në hierarki, në PTK, KEK, Aeroportin Ndërkombëtarë, apo në RTK..., ja pra si përcillet afarizmi i ndërmarrjeve publike, më mirë do të ishte të krijohet korniza ligjore për të gjitha subjektet e organizuara afariste, private dhe publike, dhe kështu të përcillet afarizmi, se a është në suaza ligjore apo jo? Sigurisht që është gabim i pafalshëm menagjimi i ndërmarrjeve me qeverisje të centralizuar, është ky koncept i dështuar i ekonomisë centraliste..., bile shumë më fleksibil dhe më i butë ka qenë ai i vetëqeverisjes, bile qenë më tranparencial dhe me një kontrollë më të theksuar të afarizmit, edhe nga vet prodhuesit e drejtpërdrejt, jo si tash kur afarizohet përmes vijave telefonike menagjer-qeveri-kryeministër.
Sigurisht që mosmarrëveshjet e brendshme shqptaro-serbe në Kosovë do të acarohen edhe më, ashtu siç do t'i diktojë qeveria serbe me aparatin e saj. Deklaratat serbe-ruse që adresohen shpesh mbi Kosovën kanë për qëllim ruajtjen e balancit diplomatik, për të mbajtur presionin e vazhdueshëm diplomatik në raport me BE-në dhe SHBA, për t'i bërë koncesione të mëtejme Rusisë lidhur me inciativën amerikane për instalimin e sistemit mbrojtës raketor në Evropë. Tash së fundi doli nga lëkura e qengjit edhe qeveria maqedonase me publikimin e Encikopedisë maqedonase, shihet qartë që botimi i enciklopedisë kishte karakter politik, asesi shkencor, dhe është në përputhje me përpjekjet ruso-serbe për të krijuar huti edhe në vet GJND, është kjo vazhdimësi e projektit të dështuar të ish Jugosllavisë për të hartuar enciklopedinë e përbashkët, gjatë viteve të 80-ta, projekt i cili dështojë për shkak të mosmarrëveshjeve politike të redaksive republikane dhe autonomiste në atë kohë.
Jugosllavia e cila u shpërbë me luftë-Serbia kundër të gjithëve; të gjitha subjektet ish-federale me kufij të e brendshëm dolën me kufijë të trashëguar si të jashtëm, ishte ky një proces që ligjërisht përfundojë me pavarësinë e Kosovës. Si të kuptohet ndryshe pra kërkesa e qeverisë maqedonase për pranimin e kufijve të reviduar në bazë të marrëveshjes së përbashkët me Serbinë, para pranimit diplomatik reciprok dypalësh, veçse dashakeqe, në kohën e pranimit të realiteteve të reja, të pranimit të Kosovës si subjekt shtetëror. Fatkeqësisht që këtij realiteti i ka kontribuar shumë më heret PDSH-ja e cila në parlamentin maqedonas pat votuar për marrëveshjen serbo-maqedone për ndryshimin e kufijëve që dëmtojë territorin e Kosovës për 2500 hektarë, në kohën kur ishte kryministër Georgijevski, ndërsa kryetar i PDSH-së Arben Xhaferi, duke dhënë një arsyetim shumë të paqëndrueshëm, se edhe pa ta do të votohej kjo marrëveshje... Nuk është njejtë të thuhet u dha pëlqimi, apo nuk u dha, edhe pse zyrtarët e kësaj partie justifikoheshin se marrëveshja do të nënshkruhej, edhe po të mos votohej nga parlamentarët shqiptarë të mandatuar në parlamentin e atëhershëm të Maqedonisë. Marrëveshja shkeli interesat e banorëve shqiptarë të në të dy anët e kufirit, pa i pyetur ata. Edhe tash faktori shqiptarë në Maqedoni është në luhatje, BDI si partnet i koalicionit qeverisës është treguar e zellshme në mbajtjen lojalitetit deri në përulje, edhe pse ka pasur hapësirë të mjaftueshme të manovrimit diplomatik për t'i përafruar interesat e saj me grekët, kur është në pyetje emri i Maqedonisë, tash veç po shihen se cilat janë pretendimet e maqedonasve..., për të falsifikuar historinë dhe për të mbajtur situatën në rajon nën tension.
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: 10 Vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës
Blendi Fevziu: Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?!
Baki Ymeri: Çapaçulja e Puçalenit, apo: Kur gënjeshtrës i bien brekët
Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike
Adnan Abrashi: Letër e hapur ministrit Enver Hoxhaj
Arbën Xhaferi: Ne jemi, jo ju.
Refik Hasani: Këshilli Nacional i Shqiptarëve
Xhevat Rexhaj: Shovinizmi edhe në sport - Evropa akoma akull
Vilhelme Vranari: Kanina e lashtësisë, Kanina e të gjithë kaniniotëve!
Blerim Rrecaj: Kush mundohet ta vëjë kombin shqiptar në gijotinë
Selim Hasanaj: Po e korrim atë që kemi mbjellë - Therje me thika mes shqiptarëve në Fredrikstad
Xhevat Rexhaj: Komunat do t'i fitojë - hajni i vogël ose i madh
Engjëll Koliqi: Në kuvend
Lebit Murtishi: Në Kosovë diçka po ''zihet''
SHAIBK: Komunikatë
Faik Krasniqi: Kombi ''Kosovar''
Lebit Murtishi: Me shkas…
Lek Pervizi: Enciklopedia e Akademisë së Maqedonisë - Një provokim i qëllimshëm ndaj shqiptarëve
Hafiz Gagica: Një ditë në Berlin
Kërcënohet nga Xhihadi Islamik Gjon Keka