Mendime
Halit Bogaj: 10 Vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës
E diele, 04.10.2009, 01:55 PM

për ndërprerjen e bombardimeve ndaj Serbisë
Nga Halit Bogaj
Duke i lexuar disa komente në shtypin beogradas, përkitazi me nënshkrimin e atëhershëm të Marrëveshjes së Kumanovës, lexuesi çuditet me njerëz të tillë aq të frustruar dhe të ngarkuar me elemente të sumuara nacionaliste të cilët kanë mbetur akoma të dehur me pikëpamjet e tyre hegjemoniste .Disa nga serbët me komentet e tyre thonë: se qysh atëherë do të duhej të pranohej Marrëveshja e Ramujesë, me ç’rast/si rezultat i saj/ sot do t’i kishim forcat ushtarake dhe policore serbe në Kosovë!Edhe ky hegjemon akoma jeton në ëndrra dhe iluzione për diçka që ka kaluar dhe ka përenduar përgjithmonë.Ka dëshirë të madhe që në Kosovë ta ketë ushtrinë dhe policinë e tij kriminele për të ushtruar përherë zullum mbi popullin tonë.Ka dëshirë por çka t’i bëjmë atij mjerani kur ka ardhur një kohë tjetër me risi të shumta dhe orientime tjera që nuk u shkojnë për shtati atyre që janë mësuar me një të kaluar nga e cila nuk u prishej tymi i duhanit.Pra, nostalgjikët e tillë akoma mendojnë se’’sikur të kishim vepruar ashtu....do të bënim kështu’’!Atyre vetëm duhet t’ua kujtojmë atë thënien e njohur’’Pas luftës shpatën në therra’’.
Disa të tjerë, natyrisht duke u mbështetur në ‘’trimërinë’’e tyre duke pirë shlivovicë, filosofojnë dhe tregojnë se çka duhej bërë atëherë , duke harruar se secili serb përpiqej të fshihej dhe të hynte në’’ vrimën e minit ‘’nga bombardimet e parreshtura të Uesli Klarkut madhështor i cili ua nxori veten prej hujit për 100 vjet.
Tani, në 10 Vjetorin e nënshkrimit/nënshtrimit/ ata qajnë, vajtojnë, evokojnë dhe tregojnë se çka duhej të bëhej ndryshe nga ajo që e kishte bërë padroni i tyre piroman që nuk ngopej së djeguri shtëpitë shqiptare edhe deri në fshatrat më të largëta kodrinore!Tani çetnikët e pangopur ngrisin kokën për të treguar se si duhej të vepronte babai i tyre ideologjik dhe kinse ai paska gabuar kur paska thënë’’fitoi paqja’’. Natyrisht që fitoi paqja kur dihej se ai e dinte hak vetëm zorin, përkatësisht kur ia venin fytin në lak, siç bëri Bil Klintoni titanik me aleatët e tij evroperëndimorë.
Këta mjeranë komentues po harrojnë se nëse nuk do të dorëzoheshin, përkatësisht, sikur të mos e nënshkruanin Marrëveshjen e Kumanovës, do të bëhej ajo që mendonin ta bënin Xho Bajdeni dhe Toni Bleri për t’i futur qindra mijra trupa tokësore dhe për ta zënë Millosheviqin si buklën për ta dërguar në Hagë. Atë aromë të përgatitur në Uashington e kishte nuhatur edhe ai vetë ndaj kishte vendosur ta nënshkruante’’paqen’’.
Kur jemi këtu duhet theksuar se vërtet është shumë i çuditshëm soji i popullit serb!Tani pa fije turpi/ e kur kanë pasur ata turp/përpiqen që botës t’i hedhin hi syve se kinse Serbia sot po lufton me mjete paqësore dhe diplomatike për ruajtjen e Kosovës, duke u bërë edhe shumë grotesk me atë fjali të stërpërsëritur shumë shpesh para diplomacisë botërore, sikur ajo nuk po e ditka se sa paqësorë ishin ata derisa u dorëzuan përfundimisht para makinerisë më të fuqishme botërore e cila ua dha njëherë e përgjithmonë hakun ashtu siç e merituan.
Serbia e sotme po harron se NATO-ja me të vërtetë, përveç Kosovës, e shpëtoi edhe vetë Serbinë nga një diktaturë e papërshkruar e cila nuk kishte të ndalur në ndonjë mënyrë tjetër . U bë fort mirë ngase klika e asaj diktature gjendet sot në Hagë, përveç atij që u varros në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij, kurse gruaja dhe djali i tij jetojnë sot në Moskë/në qendrën e krimit dhe përkrahjes së Serbisë/.
Prandaj Marrëveshja ishte shumë pozitive dhe dobisjellëse edhe për vetë Serbinë e cila duhet të mbushet mend dhe të shkojë në drejtimin e duhur ku e ka vendin, bashkë me shtetet tjera ballkanike, ku bën pjesë edhe Shqipëria e cila po ecën me hapa të shpejtë drejt Evropës dhe civilizimit të saj.
Komentoni
Artikuj te tjere
Blendi Fevziu: Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?!
Baki Ymeri: Çapaçulja e Puçalenit, apo: Kur gënjeshtrës i bien brekët
Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike
Adnan Abrashi: Letër e hapur ministrit Enver Hoxhaj
Arbën Xhaferi: Ne jemi, jo ju.
Refik Hasani: Këshilli Nacional i Shqiptarëve
Xhevat Rexhaj: Shovinizmi edhe në sport - Evropa akoma akull
Vilhelme Vranari: Kanina e lashtësisë, Kanina e të gjithë kaniniotëve!
Blerim Rrecaj: Kush mundohet ta vëjë kombin shqiptar në gijotinë
Selim Hasanaj: Po e korrim atë që kemi mbjellë - Therje me thika mes shqiptarëve në Fredrikstad
Xhevat Rexhaj: Komunat do t'i fitojë - hajni i vogël ose i madh
Engjëll Koliqi: Në kuvend
Lebit Murtishi: Në Kosovë diçka po ''zihet''
SHAIBK: Komunikatë
Faik Krasniqi: Kombi ''Kosovar''
Lebit Murtishi: Me shkas…
Lek Pervizi: Enciklopedia e Akademisë së Maqedonisë - Një provokim i qëllimshëm ndaj shqiptarëve
Hafiz Gagica: Një ditë në Berlin
Kërcënohet nga Xhihadi Islamik Gjon Keka
Blerim Rrecaj: Pikëpyetjet dhe krekosjet