E diele, 28.04.2024, 11:59 AM (GMT+1)

Mendime

Ahmet Dursun: Zgjimi...!

E marte, 06.10.2009, 02:35 PM


Zgjimi...!

Nga Ahmet Dursun*

E ndiej per detyre te falenderoj perzemersisht dhe pse jo, te perulem para arritjes se akademikeve maqedonas. Krejt papritmas per mua, por sigurisht jo per historianet shqiptare, m'u kthyen ne heronj. Sikur ta kisha ne dore, rrugeve me te bukura te qyteteve do t'u vija emrat e tyre. Pullat e Vitit te Ri do t'i shtypja me fytyrat e tyre. Ne kisha, xhami apo ne teqe do te mbaja nje lutje per shendetin e tyre.

Ju lumte! Me te vertete, ju lumte! Arritet ate qe asnje prej nesh prej vitesh nuk mundte dot! Arriten, me disa reshta, te zgjojne historianet shqiptare nga nje pergjumje te vdekurish. Mua, shume me teper, me intereson zgjimi i historianeve shqiptare, sesa sajesat apo deformimet e fakteve te mirenjohura, qe me deshiren apo vullnetin e askujt, aq me teper te akademikeve maqedonas, nuk kane se si te ndryshojne.

Ndjeva nje keqardhje te thelle nga reagimi i pare i historianeve shqiptare. Njeri, i zene ne befasi, filloi te shpalose njohurite e tij per historine e banoreve te rinj te Maqedonise se vjeter. Tjetri, perpiqej me cdo fjale te fshihte punen e munguar duke ia hedhur pergjegjesine politikes. Te tjere, kerkuan dhjete dite kohe per te kthyer nje pergjigje akademike. Ndersa nje tjeter, kerkonte me ngulm ndalimin e botimit, terheqjen urgjente te Enciklopedive te shperndara, pse jo edhe denimin e shkruesve te ketyre rreshtave. Cfare gabimi! Kjo Enciklopedi sa me shume te ndalohet, aq me teper do te kerkohet! Sa me shume te kerkohet, aq me teper do te lexohet! Sa me shume te lexohet, aq me teper do te besohet, duke iu shtuar jetegjatesia!

***

Historianet e vertete gjithmone thone fjalen e pare, populli fjalen e fundit. Historianet e vertete fakteve i bashkengjisin edhe solidaritetin, populli kete solidaritet e kthen ne nje ritual. Keni pare nje historian, te udhetoje bashke me studentet e tij ne Manastir, ne qytetin e lindjes se alfabetit shqiptar, apo te shohe zbulimet arkeologjike ilire ne qytetin e Ohrit?! Keni pare nje historian, te ftoje studentet e tij per te kaluar se bashku nje nate te vetme ne Bllace, ashtu si qindra-mijera shqiptare te Kosoves gjate luftes?! Keni pare nje historian, t'u beje thirrje studenteve te tij diten e shenjterimit te Nene Terezes, te vizitojne shtepine e saj ne Shkup?! Keni pare nje historian, te ftoje studentet e tij diten e lindjes se heroit tone kombetar, te peshperitin himnin ne sheshin Skenderbej?! Nuk kam pare dhe as nuk kam degjuar! Nese do te ndodhte keshtu, asnje pene, asnje mendje, asnje nderhyrje e cfaredo lloji nuk do te guxonte te rrudhoste akoma me shume token e shqiptareve etnike dhe natyrisht Marreveshjes se Ohrit nuk do t'i avullonte boja.

Ambasadori me i mire eshte ai qe realisht e njeh historine e popullit te tij! Ne rast se historianet shqiptare do te kishin bere punen e tyre, ne rast se do te perfshinin dhe perkrahnin brezin e ri, i cili e njeh mire rendin e ri boteror dhe as ne forme dhe as ne permbajtje nuk ka trasheguar mendesite e vjetra, do te kishim sot miliona ambasadore te shperndare ne cdo cep te botes. Ky zgjim ka nje vlere te padiskutueshme dhe pas ketij zgjimi jam i bindur se qeveria e re do te mbeshtese akoma me shume Universitetet shteterore dhe do te detyroje ato private, te kryejne me atdhedashuri, profesionalizem dhe perkushtim kerkimet shkencore. Akademiket maqedonas, matane Vardarit, kurrsesi nuk do te kishin deshiruar zgjimin e historianeve shqiptare!

Vleresoj ndjeshmerine dhe kembenguljen e shoqerise greke per te mos pranuar kete shtet me emrin Republika e Maqedonise, pasi ata e kane kuptuar mjaft mire qe mbas emrit do t'u rrembehej edhe nje pjese e historise... Te na sherbeje ky zgjim per te besuar perfundimisht se gjithsecili prej nesh eshte pasardhesi i nje kombi nga me te hershmit ne Evrope. Aq i hershem sa vete kjo toke...

*Biznesmen turk, qe shkruan publicistike shqiptare


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora