Mendime
Milazim Kadriu: Komandantët tanë nuk janë kriminel
E hene, 05.10.2009, 07:45 PM

KOMANDANTËT TONË NUK JANË KRIMINEL
Nga Milazim KADRIU
Në këtë reagim të bashkëluftëtarëve të komandantëve të dënuar ndër tjera thuhet se “jemi të indinjuar thellë me vendimin e EULEX-it, ne bashkëluftëtarët e komandantëve Rrustem Mustafa, Latif Gashi, dhe Nazif Mehmeti reagojmë ashpër ndaj akti vendimi:
Të nderuar zotërinj të ndërkombëtarëve, ne bashkëluftëtarët e tyre shprehim pakënaqësinë tonë me vendimin tuaj. Ne ju falënderojmë për angazhimin tuaj në ndihmë në luftën tonë çlirimtare. Ne pjesëtarët e UÇK-së jemi sjellë gjithmonë konformë rregullave të njohura të luftës edhe pse kemi pasur për armik shtetin me kriminel, fshisoid në rruzullin tokësorë. Kemi duruar dhe jemi përmbajtur edhe gjatë vendimeve të UNMIK- ut. T’ju përkujtojmë trazirat e marsit 2004 ku mbi 20 të vrarë dhe 400 të plagosur nga serbët. UÇK – ja duke besuar në drejtësinë tuaj heshti, nuk theu armëpushimin, edhe pse dihet se grupet paramilitare dhe shërbimi i fshehtë serb ka vepruar në Kosovë. Kanë ardhur grupe kriminelësh dhe janë sjellë nëpër Kosovë, kanë organizuar tubime dhe kanë kërkuar gjak të ri të shqiptarëve. Ne UÇK-ja prapë nuk e kemi thyer armëpushimin, sërish kemi besuar në drejtësinë tuaj. Keni burgosur komandantë të UÇK –së që tmerrin ja kanë shti ushtrisë serbe. Kjo është bërë me direktiva të UDB – së, ne prapë kemi duruar nuk kemi thyer armëpushimin. Të gjitha këto veprime të UNMIK-aseve kanë
qenë të koordinuara me Beogradin. I kemi duruar ne UÇK – ja për t’ju respektuar për ndihmën në luftën çlirimtare.
Me rastin e shpallje së pavarësisë fytyra të njohura kriminale ja mësynë Kosovës për të kërkuar gjak të ri. Dogjën shfryhen mllefin e tyre në kufi. UÇK – ja prapë heshti nuk theu armëpushimin. Nga ju ndërkombëtarët lejohen vizita të tyre në Kosovë . Ato fytyra kriminale dhe organizojnë tubime ku kërkojnë gjak të shqiptarëve se ata janë bisha karpatiane. Në EULEX patëm besim se drejtësia po fillon të duket në horizont. Me rastin e shqyrtimet të gjykimit për bashkëluftëtarët tanë, por dëshpërimi vazhdon. Ju të nderuar po e keqpërdorni mirëpritjen tonë. Duke kriminalizuar luftën çlirimtare dhe barazuar me luftën fashisoide të Serbisë, ju po bëni krimin si Serbia. Dy ditë pas helmimit të nxënësve shqiptarë, po dihet kush ka mundësi ta bëjë atë dhe ka asi helmi për përdorim. Ju po mundoheni të shpërqendroni vëmendjen e popullit të Kosovës tek çlirimtarët duke shpallur fajtor për krime lufte. Turp për ju, ata helmuan para 20 vjetësh dhe po helmojnë prapë fëmijët. Urdhëroni e gjeni një rast të vetëm ku pjesëtari i UÇK-së ka vrarë fëmijë serb, s’ka s’ ka. Jo EULEX po punon me direktiva të Serbisë. Dikush po donë të thyej armëpushimin.
Rishqyrtoni vendimin : Lufta e UÇK – së ka qenë luftë mbrojtëse dhe çlirimtare mos u mundoni ta kriminalizoni. Ne nuk dëshpërohemi pse ju me Serbinë kriminale liberalizoni vizat që kriminelët të shëtisin të lirë. Juve ju duhet Serbia neve jo.
Rishqyrtoni vendimin : Ne bashkëluftëtarët jemi të indinjuar me këtë vendim. Komandantët tonë nuk janë kriminel, ata udhëhoqën popullin për luftën çlirimtare, dhe nëse ata shpallen fajtor ku mbetet populli dhe ushtarët e tyre se edhe ne jemi aty ku janë komandantët.
Rishqyrtoni vendimin : Lufta e UÇK – së ishte luftë e drejtë andaj edhe na ndihmuat ju ndërkombëtarët. EULEX mos e keqpërdorni mikpritjen e popullit shqiptarë. Vendimet merrni në bazë të dëshmive dhe jo me direktiva të Serbisë.
Në fund: Armëpushimin e thyejnë ata që shkelin mbi ndjenjat tona kombëtare, mbi gjakun dhe amanetin e dëshmorëve dhe mbi bashkëluftëtarët tanë.
Bashkëluftëtarët e komandantëve : Rrustem Mustafa, Latif Gashi, Nazif Mehmeti. Besianë 05. tetor 2009.
Komentoni
Artikuj te tjere
Faik Krasniqi: Gjëndja në shëndetësinë kosovare
Gëzim Mekuli: Informojnë apo shpërdorojnë gazetarët?
Ferit Ramadani: Tipi i ri i despotizmit nga sveti mulatët e karpatave!
Ilir Dardani: Kukuvajkat
Fatmir Beja: Keshtu eshte kur zhabat e moçalit zen e shajne shqiponjat e malit!
Agim Vuniqi: Më jep-të jap
Halit Bogaj: 10 Vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës
Blendi Fevziu: Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?!
Baki Ymeri: Çapaçulja e Puçalenit, apo: Kur gënjeshtrës i bien brekët
Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike
Adnan Abrashi: Letër e hapur ministrit Enver Hoxhaj
Arbën Xhaferi: Ne jemi, jo ju.
Refik Hasani: Këshilli Nacional i Shqiptarëve
Xhevat Rexhaj: Shovinizmi edhe në sport - Evropa akoma akull
Vilhelme Vranari: Kanina e lashtësisë, Kanina e të gjithë kaniniotëve!
Blerim Rrecaj: Kush mundohet ta vëjë kombin shqiptar në gijotinë
Selim Hasanaj: Po e korrim atë që kemi mbjellë - Therje me thika mes shqiptarëve në Fredrikstad
Xhevat Rexhaj: Komunat do t'i fitojë - hajni i vogël ose i madh
Engjëll Koliqi: Në kuvend
Lebit Murtishi: Në Kosovë diçka po ''zihet''