Mendime
Fatmir Beja: Keshtu eshte kur zhabat e moçalit zen e shajne shqiponjat e malit!
E diele, 04.10.2009, 06:10 PM

Nga Fatmir Beja, Boston
Per mua s'ka rendesi ne se Malon e quajne apo jo disident, e rendesishme eshte puna e tij, ajo per mua eshte e jashtzakonshme, madheshtore. Veprat e tij kanë tendencë të vërtetë, për të trajtuar kompleksitetin e historisë dhe identitetit Shqiptar në Ballkan.
Te gjithe ne qe shkruajme ketu duam apo nuk duam ne nje mase te caktuar jemi pjese e historise tragjike shqiptare te 60 vjeteve te fundit qe e kemi perjetuar ate fizikisht dhe shpirterisht. Veprat e Malos duke filluar qe nga "Princesha Argjiro" dhe deri te me e fundit kane qene burim frymezimi qendrese dhe shprese per ne.
Mbas çdo botimi te nje vepre duke filluar nga "Gjenerali i ushtrise se Vdekur" une dhe brezi im mbanim veshet perpjete dhe ngazelloheshim kur thoshim "ja hodhi dhe kete rradhe"!
Mesonim permendesh poemat e tij ne shkolle dhe ne rreth te ngushte thoshim: "Hiq pak fjale, zevendeso Partine me Shqiperine, Komunistet me Kombetaret (atdhetaret) etj, dhe poemat e tij jane hymne per Shqiperine dhe shqiptaret" dhe shtonim: "Me kete i sigurojti dhe nja dy tre vepra te tjera".
Dhe keto biseda i benim plot 40 vjete me pare, kur shumica e karafil-shkruesve te ketushem nuk kishin lere.
Ne krenoheshim me te kur profesori yne i letersise, I Nderuari Zoti Agim Shehu, na i binte ne takime ne "Grupin e Letrareve te Rinj" ne Gjimnazin "Asim Zeneli" Gjirokaster.
Si çdo njeri Malua ka te meta, por per to une s'dua tja di kur shikoj kontributin e pa çmuar qe ka bere vepra e tij ne te mire te kombit shqiptar ne mbare boten.
Jane miljarda njerez ne bote qe e mesuan emrin e Shqiperise vetem ne saje te vepres dhe emrit te Ismail Kadarese.
Vete Malua nuk e quan veten disident.
Loje-lufta qe behet me "disidencen e Ismail Kadares" nuk ka te beje me emrin e tij, por me vepren e tij. Ajo ju prish pune armiqve te kombit shqiptar qe riaktivizojne perher "Anti-Kadaretizmin" , qe per fat te keq i bashkohen lloj-lloj zhuzhakesh pas pseudonimeve internetike, qe te vjen per te qeshur kur mbrojne tezat e tyre me thenjet kundra Malos te ndonje plehre si Paskal Milo me shoke.
Lojrat qe punonte Sigurimi i Shtetit kundra familjes se tij per te denigruar figuren e Malos i kemi dite qe kur jane bere, dhe s'mbetet te na i sqaroj ndonje zagar çorbe ngrenes pas 30 vjetesh.
Komentoni
Artikuj te tjere
Agim Vuniqi: Më jep-të jap
Halit Bogaj: 10 Vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës
Blendi Fevziu: Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?!
Baki Ymeri: Çapaçulja e Puçalenit, apo: Kur gënjeshtrës i bien brekët
Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike
Adnan Abrashi: Letër e hapur ministrit Enver Hoxhaj
Arbën Xhaferi: Ne jemi, jo ju.
Refik Hasani: Këshilli Nacional i Shqiptarëve
Xhevat Rexhaj: Shovinizmi edhe në sport - Evropa akoma akull
Vilhelme Vranari: Kanina e lashtësisë, Kanina e të gjithë kaniniotëve!
Blerim Rrecaj: Kush mundohet ta vëjë kombin shqiptar në gijotinë
Selim Hasanaj: Po e korrim atë që kemi mbjellë - Therje me thika mes shqiptarëve në Fredrikstad
Xhevat Rexhaj: Komunat do t'i fitojë - hajni i vogël ose i madh
Engjëll Koliqi: Në kuvend
Lebit Murtishi: Në Kosovë diçka po ''zihet''
SHAIBK: Komunikatë
Faik Krasniqi: Kombi ''Kosovar''
Lebit Murtishi: Me shkas…
Lek Pervizi: Enciklopedia e Akademisë së Maqedonisë - Një provokim i qëllimshëm ndaj shqiptarëve
Hafiz Gagica: Një ditë në Berlin