Fatmir Beja: Keshtu eshte kur zhabat e moçalit zen e shajne shqiponjat e malit!
| E diele, 04.10.2009, 06:10 PM |
Keshtu eshte kur zhabat e moçalit zen e shajne shqiponjat e malit!Nga Fatmir Beja, BostonPer mua s'ka rendesi ne se Malon e quajne apo jo disident, e rendesishme eshte puna e tij, ajo per mua eshte e jashtzakonshme, madheshtore. Veprat e tij kanë tendencë të vërtetë, për të trajtuar kompleksitetin e historisë dhe identitetit Shqiptar në Ballkan.Te gjithe ne qe shkruajme ketu duam apo nuk duam ne nje mase te caktuar jemi pjese e historise tragjike shqiptare te 60 vjeteve te fundit qe e kemi perjetuar ate fizikisht dhe shpirterisht. Veprat e Malos duke filluar qe nga "Princesha Argjiro" dhe deri te me e fundit kane qene burim frymezimi qendrese dhe shprese per ne.Mbas çdo botimi te nje vepre duke filluar nga "Gjenerali i ushtrise se Vdekur" une dhe brezi im mbanim veshet perpjete dhe ngazelloheshim kur thoshim "ja hodhi dhe kete rradhe"!Mesonim permendesh poemat e tij ne shkolle dhe ne rreth te ngushte thoshim: "Hiq pak fjale, zevendeso Partine me Shqiperine, Komunistet me Kombetaret (atdhetaret) etj, dhe poemat e tij jane hymne per Shqiperine dhe shqiptaret" dhe shtonim: "Me kete i sigurojti dhe nja dy tre vepra te tjera". Dhe keto biseda i benim plot 40 vjete me pare, kur shumica e karafil-shkruesve te ketushem nuk kishin lere. Ne krenoheshim me te kur profesori yne i letersise, I Nderuari Zoti Agim Shehu, na i binte ne takime ne "Grupin e Letrareve te Rinj" ne Gjimnazin "Asim Zeneli" Gjirokaster. Si çdo njeri Malua ka te meta, por per to une s'dua tja di kur shikoj kontributin e pa çmuar qe ka bere vepra e tij ne te mire te kombit shqiptar ne mbare boten.Jane miljarda njerez ne bote qe e mesuan emrin e Shqiperise vetem ne saje te vepres dhe emrit te Ismail Kadarese.Vete Malua nuk e quan veten disident.Loje-lufta qe behet me "disidencen e Ismail Kadares" nuk ka te beje me emrin e tij, por me vepren e tij. Ajo ju prish pune armiqve te kombit shqiptar qe riaktivizojne perher "Anti-Kadaretizmin" , qe per fat te keq i bashkohen lloj-lloj zhuzhakesh pas pseudonimeve internetike, qe te vjen per te qeshur kur mbrojne tezat e tyre me thenjet kundra Malos te ndonje plehre si Paskal Milo me shoke. Lojrat qe punonte Sigurimi i Shtetit kundra familjes se tij per te denigruar figuren e Malos i kemi dite qe kur jane bere, dhe s'mbetet te na i sqaroj ndonje zagar çorbe ngrenes pas 30 vjetesh.
Për ZSH: Baki Ymeri
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.