E premte, 03.05.2024, 01:26 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Disa përgjigje në shumë pyetje, ofendime dhe akuza të shqipfolsit islamist Tano Turku

E marte, 06.10.2009, 07:27 PM


DISA PERGJIGJE NË SHUMË PYETJE, OFENDIME DHE AKUZA TË SHQIPFOLSIT ISLAMIST ME NOFKEN TANO TURKU

Nga Selim Hasanaj

SELAMALEJKUM EFENDI TANO TURKU!
Ti zotni bukur moti shkruen dhe pergojon emnin tim neper shumë saida e veqanrisht në cameria@yahoogroups.com dhe veq tjerash Ti me at fjalorin tand rrugaq jo vetem se më shanë mue Selim Hasanaj, por ti shanë dhe ofendon edhe nanën time që kurr në jetë nuk ka lexue as shkrue asnji shkronjë sepse ajo asht plakë 78 vjeqare dhe analfabete dhe e cila Ty as askujt të farë e fisit tand kurr nuk i ka ba gja të keqe. Pra ti per mue shkruen se jamë kopil i shkive, se jamë birë shkine, më ka rrit shkina etj, etj shakrravina që mund të dalin vetem nga fjalori YT.
Tye sikur nuk të mjaftojnë këto shkrime që i dergon në saidin e naltpermendun, por ti i kishe dergue leter edhe z. Paul Tedeschinit ku ti si dinak kishe ba nji leter "miqësore" per z. Paul në lidhje me artikullin e botuem dje me 05.10.2009 në zemrashqiptare.net të z. Ilir Dardani me titullin KUKAVAJKAT. Ti pra pikrisht në stilin e shkive mjeshtrisht ishe paraqit te z. Paul sepse nuk lëshon shanse Ti. Të erdhi shansa ti shkruesh nji Katoliku ( z. Paul) dhe të paraqitesh tolerant fetar, por ti kjajsh hallin Paulit se janë disa tjerë tradhtarë, antikombtarë, bijë shkinash, malok ( të gjitha këto epitete sipas teje) si Ilir ( ti e shkruen Ilia) Dardani ( ti e shkruen Dardanistan), Selim Hasanaj ( ti e shkruen sahani) dhe Ali ( ti e shkruen Ili) Rexhepi të cilin nuk kishe harrue ta perkujtosh se asht mik i imi.
Ja efendi Tano Turku po të pergjigjem per herë të parë dhe të mbrame sepse sado që ti mund të vazhdosh me shkrimet tua shkarravina, unë nuk të pergjigjem dhe as që i lexojë ato. Nuk ma lejon vetja të bie në nivelin tand. Po bajë perjashtim këtë herë.
Pergjigjet e mija janë të shkurta. E para, pse more mjeran më pergojon mue kur unë kurr askund nuk kamë permend emnin tand. Unë si cdo opionist i shkruej mendimet e mia per shumcka dhe per dukunit aktuale të mjerimit fetar që ka kaplue atdheun tim. Kush je ti që per shkak të bindjeve të mia më ofendon aq poshtersishtë?!
Ti kerkon TOLERANCË per fenë ISLAME, ti kerkon respekt per te. Dakord dhe po të jap të drejtë, po ju jap të drejtë të gjithë njerzve të botës per kerkesen e tillë. Po, po sepse të kerkosh respekt asht e drejtë e patjetersueshme e secilit njeri. Ama kur kerkon njeriu të jetë i respektuem, pse ai ma perpara nu ka mësue edhe me respektue.
Nuk je ti askushi që unë të të jap llogari, por per hirë të lexuesit dhe masi ju futa kësaj teme po ta thamë këtu publikisht nji fakt që asnjiherë nuk e kamë thanë as shkrue askund. Në Norvegji asht land mësimore landa  fetare e krishtenë që quhet KRISTENDOM. Unë tash i kamë tre fëmijet e shkolluem dhe të martuem, por asnji nga ata nuk i kamë lejue të vijojnë oret e mësimit në këtë landë pergjatë tanë shkollimit të tyne. Ky shtet asht aq tolerant (sado që asht i krishten) sa krahas kësaj lande ka në program shkollor landen tjeter që quhet LIVSYN. Në këtë orë mesimi nxansat mësojnë per të gjitha fetë dhe besimet. Femija e mi kanë vijue këtë orë mesimi e jo mesimin e krishten. Unë asnjiherë askund nuk ndalem të ndegjojë se cka mundohen të më thonë emisaret e sekteve të ndryshme krishtene si Deshmitaret e Jehovait, etj , etj sepse nese veq duhet të flasë me ta, ata pergjigjen time e kanë si prej grykes së topit që ashtë: Unë e kamë dhe i perkas nji besimi. Nese thonë cili asht ai ju thamë se jamë shqiptarë i besimit islam.
Unë pa pas lejeqendrimin dhe pa pas as pashaporta per ti dergue në vendlindje, të dy djemet i kamë ba synet këtu në Norvegji sepse me të dyt kamë pas rast ti bajë operacion nga bruhi dhe shfrytzova rastin që ti bajë edhe synet. Kur e bana djalin e vogël kirurgu nji racist ( sepse ka edhe të tillë) më provokojë me pyetjen, " pse synet, a je ti musliman... " unë aq ashper kamë reague sa kanë ardhë policia dhe më kanë arrestue. Ky shenim per juve disave që po lueni rrole UDBASHESH asht në policinë e  qytetit Sandefjord  në Norvegji dhe mund ta vertetoni. Masi po gjeni fakte se nana ime Zyhra Hasanaj, bija e Mushak Bajram Kuklecit nga Isniqi qenka shkinë gjene edhe këtë fakt.
Ti dhe disa fanatik si ti shumëherë më kanë shtrue pyetjen si nuk turpnohem per qendrimet e mia dhe si po e harrojë se edhe unë e kamë at haletin të prem ( fjalor ky i juvi dhe i kerkoj falje lexuesit), por para se me ju demantue juve tmerrsishtë po ju shtrojë nji pyetje. Kur ta kamë ba at punen Tano Turku që po e din se luci im asht i prem?!
E tash nji sqarim per TOLERANCEN, per RESPEKTIN që juve po e kerkoni dhe që po na akuzoni mue , Ilir Dardanin, Ali Rexhepin, Bajram Kabashin, Enver Mehaj, Gjon Keken etj, etj si jo tolerues, si perqarsa , si konfliktuoza etje , etj.
Efendi Tano Turku dhe të gjithë juve tanushattarabuklushat shqipfolsa. Duheni të perfundoni me pervetsime të ritualeve që i bajnë dhe i kanë ba para juve popujt dhe feja apo kultura tjeter së paku 3-4 mijë vite para juve. Pra mos u merrni me ritualin e synetis së djemve sepse ai nuk asht shart i fesë Islame. Asht praktikë shumë e qellueme e njerzve ma të menqem në botë, pra e jahudive. Profeti i juv apo dikush tjeter nga pasardhësit e Ti e ka pervetsue nga Jahudit.
Të ka shkrue miku im katoliku Paul Tedeschini se xhamia ma e madhe në botë asht në ROMÊ. A nuk asht kjo deshmi e respektit dhe tolerances që feja e krishten ju banë fesë Islame dhe juve besimtarve të sajë?! Më trego cka banë talibanet me objektet e kultit të hindusve dhe Budes atje në Afganistan! A nuk i rrafshuen me tokë ato?! Më trego se këta qindra e mijra të krishten të popujve të Evropes që po kalojnë nga krishtenizmi në fenë e juve, kush nga familja e tyne, kush nga rrethi i farefisit të tyne, kush nga hierarkia kishtare i kerrcnon ata dhe shpall shperblime per koken e yne?!
A nuk ka shpall shteti i Iranit dhe muslimanet e botes së bashku edhe me juve shperblimin per kokën e Salman Rushdie, a nuk shpallet shperblimin edhe per koken e Gjon Kekës?!
Tash pak pergjigje. Në vend se ti dhe tipat si ti të merreni me lucin tim të prem, pse nuk po e thoni asnji fjalë per sakatimin sadist që shumë popuj të fesë islame nga Afrika ua bajnë vajzave të vogla kur ua prejn klitorisin me c`rast shumë nga ato edhe vdesin. Së paku somalezet që njof këtu në Norvegji pohojnë se ate e bajnë se ashtu i mëson islami, sepse grues  duhet ti mohohet e dejta e natyrshme per kenaqësi seksuale. Ajo duhet të jetë objekt defrimi per mashkullin.
Ti e sulmon mikun tim Ali Rexhepi dhe të paska plagos shpirtin fjalia e Aliut; " nuk mund të gjesh në Kosovë nji njeri që i urren arabet ma shumë se unë..." Pergjigjëja e jote Tanushogllu efendi: " thuese arabet na kanë vra e luftue në Kosovë e jo serbet."
Sinqerisht e themë se Ti moj krijesë e qoroditun ose nuk je fare shqiptarë, ose je vertetë kreten sadist, i cmendun bastard anmik i vetes tande. Pikrisht pse arabet  dhe shumë popuj tjer musliman na kanë vra,na kanë helmue, na kanë pushtue
dhe edhe sod na sulmojnë e ofendojnë me plot të drejtë e ka shkrue miku im z. Ali Rexhepi se ai i urren ata.
Ja disa fakte per tye që të paska lanë kujtesa.
1. Komunisti Naser i Egjiptit e vrau jo vetem familjen e mbretit Faruk sepse kjo ka mund të jetë per shkakun e karrikes dhe postit, por ai i perzani, i vrau dhe i asimilojë të gjithë shqiptaret që deri atëherë kishin jetue në Egjipt.
2. Në Turqi diku mbi 10 milion shqiptarë janë asimilue dhe nuk e kanë asnji të drejtë kombtare.
3. Pesë shekuj të perandorisë osmane vetem neve pa të drejtë të ruejtjes së tradites kombtare. Aleancat ma të forta antishqiptare gjithmonë u banë në mes Turqve dhe serbve-rusve-malazezve-grekve - bugarve etj.
4.Aleancat e mshefta anti shqiptare mes arabve dhe rusve e srbve bahen sod e kësaj dite.
5.A nuk i ofrojshin ndihma  Millosheviqit; Sadam Hyseini, Gadafi, Asadi etj lider pederast arab per të na shtyp neve ne¨Kosovë dhe viset tjera tonat ethnike.
6. A nu u vertetue se helmet toksike me të cilat u helmuen me mijra nxansa shqiptarë në vitet e 90-ta në Kosovë ishin dhuratë e Sadam Hyseinit.
7. Besa mos na dalshin edhe këto helmet misterioze tash në shkollën "HIVZI SYLEJMANI" në Fushë Kosovë poashtu të prodhimit arab.
8. A nuk na urrejn neve arabet per të vetmin fajë se Zoti i Madhë Fatmirsishtë na lindi në truellin që asht strategjik per Ameriken dhe asht Amerika ajo që na shpetojë dhe na mbronë.
9. A nuk janë arabet dhe ruset jo veq aleat por edhe me origjin gjenetike popull vëlla. Lexo pak literaturë e fakte shkencore per këtë.
Andaj per mos me vazhdue ma shumë o efendi Tanushoglu Turkoviqi , kishe ba mirë që së pari të mbyllish gojen Ti, mos shajë dhe mos ofendo askend perderisa askush tye nuk po të drejtohet, kur dikush të permend patjeter se ke të drejt ti kundervyhesh. Ti nuk je qen roje i asnji feje, i asnji pejgameri, i asnji personi dhe se cka bajnë, cka veprojnë të jeret ash e drejtë e tyne. Ti poashtu si cokush tjeter mund të shprehish opinionin tand per veprime të njerzve , por ti që gjithmonë po kerkeon që Ti të jesh irespektuem, që feja e jote islame të jetë e respektueme, mos harro se duhet edhe ti ti respektosh pa të drejtë me i ofendue , pergojue, sha e shpif mednimet dhe veprimet e tjerve. Merre me mend sa shkarravinen e ke ba këto dy muejt e fundit per mue, ndersa unë ty asnji herë nuk të kamë permend.
Ti që sulmon Ilir Dardanin se ai ( sipas teje) po shkruen me nofka. Po ti ore efendi pse nuk po del per fushe dhe të thuesh, ja unë jamë ai që juve keni mendue se asht Tano Turku. Nisu nga vetja or mjeran nese vertetë je besimtar dhe fetar sikur se paraqitesh. Mos kerko nga askush ate që ti nuk je në gjendje as nuk ke bythët ta bajshë vetë.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
06.10.2009


(Vota: 28 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora