Mendime
Halit Bogaj: Vizita e Sali Berishës në Kosovë
E premte, 09.10.2009, 07:24 PM

Nga Halit Bogaj
Vizita dyditëshe e liderit gjithëkombëtar Sali Berisha në Kosovë, ishte njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme që ndodhi gjatë këtij viti.Emri i tij paraqet kuptim të thellë në disa drejtim, ngase ai ishte njeriu që i shembi themelet e një diktarue të egër dhe të një regjimi totalitar me rrënjë të thella sllavoortodokse rusofile dhe staliniste i cili krijoi tragjedi të shumta 50 vjeçare për popullin tonë të vuajtur dhe liridashës në të dy anët e atdheut.Me vullnetin e tij të çelnikosur ,për ta bërë atdheun prapë me dinjitet të vërtetë, siç i kishte hije atij, Sali Berisha marshoi si një gjigant i pamposhtur drejt shtigjeve të lirisë dhe demokracisë shqiptare dhe për ta sjellur Shqipërinë atje ku mezi arritën edhe shtetet më të zhviluara të Ballkanit, siç janë Kroacia dhe Sllovenia.
Lideri kombëtar dhe karizmatik Sali Berrisha, përmbushi qëllimin e tij kryesor/ Futjen e Shqipërisë në Alerancën euroatlantike për t’i evituar përherë rreziqet nga armiqtë e jashtëm të cilët, për fat të keq, janë të parnishëm edhe në ditët e sotme, duke soditur me vigjilencë të madhe gjithçka që bëhet në Shqipëri.
Berisha krijoi miq të shumtë në mbarë botën dhe pritej mirë në nivelet më të larta kudo që shkonte, duke e pasur një detyrë të dyfishtë, që ta shpiente përpara jo vetëm çështjen e Shqipërisë por edhe atë të Kosovës. Të gjithë e dimë/ngase e kemi akoma të freskët/ se kur Kosova digjej flakë, ai me të gjitha forcat dhe mundësitë e veta përpiqej që t’i ndihmonte asaj, madje madje edhe duke i strehuar luftëtarët e saj në shtëpinë e vetë të cilën e kishte bërë thuajse’’Kazermë ushtarake’’për armatimin dhe vendqëndrimin e UÇK-së, natyrisht të cilën gjë e di edhe Beogradi por mjerisht akoma nuk e kanë marrë vesh vetëm disa të krisur që shkruanin kundër pritjes aq madhështore të Sali Berishës në vendin tonë.Por si të ndahej patrioti kolosal Sali Berisha nga lufta jonë çlirimtare e cila kishte hyrë në çdo pore të jetës sonë dhe në çdo shtëpi shqiptare, ngase armiku ynë i kishte shtrirë kthetrat e veta edhe në fshatrat më të largëta kodrinore malore kur digjte, vriste dhe rrënonte gjithçka që gjente përpara. Këto fakte të tmerrshme dhe tronditëse i përjetonte edhe Sali Berisha, pushteti i athershëm shqiptar dhe mbarë Nëna Shqipëri e cila vajtonte për bijt dhe bijat e veta kosovare që u qëndronin dhe u përballonin të gjitha atyre katrahurave të tmerrshme dhe të çmendura të një shteti të sëmurë dhe patologjik i cili ishte vërsulur si kuçedra e egërusar kundër një populli të pambrojtur.

Pra erdhi Sali Bersiha në Kosovë për herë të parë pas Pavarësisë së saj, për të cilën punoi edhe ai aq sa mundi dhe me përkushtim të madh dhe pemanent, duke dhënë kontribut kolosal kudo që shkonte dhe kudo që ishte, në fillim duke u angazhuar me mikun dhe vëllaun e tij të dashur, legjendën e pavdekshme Ibrahim Rugovën, kurse më vonë dhe pa u ndalur kurrë deri në ditët e sotme, kur nëpër kancelaritë e ndryshme botërore lobon për njohjen e sa më shumë shteteve të Pavarësisë së saj.
Sali Berisha, duke u dekoruar me titullin ‘’Medalja e artë e lirisë’’nga Presidenti,’’Doktor causa honoris’’nga Universiteti dhe’’Qytetar nderi’’i Prizrenit, mori mirënjohjet tona më të sinqerta dhe më të thella për të gjitha ato që i ka bërë për shqiptarët e të dy vendeve.Ai u prit me nderime të mëdha nga shumë qytetarë dhe mund të themi lirisht se u nderua gati në nivelin e shpëtimtarit tonë, Bil Klinton.
Qeveritarët tanë, e sidomos Kryeministri Thaçi dhe Presidenti Sejdiu ,kanë bërë veprime të paharruara gjatë pritjes së Sali Berishës, të cilat, pa asnjë dyshim do t’u kthehen pozitivisht dhe me shumë të mira nga ana e vetë popullit i cili sheh gjithçka që ndodhë dhe shpeshherë bëhet se nuk po sheh!
Mes tjerash nuk mund të mos i theksojmë edhe fjalët e ngrotra dhe bombastike të Sali Berishës drejtuar Universitetit tonë dhe studentëve të tij të cilët përherë kishin qenë shembujt më të mirë në luftën kolosale për t’u fituar liria, e që një ditë i kishin ndihmuar edhe vetë Sali Berishës për ta mposhtur një regjim aq të ashpër dhe të paparë në Evropën Juglindore,siç ishte në Shqipëri.
Vizita e Sali Berishës në Kosovë bëri jehonë të vërtetë duke u realizuar të gjitha parametrat e nevojshme për pritjen e një burrshtetasi të madh dhe të merituar në mesin tonë, i cili frymoi bashkarisht me ne në ditët tona më të vështira.
P.S.Edhe njëherë po theksojmë se babai ideologjik i sllavëve të jugut, Lavrov,nga sikleti i tij i madh që erdhi Sali Berisha në Kosovë/duke harruar se edhe ai do të shkojë me 20 tetor në Beograd/ u ngut shpejt e shpejt që ta sulmojë’’Babain e shqiptarëve’’, që vinte, siç u tha edhe më lart, për herë të parë pas Pavarësisë së saj. Dukeqenëse po të reagonte Serbia, asaj askush nuk do t’ia vente veshin, reagoi edhe njëherë/me shumë urrejtje dhe inat ariu rus, duke marrë përsipër gënjeshtrën tjetër sdllave se kinse Sali Berisha paska thënë’’se duhet bashkuar shjqiptarët në një shtet’’ dhe se duhet sa më shpejt të reagojë Bashkimi evropian dhe NATO!Ja pra se deri ku mund të shkojë mendja e oksiduar ruse e cila i futi tanksat dhe kanonadat në një shtet tjetër/në Gruzi/ për t’ia cunguar asaj teritorin dhe për t’i shpallur dy mini republika të atjeshme Osetinë jugore dhe Abahazinë si dy shtete të pavarura me nga 200.000. -300.000 mijë banorë, kurse Kosova, sipas tyre, nuk po bajka të jetë shtet me një popullsi 7-8 herë më të madhe!!!!Ja pra kuti sllavoortodoks i’’Dorës së fortë’’të cilën për fat të mirë nuk po’’Ia përshoshë fare’’ ai i madhi dhe të mëdhenjtë e tjerë evropianë të cilët na shpëtuan dhe e pranuan Pavarësinë e Kosovës ndaj së cilës kanë siklet sllavët e të gjitha ngjyrave dhe hegjemonët tjerë që përpiqen që popujt e tjerë t’i mbajnë nën kthetrat e tyre të tmerrshme.
Komentoni
Artikuj te tjere
Alfred Papuçiu: Dhenia e cmimit Nobel Presidentit Obama- kurorezim i perpjekjeve te tij per paqen
Edlira Dedja: Intervistë me Ilir Bytyqin, kandidatin e PDK-së për kryetar komune në Gjakovë
Rrustem Rugova: Doktor Berisha u ka borxh edhe dicka shqiptarëve
Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës
Përgjigje Pëllumb Xhufit dhe të tjerëve për Historinë
Halil Matoshi: Mesazhet folklorike nga vizita e Berishës na lënë jashtë Evropës
Kalosh Çeliku: Zgjohuni të vdekur, se na mbytën të gjallët
SHAIBK: A u “vra” Azem Bejta edhe një herë?
Faik Krasniqi: Mosprofilizimi i partive politike ne Kosove...
Shaban Peraj: Egoizmi i tepruar
Ilir Dardani: Laperit Paul Tedeschini
Selim Hasanaj: Disa përgjigje në shumë pyetje, ofendime dhe akuza të shqipfolsit islamist Tano Turku
Sylejman Aliu: Tito, Qosja dhe Vinca
Faik Miftari: Jemi komb shqiptar e jo kosovar
Selim Hasanaj: Mbramje letrare e boshnjakëve në Sarpsborg...
Kiço Blushi: Edhe njëherë mbi dumbabizmin ngadhënjimtar
Ahmet Dursun: Zgjimi...!
Milazim Kadriu: Komandantët tanë nuk janë kriminel
Faik Krasniqi: Gjëndja në shëndetësinë kosovare
Gëzim Mekuli: Informojnë apo shpërdorojnë gazetarët?