Mendime
SHAIBK: A u “vra” Azem Bejta edhe një herë?
E merkure, 07.10.2009, 07:44 PM

,,SHAIBK“ Prishtinë Evropë -me 7.10.2009
Në vend të reagimit
A u “vra” Azem Bejta edhe një herë?
Është turp dhe jo vetëm turp, por është edhe e pa drejtë, bile bile kjo padrejtësi është në dëm të gjithë llapjanëve, sepse edhe vetë banorët e Kërpimehut ditë më parë kanë reaguar për një gjë që e tronditi gjithë opinionin mbarëkombëtar, sepse pas 67 vjetëve i heqet emri i patriotit, atdhetarit, trimit dhe legjendës së kombit, Azem Bejtë Galica nga Shkolla Fillore e Kërpimehut. Si mund të ketëe ndodhur një gjë e tillë, kur dihet se Azem Bejtë Galica është i pa shoq ndër shqiptarët. Ai i luftoi tre okupatorë, Serbinë e parë (1912-1915), mbretërinë austro-hungareze (1915-1918) dhe mbretërinë serbo-kroato-sllovene (1918-1924). Në vitin 1924 Azem Bejta ka rënë heroikisht në fushën e betejës kundër ushtrisë okupatore. Duke i parë këto vlera të burrit, trimit të madh e legjendës kombëtare, në vitin 1942 Shkollës Fillore në Kërpimeh i vehet emri Azem Bejta, për meritat që i ka pas dhe meritat që Llapi dhe llapjanët nuk ia mohuan. Atë e nderuan duke ia vënë emrin Azem Bejta, dhe në këtë mënyrë e nderuan dhe e lartësuan djepin e dijes dhe të arsimit. Llapjanët plotë 67 vite e ruajtën emrin dhe namin e shkollës, edhe pse ishin nën trysninë e serbo-çetnikëve të Rankoviqit, të titistëve, millosheviqëve dhe armiqve të tjerë të përbetuar. Për këte llapjanët kanë sakrifikuar punën, jetën dhe trysnitë e llojllojshme, vetëm e vetëm që ta ruajnë dhe ta mbrojnë emrin e heroit tonë kombëtar. Për vlerat dhe meritat e heroit tonë në këtë shkrim nuk duam të bëjmë fjalë, sepse ato tashmë dihen botërisht, por nuk dihet se çka e shtyri presidentin tonë, bashkëqytetarin e llapjanëve, “ta vras” në kohën kur Kosova e fitoi pavarësinë dhe kur nuk është dashur fare të ndodh kjo. Mirëpo, sot del në skenë lakmia për të thënë se jam dikush, presidenti i jonë i cili për kapuq të madh, kinse jam kush jam kinse jam llapjan që askush nuk mund të ma prish atë që e them unë, respektivisht për t’ia vënë shkollës emrin e gjyshit të vetë Hamit Sejdiu. Ndërrimi i emrit e ka prek sedrën dhe shpirtin e secilit shqiptar, e në veçanti secilit patriot e atdhetar në Shqipërinë etnike. Në qoftë se nuk është kështu, atëherë presidenti ka forcë të ushtrimit të pushtetit që gabimin ta pranoj botërisht, madje edhe tu kërkoj falje, fillimisht llapjanëve, e pastaj edhe mbarë kombit shqiptarë. Pra, është e udhës të angazhohet t’ia kthej emrin shkollës në Kërpimeh ashtu si e ka pas për 67 vite.
Në Kërpimeh të Llapit, ku ka vepruar dhe edukuar fëmijët tanë në arsim gjyshi i presidentit Hamit Sejdiu, mund t’i dilet hakut për meritat e tij që ka në arsimimin e fëmijëve tanë duke e pagëzuar ndonjë institucion, ndonjë rrugë, ndonjë shkollë…, kudo në Llap dhe jo vetëm në Llap, me emrin e tij, por jo ta emërtojmë institucionin që me dhjetëra vite e ka emrin e një heroi të kombit, siç është Azem Bejta. Sikur të pyetej i tërë populli i Llapit se a do të pajtohej që emrin e Azem Bejtës nga shkolla ta heqim për t’ia dhënë emrin shkollës Hamit Sejdiu, me siguri nuk do të pranonte që t’ia zë vendin një njeriu siç ka qenë Azem Bejta. Zaten këtë ndryshim të emrit presidenti e ka bërë krye më vete, gjë që shkaktoi reagime të ashpra dhe indinjatë nga njerëzit, qofshin ata edhe të rëndomtë.
Shoqata Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar
Kryetari, Ibush Hetemi
Prishtinë
Komentoni
Artikuj te tjere
Faik Krasniqi: Mosprofilizimi i partive politike ne Kosove...
Shaban Peraj: Egoizmi i tepruar
Ilir Dardani: Laperit Paul Tedeschini
Selim Hasanaj: Disa përgjigje në shumë pyetje, ofendime dhe akuza të shqipfolsit islamist Tano Turku
Sylejman Aliu: Tito, Qosja dhe Vinca
Faik Miftari: Jemi komb shqiptar e jo kosovar
Selim Hasanaj: Mbramje letrare e boshnjakëve në Sarpsborg...
Kiço Blushi: Edhe njëherë mbi dumbabizmin ngadhënjimtar
Ahmet Dursun: Zgjimi...!
Milazim Kadriu: Komandantët tanë nuk janë kriminel
Faik Krasniqi: Gjëndja në shëndetësinë kosovare
Gëzim Mekuli: Informojnë apo shpërdorojnë gazetarët?
Ferit Ramadani: Tipi i ri i despotizmit nga sveti mulatët e karpatave!
Ilir Dardani: Kukuvajkat
Fatmir Beja: Keshtu eshte kur zhabat e moçalit zen e shajne shqiponjat e malit!
Agim Vuniqi: Më jep-të jap
Halit Bogaj: 10 Vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës
Blendi Fevziu: Shqipëria e Kosova, një? Përse jo?!
Baki Ymeri: Çapaçulja e Puçalenit, apo: Kur gënjeshtrës i bien brekët
Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike