Mendime
Alfred Papuçiu: Dhenia e cmimit Nobel Presidentit Obama- kurorezim i perpjekjeve te tij per paqen
E premte, 09.10.2009, 07:21 PM

Nga Alfred Papuçiu
Komiteti i cmimit Nobel vendosi t'i jape per kete vit cmimin prestigjioz per Paqen, Presidentit amerikan Barak Obama. Ky njoftim gezon cdo qytetar amerikan apo edhe cdo qytetar ne boten e qyteteruar, lidhur me perpjekjet kurajoze te qyterarit te pare te SHBA, i cili qysh prej ardhjes se tij ne pushtet ne Shtepine e Bardhe, prej dhjete muajsh, ka ndermarre nje sere reformash per t'i dhene fund eres se luftes, te armatimit te ethshem , ne favor te paqes dhe mireqenies te popullit te tij, por edhe te popujve te tjere te botes. Ne kete drejtim ai ka pasur dhe ka mbeshtetjen e pjeses se perparuar te qytetareve amerikane, qofshin keta demokrate, republikane dhe njerez te thjeshte, por edhe te qytetareve dhe presidenteve te vendeve europiane, apo edhe te kontinenteve te tjera. Hapat e ndermarra nga Presidenti i sukseseshem, Barak Obama ne marredheniet e tij me vendet e Europes se Brukselit, Rusine, por edhe me vende te tilla si Shqiperia, Kosova etj., e bejne te mendoje cdo njeri qe ai shume shpejt po shkon ne drejtim pozitiv, ne krahasim me paraardhesin e tij. Dhe sic eshte shprehur ai shpesh here, edhe me rastin e marrjes se cmimit Nobel te Paqes, ne kete drejtim ai kerkon edhe mbeshtetjen e vendeve te tjera, jashte SHBA, por edhe te qytetareve liridashes kudo ne bote. Jo me kot, ai u ka derguar dhe ka kerkuar mendimin e tyre, shume personave ne Europe, apo edhe brenda Amerikes, per reformen madhore te sistemit shendetesor, apo edhe per reforma te tjera.
I perket edhe qytetareve, me nje numer te madh me origjine shqiptare qe jane vendosur ne SHBA, te mbeshtesin Presidentin e nderuar amerikan, Barak Obama ne rrugen e tij te ndritur per Paqen, mireqenien, progresin qe eshte edhe per ta, per femijet e tyre, brezat e ardheshem por qe ndikon edhe per paqen, mireqenien, progresin, edhe ne vendet nga kane ardhur, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Llobi shqiptar ne Amerike, ashtu si edhe ne te kaluaren per ceshtjen e Kosoves dhe te shqiptareve ne pergjithesi, duhet t'i pergjigjet pozitivisht komunikimit te drejtperdrejte te nje presidenti amerikan qe mendon edhe per ta. Takimet dhe bisedat e tij me udheheqesit me te larte shqiptare, si dhe mesazhet qe ai u ka derguar atyre jane nje garanci e respektit qe Presidenti amerikan Barak Obama ka per shqiptaret.
Le t'i urojme edhe njehere nga zemra Presidentit suksese te metejeshme ne rrugen e tij te mbare per te miren e Kombit amerikan dhe kombeve te tjere paqedashes dhe liridashes ne bote.
9 tetor 2009
Komentoni
Artikuj te tjere
Edlira Dedja: Intervistë me Ilir Bytyqin, kandidatin e PDK-së për kryetar komune në Gjakovë
Rrustem Rugova: Doktor Berisha u ka borxh edhe dicka shqiptarëve
Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës
Përgjigje Pëllumb Xhufit dhe të tjerëve për Historinë
Halil Matoshi: Mesazhet folklorike nga vizita e Berishës na lënë jashtë Evropës
Kalosh Çeliku: Zgjohuni të vdekur, se na mbytën të gjallët
SHAIBK: A u “vra” Azem Bejta edhe një herë?
Faik Krasniqi: Mosprofilizimi i partive politike ne Kosove...
Shaban Peraj: Egoizmi i tepruar
Ilir Dardani: Laperit Paul Tedeschini
Selim Hasanaj: Disa përgjigje në shumë pyetje, ofendime dhe akuza të shqipfolsit islamist Tano Turku
Sylejman Aliu: Tito, Qosja dhe Vinca
Faik Miftari: Jemi komb shqiptar e jo kosovar
Selim Hasanaj: Mbramje letrare e boshnjakëve në Sarpsborg...
Kiço Blushi: Edhe njëherë mbi dumbabizmin ngadhënjimtar
Ahmet Dursun: Zgjimi...!
Milazim Kadriu: Komandantët tanë nuk janë kriminel
Faik Krasniqi: Gjëndja në shëndetësinë kosovare
Gëzim Mekuli: Informojnë apo shpërdorojnë gazetarët?
Ferit Ramadani: Tipi i ri i despotizmit nga sveti mulatët e karpatave!