Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alfred Papuçiu: Dhenia e cmimit Nobel Presidentit Obama- kurorezim i perpjekjeve te tij per paqen

| E premte, 09.10.2009, 07:21 PM |


Dhenia e cmimit Nobel Presidentit amerikan Barak Obama- kurorezim i perpjekjeve te tij per paqen
 
Nga Alfred Papuçiu
 
Komiteti i cmimit Nobel vendosi t'i jape per kete vit cmimin prestigjioz per Paqen, Presidentit amerikan Barak Obama. Ky njoftim gezon cdo qytetar amerikan apo edhe cdo qytetar ne boten e qyteteruar, lidhur me perpjekjet kurajoze te qyterarit te pare te SHBA, i cili qysh prej ardhjes se tij ne pushtet ne Shtepine e Bardhe, prej dhjete muajsh, ka ndermarre nje sere reformash per t'i dhene fund eres se luftes, te armatimit te ethshem , ne favor te paqes dhe mireqenies te popullit te tij, por edhe te popujve te tjere te botes. Ne kete drejtim ai ka pasur dhe ka mbeshtetjen e pjeses se perparuar te qytetareve amerikane, qofshin keta demokrate, republikane dhe njerez te thjeshte, por edhe te qytetareve dhe presidenteve te vendeve  europiane, apo edhe te kontinenteve te tjera. Hapat e ndermarra nga Presidenti i sukseseshem, Barak Obama ne marredheniet e tij me vendet e Europes se Brukselit, Rusine, por edhe me vende te tilla si Shqiperia, Kosova etj., e bejne te mendoje cdo njeri qe ai shume shpejt po shkon ne drejtim pozitiv, ne krahasim me paraardhesin e tij. Dhe sic eshte shprehur ai shpesh here, edhe me rastin e marrjes se cmimit Nobel te Paqes, ne kete drejtim ai kerkon edhe mbeshtetjen e vendeve te tjera, jashte SHBA, por edhe te qytetareve liridashes kudo ne bote. Jo me kot, ai u ka derguar dhe ka kerkuar mendimin e tyre, shume personave ne Europe, apo edhe brenda Amerikes, per reformen madhore te sistemit shendetesor, apo edhe per reforma te tjera.
 
I perket edhe qytetareve, me nje numer te madh me origjine shqiptare qe jane vendosur ne SHBA, te mbeshtesin Presidentin e nderuar amerikan, Barak Obama ne rrugen e tij te ndritur per Paqen, mireqenien, progresin qe eshte edhe per ta, per femijet e tyre, brezat e ardheshem por qe ndikon edhe per paqen, mireqenien, progresin, edhe ne vendet nga kane ardhur, Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi. Llobi shqiptar ne Amerike, ashtu si edhe ne te kaluaren per ceshtjen e Kosoves dhe te shqiptareve ne pergjithesi, duhet t'i pergjigjet pozitivisht komunikimit te drejtperdrejte te nje presidenti amerikan qe mendon edhe per ta. Takimet dhe bisedat e tij me udheheqesit me te larte shqiptare, si dhe mesazhet qe ai u ka derguar atyre jane nje garanci e respektit qe Presidenti amerikan Barak Obama ka per shqiptaret.
 
Le t'i urojme edhe njehere nga zemra Presidentit suksese te metejeshme ne rrugen e tij te mbare per te miren e Kombit amerikan dhe kombeve te tjere paqedashes dhe liridashes ne bote.
 
9 tetor 2009