Mendime
Xhevat Rexhaj: Berisha merr celësin e republikës së Kosovës nga populli i Kosovës
E enjte, 08.10.2009, 07:38 PM
![]() |
Te varri i arkitektit të pavarësisë RUGOVA |
Nga Xhevat Rexhaj
Të jesh prijetar, liderë, udhëheqës nuk është e lehtë. Në kohën e monizmit dhe diktaturës prijetarët pushtetmbajtës ishin, ekzekutorë dhe vrasës të të njejtit popull që i kishte lindur nga gjiri i vetë. Por të jesh sot prijetarë është një detyrim shumë i madh ndaj kombit pra popullit që i përket.
Në kohën e demokracisë votuesit dhanë votën dhe zgjedhin të duhurin pra atë që e mendojnë se është për udhheqje të mirë dhe krijim të mirëqrnjës për qytetarë të vendit përkatës. Ne shqiptarët disi me vonesë u kyqem, kuptohen rrethanat historike, në demokraci dhe në të drejten e votës së lirë. Tani më më kombi shqiptarë në përgjithësi ka një 20 vjetësh që po futet në këtë realitet të zgjedhet ai ose ajo, partia apo koalicioni që do shpie shoqërin përpara, do forcoi rolin e institucioneve dhe do forcoi ligjin, pra respektimin e ligjit në tërësi për një jetë më të sigurtë për qytetarët e vet.
Gjatë këtyre viteve u arrit shumë në të gjitha këto rrugëtime, gjendja ishte kaotike dhe duhej angazhim i madh spse populli i dal nga diktatura ishte disi i mednimit se demokracia do ua zgjidh për njëhere të gjitha problemet, kjo ishte prezente sidomos në Shqipëri ku me dhimbje të mëdha filloi dhe vazhdoi sistemi demokratik, fatkeqësishtë edhe sot e kësaj dite kemi një parti e cila kurrsesi të lirohet nga dogma enverianne se ose ne ose nuk do jetë Shqipëri.
Në Kosovë pas daljesë në skenë të Njeriut të kombit dr. Ibrahim Rugovës gjendja ishte disi ndryshe, ai dhe LDKja qysh në fillim afruan dhe bashkuan popullin, edhe demokratët por edhe marksistë leninistët e zjarrtë enveristë, pra qysh në fillim me votime dhe me formimin e Institucioneve të para shtetërore populli filloi të vetëdijësohet se me ushtrimin e të drejtës së votës krijohet edhe vetëdija për respektimine verdiktit, pra ishte mahnitës ky suksesë që ishte ide e vizionarit shqiptarë. Nër trojet shqiptare në Maqedoni dhe në ato të Kosovës Lindore ndodhi po e njejta gjë pasi që të gjitha partitë e athershme ishin në Këshillin Koordinues të paertive shqiptare në trojet e tyre e ku udhëheqës ishte Presidenti Ibrahikm Rugova.
![]() |
Te legjenda luftarake A. JASHARI |
Këto ditë Kryeministri shqiptarë ishte në vizitë në Kosovë, menquri dhe pjekuri e Z. Thaqi, kryeministrit të Kosovës, dy ditë ishin pak për njeriun e kombit që të çmallej me Kosovën, s. Berisha nuk kishte mbajtur inatin me Thaqin kur ky në vitin 2004 nuk kishte lejuar ardhjen e Berishës me nderkombëtarët e UNMIKUT, pra Z. Berisha tregoi se ai është njeri i madh, është shqiptarë dhe se interesi i tij më i madh është ecja e drejtë shqiptare drejtë euroatlantizmit dhe mirëqenjes shqiptare në përgjithësi. Dy ditë Berisha mbushi zemrat e njerëzve të Kosovës me gëzim dhe me bindje të fortë se shqiptarët po faktorizohen fortë në ballkan, se shqiptarët dhe të drejtat e tyre për në Evropë do të drejtohen nga Berisha dhe shteti shqiptarë pra thjeshtë dy ditë ishin bashkim kombëtarë, nuk dihet ku ishte shoku i Edi Ramës R. Qosja...
Mjetet kosovare të informimit i dhanë publicitet të mjaftueshëm edhe TVSHja ishte në nivel shumë të madh, por kishte edhe mjeteinformative që shanin kosovarët i quanin budallenjë, malok, të trash të padijshem dhe analfabetë politik se pse poe presin një të çmendur ashtu në Kosovë. Disa gazeta dhe komentuesit e tyre flisnin kryekëput me gjuhën e serbëve bile edhe më keq, ishte neveri dhe të vinte të vjellësh kur lexoheshin komente aq të vrazhda dhe aq të pista nga njerëz që quheshin shqiptarë. Pra këtu shihet se ka ende shumë shqiptarë në Shqipëri, fatkeqësishtë që më me dëshirë u ndajnë çelësa qytetesh dhe i em¨rojnë qytetasrë nderi disa kriminel serb sesa që një shqiptarë i fiton këto merita në truallin e quajtur Dardani, le të mbetet në kulturën e tyre familjare kjo e keqe.
![]() |
Te luftëtari kundër bolshevizmit SH. POLLUZHA |
Sali Berisha është një bashkëdyzim i të gjitha të mirave shqiptare, ne nga Kosova e deshëm e duam dhe do ta duam gjithherë.
Ky burrë kombëtarë përulet para Rugovës dhe para A. Jasharit se janë më të çmueshmit të popullit shqiptarë, andaj Berisha ka ende punë për të bërë për shqiptarët, pra ti përmbush në tërësi amanetet e këtyre që më nuk janë ndër të gjallët por populli frymon me ta e fatmirësishtë Dr. Berisha është i fortë dhe realizues i detyrave që i ka parashtru vetes, Zoti i ndihmoftë në të ardhmën.
Komentoni
Artikuj te tjere
Përgjigje Pëllumb Xhufit dhe të tjerëve për Historinë
Halil Matoshi: Mesazhet folklorike nga vizita e Berishës na lënë jashtë Evropës
Kalosh Çeliku: Zgjohuni të vdekur, se na mbytën të gjallët
SHAIBK: A u “vra” Azem Bejta edhe një herë?
Faik Krasniqi: Mosprofilizimi i partive politike ne Kosove...
Shaban Peraj: Egoizmi i tepruar
Ilir Dardani: Laperit Paul Tedeschini
Selim Hasanaj: Disa përgjigje në shumë pyetje, ofendime dhe akuza të shqipfolsit islamist Tano Turku
Sylejman Aliu: Tito, Qosja dhe Vinca
Faik Miftari: Jemi komb shqiptar e jo kosovar
Selim Hasanaj: Mbramje letrare e boshnjakëve në Sarpsborg...
Kiço Blushi: Edhe njëherë mbi dumbabizmin ngadhënjimtar
Ahmet Dursun: Zgjimi...!
Milazim Kadriu: Komandantët tanë nuk janë kriminel
Faik Krasniqi: Gjëndja në shëndetësinë kosovare
Gëzim Mekuli: Informojnë apo shpërdorojnë gazetarët?
Ferit Ramadani: Tipi i ri i despotizmit nga sveti mulatët e karpatave!
Ilir Dardani: Kukuvajkat
Fatmir Beja: Keshtu eshte kur zhabat e moçalit zen e shajne shqiponjat e malit!
Agim Vuniqi: Më jep-të jap