E marte, 30.04.2024, 09:06 AM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Sali Berisha ne Kosove

E hene, 12.10.2009, 09:30 PM


SALI BERISHA NË KOSOVË, SIPAS KUTIT’’TË NJË ANALISTI’’TË ÇORODITUR

Nga Halit Bogaj

Duke e lexuar shkrimin e Halil Matoshit në të përditshmen’’Koha ditore’’dhe në faqen e ‘’Zemrës shqiptare’’nuk munda të bëj ballë që mos t’i thoja edhe unë disa fjalë përkitazi me atë shkrim të paskrupull i cili ishte drejtuar kundër ikonës Sali Berisha ,me emrin e të cilit janë të lidhura shumë ngjarje pozitive shqiptare që nga koha e shembjes së regjimit totalitar/për të cilin mbase akoma ka nostalgji dhe dashuri të madhe Halil Matoshi/.Duke e lexuar atë shkrim tejet kontraverz dhe tendencioz, do të mundohem ta paraqes sikletin e Matoshit i cili ishte brengosur aq tepër pse ishte bllokuar trafiku urban në Prishtinë  dhe se ishte paralizuar gjithçka në qytet gjatë pritjes së Sali Berishës, gjë që sipas tij nuk ka pasur nevojë të ndodhte fare, ose që vizita e Berishës të mbetej e tillë siç ishte para disa vitesh ajo e mentorit të tij/Fatos Nanos/i cili ka pas thënë’’Se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi’’!Arsyetim tjetër,se përse e ka shkruar shkrimin e vetë Matoshi nuk na merr mendja se mund të gjejmë!Dhe na duket se Matoshi paska harruar se kur ish këtu Serbia gati për çdo ditë e bllokonte trafikun me ç’rast Halili si’’ pulë e nduktë’’/si edhe të gjithë ne të  tjerët/ është dashur që të përvidhet skutave të Prishtinës për të arritur në cakun e vetë nga frika se mos po e takon ndonjë polic i Serbisë për t’ia treguar atij qejfin.Sikur ka harruar i mjeri se çfarë mrekullirash, të cilat nuk mund t’i merrte me mend as fantastika më e madhe njerëzore, kanë ndodhur në këtë vend dhe se  pikërisht pas një shekulli u bë ajo që e kemi ëndërruar të gjithë ne, çlirimi i  Kosovës dhe tani edhe ndërtimi i Autostradës’’Udha e kombit’’ e cila me shumë të drejtë dhe me argumente të pakontestueshme lidhet pikërisht me emrin Sali Berishës i cili ka mbetur përherë i pavdekshëm në historinë shqiptare,por si duket, Halil Matoshi kishte zaval të njejtë me Sergej Lavrovin nga shkaku pse Bersiha vinte në Kosovë!Dhe ja demagogjia e Matoshit i cili pas të gjitha atyre gjembave që na i ngul neve që e pritëm me aq dashuri të madhe Berishën, lëshon edhe një fjalë shumë të rrejshme se kinse edhe ai po e çmojka fort Berishën!!!, demek për të na bërë neve të gjithëve budallenj se nuk qenka kundër tij, përkatësisht për ta arsyetuar shkrimin e tij me të cilin’’gdhend pikërisht në këmbën e vet’’, ose thën shkurt se shkrimi i tij është kundër nesh.!Aq më keq kur i njejti thirret kinse në vlerat evropiane dhe është kundër folklorizmit shqiptar i cili, gjithnjë sipas Matoshit, po e pengueka hyrjen e  Shqipërisë dhe të Kosovës në Evropë ose afrimin e saj me vlerat evropiane!!!!Luaje macë kryet e bullit se çfarë filozofi i lashtë grek i tipit të Aristotelit e Sokratit na është bërë ky farë Halil Matoshi pa të cilin nuk ka të gjallë Kosova!!!Ky farë kodoshi sikletxhi, nga urrejta që po e ushqejka ndaj Sali Berishës e humb fare kontrollin ndaj vetëvetes dhe del krejtësisht, siç thotë populli’’Në serrnishtë’’duke mos e ditur fare se çka flet, përkatësisht çka shkruan, duke mos mundur t’i mashtrojë as fëmijët 7-8 vjeçarë me idetë e tij të çoroditura.Dhe merrne me mend, ‘’Gazeta më e lexuar’’/sipas botuesve të saj/’’Koha ditore’’mezi pret për t’ia botuar Halilit atë shkrim nasihat !!!Mezi pret ngase pikërisht ajo e ka prirje dhe është e specializuar për botoin e shkrimeve  dhe autorëve të kastës së Fatos Lubonjës, Halil Matoshit dhe të tjerëve të ngjashëm të cilët e kanë Berishën dhe angazhimet e tij’’therrë në sy’’.

Herëherë po më shkon mendja se as që duhej të merresha me shkrimin e Matoshit i  cili nuk e meriton fare që të bisedohet për të, por diçka përbrenda më shtyri dhe nuk mund të pajtohesha që të kalonte aq lehtë, edhepse reaguan disa patriotë të vërtetë,për t’i treguar këtij‘’laramani’’dhe ‘’shoku’’në fjalë, për të cilin dikur kisha konsideratë si për një të burgosur politik, përktësisht’’të zënë peng’’nga Millosheviqi, e që doli pas luftës nga burgjet e tij, por çuditërisht nuk iu gëzua fare çlirimit të Kosovës!!! Po e përsëris, në vend që të gëzohej më tepër se gjithkush tjetër, e sulmon sa munden Qeverinë e saj legjitime dhe gjithçka të arritur në Kosovën e pasluftës.Vërtet jam mjaft i vjetër por në asnjë mënyrë nuk mund t’a kuptoj këtë njeri dhe disa të tjerë të cilët nuk kënaqen në asnjë mënyrë me të arriturat tona gjiganteske.. Në vend që të rreshtoheshin me forcat njëmend progresive të Kosovës ata janë të prirur vetëm të kritikojnë, sikur të ishin njerëzit më të mençur të këtij vendi dhe pa u shkuar fare mendja se brenda një kohe kaq të shkurtër, pas Pavarësisë së Kosovës, nuk mund të arrihen me shpejtësi drite  të gjitha synimet tona.


Unë shkrova për këtë njeri të padefinuar për mua, por do të duhej që ta lenim fare të izoluar me urrejtjën e tij aq të madhe ndaj patriotit dhe burrështetasit të sotshëm  më të shquar i cili gjatë mandatit të tij të dytë  si kryeministër i Shqipërisë e futi vendin në Alenacën Veriatrtlantike për t’ia ngrënë trurin Risisë cariste dhe hegjemonizmit serbosllav, me ç’rast kishte siklet të madh edhe vetë Lavrovi me përpjekjet e veta bajate për ta akuzuar Berishën se kinse po përpiqet ta krijojë’’Shqipërinë e madhe’’, siç dihet një term i sajuar nga vetë sllavët e jugut.Matoshi pra me vetëdije ose pa të, shpie ujë në mullirin e tjetërkujt dhe për sa kohë që nuk e sheh se çka bën, atëherë duhet t’i tregojmë se është gabim dhe edhepse i ka bërë do vjet, gjithnjë ka kohë që të përmirësohet dhe mos të shkojë në të majtë, duke mbetur kikirik i vetmuar dhe me tru të rraskapitur i cili  e çon edhe atje ku e çoi me këtë shkrim!!!!


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora